Sonda e NASA-s arrin ta thyejë rekordin për largësinë më të madhe nga Toka

2 Janar 2019, 09:15Hi-Tech TEMA

Shkencëtarët e NASA-s kanë njoftuar me gëzim se sonda e gjendur në largësi të madhe në gjithësi ka dërguar sinjale se e ka kryer fluturimin më të largët në histori. Sinjalet u morën në orët e para të vitit 2019.

Sonda ka bërë shumë fotografi të gurit të madh hapësinor, të quajtur “Ultima Thule“, ndërsa sinjalet e para janë pranuar rreth orës 5 e 30 minuta të mëngjesit. Ky objekt ndodhet gati 6.5 miliardë kilometra larg Tokës, ndërsa besohet se është formuar nga mbetjet e Sistemit Diellor para 4.6 miliardë viteve.

Ultima Thule, është objekti më i largët i eksploruar ndonjëherë në Sistemin Diellor.

Pasi ishte jashtë kontaktit për 10 orë, stafi i shqetësuar në qendrën e kontrollit të misionit në Universitetin Johns Hopkins në Maryland shpërtheu në duartrokitje të martën pasi u morën sinjalet konfirmuese nga sonda, të cilat mund të ishin dëmtuar rëndë nga grimcat më të vogla.

Për shkak të largësisë së madhe, shkencëtarët kanë pritur dhjetë orë deri në pranimin e sinjaleve të para. “Kjo është një mundësi që vjen një herë në jetë. Arritja e sotme paraqet një hap tjetër të madh për hulumtimin e sistemit tonë diellor“, tha Hal Weaver, profesor në universitetin “John Hopkins” dhe shkencëtar pjesëmarrës në këtë mision.

Në vitin 2015, kjo sondë kishte kaluar pranë Plutonit dhe kishte bërë shumë fotografi të mahnitshme të sipërfaqes së këtij planeti të largët. Nga ajo çfarë është parë në këto pamje të siguruara, në sipërfaqen e Plutonit ka shtresa të trasha të azotit, ndërsa vullkanet nxjerrin akull në atmosferën e hollë prej hidrokarbureve, shkruan “The Guardian“.

Sonda do të dërgojë fotografi dhe vëzhgime të tjera gjatë muajve të ardhshëm.

Imazhet më të hershme mund të bëhen publike sapo të mërkurën.

​”Ne kemi një anije të shëndetshme,” njoftoi një anëtar i stafit të NASA-s. “Ne kemi arritur vetëm fluturimin më të largët.” (Tema TV)

1 komente në “Sonda e NASA-s arrin ta thyejë rekordin për largësinë më të madhe nga Toka”

  1. Popull says:

    Hahahahaha car mashtruesish. Nuk egziston dicka e tille. Fake space.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje