Arben Ahmetaj nxjerr bilancin para largimit: Shifrat nuk i sfidoni dot, viti 2013 “lugina e errët” e ekonomisë

4 Janar 2019, 12:41Ekonomia TEMA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka publikuar një bilanc për vitin 2018.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Financave ende në detyrë tha se viti 2013 ishte “lugina e erret” e ekonomisë.

Ai siguron, se në bazë të shifrave vendi ynë ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

 “Rritja ekonomike, shifrat nuk i sfidoni dot. Papunësia ne nivelin me te ulet historik, 12.2%”. 

Kemi shumë për të bërë, ka shumë punë për të luftuar varfërinë.

Por e kemi lënë pas vitin 2013.

Konsumi qytetar ka ardhur duke u rritur”, u shpreh Ahmetaj. 

Ahmetaj tha se qeveria ‘Rama2’ nuk krijoi borxh të ri.

“Qeveria ‘Rama 2’ nuk krijoi borxh të ri, por lehtësoi qytetarët nga borxhi. Unë jam krenar edhe për këtë shifër, që është reformë”, pohoi ai.(TemA)

1 komente në “Arben Ahmetaj nxjerr bilancin para largimit: Shifrat nuk i sfidoni dot, viti 2013 “lugina e errët” e ekonomisë”

  1. On says:

    Po si shpjegohet qe nuk po marim leket e gjyqeve? Kemi 2 vjet.nuk eshte borxh Ky?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje