FOTOT: Njihuni me disa nga atraksionet turistike dhe natyrore të Vlorës

Vlora është një nga qendrat më të rëndësishme turistike të vendit tonë me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore.

Për të ofruar një guidë të mirëfilltë të qytetit dhe atraksioneve të tij, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë e nisi këtë vit me një broshurë, e cila i shërben këtij qëllimi.

Në këtë guidë gjenden pikat më të rëndësishme të cilat duhet të vizitohen nga të gjithë si; Muret rrethuese të Aulonës, Kalaja e Kaninës, parku Arkeologjik i Orikut, Manastiri i Zvërnecit, Kullat e Dervish Aliut, Kisha e Marmoit, Muzetë e Vlorës, Sheshi i Flamurit, Xhamia e Muradies, Qendra Historike, Fshati Rrënojë i Tragjasit të Vjetër, Parku Kombëtar Detar Sazan-Karaburun, Ishulli i Sazanit, Parku Kombëtar i Llogorasë, Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë, Lungomare.

Po ashtu në këtë broshurë janë përfshirë edhe Gjiri i Gramës, Gjiri i Bristanit, Gjiri i dafinës, Gjiri i Shën Vasilit, Gjiri i Shën Janit, Kepi i Gjuzës, shpella e Haxhi Aliut dhe shpella e Duk Gjonit.

Vlora është e vendosur në një pozicion mjaft të përshtatshëm në qendër të gjirit me të njëjtin emër. Një numër i madh sitesh arkeologjike dhe monumentesh përfaqësojnë periudhat e ndryshme të historisë së Vlorës.

Qyteti bregdetar përmendet pothuajse në të gjithë itineraret e kohës perandorake romake, si dhe një skenë e përshtatshme për ata që vinin nga Hydrunti (Otranto) apo Brindisi, por në radhë të parë si stacion në rrugën nga Apolonia për në Butrint, ku sipas burimeve historike në antikitetin e vonë u kthye në qendër peshkopale dhe njëkohësisht ishte një nga tetë qendrat më të rëndësishme të provincës së Epirit të Ri.

Trashëgimia kulturore e historia e jashtëzakonshme, së bashku me peizazhin e mrekullueshëm të gjirit të Vlorës dhe një sërë monumentesh natyrore përreth tij e kthejnë këtë qytet në një atraksion të pakrahasueshëm turistik.

2 komente në “FOTOT: Njihuni me disa nga atraksionet turistike dhe natyrore të Vlorës”

  1. Toni says:

    Keto i dime ne me mire se ju.Na thoni ndonje pune, te punojn firmat vlonjate e biznesi vlonjat, ne Vlore kur do vij?????

  2. Labi says:

    VLORA DHE SARANDA BASHKE ME QYTETET NE MES KANE POTENCIALE PER TE PRITUR 20 MILION TURISTE NE VERE, ,,POR DUHEJ TE MOS ISHIN NDERTUAR PALLATE AFER BREZIT TE RERES POR TE ISHIN NDERTUAR HOTELE DHE RESORTE ATY,,,KRYETARI BASHKISE E KA DEMTUAR VLOREN DHE SARANDEN,,,,HOTELET TE JENE TE LARGUAR TE PAKTEN 1OO M LARG BREGUT DHE TE JENE BE VIJE TE DREJTE….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *