“Ky vend nuk bëhet”, këngëtari i njohur shpërthen ndaj politikanëve në festivalin e RTSH-së

21 Dhjetor 2018, 09:12Kulturë TEMA

Një këngë me subjekt ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë ka preferuar të prezantojë këngëtari dhe kantautori i njohur Gjergj Leka.

Ai konkurron në edicionin e 57-të të festivalit të RTSH-së me këngën e titulluar “Një ditë tjetër”, përmes së cilës ai kritikon politikën dhe i ka përçuar asaj një mesazh konkret.

“Çfarë mund të pres? Më mirë nuk janë bërë, por përkundrazi. Fut këtu edhe ndikimin që vetë politika ka te gjithsecilin, rezultati vetëm sa përkeqësohet.

Prandaj, nuk besoj se mund të rregullohet diçka. Varfëria në këtë vend është alarmante, përtej të gjitha parashikimeve”, u shpreh për gazetën “Panorama” këngëtari Leka.

I pyetur nëse kishte pengesa për t’u pranuar si këngë nga institucioni i shtetit, ai tha: “Për habinë time, u pranua. Kur e bëra, nuk mendoja se do ta pranonin”.

11 komente në ““Ky vend nuk bëhet”, këngëtari i njohur shpërthen ndaj politikanëve në festivalin e RTSH-së”

  1. besniku says:

    Po këngëtar është ky more shokë.Ky është një rrugaç i rëndomtë qe gjoja ka talent për muzikë.Dogjoheni dhe më kujtoni.Njeriu që shan vendin e tijj sado keq që të jete nuk mund të këndojë.Artistët,njerzit e mëdhenj dalin nga vështirësitë…

  2. daniel says:

    ik o kar se ti ke rrjedhur. loqe qe te duket vetja si gjeni. ben ca kenge mediokre te lodhshme. edhe prej teje sbehet ky vend

  3. Flutura says:

    Mire tet eme nuk e la regjimi ta “bente” Shqiperine, po ty kush te pengon te besh nje gje te vetme te mire? Te besh nje kenge te mire per vendin tend?
    Duket qe edhe denimi, nese jeni denuar, ka qene i merituar dhe i paket, meritonit me shume.

    1. joel shkodra says:

      Kush e tha se kane qene te denuar? E ema mexosoprano ne opera, i jati profesor fizike ne fakultet, tezja poete kengesh ne RTSH,

      1. ec aty says:

        Ndersa vete Gjergji : BURE KURVE (bure me nje “r”)

  4. Bobo! says:

    Sa poshtë ka rënë katundi! Pse na dënon Tomi të dëgjojmë këtë bebe që di të flasë?

  5. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    E ka thene Edi Rama me pare qe ky vend nuk behet.

  6. "Fansi" says:

    E tha mir nje komentues me siper,,,, edhe prej tje dhe shum pseudoartiste si puna jote, qe e keni kapur artin dhe nuk e leshoni,tamam si politikanet e leshit, nuk behet ky vend.

  7. rroku says:

    KY GJITH JETEN KA QENE IDJOT KENGETAR LESHI….

  8. sapa says:

    Pse ka akoma idjote qe besojne se ky vend do behet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje