Historia e Akifit, poeti shqiptar që shkroi himnin e Turqisë

28 Dhjetor 2018, 21:18Dossier TEMA

Me rastin e 82 vjetorit të vdekjes, sot u përkujtua autori i himnit kombëtar të Turqisë, Mehmet Akif Ersoy, i cili në poezitë e tij theks të veçantë u dha ndjenjave kombëtare dhe shpirtërore.

Ersoy, poet me origjinë shqiptare, i cili në Turqi njihet si “Poeti i Atdheut” dhe “Poeti Kombëtar”, lindi më 20 dhjetor të vitit 1873 si fëmija i Emine Şerif Hanım, vajza e një familjeje e cila kishte ardhur në Anadoll nga Buhara, dhe Mehmet Tahir Efendiut, i lindur në Kosovë dhe njëri nga mësimdhënësit në medresenë e Xhamisë Fatih.

Babai i tij atë e kishte emëruar “Ragif” që shprehte datëlindjen e tij sipas llogaritjes “ebxhed” (çdo shkronjë është e barabartë me një numër të caktuar), mirëpo për shkak të vështirësisë së artikulimit, shokët dhe e ëma e quanin “Akif”, emër të cilin ai e përvetësoi me kalimin e kohës.

Shkollimin e parë Ersoy e filloi në Mektebin e Lagjes Emir Buhari në Fatih, ndërsa dy vite më vonë kaloi në drejtimin e shkollës fillore dhe në vitin 1882 filloi mësimin në Shkollën Qendrore Ruzhdie Fatih (Shkollë e mesme për xhuniorë në periudhën osmane). Mësimet e para në arabishte i mori nga babai i tij, kurse në të njëjtën kohë i vijoi mësimet e gjuhës perse në Xhaminë Fatih. Ersoy ishte gjithnjë i pari në gjuhët turke, arabe, perse dhe frënge gjatë arsimit të tij në Ruzhdie.

Interesimin për poezi Ersoy filloi ta shprehë gjatë viteve në Ruzhdie dhe iu qas librave të poezisë. Vepra e parë poetike të cilën e lexoi ishte “Lejla dhe Mexhnuni” nga Fuzuli.

Pas mbarimit të Ruzhdies, Mehmet Akif Ersoy në vitin 1885 u regjistrua në Liceun e Shërbimeve Civile (Mülkiye İdadisi), një nga shkollat e njohura të asaj kohe. Ersoy e humbi babain në vitin 1888, ndërsa familja e tij ra në varfëri me djegien e shtëpisë në zjarrin e madh në Fatih një vit më vonë.

Meqë para së gjithash dëshironte të ketë një profesion dhe të mësonte në shkollë me konvikt, ai braktisi liceun dhe filloi në “Mektebin e Bujqësisë dhe Veterinarisë”, që ishte shkollë e lartë civile e veterinarisë e cila sapo ishte hapur ato vite. Gjatë viteve të shkollës, Ersoy tregoi interesim të madh për sportin, duke marrë pjesë në gara të ndryshme sportive si mundja dhe noti, si dhe ecje të gjatë, vrapim dhe hedhje të gjyles.

Në vitin 1893, Ersoy e mbaroi drejtimin e veterinarisë me sukses të shkëlqyeshëm, ndërkaq, interesimi i tij për poezinë u rrit në dy vitet e fundit të shkollës. Poezitë e tij u botuan në gazeta dhe revista të ndryshme. Vepra e shtypur e Ersoy-it ishte një ode e botuar në vitin 1893 në revistën “Hazine-i Fünun”.

Poeti në vitin 1898 u martua me Ismet Hanım, vajza e Mehmet Emin Bey i cili punonte në sportel në “Tophane-i Amire” (Shkritorja e artilerisë). Ai kishte tri vajza dhe tre djem. Njëri nga djemtë e tij ndërroi jetë ende pa mbushur një vit e gjysmë jete.

Ersoy, i cili vazhdoi aktivitetin e tij në letërsi duke ushtruar detyrën e mësimdhënësit dhe duke shkruar poezi, hyri më thellë në botën e botimeve pas shpalljes së “Meshrutijetit të Dytë” (Epokës së Kushtetutës së Dytë). Pas kësaj kohe, Ersoy u bë kryeshkrimtari i revistës “Sırat-ı Müstakim” e cila u nxor në botim nga shokët e tij për herë të parë më 27 gusht të vitit 1908.

Mehmet Akif Ersoy në vitin 1920 u zgjodh në Kuvendin e Parë të Madh Popullor, ndërsa në vitin 1921 u vendos në Dergjahun e Taxheddinit në Ankara (Taceddin Dergahı).

Në fillim, Ersoy nuk mori pjesë në garën për himnin kombëtar për të cilin u vendos shpërblim prej 500 lirash, por u bind më pas me kërkesë të ministrit të arsimit Hamdullah Suphi Bey dhe motivimin e shokut të tij Hasan Basri Bey. Himni kombëtar të cilin ia dedikoi ushtrisë, më 17 shkurt u botua në Sırat-ı Müstakim dhe Hakimiyet-i Milliye. Pasi u lexua në kuvend nga Hamdullah Suphi Bey, më 12 mars të vitit 1921 u pranua si himn kombëtar. Ersoy mori shpërblimin prej 500 lirash dhe i dhuroi si donacion në institucion bamirësie.

Pas Luftës Çlirimtare dhe triumfit, Mehmet Akif Ersoy jetoi për një kohë në Egjipt dhe punoi si ligjërues i gjuhës turke, ndërsa më 17 qershor të vitit 1936 u kthye për shërim në Stamboll.

Poezitë e tij poeti i përmblodhi në veprën “Safahat”. Ndërroi jetë më 27 dhjetor të vitit 1936 në apartamentin Mısır në Beyoğlu të Stambollit.

Еrdoğan: Mehmet Akif Ersoyin, përjetësoi dashurinë e popullit turk për flamurin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Еrdoğan, nderoi poetin me origjinë shqiptare, Mehmet Akif Ersoy, njëherësh autor i himnit kombëtar turk, me rastin e 82 vjetorit të vdekjes së tij.

Duke folur në një takim të kryetarëve të fshatrave dhe lagjeve në kompleksin presidencial në Ankara, Erdoğan tha: “Përkujtoj Mehmet Akif Ersoyin, i cili e përjetësoi dashurinë e popullit turk për flamurin”.

Anadolu Agency

19 komente në “Historia e Akifit, poeti shqiptar që shkroi himnin e Turqisë”

  1. Toma says:

    mire ne qe na e thane qe eshte shqiptar,po ky vete e ka ditur

    1. Flm says:

      Ju dhjefsha Aqifin dhe punet e mutit te tija.

  2. Himnin tone e kemi rumun,perzierje me anadollas e mongol,s’bene asgje per Shqiperine si ky e gjithe theret,te shitur te mongoli i bejme Osana,perfituan prona e ofiqe,vasale te otoman-mjerim-injorance…pastaj na ka fajin Perendimi…vazhdojme e quajme populli vella!!!

  3. era! says:

    Ky AKIFI asgje nuk beri per atdheun e vet por gjithe jeten propogandonte nenshtrimin e shqiptareve ndaj osmaneve Per ne nuk ka asnje vlere per te mos thene fjale me te renda.Ta mbajne me swhedet turqiit.

    1. Tomi says:

      @Era. O debile mos fol me mentalietin e sotem. Dhe trushplarjen sllavo -komuniste qe te kane bere qe nga kopshti.Atdheu shqiptareve asaj kohe ka qene vete perandoria e cila shtrihej ne 3 kontinente. E cila dhe drejtohej ne shumicen e rasteve po nga shqiptare. Gomarice.

  4. Watdhefak says:

    What the fuck ka ba ky qe te meritoje ti thuash me prejardhje shqiptare.
    Asnje gje Sado e vogel nuk ekziston be kete shkrim qe te deshmoje shqiptarine e tij.
    As Shqip nuk fliste asgje nuk beri te promovoje prejardhjen e tij.
    Shqiptar I turqizuar kembe e koke pa asnje lidhje me shqiptarine. Vari lesht

  5. Julian says:

    Nuk po e kuptoj këtë artikull. Nga na doli Shqiptar ky ? Nga emri as që bëhet fjalë.

    1. Xboom says:

      Nga emri ishte shqiptarë sa dhe ti,
      mutë Aqifi-sturrë Juliani.

  6. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Po shqip, dinte ky Mehmeti…???!!! Na çatë bythën me këta turkoshakë puro, që me qejf i bëni shqipëtarë… (???!!!) Mirë thonë, gjaku ujë nuk bëhet…!!! Turku hibrid, është shumë “më turk”, se turku natyral… ! Si thua Mero…???!!! Botojeni, po ju a mban bytha…!

  7. haosn hakifi says:

    Nuk ka shqiptar me emer Akif, noj harbut otoman .Ju dhjefsha ne gazetari filo Erdoganiste.Shqipetaret e paster i ke ne Mirdite.Te tjerat jane kopila osman.

  8. Klimax says:

    Me origjine shqiptare?????????????!!!!!!!!!!!!!!! Hahahahahahahaha! Ne qoftese ADN-ja e shqiptareve eshte e njejte me kete Mehmet Akif Ersoy, atehere vertetohet plotesisht se jane kolone te ardhur nga stepat e Kaukazit ne periudhen e Mesjetes!

  9. zaim zajmi says:

    JE GJENI, ME TRU TË NGATËRRUAR. NA FOL PËR ADN QË TI PASKËSH PASË VERIFIKUAR ETJ. TË VIJE ERA PAK SI CHARLATAN, OSE TRUSHKUNUR.
    PËR KËTË AKIFIN NUK KAM ASPAK BASHKËSIMPATI KOMBËTARE NGASE AI NUK ËSHTË FARE SHQIPTAR, ËSHTË CKA DO AI QË TË ISHTE.
    TEKSTE TË TILLA, ME PREJARDHJE E PA NDËRGJEGJE, MË DUKEN POMPOZE, SHKUMBË IDESH KOTE

  10. xxxxx says:

    Ky duket si “grek” Ponti dhe jo si shqiptare…te kishe lindur ne ate kohe ne Kosove nuk do te thote qe ishe patjeter shqiptare more gazetare koqe

  11. Duri says:

    Ikni mor idioter me këto tituj të pavlerë, e me personazhe që nuk i njeh kush se nga çfarë vrime kanë dalë apo se kujt kauze i kane shërbyer. Bij kolonesh të anadollit na serviren si shqipo vetëm pse na paskan lindur apo jetuar në ndonjë pllaje të shqiperise

  12. Pellazgos says:

    Akifi dha per Turqine ate cfare ka dhene spiunia misionare Tereza per Papen jo per Indine.
    Po kur thone qe je bere si “Nene Tereza” budallenjte.
    Le te me jape edhe mua miliona dollare Papa dhe shkoj une jo ne Indi por ne Pol te Veriut per tu bere Katolike Pinguinet.
    Bile do ne dekirojne edhe me ndonje Cmim “Nobel” per kete “pune” te Zotit.
    Pastaj thone per Greket qe nuk duhet ti besojne Dhuratat.
    Tjetri I kerkoi gruan Helenen te pabesit Paris qe ishte nuk dhe nuk ja dhane,atehere Drejtesia duhej te vihej ne vend me Kalin e Odhiseut jo te Trojes.
    Budallalleku eshte me shumice.

    1. ben says:

      Pellazgos-mos perdor emra qe nuk te perkasin. Me mire quaje veten “300 evro”, ose “sahanlepires” . Vetem nje hajvan i nivelit tend e quan Nene Terezen spiune te Papes. Se pari Papa nuk ka as me te voglin interes te spijunoje Indine, nje vend ekstremisht i varfer. E vetmja gje per te cilen ju vazhdoni te shpifni eshte qe duke denigruar figurat me te shquara te kombit shqiptar, kerkoni te ulni vlerat e shqiptareve.
      Kot e keni. Bota tashme e di te verteten e kombit tone, prandaj ne po ngrihemi cdo dite dhe shpejt do zeme vendin qe na takon midis kombeve me te shquara te kontinentit tone.

  13. anton says:

    ku je aqif shqipkari
    nipi i aqif kapertonit

  14. Dan says:

    Ju jeni nje tufe butheqirash qe nuk merrni vesh ca shkruani.
    I thurni levdata Aqifit qe as vete ai se ka ditur qe ishte Shqiptar apo jo….. sic duket keni marre ndonje dore nga babai juaj shpirteror Erdogan per vit te ri….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje