Robotët mund t’i bien edhe… pianos

1 Janar 2019, 16:59Hi-Tech TEMA

Dora e parë prej roboti mbi piano në dimension 3D, që është në gjendje të vetëlëvizë, është ende larg virtuozitetit të duarve njerëzore, por kjo tregon që aftësitë shumë komplekse dhe lëvizjet mund të arrihen edhe falë mekanikës së thjeshtë si dhe inteligjencës së robotëve, raporton ata.

Studimi, i publikuar në revistën ”Science”, është i ekipit të Universitetit britanik të Kembrixhit, i udhëhequr nga Josie Hughes dhe mund të çojë në zhvillimin e duarve robotike që mund të përdoren në kirurgji ose në trajtimin e objekte delikate.

“Ne mund të bëjmë robotë me një gamë të gjerë të lëvizjeve, të tilla si ecja dhe noti”, thekson Hughes.

“Dizajnet inteligjente të ndërtimit na lejojnë të arrijmë mundësi të mëdha të lëvizjes që kërkojnë shumë pak kontroll nga roboti”, shtoi ai.

Sipas ekspertit, “kjo qasje mundëson përshpejtimin e mësimit të sistemeve robotike që përdorin inteligjencën artificiale”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje