Jari gjen shembuj frymëzues për vazhdimin e protestës së studentëve

Jari sot vendosi të nisë një mesazh frymëzues për protestat studentore.

Ai është i bindur se ky do të jetë viti i shfaqjes së personaliteteve të reja në opozitë, që do të frymëzojnë protestat studentore me shembullin e tyre:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Mendoj se viti 2019, është viti i konsolidimit të opozitës dhe fitores së saj.

Për këtë, mendoj se duhet t’i vëmë vetes disa objektiva të qarta, me qëllim që në fund të vitit të ndjehemi të fituar.

Pika më e rëndësishme është protesta universitare.

Opozita ka kapacitetet e duhura për ta ndihmuar lëvizjen studentore, pasi disa liderë të saj, kanë vuajtur thellë në përpjekjet e tyre për të studiuar.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, e ka nisur shkollën në vitin 1993 dhe e ka përfunduar në vitin 2005.

Nga vitit 1993 deri në vitin 1998, ai ka mundur të marrë të drejtën për të vazhduar Universitetin.

Pastaj pas një periudhe të paqartë se kur e ka bërë bachelorin, është e sigurt se ai ka bërë master në vitin 2004- 2005.

Për çdo student shqiptar, shembulli i tij është frymëzues, pasi tregon një këmbëngulje 12- vjeçare për ta mbaruar me çdo kusht shkollën.

Dhe më në fund ja ka dalë.

Lideri tjetër karizmatik Flamur Noka, e ka nisur Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1992, dhe e ka përfunduar në vitin 2003, për të rivazhduar studimet në vitin 2006- 2007.

Pra, ka bërë plot 17 vite përpjekje të vazhdueshme për t’u shkolluar, dhe më në fund ja ka arritur.

Falë këtyre përpjekjeve, sot ai është një intelektual i kompletuar, që po përgatitet në sfidën e tij të madhe për kryetar Bashkie në Kamëz, për të zëvendësuar Doktor. Xhelal Mziun, që ka harxhuar kursimet e jetës për të marrë një çmim në Belgjikë, si njeri i ditur.

Një tjetër emër i shquar i opozitës, Bardh Kadilli, e ka nisur shkollën në vitin 1990 dhe e ka përfunduar në vitin 2002.

Njësoj si Luli, ai ka luftuar 12 vjet për t’u shkolluar, deri sa ja ka dalë më në fund të marrë diplomën për Gjuhë-Lexim.

Një tjetër talent i ri është shfaqur në opozitë.

Djali i Fahriut pas 7 vitesh ka mundur të marrë një vërtetim që ka ndjekur studimet në një Universitet privat të paakredituar në Londër.

Këta që i kërkojnë diplomën janë ziliqarë, pasi duan që ai të lodhej kot për diplomë në një Universitet që nuk njihet ende.

Përpjekjet e tij për të mos ju ndarë studimeve, edhe pse e ka pas të vështirë t’i marrë provimet, tregon vullnetin e një njeriu për t’u arsimuar.

Nuk dua të vazhdoj me shembuj të tjerë, por e vërteta është që studentët shqiptarë duhet të marrin shembull nga vullenti dhe përpjekja e këtyre kolosëve opozitarë, që nuk u dorëzuan kurrë dhe arritën më në fund ta mbarojnë shkollën.

Vetëm shembuj të tillë frymëzues mund të nxisin studentët të mos intimidohen nga qeveria, që thotë se po nuk shkuat në shkollë, do ngeleni në provime.

Le të ngelen një vit, dy vjet, tre vjet, pesë vjet, rëndësi ka që dikur ta mbarojnë.

Dhe shembujt nga opozita nuk mungojnë.

Këtu nuk dua të kaloj tek LSI, ku shumica e kuadrove që shkëlqejnë kanë mbaruar me sakrifica “Kristalin”, duke punuar 24 orë të bënin lekët për diplomën.

Studentë të vërtetë janë ata që nuk dorëzohen kurrë, jo ata që mbarojnë shkollën sipas grafikut.

Ata janë studentë pa gjak, kokulur, të gjunjëzuar, që zbatojnë çdo urdhër dhe nuk ecin në jetë.

Ndaj besoj se ne kemi gjithë mundësitë t’ia dalim me shembuj frymëzues në këtë pikë.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *