Nje tjetër aktor i njohur, akuzohet për ngacmime seksuale

18 Dhjetor 2018, 09:00Lifestyle TEMA

Aktori i njohur Geoffrey Rush përfundon në qendër të akuzave për ngacmime seksuale. Fituesi i çmimit Oscar është akuzuar nga aktorja Yael Stone për sjellje të papërshtatshme kundrejt saj, që datojnë që në vitin 2010, përgjatë bashkëpunimit të tyre në spektaklin teatror “The Diary of a Madman”.

Sipas deklaratave të aktores, të dhëna në gazetën New York times, Rush paska kërcyer lakuriq përballë saj në dhomat e zhveshjes, dhe gjithashtu ka përdorur një pasqyrë për ta përgjuar aktoren në tualet. Stone ishte 25 vjeç në kohën kur këto ngjarje kanë ndodhur, në krahasim me Rush, i cili ishte 59 vjeç.

Megjithëse është ndjerë në siklet nga sjelljet e kolegut, Stone ka pranuar se ka marrë pjesë deri diku në “lojërat e tij erotike”, vetëm për të evituar një ofendim të mundshëm për Geoffreyn.

Këtyre akuzave i ka ardhur menjëherë përgjigjja nga ana e Rush, i cili ka replikuar duke i cilësuar jo korrekte deklaratat e aktores, dhe duke e kontestuar atë se e ka keqkuptuar krejtësisht kontekstin.

Agjencia “The Associated Press” bën të ditur se është përpjekur të vihet në kontakt me aktorin në ditët e kaluara, për të marrë më shumë informacione dhe një përgjigje të plotë rreth çështjes, por ndaj kësaj kërkese, të dërguar me email, nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për rastin e parë që Rush gjendet i sulmuar me akuza për ngacmime seksuale. Vitin e kaluar, Rush ka mohuar akuza të tjera për sjellje të papërshtatshme, përgjatë punës së tij në Teatër në rolin e “Mbretit Lear”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje