“Baza ajrore e Gjadrit, si i nisi fluturimet në ditëlindjen e Enverit dhe u përdor nga CIA”

25 Dhjetor 2018, 15:55Politika TEMA

Ish-aviatori Agim Bacelli rrëfen mbi bazën më të madhe ajrore shqiptare dhe një nga më të mëdhatë e më modernet në Europë, gjatë komunizmit, falë infrastrukturës tepër speciale që kishte. Kurse tani përdoret vetëm si strehim, për një numër avionësh të ngelur…

Baza ajrore, që cilësohej si njësia më e armatosur e Forcave Ajrore Shqiptare. Kjo ka qenë ajo e Gjadrit, fluturimet në të cilën filluan pikërisht me rastin e ditëlindjes së ish-diktatorit, më 16 tetor 1976. 

Detaje të tjera interesante rreth saj nga ish-aviatori Agim Bacelli për “Albanian Free Press”. Sipas tij, kjo bazë u bë për herë të parë publike, “kur në vitet pas regjimit komunist u përdor nga CIA amerikane në operacionet e vëzhgimit të hapësirës së ish-Jugosllavisë gjatë luftës së Bosnjës”. 

“Nga baza operuan katër avionë spiunë të telekomanduar (dron) “Predator II”, me pak sukses. Dhe duke vuajtur nga prerja e fondeve, baza ndaloi funksionimin në vitin 2000…”, rrëfen ai…

Baza ajrore e Gjadrit, ishte baza më e madhe ajrore shqiptare dhe një nga më të mëdhatë e më modernet në Europë të asaj kohe, falë infrastrukturës tepër speciale që ajo kishte. Pista ajrore u ndërtua në një mënyrë të tillë që pas uljes, avioni të mund të futej direkt në një tunel të nëndheshëm në formë “U”-je në malin e Kakariqit. Ky tunel me një gjatësi mbi 600 metra, gjerësi mbi 15 metra dhe lartësi mbi 9 metra, ishte edhe shtëpia 12 avionëve MiG-21 dhe 36 avionëve MiG-19. Plus që ishin dhe 6 avionë Mig-17 mësimorë, dy për çdo skuadrilje. Kapaciteti i tunelit ishte mbi 50 avionë, bashkë me personelin dhe një ofiçinë riparuese në rast lufte.

Fillimisht, regjimenti u pagëzua me numrin 5646. Përveç pistës kryesore 3000 metra të gjatë dhe 60 metra të gjerë, ishte ndërtuar dhe “Pista Urgjente” për ngritjet direkt nga tuneli dhe për uljet avari. Kjo pistë kalon mes përmes fshatit Gjadër.

Fluturimet si regjiment ajror i kompletuar filluan afër fundit të vitit 1976, pikërisht më 16 tetor, me rastin e ditëlindjes së Enver Hoxhës dhe morën formë të plotë gjatë vitit 1977, kur fluturimin e parë stërvitor-luftarak e bënë pilotët Bardhyl Taçi, Harilla Rebi dhe Kristaq Llambi Burda.

Hapja e bazës

Hapja e bazës shënohet në 15 mars 1974, ndërsa një vit më parë, për festën e Forcave të Armatosura, në 10 korrik 1973 u ul avioni i parë. Kjo bazë u bë “shtëpia” e regjimentit të ri 5646 të gjuajtësve, duke përmbledhur fillimisht një skuadrilje me gjuajtësin “F-6/ MiG-19S”. Më pas, në maj 1976, në bazë erdhën gjashtë trajnues të avancuar “FT-5 “( një version kinez ky dy-vendësh i ardhur nga MiG-17) dhe pak kohë më vonë, një skuadrilje “F-7A/MiG-21F-13”. Kompletimi përfundimtar u bë në 16 tetor 1976, kur një Skuadrilje e terë “F-6/MiG-19S” mbërriti në Gjadër e ardhur nga Kuçova. Pas kësaj, baza cilësohej njësia më e armatosur e Forcave Ajrore Shqiptare. Vitet e fundit të funksionimit, njësia u riemërtua Regjimenti 4010 i Gjuajtësve. Ndërkaq, baza u bë për herë të parë publike, kur në vitet pas regjimit komunist u përdor nga CIA amerikane në operacionet e vëzhgimit të hapësirës së ish-Jugosllavisë gjatë luftës së Bosnjës. Konkretisht, nga baza operuan katër avionë spiunë të telekomanduar (dron) “Predator II”, me pak sukses. Dhe duke vuajtur nga prerja e fondeve, baza ndaloi funksionimin në vitin 2000. Kurse tani përdoret si strehim për një numër avionësh të ngelur….

 Të dhënat specifike të bazës

Kodi i identifikimit nga ICAO: LAGJ.

Gjerësia gjeografike: 41.98 gradë.

Gjatësia gjeografike: 19.59 gradë.

Lartësia nga niveli i detit: 7 metra.

Variacioni Magnetik: 003 gradë.

Pista kryesore me azimutet:

16/34 prej 2600 x 60 metra

Pista ndihmëse me azimutet:

17/35 prej 2204 x 24 metra.

10 komente në ““Baza ajrore e Gjadrit, si i nisi fluturimet në ditëlindjen e Enverit dhe u përdor nga CIA””

  1. Xha Temia prej katuni says:

    Kini ndonjë detaj tjetër për te dhënë,psh sa persona e kanë shfrytëzuar për te kryer raporte seksuale.Sa janë dalë me sukses,mosha,prejardhja,pesha,gjerësia e v itheve,etj ka…lliqe.

  2. peoples says:

    Bravo….Do jepni me info…IDIOTA…

  3. Aleksander says:

    Ore Gazetar. Ky i famshi Agim Bacelli nuk ka qènè pilot. A e dini cfarè do tè thotè pilot? Pilot quhej studenti ushtarak qè kishte perfunduar Akademine e Aviacionit né Vlorè dhe me perfundimin e Akademise pilotonte Avionet gjuajtes bombardues tè aviacionit ushtarak shqiptar. Akademia e Aviacionit né Vlorè pergatiste mesatarisht cdo vit 5-6 pilot. maksimumi 9 çdo vit Per 40 vjet aviacion luftarak nga viti 1951 deri né vitin 1991. Né historine e aviacionit ushtarak nuk e kalonte shifren 350 pilot shqiptare. Cuditerisht gazetaria shqiptare quan pilot edhe pastrusin e topave, mirembajtesin e avionit, rojet e avionit. Ky Agimi nuk ka qènè pilot. Edhe ai ka tè drejtè tè shkruaj por Ju nuk duhet ta prezantoni pilot. Pilotet janè njeres me aftesi tè veçanta. Pilotet né gjithe boten nderohen. Pilotet jane tè sinqerte, jane tè ndershem. Enver Hoxha thoshte pilotet i kemi qytetar pa pashaporte, Qè eshte atdhedashuria e tyre, eshte pergjegjesia e cdo gjè tjeter sepse po u shkeput nga toka nuk e komandon dot mè.

    1. mik says:

      Per mendimin tem, mos ti fryjme gjerat. Pilotet jane profesionist ne nje fushe si te gjithe profesionet e tjere. Ai mbaron shkollen njesoj si inxhinjer, doktor mesues e tjere. Perqindja e piloteve qe dalin ne pension, asht e barabarte me perqindjen e profesioneve te tjera. Pra rreziku asht i njejte , si ne toke ashtu dhe ne quell.
      Shqiperia i ka pasur pilotet me pakice, sepse aktiviteti i avioneve ishte vetem ne ushtri, dhe si e tille konsiderohej edhe si sekret. Ne nuk kishim aviacion civil apo tregtar qe njeriu i thjeshte te familjarizohej me kete aktivitet, prej kesaj, pilotet Shqiptare shikoheshin si njerez misterioz ne imagjinaten e popullit te thjeshte.
      Ajo cka thua per E. Hoxhen, sikur nuk shkon me faktet : ma shume aksidente ndodhin ne toke se ne ajer. E di cdo thuash mbi propocionin, por flas per faktin. “ Thenja e E. Hoxhes “, po u shkeput nga Toka, nuk e komandon me, nuk ka senc.
      Se kuptoj, ne c’drejtim nuk e komandon dot ?! Avioni dhe njeriu komandogen ne cdo moment.
      Nuk asht e thanun me qene pilot, per me dite e me fole per pilotet dhe airoportet. Punonjesit e airoporteve nuk jane te gjithe pilote.
      PS : Artikulli ne disa pika me duket i zmadhuar, si baza e Gjadrit ishte nje nga bazat ma te medha dhe ma moderne n’Evrope, kur ti thu vete qe, Shqiperia ‘ prodhonte ‘ 6 deri ne 9 pilota ne vit.

  4. saliu says:

    hahahahahahaha
    I madh Xha Temia. I ke rene pikes!

  5. peoples says:

    Turp tema,qe mereni me kete njeri ORDINER….Turp qe botoni kordinatat e aeroportit ne gazeta…edhe nje here turp.Kujt i intereson ky palo shkrim?

  6. Nje emigrant i hershem says:

    Aleksander persa i perket enver hoxhes e ke memorjen e dobet,kujt i dha pashaporte peder enveri,ty te dha leternjoftimin e skllavit,brenda per
    brenda rrethit ku jetoje,per perjashte kishe telat me korent dhe dykembshin mbrapa koke,Sa per pilotat,nuk harronin kur fluturonin
    se ne toke kishin lene grate e kalamajte. Pashaporten e qytetarit te lire e pa shume vone Shqipetari,kur shpurra e neveritur enveriste
    ngordhi njehere e pergjithmone

  7. topper says:

    po pse more kurva jepni detaje mbi materiale te klasifikuar ???????????????
    Kush na qenka ky agim BAXHELLA qe jepka keto detaje kaq te perpikta, nuk dilka ndonjeri tia bluaj kockat me mulli kafeje ?

  8. Aleksander says:

    Ja ky eshte niveli civilizus dhe kapaciteti mendor. Njerzit më patriot. Njeres më human. Njeres intelektual me bote e shpirt të madh janë pilotet. Jo vetem në Shqiperi por Ku kam shkuar e kam takuar pilot I karakterizon. Modestia. Thjeshtesia. Jo çdo njeri mund të bëhet pilot. Një komentus me siguri ka pasur rolin e sherbimit pasqyron smiree zili. Para ca kohesh ishte shkruar nje artikul me germa të medha né faqen e pare të gazetes: 500 pilotët shqiptare. Sot pilota që kanë dale né lirim para kohe së bashku me pensionistet nuk e kalojne shifren 50. Né kohën e Enverit pilotet dilnin né pension 50 vjeç. Né perendim piloti ushtarak nëse nuk do karrier ushtarake del né pension 37 vjeç. Pension të plot. Ndersa né shqiperi ka nje zili e urrejtje per pilotet. Miratohet statusi I unaftetarit. I minatorit…. Ndersa pilotet duhet të dalin né pension 66 vjeç. Né perendim nje pilot me linjat e trasportit ajror del né pension 60 vjeç. Mund ta vashdoj ta ushtroj profesionin por pensioni eshte pension e rroga eshte rrogë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje