Viti i protestuesit të panjohur

Nga Mero Baze

Suksesi i shënuar i vitit 2018, është protestuesi i panjohur. Ai ende nuk ka një emër, një fytyrë dhe ende nuk dimë sa është shumëfishuar në shoqëri, por e dimë që është në rrugë. Është i prekshëm, i vërtetë dhe i zemëruar.

Në çdo protestë sociale të këtij viti, që nga ata që preken nga zhvillimi urban, e deri tek studentët, armiku i emëruar i protestuesit të panjohur, ishte një stekë më lart se qeveria, ishte ajo që ata e kanë përkufizuar tani si “Oligarkia”, një terminologji që vjen nga filozofia e Marksit, dhe që nënkupton dikë që kontrollon politikanët në kapitalizëm.

Herë- herë shfaqet si një lëvizje populiste brenda universitetit, me tendeca të forta marksiste, duke vënë  gishtin mbi “oligarkët” dhe duke shpjeguar tarifat e larta me faktin që qeverinë e kanë kapur oligarkët. Herë shfaqet në trajtën e banorëve të Unazës së Re, apo ata të Shkozës, që u prishen shtëpitë nga projekti i zhvillimit urban, duke vënë gishtin sërisht mbi ta. Kushdo që ka një problem me pushtetin, një padrejtësi sociale apo një përballje me korrupsionin, e ka shumë të lehtë të akuzojë ata, “oligarkët”.

Për herë të parë pas 28 vitesh tranzicion, po shmanget retorika politike mes pozitës dhe opozitës, dhe po tentohet të zëvendësohet me debatin populist mes oligarkut dhe protestuesit.

Dhe e gjitha kjo, pasi opozita ka prishur një barazpeshë në skenën politike, duke qenë nën akuzë si e lidhur me ta.

E pazakonta e këtij viti, është se protestuesi i panjohur, po përpiqet të ngrejë piedestalin e tij, duke sulmuar dhe opozitën, dhe pozitën, dhe për t’i bashkuar në një vend, i ka shpallur luftë oligarkëve.

Protetuesi i panjohur ktheu vëmendjen tek ata, duke tentuar t’i bëjë njerëz të urryer të shoqërisë.

Në fakt, ata nuk ekzistojnë në formën që urrehen dhe nuk urrehen për çfarë ekzistojnë. Ata janë e gjitha çfarë ka shoqëria jonë, një brez njerëzish që e kanë ngritur perandorinë e tyre me çfarë kanë mundur. Ata janë biznesmenët që punësojnë njerëz, që financojnë mediat, që zhvillojnë ekonominë, aq sa zhvillohet, që investojnë, që marrin kredi, që kanë punë 24 orë me qeverinë dhe në një farë mënyre, janë bilanci real i kapitalizmit tonë.

Ndaj dhe beteja ka të bëjë në thelb me kapitalizmin tonë dhe jo me emra konkretë.

Është e paqarët deri ku ata kanë kapur shtetin dhe deri ku shteti nuk bën dot pa ta, por është e vërtetë se ata janë njerëzit që u ka mbetur në dorë Shqipëria.

Protestuesi i panjohur ka nevojë të urrejmë dikë dhe oligarkët  janë të lehtë t’i urresh. Jemi qartazi në kufijtë e një populizmi antikapitalist, një fryme urrejtje ndaj të pasurëve, një tendence për identifikuar biznesin me krimin, dhe mbi të gjitha, një zhvlerësimi të politikës në debatin publik.

Edhe Edi Rama, që është një dashnor i drejtimit të shtetit me lehtësinë e njerëzve që njeh në krye të biznesit dhe administratës, u ndikua nga kjo frymë dhe ndryshimet e fundit në qeveri reflektojnë një përpjekje për të shmangur politikanët luajalë me ata që i etiketojnë si oligarkë. Me Erjon Braçen zëvendëskryeministër, një agjitator antikapitalist i lindur, dhe teknokrate në krye të Fiancave dhe Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, lehtësia e hyrjes së tyre në zyrat e shtetit natyrisht që është rritur.

Nuk them se ky është ndonjë lajm i madh, por është një ndryshim instiktiv i Edi Ramës nga kjo frymë.

Monumenti i protestuesit të panjohur që po rritet në shoqëri, ka bërë punën e vet.

Beteja e pazakontë ka të bëjë me rënien e opozitës si faktor real i betejës politike, dhe zëvendësimi i saj me protestuesin e panjohur.

Përpjekja e opozitës për t’iu shkuar pas kauzave sociale, shpesh herë duke humbur dhe identitetin e saj të djathtë, poshtërimi i saj për të shkuar qoftë dhe pas ideve marksiste, vetëm me shpresë se mund të trondisë qeverinë, dhe pabesueshmëria e saj në listat selektive ndaj krimit dhe biznesit të lidhur me politikën, e ka bërë atë viktimën e pare të kësaj beteje, dhe ka prishur balancën politike të shoqërisë.

Edi Ramën e ka dëmtuar më shumë Lulzim Basha i dobët dhe i pabesueshëm, se sa korrupsioni i qeverisë së tij.

Opozita shqiptare është e raskapitura e madhe e vitit 2018, e cila është e refuzuara e parë e çdo proteste. Ajo është kthyer në model dështimi për shoqërinë dhe të gjithë duan të largohen prej saj.

Ndaj dhe protestuesi i panjohur që ka mbushur rrugët e këtij vendi thuajse gjithë vitin, është ende pa emër. Sepse refuzon të marrë emrin e opozitës, derisa të bëjë emrin e tij.

REMOTE_ADDR:[]

24 komente në “Viti i protestuesit të panjohur”

  1. Tomas Qirinxhi says:

    Pershendetje
    Kam shume vite qe ju lexoj rregullisht,mendoj se jeni nje nga gazetaret me te mire qe ka Shqiperia!(Ne gjykimin tim modest)
    Sot dua t’ju uroj gezuar vitin e ri qe po vjen si dhe te keni sa me shume suksese ne punen tuaj!
    Me shume respekt dhe mirenjohje
    Tomas Qirinxhi

  2. Pilafi says:

    Je nje prej gazetareve me te lexuar. Do deshiroja te kishim me shume si Ju. Jane te rralle ata qe trajtojne tematika aktuale. Respekte

  3. Kostaq says:

    I nderuar dhe I respektuar z. Mero baze. Lexoj cdo dite gazeten tende dhe vleresoj maksimalisht editorialet tuaja. Je nje nder gazetaret e rralle qe analizat e problemeve qe shkruan I shoqeron me fakte kokeforte. Je shume I sakte dhe I thelle ne argumentime. Duke te pergezuar per penen e rralle, desheroj te te uroj “gezuar vitin e ri 2019 dhe suksese akoma me te medha ne ate profession sa delikat edhe te cmuar”.
    Me respekt shume te madh.
    Kostaq pashko, Toronto, kanada

  4. Sami says:

    O mero ..nuk eshte perplasje klasash e as ato perrallat qe thua ti …esh kunder vjedhjes sot e 28 vjet qe politikanet tane ne bashkepunim me keta “oligarket”vjedhin me shume se 50% te fondeve edhe kete e di shume mire ti …si tosi saliu edi e me lloj lloj njerezish pa shtylle kurrizore si keta. duhet gjetur menyra te menjanohen nga politika e te futen ne burg si qen qe jane

  5. Orli says:

    Mero! Protestuesi i panjohur e ndjen se politikaret e te te gjithe kraheve jane bashke ndersa ti e di mjaft mire se jane bashke.Nje shembull mjaft i thjeshte eshte bashkim ulaj qe merr tendera i fshehur pas nje 26 vjecari recepsionist pa breke ne byq……

    1. NY. says:

      Thirrjet “protestuese” te Bashes dhe Mones kane tjeter qellim;
      (ata jane koshiente, me reputacion zero,kushdo tjeter do konsiderohej me i mire se ata)
      Ne te vertete thirja e tyre eshte; Me Ramen se s’ka tjeter me te mire,
      Duke bere “opoziten” percaktojne dhe i sigurojne ati pushtetin.
      Rama s’ka si te gjeje opzite me te “shkelqyeshme demokratike” se kjo e sotmja, koruptuar
      deri ne palce.
      Imagjino sikur ata te dilnin hapur ne perkrahje te Rames,do kishin efekt krejt te kundert,Rama do
      binte menjehere,
      Por egzistenca e tyre eshte e lidhur me njeri tjetrin,Rama ne fuqi eshte mbijetesa e tyre,
      gje qe e ben Ramen jo me te mire se ata.
      Ka vetem nje “problem te vogel” me studentet te cilet nuk po pertypin sic deshiron Rama.
      Duket se i ka vene te dy palet ne siklet per ta “drejtuar levizjen ne binare te drejte” sepse po
      iku Rama ata te tjeret as diskutohen qe ikin,Me humbjen e pushtetit humbin shume privilegje
      te tjera.

  6. "BOHOTINA" says:

    Mero! bukur, mire. kam te njejta konsiderata si Tomas. Gezuar familjarisht.

  7. Petrit says:

    I nderuar mender “gazetar”
    Ke mbi 20 vjet qe shquhesh si nje nga gazetarët me te paafte dhe bythe lepires.
    Kthemi tek shkrimi;
    Ne fakt pretesta dhe protestuesit nuk kane qene te panjohur.
    Ka protestuar i gjithe populli
    Kane protestuar studentet
    Ka protestuar opozita
    Dhe kane protestuar kunder nje qeverie hajdute, te korruptuar e te lidhur kembe e krye me krimin
    E nqs ty me nder gazetar te duken te panjohur ky eshte faji yt
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve

    1. besa says:

      Petrit, ik bashkohu me Petrit Vasilin se qenke nje marke. Fjalet e tua bien era andej nga ke dale, prandaj here tjeter mos dil fare se te kishe emrin tend do te shanin dhe qente e lagjes. Tani, meqense perfiton nga liria e fjales anonime, futja dhe nje dollme per vitin e ri dhe ik zhduku se nuk u bere ti te gjykosh Mero Bazen, o pordhac.

    2. nardi says:

      “Te panjohur” eshte retorike o mender komentues.

  8. olimpia says:

    Deri diku jam dakord Mero..Zakonisht mundohesh te zbulosh cfare fshihet prapa .Me se fundi ke zbuluar Marksin ,por per oligarkine ka folur me shume Lenini.Por ka nje dallim thelbesor midis oligarkeve perendimore te kapitalizmit klasik dhe oligarkeve lindore ,ku ne krye jane ata ruse .Perendimoret e kane ngritur pasurine dhe forcen ekonomike ,politike ,mediatike hap pas hapi ,me nje pune dhe aftesi te jashtzakoneshme ,ne kushtet e nje konkurence te forte dhe nen presionine vazhdueshem te milona punetoreve dhe partive te majta .
    Ndersa oligarket lindore u krijuan mbi bazen e nje vjedhjeje gjigande qe iu be pasurive kombetare nen moton e privatizimeve rrufe te nxitura nga perendimi nga frika e komunizmit.Shembullin e pare e dha idioti pijanec Jelcin qe u dha gjithe pasurine e shtetit me te pasur ne bote disa komsomolasve ,miqve te vajzes Tatiana ,shumica cifute dhe disa teknokrateve te tjere moskovite.Keshtu ndodhi ne te gjithe lindjen ,perjashto Gjermanine Lindore ku nderhyri ne menyre serioze kapitali perendimor,edhe pse edhe aty pati shkaterrime pa kriter.Bazen e oligarkeve e krijoi Berisha duke shkaterruar apo vjedhur gjithe pasurine kombetare sipas teorise kriminale te zeros.Kur komunistet moren pushtetit diten e pare vune roje dhe ruajten ate pak pasuri ,por ndrruan sistemin pa shkaterruar strukyturen Anarko tribalistet e Berishes bene te kunderten shkaterruan strukturen per te shpejtuar rrenimin e sistemit,pra hodhen mbomben atomike duke rrashuar gjithecka ,thua se komunizmi kishte lindur ne Shqiperi dhe jo ne Gfjermani.Ne perendim kur behet nje privatizim,shpallet nje tender dhe procesi zgjat deri sa te gjendet nje bleres qe garanton vazhdimesine e veprimtarise prodhuese dhe punesim.Ky perendim qe i dinte rregullat me Shqiperine beri nje eksperiment te tmerreshem qe mund te conte ne fshirjen e shtetit.Nderkohe vendet e Lindjes e kuptuan shpejt gabimin ,larguan menjehere politikanet e momentit te rrezimit dhe vune ne krye njerez te afte qe ruajten berthamen prodhuese.Edhe ne Rusine e rrumpalles se Jelcinit ,sapo erdhi ne pushtet Putin mblodhi oligarket dhe i detyroi te punonin nen kontrollin e ligjeve te rrepta ,ne menyre autoritare dhe te pabindurit ose i eleminoi osei futi ne burg pasi fakte korrupsioni kishte pa fund .Nderkohe tek ne oligarket lulezuan nen te gjitha qeverite sepse ata kane pjesetare ne pasurite e tyre Berishen ,Bashen ,Meten,Nanon..por mundet edhe Ramen ,pa folur per ujqit e tjere
    Nderkohe neomarksizmi ne perendim i perfaqesuar teorikisht nga francezi Piketty dhe ne politike nga Korbyn ne Britani ,Sanders ne SHBA,Cipras,Sances,nga socialistet portugeze,deri diku ngfa Grillo ne Itali kane dale me programe ne opozite apo qeveri thellesisht te majta,ne kundeshti me populistet e djathte qe cojne drejt autoritarizmit si ne Hungfari ,Poloni ….
    Ka nje moment ne Shqiperi ,ne se nje grup intelektualesh jane ne gjendje qe te organizojne dhe kanalizojne pakenaqesine ndaj establishmenit dhe figurave te degraduara por te rrezikeshme si Berisha ,Basha,Mona apo ndaj figurave qe nuk kane arritur te mbajne premtimet si Rama ,mund te krijohet nje organizem i ri politik si pese yjet ..
    Protestuesit nuk besoj se kane fymezim as neomarksist ,por ne te shumten jane anarkiste.Mos patja e ideve te qarta ,pa programe ,pa lider por vetem me kerkesa konkrete te kufizuara nderkohe qe kerkojne dicka te parriteshme…ndryshimsistemi…deshmon se ka shume qellime konfuze dhe aspak qartesi.Natyrisht ka forca te caktuara qe kerkojne te perfitojne nga destabilizimi prandaj eshte ndoshta e domosdoshme qe anarkia dhe utopia e kerkesave te utet ne nje program politik te realizueshem.

  9. ilo says:

    Gezuar Mero! Nuk i heq asnje germe cka keni shkruajtur!

  10. Selim Rroshi says:

    Eshte puna qe ky sistem me poltike dhe oligarke nuk mendon per popullin. Cdo ligj qe votohet behet qe te kenaqen te pasurit jo populli, asnjehere seshte menduar efekti social i shkaterrimit te jetes se shterese se mesme dhe te varfer. E tere politika funksionon ligjerisht ne dobi te parallinjve. Shto dhe aq sa mbledh shteti harxhohet sipas gustove te njeshit dhe akoma me keq paraja publike shperndahet ne oligarke.
    Shto dhe ne shume vende po tentohet te privatizohet shteti ne shume sektore ka bere qe shteti te jete thjeshte noter i te pasurve e jo i pasurise publike. Nuk eshte ky kapitalizmi ne cdo vend mendohet per masat e gjera pastaj per te pasurit. Kjo ka bere qe kjo politike te perzere gjithe popullsine si e mosperfaqesuar nga politika. Shqiptaret nuk kerkojne qiqra ne hell po duan nje vend ku interesi kombetar te jete ne favor te shqiptareve jo te pak vetave. Shqiptaret duan shtetin kapitalistin me te madh jo oligarket se ai kapitaliast do mendoje e financoje per popullin. Der me sot paraja shkon te privatet e shteti mbytur ne borxhe. Oligarket i marin parate dhe cojne te gjithe jashte se shumica e tyre jane tregtare dhe thelen e madhe te parave e mer shiteshi i huaj. Dhe ska leke as shteti as oligarket dhe qe te bjene leke prap shtrydhen shtresa e mesme dhe e varfer me lloj lloj artificash te reja. E njerezit e ndjejne kete dhe ikin. Si mund te shitet ky shteti yne si kapitalist. Nuk i njan fare nje shteti te tille. Shteti kapitalist ka syninim e pare akumulimin e kapitalit jo shperdarjen e tij.
    Shpresoj qe sa meshpejt te ndertohet nje sistem kapitalist dinjitoz me gare e me e me merite.

  11. olimpia says:

    Duket qe komentet pa ofendime por me argumente,informacion dhe gjykim jo si i Meros per fillimin e ketij viti nuk pelqehen…Ashtu sikurse politika eshte me shume formalisht se ne permbajtje demokratike ,edhe Tema,si pjese e pushtetit te katert ben te njejten gje.Ne fakt e gjithe media eshte e rreshtuar mbi baze interesash ,ku ato materiale dominojne mbi idealet .Dhe ne se hedh ndonje ide te re qe turbullon ujrat ,nuk publikohet.Gjithesesi ,edhe pse per te tashmen jeni progresive ,per te shkuaren jeni shnderruar ne regresive ,per ju ka vetem balliste te persekutuar dhe jo partizane dhe partizane te pushkatuar,zona te tera te djegura dhe masakruara nga nazistet dhe ballistet.Gjyshja ime ka pare me syte e saj nje skene kur gjermanet gjeten nje partizan te plagosur te batalionit Baba Abaz..qe vinte nga Tepelena e Meros.Oficeri gjerman donte ta pushkatonte,nderhyri komandanti i ballisteve per …meshire…..dhe e vendosi mbi nje shkemb dhe e goditi me gur per ti coptuar koken .Se mos e publikoni Mero …ky koment eshte propogande e rrezikeshme.

  12. Kostaq says:

    Please stop sending to e-mails because l read Tema newspaper and I don’t need e-mails to be sent.

  13. kaurri realist says:

    A te kam thane vjet mâ pare se vendin e shpeton vetem rinija e brezit 1985 e kendej? Me doli fjala, Ymer efendija😁😁😁Edhe per shume mot….si 2018🎆🎊🎈🎉🍷🍾!

  14. xhemal says:

    gezuar…jane ilegalet qe per mus nuk japin shprese.protestat bejne vetem mire. nje shoqerie qe do te perparoje duhet te jete e hapur ne ide e veprime.protestat e studenteve jane si nje trup la koke qe ecen kuturu.shpresoj te kthjellohen per te morem e tyre e te shoqerise

  15. Leon Rrapini says:

    Esenca e zhvillimit është puna gjithnjë nëpërmjet zhvillimit teknologjik të pandërprerë dhe përsosjes së drejtimit të shtetit për ekuilibrin midis punës dhe investimit në zgjerim. Drejtues i mirë i shtetit është ai që stimulon investimin dhe punësimin rregullator I ekonomisë dhe politikës për zhvillimin e te gjitha veprimtarive ne shoqërinë e qytetëruar njerëzore.

  16. Kujtim says:

    O Mero kjo proteste mund te jete pa koke.Sepse nuk eshte si puna atij mikut qe po futi koken hyn dhe trupi se ska shpatulla kte e dime.Por duhet me pas kujdes qeveria te mendoje e te punojne me mire se njerezit jane te deshperuar per te ardhmen e tyre.Kjo proteste duhet lexuar mire nga qeverise opozites e gjith ju gazetareve qe doni te shini koken.Po nuk e kapen kte do ja shofim hajrin ktij brezi te ri.Kta jane ndryshe Mero kta te fusin bishtin ne fillim pastaj te rrasin koken.Nuk mund te vazhdohet keshtu vlla duke marre lloj lloj firmash e legenash duke i bere pronare e deputet.Ishalla Edi Rama ta shohi serizisht se shqipetaret jane si shkrepse vendi qe ktu ferkohet dhe matane ndizet.Ishalla i japin edhe frenat se timoni pa frena dihet se ku te con.

  17. undefined says:

    Gezuar Mero !Si nje student I Fakultetit Gjeologji – Miniera dhe si gazetar profesionist !

  18. Nik says:

    Gèzuar tè hapej gazeta.
    kèngè e Grapshit me tetè pika,
    me njè fshirje lapsi
    ikèn gjasht ministra.

    Kènga e Grapshit nè mos gaboj e kishte me kinezèt kur u prishèn mardhènjet
    dhe ndèr tè tjera qeveria shqiptare prezantoj 8 pikat siç ndodh sot qè studenèt prezantuan 8 pikat.

  19. like says:

    titull me i goditur Nuk me kish shkuar ne mendje, uroj qe qeveria te mendoje ehe per nje bust me te njejtin titull per qytetin studenti.

  20. nardi says:

    “Te panjohur” eshte retorike o mender komentues.

    1. like says:

      i falem te madhit Zot qe me njerez si ty ndeshem vetem online!
      kur te tjeret mund te mendojn se je rrot k**i me mire eshte te mos hapesh gojen sesa te flasesh e ta vertetosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *