“Aty ma lidh gamorin!”

19 Dhjetor 2018, 11:28Politika TEMA

Nga Ledi Shamku

Krejt të pabesueshëm, përvecse krejt të parashikueshëm e të paditur! Keni urth për shkencën, o opozitarë?! Vërtet?!

E ka fajin ligji ë?! Kqyre kqyre!

Domethënë ligji e ka fajin që në vendin tonë, timin dhe tuajin, titujt shkencorë janë bërë t’ia hedhësh qenit e të sheh shtrembër ë?

Po mirë, a t’ju ndërmend veç një fakt?

Kur dhe kush e shpalli vendimin se po të mbrosh masterin të shtohet rroga me 100 mijë lekë dhe po të mbrosh doktoraturën me 200 mijë e më?!

Ishte dhe para jush kjo shtesë rroge, por ishte vetëm (siç edhe ka sens) për personelin e Institucioneve Shkencore dhe Profesoratin Universitar.

Dhe kështu është në gjithë botën.

Këndej nga jam unë, doktoraturës i futen vetëm ata që duan të bëjnë karrierë akademike.

Dhe doktoratura mbetet vlerë e njëmendtë shkencore!

Juve ç’bëtë kur ishit të pushtetshëm dhe marshalla me oreks?

I vutë doktoraturës një çmim, një të ardhur prej 200 mijë lekë në muaj, të cilat “doktori” i merr paçka se ka doktoruar bie fjala për Pulari dhe punon në Zyrën e Gjendjes Civile (apo hajt, ju shihnit pula edhe te civilët thuaj!).

I dhatë asaj një çmim dhe i vodhët një vlerë!

E varrosët doktoraturën shqiptare dhe me të krejt kërkimin shkencor!

E bëtë treg, morët vesh?

TREG për dreqin privat dhe të birin publik!

”Hajt edhe nji se u mush!” – ja sistemi shkencor që “sistemuat” për të “sistemuar” sistematikët tuaj!

Nuk e dij kur do ta marrë veten, po injoranca juaj mban era kotec, sa herë i hapni “lesën” e ju dalin belbëzime për Dijen!

46 komente në ““Aty ma lidh gamorin!””

  1. Ladi says:

    Pa me te voglin dyshim – eshte pikerisht sic shkruani ju zonje. Keni plotesisht te drejte.
    Duhet urgjentisht te hiqen shperblimet per titujt, ( kjo grabitje teresisht e turpshme diten per diell) dhe te kalohen ne site te gjithe titujt shkencor te fituar nga 1985 -sa e mbrapa.

    1. Savon says:

      Po ti moj ish deputete dhe e perkedhelura e diktatures (je vajze ish ministri komunist) dhe tani zonje e nje servili socialist ku ke qene qe nuk ke folur me pare?
      Pse nuk e ndryshoi kete gje partia e juaj qe ka 6 vjet ne qeverisje?
      Cfare vlere kane keto mufka kur keni heshtur se edhe nga tuajet kane bere kerdine me leket e popullit ndersa pensionistet nuk mundin t’u japin niperve apo mbesave qofte edhe nje akullore?

      1. besa says:

        Savon (frengjisht sapun) laju qenke felliqur keq nga kemba ne koke. Ku ka sot komuniste, balliste, naziste?! Vetem ti mund te jeshe nje i tille. Veshtro perpara e laju prama se do mbytesh.

    2. e verteta says:

      O ti Ladi! Vertet ka paur njerez qe kane djersitur per te bere dicka , por ishin shume te rralle.
      Eksperienca me thote qe te verifikohen edhe ato doktoraturat para 1985, duke i kategorizuar ne dy lloje:
      1 .Shfrytezimi i shkrimeve dhe punimeve te njerezve te ashtuquajtur te deklasuar, denuar apo burgosur qe u paraqiten nga ca profesore, doktore apo shkenctare si punime origjinale ne te gjitha fushat: gjuhesi, pedagogji, bujqesi, ekonomi etj etj. etj
      2. Plagjiature: perkthim direkt , madje shpesh here shume i dobet dhe kjo behej duke u perpjekur tia pershtasinin. materialin e perkthyer realitetit respektiv shqiptar duke futur ca shifra dhe referuar statistikave shqiptare., kryesisht marre nga veprat e Enverit.
      Pra, e thene ndrydhe ,duke i mveshur materialit te perkthyer ca ngjyrime shqiptare. Shumica e literatures se huaj te perdorur ka qene ajo ruse, me autore origjinale ruse ose perkthime ne rusisht nga gjuhet e tjera si anglisht, spanjisht , frengjitht etj. dhe pastaj doktorucet , profesorucet etj. gjithe keto perkthime nga rusishtje i perdornin si punime te tyre origjinale.
      Disa mund te perkthenin 3-4 libra. Dikush vetem nje. Ne bibliografi ne fund te punimit shenonin nje bibliografi te pasur me gati 20-30 libra,. Nuk perfshihej ne bibliografi vetem libri nga i cili ishte vjedhur e tere tema e doktoratures
      Disa citime aty ketu beheshin duke vene si reference librin nga i cili ishte marre.
      Keshtu behej shkenca ne ate kohe. Mungonte teresisht puna origjinale, kreative , intelektuale e mirefillte sepse cdo gje behej me urdher nga lart. Nuk kishte liri mendimi e krijimi.. Qe ketu duam apo nuk duam ne ta pranojme fillonte hajduteria intelektuale. Prandaj , jo me kot ne bote ekziston mbrojtja e autoresise, copyright.

  2. Curro Jimenes says:

    Po ik moj sharrabajge qe deri dje beje emigranten shtepijake. Per ty normal te te rroje Rama se nuk la leje ndertimi pa i dhene firmave qe benin projektet tek studio e burrit tend. Nga emigrane u bete miliardere fale lejeve te ndertimit.

    1. Buda says:

      Ledi Shamku mund te jete femra me e poshter ne bote, por ne kete rast ka 100% te drejte: te gjithe kane te drejte te mbrojne Master dhe Doktorature, por asnjeri nuk ka pse te paguhet tere jeten (deri sa te vdese) nga buxheti i shtetit (i taksapaguesve) thjesht per graden. Grada i jep te drejte te kerkoje nje vend pune me te kualifikuar qe ka rjedhimisht edhe nje pagese me te mire.

  3. Tafa says:

    Aty do ta lidhim gamirin o shpirt aty ku te shkon me per shtat.

    1. tafa prej verteti says:

      O tafa fallaco aty lidhe gomarin me gjithe harzualle,keto te fundit perdori mire dhe me efeicence qe te nxjerresh pasardhes te denje ,me te denje se ty

  4. POPULLI says:

    Shume e thjeshte …!!!!!
    po beje 8 pikat o koqe dhe pastaj vendos antikorupsionin,vendos komisione te forta qe ta mari te drejten ai qe e meritondhe do pergjysmohen ata ngelsat e militantet qe bejne rremuje e nuk vene per te mesuar por thjesht per diploma koti per tu bere drjtora kur vine ne pushtet …??!!!!!!!!

  5. Tiransi says:

    Gamur ti, gamur kush te vuni
    sot a neser valon druni!

  6. tropojani 100 says:

    haha fillove pune sekretare diku pertej adriatikut se nuk te pjerdhi rama fare ,tani del e kakarise mos te degjon njeri nga larg se nga afer dukeshe memece ,bej dhe ndonje leter savinit zv kministrit italian na mbro edhe andej se ktej na le te sigurt mos u merakos pule pa pupla

  7. TR says:

    GOMORIN DO TA LIDH TAMON ,ATY KU E LIDHE TI .

  8. TURI EMIGR says:

    me fal zoti curro .mendoj se nje person i cfar do krahu politik te jete kur ngre nje problem qe i kape te gjithe krahet politike nuk duhet share . kete zonje nuk e njoh ,por problemi qe shtron eshte shume i drejt dhe shqetesues. jane me mijra ne shqiperi me keshtu titujsh. ma ha mendja se mund te jemi vendi pare ne bote per numrin e tyre me popullsine. mos haro dicka,se keto leke qe ata marin jane te gjitha ne kurizin tone.IMAGJINO TE PAKTEN TE LLOGARISESH 1000*100000 ne muaj qe nuk ja kaq.me mirekuptim TURI EMIGR

  9. mali says:

    Nje bibe e vetekenaqur qe kakaris ne qymecin e Shkrelit

  10. mona says:

    Dakord me ju z. Shamku, por prisja te thonit qe qeveria duhet te krijoje nje komision specialistesh per te verifikuar titujt shkecore qe jane marre me plagjature. Ne kete rast, jo vetem qe duhet te hiqen keto tituj, por edhe t’i kthehen mbrapsh shtetit parat e grabitura nga “doktorret dhe doktoreshat e shkancave”.

    1. Zzzzzz says:

      bravo monaaaa…!!!!!!!!!!!!!!!!!

  11. rexha 10 says:

    CFARE DOKTORATURA MOJE ZONJE PO FLET,.NGA VITI 90 E NE VAZHDIMI KRYEMINISTRAT TANE KANE QENE PA DOKTORRATURE.SALI BERISHA PATI PROFESIONIN E MJEKSISE ,QE NUKE E USHTROI KURRE .FATOS NANO QE NJE EKONOMISTE ME DOKTORRATURE,PORE U SHENDRUA NJE PIJANEC E BIXHOZXHI.I VETMI QE ESHTE ME DOKTORATURE ESHTE EDHE DOKTORR SKENDER GJINUSHI PO EKONOMISTE.
    KRYEMINISTRI AKTUAL ESHTE NJE COPE PIKTOR.PRESIDENTI AKTUAL ESHTE NJE SHTANGISTE LERE MENJE ANE GJENERALIN ALFRED MOJSIU ,TE TJERET JANE PER TE SHITUR SPECA RRUGEVE.NE SHQIPRI NUKE INVESTOHET PER KERKIME SHKENCORE.PO DEGJENEROHEN SHKOLLAT ,DHE PO KTHEHEMI NE EPOKEN E GURIT. KJO ESHTE INTELIGJENCA E SHTETIT SHQIPTARE. DITURIA NUKE BLIHET ME PARA
    TE GJITHE UNIVERSITETET NE SHQIPRI JANE KTHYER NE BORDELLO.ECELENCA E UNIVERSITETEVE VJEN NE JETE ,JO NE SAJE TE MERITES PORE ME ANEN E MIKUT.SI DIKURE ME SIGURIMSAT E ENVERIT.KUJTONI KETU EDHE GJYGJIN E KRIMINELIT KADRI HAZBIU.nje njeri i degjeneruar.

  12. syri says:

    Populli eshte injorant edhe partite politike jane kthyer ne cerdhe injorantesh!

  13. tropojani 100 says:

    ty vetem gamari te bo hajr…se njerezit nuk ta mbushin ty mire

  14. Fieri says:

    Kjo eshte e verteta lakuriqe dhe akuzuese e rende per birbot qe i bene gjemen ketij vendi e populli ne çdo aspekt te jetes!!!.

  15. Fair enough says:

    Ju zgjodhi Edi te pamshem, te mencur, humoriste te lindur.
    Me kujtohet ne nje takim per grate socialiste ne shkurt te 2013 s kur ju deputetet e ardhshme te veshura kuks perfaqesuese te nje elektorati tejet te varfer dhe te persekutuar nga pushteti u mblodhet ne njera tjetren dhe nuk ia dhate doren nje aktivisteje te vetme… Jeni siperfaqsore me nje gjykim te ceket dhe shume larg te vertetes. Mos merr flamurin e populizmit se na e shpife. E sa per Edin leta dije se me miell te keq nuk behet buke e mire!

  16. Plaku says:

    Më se ka një urgjencë të dyte pas vrtingut të drejtësise dhe pronave ,kjo do duhej të ishte për arsimin e lartë dhe titujt e ashtuquajtur shkencore .

  17. buj says:

    SI ESHTE TANI ME RILINDJEN URBANE MIRE?!. ARKITEKTI ME I MIRE NE SHQIPERI, ME ME SHUME PUNE PUBLIKE DESHA ME THON, JE NE ZULLUM MOJ GOC… QEPE GOJEN E MOS FLISNI SE JENI BO PER BURG TE GJITHE EDHE JU QE U VOTUAM E SHPRESUAM, EDHE TE ATO DOKTORATURAT KENI TE GJITHE KONTRIBUT, MOS NA BOJ SI PURITANE, SE TE GJITHA ZHVATJET PUBLIKE QE KE BO ME TANIN TEND TE DASHUR DHE UDHHEQSIN TUAJ SHPIRTEROR DO DALIN NJE DITE NE SHESH E DO TE SHOFIM SA BUKUR DO RECITOSH

  18. Naim Frasheri says:

    Perfekt ,ja çdo te thote Inteligjenc Qytetare, shume komentues jane Vertete Kafshe

  19. DRENICA E KUQE says:

    Per fatin e keq te shqiptarve gjithandej ne troje te veta, “magjistratet”, “doktoratet”, titujt “shkencore” dhe postet jane dhene nga partite politike(nga “politika” qe eshte jopolitike por krim), siç po jepen edhe sot, prandaj i kemi punet keshtu krejt me saleshlula!… He, dreqi pa u hanger mos mbette, t’parin e t’mramin te “politikes”…!

    DRENICA E KUQE

  20. edvin kokaina says:

    po ke moll per gamor, ke plot,maje afer krevatit.Shkreli merret me projekte

  21. TJETRI says:

    respekte Zj. Shamku.
    Jam dakort me nje para- komentues, kontroll per plagjiaturat.
    I hiqni ato 100 dhe 200 mije lekshat per gradat. eshte turp i madh. Me tregoni cfar shkence po behet ketu te ne qe “shkenctaret tane” te marrin shperblim?

  22. Kris 1 says:

    Ka 6 vjet ne pushtet dhe perseri nuk e sheh dhe kupton qe eshte nen gomar.

  23. Alba says:

    Kam neveri per kte te ashtuquajtur …femer…!!!

  24. SS says:

    Shume e thjeshte …!!!!!
    beje vetingun stafi mesimdhenes ,vendos mesataren, qe ta mari te drejten ai qe e meritondhe do pergjysmohen ata ngelsat e militantet qe bejne rremuje e nuk shkojne per te mesuar por thjesht per diploma koti per tu bere drjtora kur te vine ne pushtet …??!!!!!!!!

  25. Nemezi says:

    Po ti nuk di te shkruashas shqip. Shkruan “nuk e dij” si nje injorante ordinere. Shko mi gamore meso lakimin e foljeve te grupit te trete njehere. Pastaj meso te lidhesh dy fjale per vete

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Nemezo, me fal qe po te them po nuk ka “lakim foljesh” ka “zgjedhim foljesh”. Lakim kane emrat dhe mbiemrat. Nejse, perpjekjen e ke per t’u lavderuar.

    2. Kin Buba says:

      Foljet zgjellohen, emnat lakohen. Masandej ta dish se profesoresha shkruen gegnisht n’ g’juhen e t’parve.
      Shkrimi qindron e jam njimendje me Shamkun.
      ” Kjo Bot e gjërë dhe e gjatë, do t’ vete siç ka vâtë” Naim Frashëri

    3. Linda says:

      Mire e ke thene.

  26. Shoferi? says:

    Ah ca i ka bo kjo ish shoferit deri sa iku i ziu se nuk ja dilje dot me haj*ar kesaj. Tani flet per doktorature…ca te thush

  27. Ladi says:

    Bo bo bo sa shume doktoratura qenkan prek nga ky shrim, sa nuk lan gamearllek pa shkrujt ketu, duke treguar edhe nje here, boterisht, se cfare bagetia jane, por jane me tituj ama…hahaha

  28. realisti says:

    Shkrimi per nendimin tim qendron 100%. Ndersa komentuesit do ti ndaja ne dy kategori. Njera kategori meret me preferencat seksuale te autores . Ndersa kategoria tjeter meret me idete qe autorja paraqet ne shkrim. Me nje fjale komentet ndahen nga mesi e poshte dhe nga mesi e lart.

    1. e verteta says:

      O realist, shume bukur arsyetimi.
      Vetem se du me shtu qe kategoria nga mesi e poshte o bo fertele e ajo nga mesi e lart ka mbet taravele.

  29. Prindi says:

    Diplomat ndonje dite do ti shohim te shiten rrugeve. Kurse per titujte masterat shkencor, etj as behej fjale te punonte njeri seriozisht. Halli ishte sa te mbrohej, pastaj merrje parate dhe pjesa e shkruar qe duhet te ishte djerse e mund behej per tu perdorur si leter higj…

    Me vjen keq kam mbaruar nje nga deget me shteveshtira te FSh te Natyres por nuk ngrija kpken nga librat. Kurse kolegia ime qe ishte 2 vite ngelese e be me master e doktorature, nderkohe qe nuk dinte asgje se cfare shkruhej ne doktoraturen e saj.
    Vetem puna do tju shpetoje, shtrohuni mbi libra qe neser te keni nje jete me te mire per vehte, per familjey tuaja dhe neser e dhe per femijet, kur te krijoni familjen tuaj.
    Tani jan prind dhe vetem kete keshill ju jap djemve te mi. Pune pune nate e dite, ajo te nderon ajo te shpeton.

  30. kashi says:

    shkrim shume i sakte

  31. bela says:

    C’merreni me kete shurrabajge kot ,,o komentues..///

  32. Martini says:

    O zonje e ke mire ti.Vetem nje gje duhet bere duhet hequr shperblimi eshte padrejtesi ne favor te debilave e servileve.Po mire ti nuk e shokon.doeet e kurvave debileve dhe pak sa hajduteve qe mban rreth vehtes Edi Rama qe i eshte mbushur mendja se eshte me i zoti se MEHMET SHEHU.A po me fal se me duket se ke konflikt interesi.Formen e ke te mire. Permbajtjen …..nuk ta njoh.

  33. Ranger says:

    Shume femer simpatike eshte kjo ! Sec ka nje nur qe te ben per vete…

  34. Virusi says:

    Sakt. Duhet reaguar menjehere. Hajdutet dhe diplomat e blera nuk I kuptojne keto gjera, as pasojat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje