Vazhdimi i protestave tani është vullnet opozitar

Nga Mero Baze

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u ka bërë thirrje sot studentëve dhe nxënësve, t’i bashkohen protestës kundër qeverisë në emër të një lëvizje politike kundër saj.

Në një takim me gjimnazistë, ajo kërkoi bashkimin e studentëve me opozitën për të fituar betejën me qeverinë, duke injoruar paketën ligjore të qeverisë për ndryshime në Universitet.

Thirrja e Kryemadhit është një moment i ri qartësimi i protestës studentore, pasi është marrja përsipër e saj nga opozita zyrtare në vend, dhe në këtë aspekt është një qëndrim më i qartë se sa përpjekja për të qëndruar në distancë pas protestës, duke paguar 20 aktivistë dhe duke çuar batanije në Bulevard.

Përfshirja e opozitës zyrtare në kauzën e studentëve, e kthen protestën studentore në një opsion politik të opozitës, jo për të ardhmen e arsimit, por për qeverisjen në përgjithësi, dhe kjo është një gjë më pozitive, pasi të dy palët, qeveria dhe opozita, mund të maten politikisht në këtë çështje.

Të njëjtën gjë opozita duket se po përpiqet të bëjë dhe me protestën e Astirit. Deputeti dezhurn i saj, që bllokon çdo mbasdite nga një orë rrugën tek “Unaza e Re”, duke bërë me dhimbje koke gjithë Tiranën, po ashtu ka shpallur si objektiv të atyre 30 protestuesve që ndezin gomat aty, përmbysjen e qeverisë.

Në një farë mënyre, gjithë vatrat e protestave të nisura nga probleme sociale në muajin dhjetor, siç ishte ajo e “Unazës së Re” dhe e studentëve, tashmë janë nën patronazhin e opozitës, duke u kthyer në kauza të saj.

Tani qeveria i ka dhënë rrugëzgjidhjet për të dy protestat, për ata njerëz që nuk kanë objektiva të jenë opozitarë apo pushtetarë, por të zgjidhin problemet e tyre. Për banorët që u prishen banesat do ketë dëmshpërblim 100 për 100, dhe për ata që nuk kanë letra, banesa sociale me qira të paguar tre vjet, ndërsa për studentët u miratua një paketë e gjerë ndryshimesh, që tejkalojnë në disa pika dhe kërkesat e studentëve.

Vazhdimi i mëtejshëm i betejës nuk është më problem social, por problem politik i opozitës, e cila, siç dhe e mori përsipër, do të përpiqet të mbajë ndezur vatrat e protestës.

Dhe kjo është gjë e mirë, pasi e di kë ke në rrugë. Në këtë pike, beteja bëhet më e ndershme. Tani përballë njëri- tjetrit janë opozita dhe qeveria, dhe meqë opozita ka zaptuar protestat dhe i ka kthyer në pronë të saj, shumica në pushtet po ashtu duhet të flasë politikisht për këto protesta.

Tashmë në Universitet nuk mundet që këshillat studentore të zaptuara nga LRI e FRPD, të quhen legjitime, dhe qëndrimet e studentëve që nuk janë në LSI apo PD, të quhen tradhtarë dhe të linçohen nga një frymë konsomolasish. Socialistët duhet t’u dalin zot studentëve që nuk mendojnë si Forumi Rinor i LSI, apo PD, meqë këto dy parti morën zyrtarisht përsipër protestën në Universitet. Po ashtu, duhet t’u dalin zot prindërve që duan që fëmijët e tyre të shkojnë në mësim dhe të japin provimet.

Linçuesit e studentëve me zinxhira në dorë në emër të opozitës, nuk duhet të trajtohen si përfaqësues të vullnetit të studentëve, por si përfaqësues të vullnetit të opozitës.

Studentët që janë dakord me ndryshimet dhe trupat pedagogjike, duhet të bëjnë diferencën dhe t’i përgjigjen politikisht gjendjes në Universitet, nëse ata janë me opsionin e opozitës, apo qeverisë.

E njëjta gjë po ndodh tek “Unaza e Re”, ku shumë banorë po pranojnë projektin e qeverisë dhe po zhvendosen në banesa sociale, dhe po marrin dëshpërblimin.

Kryeministri u angazhua në një debat të vështirë me studentët, duke ballafaquar problemet me ta, por rruga e reformimit të Universitetit do të jetë e gjatë, e vështirë dhe përtej disa mandateve pushteti.

Krimi që është bërë ndaj Universitetit në Shqipëri e ka zanafillën nga viti 2005, nga masivizimi i Universitetit dhe krijimi i fabrikave të diplomave, që ka prodhuar një genocid kulturor në vend dhe një brez të tërë të keqkuptuar, si me shkollë të lartë.

Rruga e duhur do të ishte një “Pakt Kombëtar për Arsimin e Lartë”, që situata të mos degradonte dhe Universiteti të mos përdorej për politikë, por tashmë kjo gjë duket larg.

Atyre që refuzojnë paketën e qeverisë, po u del zot opozita. Pjesës tjetër duhet t’i dalë zot qeveria. Secili me fuqinë e vet, për ta shpëtuar Universitetin nga kthimi në ‘viagër’ për impotencën e opozitës.

REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Vazhdimi i protestave tani është vullnet opozitar”

  1. KUJTIM PUSHKA says:

    Vetem Opozit mos e quaj o MERO
    Me mire thuaju Antishqipetare
    Sepse lets duan veten te Digjet Shqiperia SA te mar Luli me Monen karigen e kryeministrit

    1. Student ! Per Nje Shqiperi Pa Valixhe says:

      Hiqini nga puna te gjithe,populli eshte sovrani i demokrocacise,
      zgjidhni njerez te ri,Ata do dalin vetem neqoftese nuk mban ne pushtet,voton,
      ose zgjedh, keta qe jane sot,
      Student,eshte e pa drejte te merrni ju valixhet,ato duhet ti marrin Rama,Luli,Mona,Meta,
      mandati tyre ka mbaruar,ka ardhur koha te largohen,jepuni valixhet.

      1. T says:

        Z. Mero jame dakort per cfar shkruan Nuk kuptoje se si mundet qeveria të lejojë disa studentë rugace te lsi apo pd me zinxhirë neper duar të bllokojnë dyert e universiteteve këtu duhet te nderhjë policia

  2. Toni.D says:

    Ne cilin vend te botes ndodh qe nje pseudopolitikane futet ne gjimnazet per te bere propogande studenteve?
    Une po te isha drejtues i gjimazit nuk do lejoja apsulutisht qe nje politikan
    ti afrohej shkolles dhe futet ne klasat e studenteve duke bere propogande moshes adoleshente.
    Turp per ket femen me nje nivel kulturore = 0. TURP.

    1. Komentuesi says:

      Toni.D ! Mire e ke ti,po drejtori i gjimnazit eshte me lsi dhe i sherben asaj partie.Por eshte e vertete,se asnje ne bote nuk e bene nje gabim te till qe bene Monika duke bere propaganden e djallit te adoloshentet.Kjo eshte e denueshme.

  3. gloria says:

    Si gjithmone Mero Baze shum i sakte…

  4. drino says:

    Monika Kryekurven e kane zene ethet per pushtet se nuk rri dot pa vjedhur, FLORIRI MONA FLORIRI DO DALI SEPSE NUK NDRYSHKET….. VETINGU JU KA FUTUR ETHET.

    1. “What a weary time those years were -- to have the desire and the need to live but not the ability.” says:

      Ajo shtrige ben sikur eshte me studentet,ajo eshte aty per ta
      sabotuar levizjen studentore per corjentim,
      Levizja nuk ka per qellim rrotacinin e gangstereve PD,PS,LSI,
      O POPULL DUAN VETEM T’JU PERCAJNE,ATA JANE TE LIDHUR BASHKE

  5. Sali Trimi says:

    Po te ishte e shendosh dhe e zgjuar protesta e studenteve duhej te drejtohej per te rezuar bythperpjet hajdutet, kriminelet dhe spiunet qe livadhisin ne Shqiperi. Mona ben thirrje te ngrihemi te gjithe per te permbysur Ramen, por haron se me qarte nga te gjiitha gjerat per tu bere, eshte emergjenca per te futur ne burg Salen dhe Ilirin. Rama e zgjati shume me ta dhe levizja studentore duhet te drejtohet edhe kunder qeverise, pikerisht per vonesat e saj te pastrimit te Shqiperise nga llumi i ashtuquajtur opozitar. Oligarket me te hapur jane ata te opozites me ne krye Like floririn dhe Sali Protopapen. Shiko oligarket Mona dhe Basha. te pasur deri ne dhimbje, qe pa mbaruar shkollat na mburen me diplomat e paguara ne tregun e dollarit. Prandaj Mona duhet te rrije sa me larg levizjes studentore. ajo jo vetem qe eshte objekti I levizjes por eshte dhe infeksioni I saj. Studentet duhet te kene kujdes nga infeksioni opozitar, qe ne te vertete eshte thike kunder reformes ne drejtesi dhe mbrojtje tipike e oligarkeve pa ngjyra politike. Problemet e studenteve jane te drejta por rruga e zgjidhjes eshte berja shtet ne Shqiperi dhe jo Ruumpallen opozitare ku krimi, hajdutlleku, vrasja, percarja kane qene symbol i pushtetit te tyre. Po qe se ky vit nuk fut ne burg “peshqe te medhenj”, Shqiperia ka nevoje per pushtet ushtarak….

  6. lumi says:

    Respekte per analizen e vertetesine e ketij realiteti shiptar zoti Mero,Terheien e vemendjes per keperdorimet nga opozita qe po u behen studenteve dhe per me keq gjimnazisteve.

  7. Olimpia says:

    Kur do ta kuptojne shqiptaret qe gjithcka luhet kunder vertingut ne drejtesi?..Banden e PD..LSI..e ka zene frika ashtu sikurse ndonje …socialist…Fakti qe as SHBA asBE dhe as media e huaj nuk i bene jehone protestes se studenteve dhe protestave te tjera deshmon qarte qe perendimi kesaj radhe ka vendosur ti shkoje deri ne fund asaj qe vere e ndertoi , krijimit te nje drejtesie te pavarur.Dhe Berisha dhe banda e tij tashme ndihen te rrezikuar , edhe per aresye se shumica e pooitikaneve perendimore qe i mbronin tashme jane jashte politikes.Tani nuk meret nj e i me perrallat e rrezikut komunist apo edhe bunkartet e Rames .BE ka shume probleme , SHBA ka problemet e medha te konkurences kineze , prandaj kane vendisur te vene nje fare rregulli edhe ne ..boshllekun e mbetur ..Ballkanin perendimor .Nuk duan me primitivizma dhe banda ne pushtet, te lejuara ne vitet 90 per hir te luftes me komunizmin qe ne fakt ishte nje lufte me mullinjte e eres E kuptuan , me mire vone se kurre .

  8. qytetari dixhital says:

    KETE VEND E KA MARRE LUMI , KUR SHIKON SE KUSH E DREJTON . BERISHA , NJE AGJENT SERB , NE BASHKEPUNIM ME DY AGJENT TE TJERE , LULZIMEN DH FLAMUR NOCKEN . LIKE FLORII ME MONIKEN TRAFIKANTE DROGE DHE NJE TUFE ZARBOSH DHE BUCES , QE MENDOJNE VETEM TE VJEDHIN NGA KY VEND DHE SI TE BEJNE BUDALLA KETE POPULL.

  9. Sit back and relaks■●▪ says:

    Uroj te rrosh gjate Mero, qe te shikosh me syte e ty se si ja ke fut kot keto kohe, po kot fare, po fare fare fare ama..

    1. Muli dhe Beluli says:

      Change your nickname, because you have shown that you are not able to Sit Back and Relax.
      You are taking sides, which doesn’t make you any better than the party militants.
      Anyway, it is a democratic country, so you are free to believe what you want. Just don’t try to pass yourself for someone not engaged in the party conflict.
      Tani, qe te flasim shqip. Te flasesh per Moniken dhe Lulin nuk del asnjehere bosh. Kane kaq maskarallek ne venat e tyre, sa nuk rrjedh me gjak, por llum i zi.
      Do thuash ti qe ‘po Rama’! Natyrisht qe Rama nuk eshte aq i ndershem sa e shet veten. Por protesta e pati shancin qe ta bente Ramen te zbythej dhe nuk e beri. Pse? Sepse Mona dhe Luli i ndaluan studentet te debatonin me Ramen.
      Lexoje pak ate komentuesin Olimpia. Rremujat PD-LSI Jane kunder procesit vetting ne drejtesi. Te tjerat nuk kane rendesi, Jane me the te thashe.
      Dhe ne perseri jemi ne vend demokratik dhe ti mund te besosh çfare te duash. Por vetem se te besosh se Saliu eshte demokrat, eshte njesoj si besimi se Rama eshte i majte.

  10. Floriri says:

    Studentet mund te kene shume kerkesa , por kembet shtrihen sa eshte jorgani Kjo qeveri mund te kete te meta , por deri dje injorantet blinin diploma me para e eshte kjo opozite qe ka kusuret me te medha te universiteteve qe mbinin brenda nates si kerpudha Studentet e prindrit e tyr vecse ne jane fare te besojne mona fallxhoren e lulushen Ku e gjen ajo te drejten te beje politike ne gjimnaze kur shkolla eshte e papolitizuar Leshelia jashte ligjit se ata qe e drejtojne jane jashte standartit Le te shkojne tek studentet , por ne radhe te pare tju spjegojne atyre rrugen se si jane pasuruar,pse femijet e tyre me fat studjojne jashte e ku I ghejne parate,
    e gjithashtu t’ju “ mesojne “studenteve si I kane marre ato doktoratat fallso e sa kane perfituar sa jane “djersitur “ duke kopjuar ,pra cdo gje e kane me te vjedhur Turp100 mije her Studente e popull ka ardhur momenti qe te reflektoni mos besoni keta sharlatane qe po mbajne peng gjithe vendin

  11. Gani says:

    Tani ngelet, uji me presion qe t’ju vijne mente, qofte mender studeteve po ashtu dhe plehrave partiake si doktorleshe mona and co.

  12. Raul says:

    Të gjithë ngelsat e paguar nga Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature që gjoja kanë pakënaqësi me ligjin për arsimin e lartë janë të frymëzuar nga Nafije Dybeku Baxhella plagjatura Hijena për të bërë rrëmuja. Pse lejohet kjo Baxhelle të hyjë në gjimnazet tona për të bërë propogandë fashiste, kjo femër e urryer që ka krijuar grupin naziskin të Haremit veror të Jales

  13. ura e tabakve says:

    Kur degjoj qe kryetarja e LSI-se ka titull doktorature s’di pse mu kujtua , rahmet paste, Helena Çaushesku. Ato rumunet u treguan barbar humben nje shkencetare me doktorature ne kimi. Ato mund ta kishim burgosur p.sh. dhe mund te jepte kotrobutin jo ne politike por ne shkence . Ne p.sh. jemi me te zgjuarj se rrumunet, ne thjesht do ti fusim ne burg dhe nuk do ti mohojme jelenes tone gradat shkencore dhe do ti japim mundesine te kontribuoje per atdheun qe nga burgu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *