DOSSIER/ “Vështrim mbi Shqipërinë”, revista diplomatike ndërkombëtare: Ja roli i mbretit Zog dhe disa fakte historike të panjohura

Revista diplomatike ndërkombëtare “Ambassades et consulats” ka botuar, në muajin tetor të vitit 1928, një shkrim me titullin “Coup d’oeil sur l’Albanie – Vështrim mbi Shqipërinë” ku vihen në pah meritat e shoqatës patriotike “Vatra” dhe të mbretit Zog I në ndërtimin – zhvillimin e kombit tone, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vështrim mbi Shqipërinë

Shqipëria, mund të themi, ishte truri dhe njëkohësisht krahu i djathtë i Perandorisë Osmane. Është ky paradoks i cili konfirmon cilësitë e shquara të kësaj race : ky vend malor, i braktisur, pa komunikime, pa ndonjë prodhim, pa mjete për ekzistencën e vet, mobilizoi Turqinë perandorake me zyrtarët më të mirë, politikanët, gjeneralët më të guximshëm dhe elitën e trupave të saj. Rojet perandorake ishin ende të përbëra nga regjimentet shqiptare.

Vizirët më të njohur, gjeneralë dhe madje Sheikh-ul-Islam (patriarku suprem musliman), ishin shqiptarë.

Pasardhësit e emigrantëve shqiptarë për shekuj me radhë në vendet fqinje gjenden ende në të gjitha vendet e Ballkanit, veçanërisht në Greqi dhe Rumani, ku shumica i përkasin elitës së botës politike, intelektuale dhe ushtarake.

Në këto kushte ekzistence, shpirti kombëtar për pavarësi u zhvillua gjatë tridhjetë viteve të fundit. Një shoqatë e fuqishme patriotike “Vatra”, në të cilën u bashkuan të gjithë bejtë (fisnikëria feudale e vendit), ka kontribuar shumë në realizimin e aspiratave kombëtare me një përgatitje të qëndrueshme dhe metodike të terrenit. Luftërat ballkanike të vitit 1912 dhe Lufta e Madhe bënë pjesën tjetër.

Por në këtë vend të privuar nga gjithçka dhe të cilit, nga një ditë në tjetrën, iu dha pavarësia, gjithçka duhej të krijohej dhe të organizohej. Mbi të gjitha, ishte e domosdoshme të rivendosej një homogjenitet dhe një frymë mirëkuptimi midis myslimanëve dhe të krishterëve (katolikë dhe ortodoksë), të cilët ishin të ndarë sipas urdhrave dhe ndikimit të shefave feudalë të çdo rajoni ; ishte e nevojshme shtypja e klaneve personale dhe imponimi i frymës së disiplinës në të gjithë shtetin.

Kjo shpjegon revolucionet dhe grusht shtetet e njëpasnjëshme, dhe peripecitë e shumta që Shqipëria ka vuajtur deri në 1924 në politikën e saj të brendshme.

Veçanërisht që nga paraqitja aktive në jetën politike të vendit të mbretit Zog I, vendi ka përjetuar një periudhë paqeje, rendi dhe organizimi.

I lindur në vitin 1893, në Mat, i biri i Xhelal Pashë Matit, guvernator feudal dhe pothuajse trashëgimtar i këtij rajoni, ai studioi në Kostandinopojë. Gjatë luftërave ballkanike, ende shumë i ri, u kthye në Shqipëri dhe filloi të demonstronte aktivitetin e tij politik. Ishte ai që, në krye të armatës së tij, vrapoi në ndihmë të princ Wied-it, i rrethuar nga kryengritësit dhe e shpëtoi atë.

Gjatë Luftës së Madhe, ai u emërua kolonel nderi nga austriakët.

Në vitin 1919, i zgjedhur deputet i Matit, ai mori pjesë në Kongresin e Lushnjes, i cili përpunoi statutin e parë të shtetit shqiptar. Që atëherë, deri në vitin 1924, ai mbarti me sukses postin e Ministrit të Brendshëm, të Presidentit të Këshillit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Pas një grushti shteti, iu desht të strehohej për disa muaj jashtë vendit. Por në dhjetor 1924 ai u kthye triumfues dhe i aklamuar nga populli, dhe në janar 1925 u shpall President i Republikës.

Nën administratën e tij, domosdoshmërisht disi autoritare, Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në të gjitha fushat.

Ushtria e tij, e përbërë nga tri divizione, është e organizuar dhe pajisur me përmirësimet më të fundit. Ajo ka një flotë detare të shkëlqyer. Një xhandarmëri shumë e mirë është e organizuar nga oficerë anglezë, me gjeneralin Pearch si shef.

Të gjitha shërbimet administrative janë krijuar në mënyrë moderne dhe funksionojnë përsosmërisht. Shumë rrugë komunikimi lidhin të gjitha qendrat kryesore të vendit. Janë ndërtuar ura. Një shoqëri franceze ndërtoi urën e madhe metalike mbi Mat, e cila është ura më e madhe ekzistuese e varur në Ballkan. Është përfunduar amenaxhimi modern i portit të Durrësit. Shërbimi i rregullt ajror lidh Italinë me Shqipërinë dhe shërben qendrat kryesore të këtij vendi.

Çështja e fesë është zgjedhur përfundimisht me shpalljen e shtetit laik. Është martesa civile ajo që ka rëndësi, dhe tani muslimanët dhe të krishterët mund të martohen lirisht me njëri-tjetrin.

Kishat e ndryshme, katolike, ortodokse, muslimane, janë autonome dhe secila ka një kryepeshkop. Kodi penal italian dhe kodi civil zviceran janë miratuar.

Është duke u studiuar një projekt ndërtimi hekurudhor. Një linjë prej 175 kilometrash do të lidhë portin e Durrësit me kryeqytetin e Tiranës, Elbasanin, Kosturin pranë Korçës dhe do të përfundojë në Manastir për t’u lidhur me hekurudhat orientale.

Mësimdhënia është organizuar në një mënyrë moderne. Shkollat komunale funksionojnë kudo. Për arsimin e mesëm janë organizuar dy gjimnaze franko-shqiptare në Korçë dhe Gjirokastër. Njëzet e pesë mësues francezë janë të angazhuar në këto shkolla nga qeveria shqiptare.

Financat janë organizuar me kujdes të veçantë. Një Bankë Kombëtare është krijuar. Franga e arit është monedha e vendit. Tregtia me vendet e tjera po rritet gjithnjë e më shumë, veçanërisht importet, sepse Shqipëria, pa ndonjë industri, ka nevojë të importojë të gjitha llojet e mallrave të prodhuara.

Shqipëria ka burime të rëndësishme natyrore që janë në pritje të shfrytëzohen. Burime të rëndësishme të naftës tashmë shfrytëzohen nga katër kompani të huaja. Një kompani franceze operon në rajonin e Elbasanit, Anglo-Persian dhe Standard Oil, në rajonin Fierit të Shqipërisë qendrore, dhe Shoqëria e Hekurudhave italiane në rajonin e Vlorës. Nëntoka është shumë e pasur me minerale të ndryshme. Depozita të rëndësishme të bakrit ekzistojnë në rajonin e Pukës (në Shqipërinë veriore). Të gjitha këto pasuri janë në pritje të ndihmës se vendeve të jashtme që të vihen në vlerë.

Kjo punë gjigande organizimi dhe rinovimi është bërë kryesisht nga Mbreti Zog I dhe bashkëpunëtorët e tij të afërm.

Këtu duhet të gjejmë shpjegimin e unanimitetit të njerëzve që e ngritën atë në fronin e Shqipërisë.”(RAF, darsiani.com)

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “DOSSIER/ “Vështrim mbi Shqipërinë”, revista diplomatike ndërkombëtare: Ja roli i mbretit Zog dhe disa fakte historike të panjohura”

  1. Stari burgajetit says:

    Zogu me flot detare pidhi semes çfar na degjojn veshet sot , ne shqiperi ne kohen e zogut vetem 10 vet dinin not , njerzit nuk njihnin breket , nuk kishin hale neper shtepiat e tyre dhisnin ku te mundeshin si kafshet , nje shtet vetem me teneqexhi po na del qe ka patur aroplanmbajtese , o karagjozet e gazetaris shqiptare o injorantet e shekullit 20t . i thuret lavdi tradhtarve antishqiptarve dhe llumit te kti vendi , i jati zogut nga burgajeti na doli sundimtar , o ju shkerdhefsha kurvat o gazetar dhe historianet e bythes , jan ngritur llumi i kti kombi i ngren lavti turpit te kti kombi , atyre qe e dhjen e vodhen e xhvaten dhe nuk hodhen nje pushk ne interes te kti vendi , por dhe kur luftuan luftuan kra pushtusve kunder interesit komtar , nuk e thot gazekari qe u kthye me ndimen e ushtris serbe ne fuqi , por thot ishte ca vjet jasht shtetit sikur ishte per qef , o rraca mutit zoti ju shoft faren tuj se ky mut vendi ka marr fund pergjithmon me ate hajvan populli qe mban sot mbi shpin , hajer mos bofshi ju dhe kta heronjt e bythes.koha maskarenjve vari karet , se dhe me kultur te shkruash ste kupton njeri kjo esht gjuha moserne sot qe dhe grat shajn si burra ne kte vend.

  2. jon says:

    Disa fakte te tjera per Zogun te shkruara nga autori anglez F Yeats- Brown dhe liberi me titull Jungla Evropiane ( European Jungle) e botuar me 1939. Pra mendoj se eshte shkrim jo politik. Disa fakte sipas tij.Lulet dhe trendafilat jane aqe popullore ne shqiperi sa ne Angli. Ne shkollen e mesme Sajide ishin625 vajza muslimane dhe te krishtere qe ne krishtlindje dhe pashke vajzat muslimane rregullonin krevatet e te krishtereve dhe ne Bairam ndoshte e kunderta.Kushtet ketu dukeshin si ne cdo vend te evropes.Njerezit ishin te etur per te lexuar dhe libraria publike ishte e mbushur plot. Deri ne pavaresine e Shqiperise me 28 Janar 1920 skishte asnje shkolle. Me 1396 kishte 590 shkolla fillore, me 50000 nxenes,7 konvikte me 450 nxenes dhe 4 gjimnaze me 2172 nxenes etj etj.

    1. Axhim says:

      Jon ndreqi do gabime teknike mos filozofo si ai gazetari Aurenc Bebja mas 100 vjete , pastaj ujmë me bisedue.

  3. theatrical says:

    ka nje gabim aty,
    ne shoqaten Vatra te USA nuk u perfshine te gjithe bejleret apo feudalet e pasur…por ishin kryesisht intelektuale korçare dhe kolonjare,
    Shoqata Vatra u krijua si nje organizate pan-shqiptare dhe punoi kryesisht per shporrjen e koleres greke e cila kishte pllakosur ne Jugun e Shqiperise…gje te cilen e arriti me sukses

  4. ELIOT says:

    MOS HARONI SE ZOGU E MORRI VENDIN NGA ANALFABETIZMI TURK .. DHE BERI NDERIMME COI SHUME STUDENTA SHQIPTARE JASHT PER STUDIME … NDERSA ENVERI COI VETEM COBANET NGA VLORA NGA GJIROKASTRA ..RRACEN E VET … DHE ATO INTILIGENTA QE KISHTE VENDI I HOQI QAFE ….JA DIFERENCA ..PER ZOGUN …GAZETAT EUROPIANE FOLNIN POZITIVE NDERSA PER ENVERIN VETEM SI TERRORISTIN E BALLKANIT QE I MBYLLI KUFIJTE QE I COI SHQIPTARET NE KAMPE INTERRNIMI SI NAZISTAT ME CIFUTET DHE DUHET NJE DITE E TERE PER TI TEGUAR TE GJITHA ..

  5. Sinqeritet says:

    Gjithmone e kam thene:Gazetaret,rendin pas parase,ju kane hequr trurin e vogel.Nuk shikojne problemet aktuale te popullit ,te japin fakte, krahasime,studime me vlere .Merren me nje pusht tradhetar ,qe iku bisht nen shale,qe i shiti Shen Naumin ne Pogradec serbeve , vodhi foririn e legjendes se misrit dhe rrojti me soj e sorrollop dhe te shiturit badigarde pa punuar,e la popullin pa arme perballe Italise fashiste.HARAME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *