Më mirë dy vezë sot, se një pulë mot!

20 Dhjetor 2018, 18:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pas gjashtë muaj mungese në Kuvend, opozita e rikthyer nga frika e djegies së mandateve, duhet ta gjente një arsye të fortë për t’u shpjeguar. Duhet së paku t’u tregonte qytetarëve, se mungesa ja kishte vlejtur, se ata patën një bilancin e tyre politik, këto gjashtë muaj.

Por bilanci mungoi… Si rrallë ndonjëherë, pas çdo bojkoti në Shqipëri, ky bojkot nuk pati as ndonjë gënjeshtër formale, siç ka pasur më parë. Fjala vjen, bojkoti i dy viteve më parë, u justifikua në kthim, me një projektligj që ja mbështeti shumica, rreth dekriminalizimit

Këtë radhë asgjë. Bile u futën aq fshehurazi në Kuvend, sa dukej sikur kishin hall sa ta kalonin atë kartën në tavolinë, që të mos u digjej mandati.

Në mungesë të bilancit për t’u kthyer, ata mund të gjenin arsye dhe në debatin në Kuvend. Mund të ngriheshin e të dëshmonin se kanë një arsye të madhe për bojkotin, por dhe një arsye po aq të madhe, për rikthimin.

Por në fakt, kryetari i opozitës u kthye në Kuvend me dy kokrra vezë në xhep. Kjo ishte e vetmja ide e tij.

Dhe ndryshe nga herët e tjera, risi e tij, ishte tek deputeti që ja ngarkoi detyrën për atentat. Ky tipi që i ka mbajtur gjithë jetën çantën Bashës, sot i mbajti vezët. Nuk di me sa e e ka motivuar, por ndoshta SPAK, që ngrihet pas dy muajsh, do të ketë në fokus dhe prishjen e provave më 21 janar, dhe sidomos atë më flagranten, fshirjen e serverit, ku tipi në fjalë ishte “ushtari i natës”. Sipas raportit të FBI-së, “nga këqyrja e serverit qëndror dhe ekspertimit të tij, është konstatuar se pamjet filmike të regjistruara gjatë 21 janarit 2011, fillimisht janë kopjuar dhe më pas janë fshirë. Fshirja rezulton se është bërë në orën 01:00 të datës 22 janar 2011, në momentin e riformatimit të serverit qendror. Dyshojmë, se ky veprim është kryer nga një ekspert i fushës së teknologjisë kompjuterike, inxhinier i IT-së”.

Nëse ky mendon se vezët në Kuvend, e shpëtojnë nga ky hetim, thjesht qenka më budalla se Luli, që ka përdorur panikun e tij, për ta heroizuar, që kur t’i dalë emri, të thonë “është ai i vezëve”.

Në foltoren e Kuvendit, Edi Ramën dhe këdo tjetër, mund ta qëllosh me gjithçka. Dhe me çizme, dhe me cellular, bile dhe me plumb, nëse i ikën kontrollit të Gardës.

Foltorja e Parlamentit nuk është një vend i mbrojtur me masa antiplumb, por një vend që e vetmja force, është fjala. Ai është një vend që shqiptarët ja kanë dhënë deputetëve, si një ishull lirie për të qenë të lirë të thonë dhe ato që nuk i thonë dot qytetarët, por jo të bëjnë dhe ato që nuk denjojnë t’i bëjnë as qytetarët.

Fakti që Lulzim Basha mendon se pas gjashtë muajve mungesash pa asnjë arsye në Kuvend, dy kokrra vezë e shpëtojnë atë nga përgjegjësia e bojkotit, tregon se bojkoti i opozitës, ka vetëm një arsye, dhe ajo ka të bëjë me shterpësinë e Lulzim Bashës dhe makthin e përballjes së tij në Kuvend.

Në vend që Kuvendi të bëhet një vend i pakëndshëm për shumicën, ku asaj mund t’i kërkojnë llogari për qeverisjen, Kuvendi është bërë një vend që fut në makth opozitën, dhe kërkon ta shmangë.

Opozita, e cila u kthe në Kuvend pasi u refuzua nga protestat studentore, pa me makth se si shoqëria ishte gati të duartrokiste mijëra djem e vajza studentë, dhe t’u kthente shpinën atyre. Sot ajo dëshmoi se është në panik nga frika e zëvendësimit të saj prej një opozite të re dhe mendon se suksesi i asaj opozitës tjetër, janë vezët. Ky është rasti ekstrem, kur në një shoqëri hibride si e jona, më e frikësuar është opozita që po humbet “pushtetin” e saj opozitar, se sa qeveria.

Dhe në vend që të ngjallë shpresë në Parlament, në vend që të ngjallë shpresë në shoqëri, në vend që të reflektojë diferencën, apo ndryshimin me qeverinë, bën të kundërtën e asaj çfarë rekomandon një fjalë e urtë popullore, për njerëzit që duhet të kenë një plan.

Kur populli të pyet në mënyrë retorike “më mirë një vezë sot, apo një pulë mot?”, Lulzim Basha  përgjigjet prerë, “më mirë dy vezë sot…”.

Se e di që mot nuk e merr dot as pulën, të paktën të marrë dy vezët sot!

18 komente në “Më mirë dy vezë sot, se një pulë mot!”

  1. Eltoni says:

    21-Janari, i tmerron! .!
    Dita e gjykimit, po vjen .
    I friken , si djalli temjanit.
    Për HAJËR NA QOFTË KY FILLIM ME FLAKËN E STUDENTËVE.?????????????????????

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Nëse kanë vërtetë, sot, studentët
      ndonjë arsye të fortë,
      për të protestuar
      ajo duhet të ishte për Mësuesit
      që udhëtojnë udhë e pa udhë
      për t’i shkolluar!
      .
      Në çdo takim, dialog, me kryeministrin
      duhet të mbanin një minutë zi
      por, ata nuk i udhëheq vetvetja
      i udhëheq modeli Lësëi!!

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      Kur do vij ajo dit o MERO
      Ti shohim keta plera qe lofton me vete sot
      RUGACERI NGA LULI ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS DHE SALI QENI DHE MONA GOJ BYTHA

  2. KJ says:

    Qellojne studentet, puntoret, endacaket me veze neper bote, spse nuk kane mundesi per tu ankuar apo degjuar, qellojne dhe deputetet shqiptare qe kane mundesi te degjohen ne kuvendin e burrave qe quhet parlament. Nga te qelluarit me cizme dhe me veze eshte nje dallim I madh. Me kepuce qellohet ne vendet myslymane per te treguar perbuzjen me te larte ndaj personit, me veze qellohet ne perendim, thjesht sepse nuk te vret. Ne kete kuptim PD eshte me larte se LSI. Eshte shume me moderne, sidomos kur mendon qe vet Mona doktoresha u vu ne rolin e burrave myslymane, per te treguar se eshte burre e kaluar burrit. Rasti I vezeve, ku nje intelektual i mirefullte, specialist i IT shqiptare, I specializuar ne fshirjen e servave, me finesse qellon me veze, eshte shenje e modernizimit te Shqiperise. Megjithate, per mua shqiptarin kokeshkemb them: Po turp nuk kini? Ju zente syte buka e popullit. Ju ngelte ne gryke gjeja e vjedhur!

  3. Luli says:

    SPAK-u po vjen. Prandaj u ka hik mendja. I ka “braktis” dhe Trump-i. Nuk kane ku vene.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Veteranët e LANÇ kujtojnë me mall
      pseudonimet e Vjosës. Besnikut, Detit e Tarasit
      Brezat që do vijnë do tregojnë me gisht:
      Atë të Peshkut, atë të Vezëve dhe atë të Prasit!

  4. FIX316 says:

    Me te tilla veprime qe kryejne ne Parlament disa deputete,(njeri qellon me veze e tjetra me cizme),e te tjera si keto,Parlamenti behet me i bukur,(sic eshte Saliu),me i mencur,(sic eshte Luli) dhe me i hapur(sic eshte Munika).!!!???.Bravo,o “trima”!

  5. Maloku says:

    Ajo qe eshte e qarte eshte qe Shqiperise i duhet se s’ben nje parti e re opozitare. Eshte absolutisht jetike qe nje parti e re duhet te formohet qe te perfaqesoje nje alternative opozitare te denje. Kjo opozite qe kemi eshte komplet jashte shinave.

    1. Neutrino says:

      Kush do ta krijoje kete parti opozitare dhe sa veta te paster do te anetaresohen.

  6. edmondi says:

    Me duhet te them se studentet duhet te shtojn edhe piken – 10 mos ti degjojme me ne kuvend te flasin me nje fjalor qe edhe nje rrugaci dhe te pa shkoll do ti vinte turp ti degjonte e jo me ti thoshte kini parane po nuke kini kulturen po kujtoni se duke degjuar fjalorin tuaj ne kuvend edhe para gazetarve do beni popullin me vete ini te genjyer populli rinia shqiptare nuk jane me ata budallenj qe i mendoni ju . Turp qe kemi kaq vjet qe u shohim qe beni kaposhin ne maje te plehut turp qe nuk kemi nje lider tua bejme prototip femive tane filloni nga etika personale beni ndryshimin ne ate vend qe quhet parlament se na vjen turp kur u shohim dhe ju degjojme.

  7. KUJTIM PUSHKA says:

    Kur do vij ajo dit o MERO
    Ti shohim keta plera qe lofton me vete sot
    RUGACERI NGA LULI ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS DHE SALI QENI DHE MONA GOJ BYTHA
    KJO OPOZIT KA VDEKUR
    DUHET OPOZIT E RE
    SE KETA JAN PER NE CMENDIN

  8. Emigranti says:

    Fatkeqesi , kombetare, per kete palo opozit qe ka vendi. Ne vend qe te shikonim e degjomnim diskutime e debate normale. Pam deputet te opozites te dhjer deri ne fyt, por donin te tregonin koken lart.
    Skandali me i turpshem ishte marja e vezvezeve nga kryetari i Pd ne xhep dhe ngarkimi me misjon te posacem i nje kamikazi qe i paska sherbyer Bashes nder vite.
    SHqiptaret prisnin prerjen e rogave qe kan gjasht muaj qe sven ne kuvend, por keta te bazitur i ran hiles dhe shkuan per tu ndeshur e gjuajtur kryeministrin me veze, se keto gjera u duhen te shohin shqiptaret, Turp e faqe zezeper kete opozit qe ne vend te shpreses, njgjall anarshin, arbutllekun, sjelljen rrugacerore, mungesen e respektit per tempullin e demokracis.

  9. Emigranti says:

    Fatkeqesi , kombetare, per kete palo opozit qe ka vendi. Ne vend qe te shikonim e degjomnim diskutime e debate normale. Pam deputet te opozites te dhjer deri ne fyt, por donin te tregonin koken lart.
    Skandali me i turpshem ishte marja e vezvezeve nga kryetari i Pd ne xhep dhe ngarkimi me misjon te posacem i nje kamikazi qe i paska sherbyer Bashes nder vite.
    SHqiptaret prisnin prerjen e rogave qe kan gjasht muaj qe sven ne kuvend, por keta te bazitur i ran hiles dhe shkuan per , te cvatur miliona qe po u marin shqiptareve te varfer. SHkuan per te ber teater e per tu ndeshur e gjuajtur kryeministrin me veze, se keto gjera u duhen te shohin shqiptaret, Turp e faqe zeze per kete opozit qe ne vend te shpreses, njgjall anarshin, arbutllekun, sjelljen rrugacerore, mungesen e respektit per tempullin e demokracis.

  10. Zgalem says:

    Rrasti i sotem , qe u qellua Edi Rama , me dy veze , nga deputeti i Pd , perben nje humbje kredie , per Pd , por dhe per kete deputet rrugac , qe dihet se ka fshire seveart e 21 janarit . Ky njeri i prape sa s’ka kerkon te pasuroje biografine dhe te vihet serish ne listen e deputetve nga Basha . Me tej , me kete lloj deputetlleku gjeti karar. Ne dac vete ne seance , ne dac nuk vete . Ndenji 6 muaj ne bojkot she roga i eci nje per nje . Kete detyre , qe I ngarkoi shef – Basha e kreu , per te gjetur serish Ameriken . Jam plotesisht dalort me analizen , qe I ben Mero , sot bojkotit . Rogat e ketyre lloj deputetesh jane harram . E pyeten nje here , nje dembel klsik se si e kalonte kohen . Ha o Muco , pi o Muco , u pergjigj dembeli . Keta ja kalojne “Mucos “ , se marrin roge se 4 inxhinjere te punesuar , Zgalem

  11. Qytetar says:

    Pula qe polli dy veze,dergoi te besuarin,per te njollosur kostumin e kryeministrit ,si dhe per te larguar vemendjen nga futja fsheftas ne Parlamento !
    Dhuna berishjane ju ka mbetur si alternative,per te trembur pushtetaret.
    Te trembur nga lindja e opozites se re,kerkojne ta bllokojne ate,duke futur ne loje forumet e tyre timore.
    Nuk Jane te shqetsuar per kushtet e studente e,Berisha luan bllofin,kerkon te zeroj taksat,sikur na vjen mysafir nga kozmosi.

  12. tafa says:

    Respekte penes e mendjes suaj zoti Mero.Me irritojne lajmet qe japin portalet se Kuvendi yne i nderuar ja u ka paguar kokerr me kokerr rrogat ketyre mamutheve deputete.Eshte e turpeshme dhe ka te drejte populli kur thote se e gjithe klasa politike ne shqiperi eshte e nje llojte antipopullore.

  13. Malo Kanina says:

    PD dhe sidomos LSI,të cilat qëndrojnë të fshehur pas neokomunistëve të përfaqsuar nga Qorri, nuk mund t’ja falin kurrë Edi Ramës sjelljen në atëdhe të eshtrave të Mit’hat Frashërit. Protestat e studentve, të atyre studentve që lekët e tarifës studentore që paguajnë prindërit, i duan për ti prishur në bllok, as që dinë se cilat janë kërkesat ndaj qeverisë. Ato ka të ngjarë nuk i di as Qorri. Ata po manipulohen nga ndonjë shtab i fshehtë komunist, i përkrahur nga stepat e lindjes, i interesuar për të rrëzuar Edi Ramën. Por jo të zëvëndsohet nga opozita. Ata duan të krijojnë një partitë re komuniste. Vetëm fakti që nuk është pjekur akoma koha për të ta deklaruar hapur mbështetjen nga lindja, (partitë komuniste ekzistuese as që kanë ndonjë vlerë) bënë që ata të vonojnë aktin e themelimit. Mision tjetër, ose veza tjetër është errësimi i lëvizjes së dhjetorit ’90. Ndyshe nuk ka si spiegohet mbajtja e këtyre protestave në po të njëjtin muaj. Fetishizimi i kësaj proteste bëhet me të vetmin qëllim, për të sfumuar lëvizjen dhjetoriste të rrëzimit të ngrehinës komuniste. Këtë situatë e mbështet me të gjitha mënyrat mafja mender demokratike që sundon aktualisht vëndin, si në pushtet dhe në opozitë, për ti shpëtuar drejtësisë.

  14. Loku says:

    Zakonisht pjell pula veze, por te koalicioni pdleshi, pula-buce eshte me hormone mashkullore dhe i mbetet gjelit (nese e mban kete emer) me hormone femerore te pjelle veze dhe nga frika e buces se mos e shqyen ben jo 1 po 2 veze. Alla alla, allakari, thuhet ne telenovelat turke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje