Skema e subvencionit: Në janar qeveria paguan 50% të taksës së studimit

18 Dhjetor 2018, 13:39Politika TEMA

Duke filluar nga janari qeveria do të pagaujë 50% të tarifës së studimit.

Gjatë takimit që kryeministri zhvilloi me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, sqaroi si do të bëhet skema e subvencionit.

Në Janar do të paguhet 50 për qind e tarifës që duhet të paguhej për tarifën e studimit. Nëse në Janar do ju kërkojnë të paguani më shumë se 50 % të tarifës, mos e paguani.

Ndërkohë kreu i qeverisë tha se qeveria po planifikon qe studentet me 9 dhe 10 dhe ata qe vijne nga familjet e varfra te rimbursohen 100%.

Fjala është këtu dhe Janari vjen tani. Nëse juve do ju thotë universiteti që se ka bërë qeveria këtë ju do paguani tarifat, atëherë bujrum hajeni prapë protestoni. Se kur do ta paguajmë ne universitetin është puna jonë. Ju nuk do ta paguani. Ne mund t’ia paguajmë në fund të Janarit, në Shkurt, por ju nuk do e paguani. Ne do të bëjmë marrëveshje me Universitetin, do i themi, tarifat për të gjithë studentët do të jenë 50 për qind më pak, ndërkohë ne po punojmë, ata me 10, ata me 9 me, 8 ata me ndihmë ekonomike dhe pasi ta artikulojmë të gjithën këtë do i themi universitetit urdhëro leket për ata që përfitojnë.

Kreu i qeverisë tha se një student me mesatare 8.2 duhet të përfitojë më shumë se 50 për qind financim.

Nëse ti e ke mesataren 8.2 ti duhet ta kesh më shumë se 50 për qind pagesën tonë. Nën 50 për qind mos prano, do thuash jo më ka thënë ai më shumë.

1 komente në “Skema e subvencionit: Në janar qeveria paguan 50% të taksës së studimit”

  1. Timi says:

    OK por me kusht që të kontribuojnë në vend pastaj e jo jashtë shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje