Griselda! Ah Griseldë! E bukura Griseldë! E veshur si nuse me një fustan të bardhë

28 Dhjetor 2018, 20:09Politika TEMA

Nga Gjergj Meta

Në Kurbnesh, te shtëpia e Griseldës së vrarë në Laprakë, ishte krijuar qysh në mëngjes herët rreshti i burrave e i grave që i shkonin Ilirit, të atit të saj, për ngushëllim. Po po, atij Ilirit që fantazia e babëzitur e mediave online apo e policëve informatorë, e kishte bërë një baba që kishte braktisur fëmijët. Vihem në rresht edhe unë me burrat e tjerë. Na presin kushërinjtë e Ilirit të rreshtuar, sikur është zakon ndër këto anë tonat, e më pas takojmë edhe Ilirin.

Dialogu është shumë i shkurtër:

“A u mërzite?”

“Po shumë”

“Zoti të dhashtë forcë”

“Zoti të rujt!”.

Vishem me rrobat liturgjike dhe drejtohem në heshtje kah arkivoli. Te kryet e Griseldës është Drita, nana, që po të njëjtat media apo policë informatorë e kanë bërë të vdekur. Dritës po, i ka vdekur drita e syve, është fishkur ajo dritë. Asaj po, i ka vdekur bami i kraharorit të saj. Kjo po është vdekja e saj e jo ajo e portaleve.

Griselda! Ah Griseldë! E bukura Griseldë! E veshur si nuse me një fustan të bardhë. Hyjnisht e bukur. Pak më shumë se një fëmijë, pak më pak se një e rritur. Duket sikur asaj bukurie i bëjnë kurorê malet pêrreth që e kanë parë të lindë, të hedhë hapat e parë e të shqiptojë fjalët e para. Kushedi sa herë malet përreth kanë lozur me të qarën apo të bërtiturat e saj duke e hedhur sa nga një shpat në tjetrin e duke ia kthyer sërisht asaj në jehonë. Sot ato male duken sikur janë pêrthyer nga dhimbja, sepse e dinë se nuk do të mund të jehojnë më kurrë zërin e Griseldës.

Sapo nisi lutja u bënë bashkë Iliri, Drita dhe dy fëmijët e tjerë, djali 15 vjeç dhe vajza tjetër 10 vjeçe. Shikonin me sy të përlotur, herë mua e herë Griseldën. Luteshim të gjithë sa ishim, në heshtjen e atyre maleve ku rripave të bardha të dëborës iu shtohej edhe e bardha e fustanit nusëror të Griseldës. Edhe burrave iu skuqën sytë ndërsa thonim de profundis, nga humnera klitha drejt teje o Zot.

Në një çast m’u duk se edhe ajo po lëvizte buzët duke u lutur me ne: “Nga humnera klitha drejt teje o Zot/ O Zot dëgjoje lutjen time …”

Nuk gjeja fjalë. Vetëm pak fjalë e shumë heshtje. Cila fjalë mund të ngushëllojë zemrën e një nane? Cila fjalë mund të rikrijojë në kraharorin e saj një Griseldë tjetër? Në këto raste ia kam frikën fjalës time dhe e lë të heshtë. Nuk e nxjerr nga goja, se kam frikë mos kthehet në plumb apo ndoshta bëhet thjeshtë e kotë. E atëherë lexoj Fjalën, atë të Zotit, me F të madhe. Vetëm ajo ngushëllon si duhet dhe kur duhet. Vetëm ajo Fjalë gjen ato shtigje të papërshkuara e të panjohura të shpirtit, ashtu sikurse vetëm Griselda din shtigjet ku ka luajtur në fëmijërinë e saj. Ajo Fjalë depërton thellë dhe vetëm ajo jep shpresë.

Lutja mbaroi e Iliri më kërkon t’i bekoj kullën e tij të varfër ku jeton. E bekoj edhe kullën e ngjitem aty ku rrinë burrat që vijnë me pi kafen e mortes. Pak fjalë e shumë heshtje. Heshtje! Nuk ka fjalë. E vetmja që flet është dhimbja. Dhimbja flet në heshtje.

Nga jashtë dëgjohen britmat e grave që vajtojnë me fjalë e herë pas here dëgjohet zëri i Dritës: “Ah e mjera unë për ty oj Griselda ime”.

Pijmë kafen e themi ato fjalë që kanë mbet të pandryshume për shekuj e shekuj: “Zoti ju forcoftë! Mos pafshi ma keq! Ju ardhshim për t’mira mas sodit!”.

Çohem e dal jashtë. Bora e parë tashmë ka rënë. Dielli ndrit fort e xen pak n’at shpat mali të Selitës. Bryma që ka rënë gjithë natën ka shtruar tokën.

Largohem, e duke ecur shoh rreshta të tjerë burrash e nga pas gratë, që ruajnë kodet e të ecurit, duke shkuar drejt shtëpisë së Ilirit e Dritës për t’i dhënë lamtumirën e fundit Giseldës.

Do doja të thoja shumë gjëra. Do flisja pa fund për shpresën e këputur të së bukurës Griseldë, të shumë Griseldave, familjeve që për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve të tyre po provojnë të pamundurën. Por është e kotë. Është kohë e humbur, sikurse qe lufta e mjekëve kundër kohës për t’i shpëtuar jetën të bukurës Griseldë. Është kohë e humbur si leximi i portaleve apo informatat e policëve që kanë humbur etikën në të gjitha përmasat e saj e asnjë prej tyre nuk ishte sot aty.

Pusho në paqe Griseldë nëse do të mundesh. Pusho n’ato varre të Kurbneshit, nën hijen pishave të larta, pranë të parave tu, aty diku përbi Kishëzës së shna Ndout. Pusho e qetë e bukura Griseldë, nëse ne do të lëmë të qetë.

9 komente në “Griselda! Ah Griseldë! E bukura Griseldë! E veshur si nuse me një fustan të bardhë”

  1. spartak says:

    Boll bukur përshkrove një dhimbje , shumë dhimbje , pafundësisht dhimbje njerëzore Dom Gjergj Meta , pasardhës i patriotit kombëtar Dom Nikoll Kaçorrit .

    Vene gishtin në plagë , këtë plagë që vetëm mahiset e po na i faron shqiptarët dhe po rrit krimin e gjakmarrjen .

    Armët sheshit dhe pa përgjegjshmëri totale e atyre që paguhen nga populli i shumëvuajtur e fukara me i ruajt jetën , pronën , nderin e dinjitetin .

    Deri kur , deri kur ?

  2. mik says:

    Ne shtepin e mortit, dialogu asht i shkurter, por shume njerzor : Nje dialog qe per nga permbajtja, tingellon teper fisnik per statusin e ” malokeve ” !!!
    ” A u merzite ? ”
    ” PO shume ”
    ” Zoti te dhashte force ”
    ” Zoti te rujt ”

    Ne shtepine e gazetes, dialogu asht ndryshe. Asht dialog ne nje gjuhe tjeter, ne nje gjuhe shpifesash, ne nje gjuhe barbare, prej ” njerzeve ” intelektual te edukum dhe me kulture, qe na duhet me pas rrespekt per to.

  3. R.I.P says:

    I bashkohemi vajit te familjes dhe tuajit Gjergj per kete humbje te pamate te Griseldes se bukur qe donte forte jeten e saponisur. Nuk ka fjale ngushullimi per prinderit e gjore nuk ka ngushullim per vellezerit. Me keq iu befte atij qe goditi kete vajze,

  4. Illyria-Shqiperia says:

    ???? Fatkeqesi, ne kuptimin me te gjere te kesaj fjale! Te keput zemren dhimbja!

  5. grate tiranse says:

    Tragjedi , vajze e re u be e dashura e zotit , te ndeshkohet me varje ajo dore qe i preu jeten kesaj engjelli.

  6. Alban I says:

    Europa nuk do t’ia dije per ne: ktheni ligjin “Me vdekje”!

  7. sapa says:

    Dhimbje e madhe per prinderit.Mendoj se edukimi i femijeve ne shqiperi le shume per te deshiruar. Femijet ne perendim kane nje pjekuri te larte qysh ne moshe te re dhe e shikojne jeten krejt ndryshe nga femijet ne shqiperi.Shoqeria shqiptare nuk e teproj te them eshte nje nga me te degraduarat qe ekzistojne dhe kjo shfaqet ne fenomenet qe ndodhin nder te rinjte.Ne shqiperi respektohet ai qe ka para ska rendesi se si i ben ai keto para,mungon modestia,rroba qe eshte veshur disa here quhet si e vjeter nderkohe qe femija perendimor thote e kam ne rregull kete pulover le te jete e vjeter etj etj.Kur ju tregon te huajve ndonje fotografi te nje te riu shqiptar vene buzen ne gaz duke pare ekstravagancen e tepruar ne nje kohe qe i riu perendimor vishet thjeshte dhe eshte modest.Ne shqiperi i riu shqiptar e do rroben patjeter firmato sic i thone ato kurse ne perendim te riut i intereson cmimi i ulet etj etj etj.Dhe sigurisht qe edhe femijet shqiptare qe rriten ne perendim rriten me frymen e modestise,kursimit dhe e shohin jeten krejt ndyshe nga ata te shqiperise.Dhe prandaj ndodhin keto fenomene.Ngushellime familjes se ata kane dhimbjen me te madhe.

    1. mik says:

      Sapa – Diferenca dhe konstatimi jane te sakta por, krahasimi nuk asht i drejte.
      Ti duhet me e dite historine e Shqiperise. Asnji vend Perendimor, e biles asnji vend Evropian, nuk ka histori te ngjashme ne dhimbje , me historine e Shqiperise. Kur Evropa lufton per jete ma t’mire, Shqipetaret luftojne per mbi-jetese. E kjo gjendje asht gjat gjithe historis tone. Ne vendet Perendimore, femijet mesojne neper shkolla mbi lavdine e vendeve te tyre ne histori, ndersa femijet Shqipetar, mesojne se kur ka qene e pa-pushtuar Shqiperia. Apo e kam gabim ?
      Femijet Shqiptar, nuk jane ne pozit t’barabarta me femijet Perendimore per me ba krahasime.
      Nuk asht e vertete qe femijet Perendimore blejne vetem ne baze te cmimit, por edhe ne baze te kapacitetit, perndryshe nuk do te kishte prodhime te shtrenjta. Ego kane edhe femijt Perendimore, e kjo dihet pa qene nevoja te jetosh atje ku je ti.
      Nje doktor, gjithmone e ka te kollajte me i dhane keshilla nje te semuri.

  8. rexha 10 says:

    NJE TRAGJEDI ,NA DHIMBSET TE GJITHEVE .NJE JETE QE PRITET NE MESE .ME SHUME SE KUSHDO TJETER KJO IKJE NUKE I BESOHET EDHE PRINDERVE TE ATYRE QE E KRYEN KETE VEPRIM.GRUPE TE RINJE,PA E DITUR SE ??????????????????CFARE BEJNE . PA I BERE NDONJE HERE PYTJEN VETES ;CFARE BERA UNE PER TE MIREN E KESAJ SHOQERIE SOTE? PER VETEN TIME ,PER TE GJITHE ATA QE ME DUAN TE MIREN,?
    NE FAKTE VEPROJNE DHE JA SE CFARE NDODHI.NE FUNDE PENDOHEN TE GJITHE .DUKE FILLUAR QYSHE NGA AI PERSON QE E KREU KETE AKTE BARBAR. SIDO QE TE VEPROHET ,TANI NUKE KA ME KUPTIM ,SEPSE JETA E KESAJ VAJZE NUKE KTHEHET ME . KETA JETE QE MEREN NE KETE MYNYRE ,A JANE TE BARABARTA ME JETET E KETYRE HALABAKEVE,KRIMINELEVE,APO TE CMENDUREVE.
    TRIMERIA CFAQET DHE MATET ME MENDE QE KE DHE JO ME BRESHERI ARMESH.PERPARE SE TE MARRIN TE TJERA JETE KETA TIPA DUHET TE KALBEN NE BURGE .LIGJI DUHET TE MBYLLET NE SIRTARE .POPULLI TI BEJE GJYGJIN.
    NGUSHELLIME FAMILJES,QE PERVEC PROBLEMEVE QE KISHIN ,DUHET TE PERBALLOJNE EDHE KETE HALL SHUME TE MADHE QE I RA NGA DORA E KRIMINELEVE QE NUKE LLOGARISIN EDHE JETEN E TJEREVE. zoti ju shtofte durimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje