Rikthimi në politikë

Nga Mero Baze

Sot edhe mund të kishim disa ministra të ndryshuar dhe riformatim qeverie, sikur këtë gjë, të mos ja kërkonin Edi Ramës me aq ngulm, shumica e opinionistëve, apo sikur të mos i bënte fakt të kryer opozita.

Nëse ka një gjë që Edi Rama nuk e ka ndryshuar nga dita e parë e ardhjes në pushtet, është mania që lajmet t’i kumtojë ai, dhe jo të jetë një kryeministër i parashikueshëm. Kjo ndoshta nuk është arsyeja e vetme pse sot ai nuk bëri asgjë, por dhe vetëm kjo arsye do të mjaftonte që të mos bënte ndryshimet sot.

Por sot ka bërë disa gjëra që kishte harruar t’i bënte prej kohësh.

Së pari, më në fund u bë një mbledhje Kryesie e socialistëve, ku ata u mblodhën për të dëgjuar njëri- tjetrin dhe jo vetëm fjalimin e kryetarit. Kjo nuk kishte ndodhur prej vitesh, ose më mire të themi, prej momentit kur pushteti mendon se partia e kreu funksionin e saj, pasi na dha pushtetin dhe tani është radha e vendimeve nga pushteti.

Në fakt, e vetmja garanci që një qeveri të jetë më e ndjeshme, më pak arrogante, më pak e korruptuar dhe mbi të gjitha, më e përgjegjshme, është të jetë një qeveri politike.

Dhe kur them politike, nuk kam parasysh njerëz që hyjnë në politikë, pasi bëhen ministra, por që njerëz që kanë identitet politik, të bëhen ministra.

Ata janë shumë më të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm ndaj sinjaleve që vijnë nga elektorati, se sa dikush që nuk ka bërë kurrë një fushatë elektorale, por e ka filluar karrierën politike si ministër.

Një qeveri mund të ketë luksin të ketë dhe ndonjë ministër të tillë, por shumë të tillë, dhe vetëm ndonjë për shenjë politik, është realisht problem.

Dhe kur të ndodhin kriza të tilla, që në thelb janë kriza mos-komunikimi politik, që vijnë prej mos marrjes në kohë të sinjaleve nga shoqëria, ministrat politikë janë “kuaj” shumë më të mirë beteje.

Së dyti, ka shumë rëndësi që socialistët të thellojnë debatin brenda tyre mbi ndryshimet e mundshme në qeverisje, që të mos bëjnë ndryshime bazuar në emra, por ndryshime bazuar në një qeveri funksionale.

Struktura e qeverisë së re “Rama 2” duhet pranuar që vrau qeverinë funksionale, mbifuqizoi ministra që ndoshta as vetë nuk e duan gjithë atë pushtet, krijoi ministri formale që nuk i duhen askujt, dhe humbi disa identitete ministrish që janë historike.

Është mirë që ndryshimi të rifillojë nga struktura, por natyrisht jo me ndonjë qilizëm të madhe, që të rihumbasë sërish dhe gjashtë muaj, sa të mësojnë zyrat.

Së treti, që është dhe më e rëndësishme, ministrat e rinj apo drejtuesit e rinj të PS-së, mund të jenë surprizë e publikut, por duhet të hiqet zakoni që të jenë dhe surprizë e PS-së dhe vetë ministrave.

Është mirë që drejt emrave apo strukturave të reja, të shkohet përmes një debati real.

Pas pesë vitesh pushtet, në PS ka fare pak produkte politike, përjashto kryebashkiakun e Tiranës, që ja shton vlerën politike PS-së dhe ndonjë ministri, që nuk ja ul vlerën. Të tjerët punojnë me kapital të marrë hua në PS dhe nuk e kthejnë kurrë kredinë që marrin.

Qeverisja dhe kabineti nuk është vetëm eksperiment për të prodhuar administratorë, por mbi të gjitha, për të formuar identitete politikanësh, pasi vetëm ata janë jetgjatë në politikë. Të tjerët vijnë, marrin, ikin dhe pasaj bëhen opinionistë, ose kryetarë OJQ-sh.

Është mirë që kjo praktikë të marrë fund, duke bërë një analizë reale se kush ka marrë kredi politike nga PS dhe sa i ka kthyer asaj mbrapsht. Është i vetmi parametër që mund të shpallë suksesin apo falimentimin e tyre.

Pas gjithë kësaj, Edi Rama le ta ruajë të drejtën të na i thotë ai lajmet, por lajmet e vërteta nuk janë ato të orës së parë, kur i njofton ai, por të kohës kur të shikojmë nëse zgjedhjet e reja, ruajnë traditën e vjetër, apo janë një rikthim me këmbë në tokë.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Rikthimi në politikë”

  1. sit back & relaks ° O ° says:

    Mero, Partia Socialiste funksionon me Kryetar Partie te marre hua, kjo eshte e verteta. Edi Rama eshte kontraktuar prej PS qe ta sillte ne pushtet duke i dhene liri ne formim qeverie dhe vendimmarrje me kushtin qe keto te garantojne fitore ne zgjedhje dhe fitore financiare per klanet e PS si dhe duke i percaktuar perqindjen qe i takon Kryetarit te kontraktuar. Edi Rama ishte ne kerkim te nje Partie dhe PS-ja ishte ne kerkim te nje Kryetari dhe ja ku jemi tani, Edi Rama Shef Qeverie dhe Gramoz Ruci garantor dhe perfaqesues i klaneve brenda PS eshte Kryetar Parlamenti. Edi Ramen me PS nuk e lidh asgje pervecse interesit financiar,dhe mundesise per te zvilluar tipin karrierist, narcizist, megalloman e arrogant. Levizja e Studenteve me shume ishte nje paralajmerim i klaneve te PS drejt Edi Rames i cili me sa duket kishte filluar te mos i permbahej pikave te kontrates me PS. Edhe mbledhja e sotme ishte rezultati i protestes se studenteve, pra presioni i dha rezultatet..

    1. Mister x says:

      Bravo je I sakte

  2. naim dimashi says:

    Rama vazhdon monologun. Ashtu ka bere gjithmone ne parlament,ne kryesi,ne Asamble. A ke degjuar ndonjehre o Mero ta kundershtoje ndonje burre apo grua ne keto forume.Jo vetem ne shtet por edhe ne Parti Rama i ka zhdukur strukturat, nuk ka me votim as ne OS,as ne Keshillat Socialiste te Njesive, as ne deget e partive ne rrethe, dhe as ne asnje strukture. Nese nuk iken rama asgje nuk ndryshon. Ikin nje pale hajdute dhe vijne nje pale femrash qe jane vetem per te hapur shalet dhe nje pale cunash qe ulin kurrizin.

  3. katarakti says:

    Me ne fund nje artikull interesant nga Mero Baze. Se ka kohe te tera qe i eshte qepur opozites me gure ne traste. Dhe mire ka bere. Se kjo opozite vrastare, shkaterruese dhe e dhunshme meriton edhe me shume se kaq. Por edhe pozita ka kohe qe e ka bere balte, por Mero kujtohet per te nje here ne henez. Do te ishte e dobishme per shoqerine shqiptare dhe vete Meron qe te mbante nje lloj ekuilibri ne kritikat ndaj opozites dhe pozites.

  4. Ai says:

    U zmbraps mali e polli nje mi.

    Cu mbush mali plot me minje,plot me minje
    Thote Merua jane Ministra jane ministra
    Ne jane ministra le te dalin ooo
    Dhe qeverrine ta marrin ooo.

  5. syri says:

    Merry Christmas Gazeta Tema!

  6. Ragipi says:

    Mire e ke Baze meshoju edhe me shum ketyre socialisteve sepse kur po e shohin se nuk kan opozite po iu rritet mendja dhe nuk mendojne me dy kamb ne toke dhe ate duhet te lajne me nje ane ate krahasimin se Pd dhe Lsi vertet nuk kan asgje te ofrojne e edhe per te kaluaren por te na tregojne keta politikanet e sotem se cfar kan te na thojne per te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *