Alma Saraçi: Si e ktheva në realitet “ëndrrën amerikane”

Nga Leonard Veizi

Tek kapërcente Atlantikun, në një udhëtim të gjatë e të mërzitshëm, të paktën 10 mijë metra mbi det, një herë të vetme, në mënyrë të ndërgjegjshme, a ndoshta të sforcuar disi, duhet t’i ketë shkuar në mendje se në tokën që do shkelte, më shumë se kushdo duhet ta udhëhiqte e vetmja shprehje e famshme, të cilën për djall e kishte shpërdoruar një njeri me ambicie negative: “The world is mine”. Toni Montana dhe eskorta e tij nuk jetonte më por shprehja e shkruar me llamba vezulluese mbi shpinë e një baloni fluturues, vërtitej në mendjen e gjithkujt: Bota është e imja”. Duhet të ndodhte kështu, qoftë si në një imagjinatë engjëllore apo në një ëndërr satanikë në duhej të ishte e tillë. Në të kundërt rruga e kthimit, e gjatë dhe e mërzitshëm mbi Atlantik, do ta çonte sërish nga andej ku ishte nisur. Por bileta ishte pa kthim…

..Ajo e kapi ritmin e kohës edhe pse 17 vitet e para të jetës i kishte kaluar në një ambient krejt ndryshe. Nga Shqipëria e jugut të Ballkanit kishte mbërritur në Qytetin e Engjëjve, për t’u ndeshur në një “luftë” pa kompromise tek audicionet teatrale edhe përpara kamerave të studiove filmike. Motoja e “njeriut me shenjë” ekzistonte brenda saj si një ndjesi që e gërryente dhe i pëshpëriste pareshtur: “Ata që nuk rrezikojnë asgjë, nuk arrijnë asgjë, e nuk bëhen askush”. Dhe ajo ia doli. Alma Saraçi, me një sërë rolesh në qendrën e kinematografisë botërore, hapat e saj të parë në Amerikë dhe projektet e fundit ku përfshihet dhe Shqipëria.

Prej vitesh jetoni në Amerikë. Çfarë ndryshimesh keni ndjerë nga jeta në Shqipëri në atë përtej Atlantikut?

Jeta në Amerikë është shumë herë më ndryshe se në Shqipëri. Këtu është kulturë krejt ndryshe. Puna merr më shumë rëndësi në Amerikë. Njerëzit punojnë ditë e natë. Një kulturë e vërtetë kapitaliste dhe në të njëjtën kohë ka më shumë mundësi të ndjekësh dëshirat e ndryshme sa i takon aspektit të formimit përmes edukimit ose karrierës. Në qoftë se ke dëshirë, vrull dhe nuk ke frikë, Amerika është vendi më i mirë për ‘make your dreams come true’ (t’i bësh ëndrrat realitet), siç i thonë këtu. Megjithatë mendoj se, evropianët në përgjithësi dinë më mirë si ta gëzojnë jetën.

Çfarë ju ka lidhur me aktrimin?

Aktrimi ishte një mënyrë e bukur që më ndihmoi të rilidhesha me jetën e artistit. Ishte gjithashtu e lehtë ta përdorja atë si një krijuese e mesme për arsye akoma më të mëdha, shprehjen përmes emocioneve dhe trupit. Ndaj edhe kur isha duke përftuar gjuhën angleze, unë nuk ndihesha e kufizuar. Vitet e fundit jam përqendruar në zhvillimin e shkrimit, sidomos te skenarët dhe kam kompletuar mbi 5 të tillë. Dy prej tyre janë xhiruar, ndërsa dy të tjerë planifikojmë t’i xhirojmë në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit që vjen. Aktrimi për shumë vite gjithashtu më ka ndihmuar të forcoj lidhjen me të shkruarit e skenarëve, sikundër kam qenë gjithnjë e ekspozuar të shkruaj skenarë për dramë dhe të kërkoj për role dhe karaktere të cilat gjithashtu kanë qenë të paçmueshme në procesin e të shkruarit.

Si është të jesh një aktore shqiptare në Hollivud?

Këtu konsiderohem pak si e veçantë. Zakonisht njerëzit nuk para kanë njohur shqiptarë më përpara, ndaj unë jam një prezantim që përfaqësoj. Si aktore jam në gjendje të luaj role më interesante, sidomos kur kërkojnë aktore ndërkombëtare. Mendoj se eksperiencat që kam pasur në Shqipëri kanë influencuar në mënyrë të fortë tek unë. Edhe kur luaj personazhe amerikane jam në gjendje të sjell elemente më origjinale.

Një aktore shqiptare është e motivuar në Amerikë?

Pa motivim nuk ka punë. Por në të njëjtën kohë, vitet e fundit jam përqendruar në krijimin e projekteve personale, duke shkruar dhe bërë producenten, dhe jam në gjendje të krijoj role dhe punë për veten time. Kur krijon projektet e tua duhet të jesh shumë e motivuar, punon më shumë dhe sakrifikon më shumë, por të njëjtën kohë garantimi për punë është edhe më i sigurt.

Cilat kanë qenë kontaktet e para, të cilët mundësuan fillimin e karrierës suaj në Amerikë?

Nuk e dija me të vërtetë se kush isha në fillimet e mia në Los Anxhelos. Është shumë e vështirë të kapesh me punë në Hollivud. Ndonjëherë dhe më e vështirë se sa të fitosh lotarinë Amerikane. Ka shumë elementë jashtë kontrollit tënd që diktojnë sa larg do të shkosh. Kam punuar shumë në klasa, teatër dhe kam bërë miq të rinj. Unë fillova punë nëpërmjet teatrit dhe pastaj në (Independent films) filmat e pavarur. Roli i parë që pata në filmin “Float”, ishte personazhi i një vajze nga Armenia. Producenti më ofroi një intervistë pasi më pa në një pjesë teatri kur po luaja një personazh francez. Ishte një proces i bukur dhe mbushur me shumë eksperienca të reja. Ky nuk është një vend i lehtë dhe puna e vazhdueshme, në takimet me njerëz të rinj, e bënte më të sigurt mbajtjen e lidhjeve me miqtë e duhur përreth. Me kalimin e kohës kam qenë në gjendje për të takuar njerëz të cilët më kanë ndihmuar gjatë rrugës dhe u jam shumë mirënjohëse. Shpresoj se do të jenë më shumë në të ardhmen.

Mund të shpjegoni një ndryshim thelbësor mes kinematografisë evropiane, asaj shqiptare në veçanti, dhe asaj amerikane?

Unë nuk e ndjek shumë kinemanë shqiptare dhe shpresoj që ajo të ketë ndryshuar. Duhet të them se edhe pse amerikanët kanë realizuar artistikisht një mënyrë të fuqishme dhe të mirë të procesit të filmave, puna aty është shumë e vështirë. Do të thosha se shqiptarët (nga disa prej përvojave të mikut tim nga puna atje) janë shumë më të qetësuar, si evropianët në përgjithësi. Kinematografia evropiane dhe shqiptare në përgjithësi është më e përqendruar në artin dhe historinë që ato tregojnë. Aktorët janë më të thjeshtë edhe në disa raste më interesantë. Amerikanët duan të bëjnë çdo gjë të madhe, të fuqishme, spektakël, me buxhete astronomik. Në Amerikë ekipi punon të paktën 12-14 orë në ditë në një film të caktuar për t’u realizuar brenda një muaji. Kjo është punë shumë rraskapitëse. Në një film të pavarur është gjithashtu shumë e paparashikueshme se çfarë përfundimi do të ketë ai, edhe nëse nuk do të ketë ndonjë pagesë të veçantë mënjanë nga përvoja në grup. Sa i përket temave dhe filmave, duke u bërë nga një perspektivë artistike, unë do të shpenzoja më shumë kohë duke parë disa filma shqiptarë të kohëve të fundit për t’i komentuar.

Çfarë do të thotë për ju të qenit pjesë e studiove më të mëdha botërore?

Kjo është një ëndërr e bërë realitet, megjithatë shumica e roleve të cilat kam bërë janë arritur me anë të kompanive të pavarura të prodhimit. Unë kam shpenzuar shumë kohë në shumë studio dhe është mjaft emocionuese çdo herë që unë jam atje. Më pëlqen shumë puna që bëj dhe e konsideroj veten shumë me fat. Shpresoj që puna do të rritet në cilësi dhe sasi. Kam ende shumë punë përpara, suksese që akoma nuk i kam arritur, por çdo ditë e shpenzoj duke bërë apo duke u përpjekur të bëj punë që e gëzoj jashtë mase.

Cili është kujtimi më i bukur nga xhirimi i filmave?

Më pëlqen të udhëtoj dhe bëj filma si dhe të kem disa kujtime përgjatë SHBA, Evropës madje dhe nga India. Por një nga kujtimet më të mira ishte gjatë xhirimeve të filmit më të fundit këtu në Los Anxhelos. Ishte një nga ditët e para dhe unë e kujtoj këtë ndjenjë gazmore gjatë realizimit të diçkaje të cilën e kisha shkruar vetë dhe ndërkohë imagjinoja në mendjen time shumë herë atë që isha duke bërë. Duke parë të gjithë këta artistë të talentuar të përfshirë, pavarësisht punës nganjëherë të lodhshme dhe të mos qenë në gjendje për të marrë anën tjetër të vlerësimit për disa muaj, ishte gjithashtu një lloj përpjekjeje që ia vlente të sakrifikoje.

Po bashkëpunimi më i rëndësishëm?

Bashkëpunimi më i rëndësishëm në këtë moment ka qenë një seri projektesh me një ekip krijuesish, regjisorë të rinj në SHBA dhe në Evropë, veçanërisht me miken time më të mirë, redaktoren dhe drejtoren Alexandra Wedenig, kinematografen Meena Singh dhe drejtorin Kai Devani. Megjithatë kam pasur mundësinë të punoj me aktorë dhe regjisorë të nivele të ndryshme.

Sa filma keni të regjistruar deri tani?

Unë kam punuar në mbi 11 filma artistikë të pavarur, dhe disa filma të tjerë të shkurtër.

Cili është xhirimi më i fundit të cilin në fakt e keni hedhur dhe në faqen tuaj sociale?

Kam dy projekte në rolin e post-prodhimit të cilat i kam shkruar dhe bashkë-drejtuar, prodhuar si dhe interpretuar. Emrat e filmave janë “Reflektimet e Maya Rose” dhe “Gardenjat e prishura”.

A keni pasur ftesa nga kineastë shqiptarë?

Në momentet që flasim bashkë, jam në diskutime por nuk kam plane konkrete.

Do të donit të xhironit për një film në Atdheun tuaj?

Po sigurisht. Në këto çaste jam gjithashtu duke shkruar një projekt që do të pëlqeja ta xhiroj një pjesë në Elbasan dhe një pjesë në Durrës.

Diçka për jetën tuaj personale?

Jashtë profesionit jeta ime private është e thjeshtë dhe e qetë. Unë jetoj në një fqinjësi të mirë në Los Anxhelos dhe kur nuk kam impenjime pune më pëlqej të lexoj, pikturoj, shpenzoj kohë me miqtë e mi dhe të gatuaj, pse jo disa herë gatime tradicionale shqiptare. Më pëlqen të udhëtoj dhe kur dal jashtë kufijve, përpiqem të vizitoj vende të reja dhe të mësoj rreth tyre dhe kulturave që ata përfaqësojnë. Megjithatë unë shpenzoj shumë kohë në profesion për momentin që komunikoj dhe me ju, por në të njëjtën kohë do të preferoja të kisha një pushim të vogël dhe ndoshta të kisha fëmijë apo të shkruaja një libër.

Cilat janë projektet tuaja për të ardhmen? Mendoni ndonjëherë të ktheheni në Shqipëri përgjithmonë, apo çdo gjë është relative?

Për momentin jam e fokusuar në zhvillimin dhe rritjen e projekteve të mia dhe të jem selektive në përzgjedhjen e roleve që do të merrja përsipër të bëja. Do të dëshiroja të filloja të shpenzoja më shumë kohë në Shqipëri, jo e sigurt nëse do të vija së shpejti aty, por jam e hapur për çdo lloj mundësie. Më pëlqen gjithashtu Evropa dhe pse jo, ndoshta e shoh një ditë veten të jetoja pikërisht aty, në një prej shtetet e mëdha të saj.

Kujtimet nga fëmijëria

Edhe pse prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara, Alma Saraçi e kujtoni fëmijërinë e saj në qytetin e lindjes, Elbasan. “Jeta në Elbasan ishte mjaft argëtim në të njëjtën kohë. Më merr shumë malli për të. Duke pasur shumë jetë familjare në atë kohë, e mbaj mend gjithmonë se ishim të zënë me vizita dhe festat familjare. Unë kujtoj se kam shpenzuar shumë kohë për lexim dhe shkrim, duke studiuar natyrisht. Një nga kujtimet e mia më të veçanta janë të gjithë muajt e verës sepse kalonim kohën në plazh, veçanërisht në atë të Durrësit. Shpesh, si nostalgjike, u kthehem fotografive se janë ato që ma nxjerrin mallin gjithmonë. Megjithatë mundohem të ruaj kontaktet me miqtë e mij në ShqipëriJanë rrjetet sociale ato që më ndihmojnë të mbaj ne linjë miqtë, megjithëse shpenzoj shumë pak kohë për ta. Për shkak të angazhimeve të tjera”, shprehet aktorja e Hollivudit.

Bukuria femërore, aksesori që të jep dhimbje

Të qenit femër e bukur, sa e ka ndihmuar Alma Saraçin në aspektin profesional? Kësaj pyetje ajo i përgjigjet: “Bukuria ndihmon dhe nganjëherë dhemb. Duke qenë ‘simpatike’ ndonjëherë mund të përftosh në marrjen e një roli dhe kjo gjithashtu mund të jetë frustuese. Ka njerëz që në të njëjtën kohë të shohin vetëm nga njëra anë, bukuria, por ka dhe të tjerë që vlerësojnë produktin. Megjithatë unë kam mësuar për të bërë më të mirën për filmin dhe tani vë re se të gjithë së bashku punojnë dhe unë nuk shoh si përshtatje për mua më mirë se sa për përpjekjet dhe qëllimet e mia krijuese. Parimi im është puna që bëj, ta realizoj sa më mirë e të përfaqësohem denjësisht dhe për nga talenti, pastaj vjen bukuria”.

Jetëshkrimi i aktores

Alma Saraçi është një aktore në Hollivud, e cila i ka hyrë me pasion rrugës së vështirë të filmit. Ajo ka luajtur rol kryesor në filmin “Karma”, të xhiruar në Indi si dhe disa role më pak të njohur. Alma, e cila erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Elbasani, flet për mbi sfidat me të cilat përballen aktorët e rinj për të filluar një karrierë në industrinë e filmit. Saraçi ka lindur në prill 1984, në Elbasan. Ka luajtur në teatër qysh në moshë të vogël dhe është angazhuar në televizione lokale, përpara se të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në moshën 17-vjeçare. Nis studimet e diplomohet në shkollën e mesme Rutgers University (Nju Xhersi) ku studioi një sërë degësh që kishin të bënin me biologjinë, letërsinë franceze, filozofinë etj. Mandej vendos t’i përkushtohet artit. Ka kaluar kohë në Siatëll duke punuar në teatrot vendase për të kaluar më tej në Los Anxhelos. Ka çelur kompaninë e saj teatrore që në kolegj. Është njohëse e gjuhës shqipe, franceze, italiane dhe spanjolle.(DITA)

13 komente në “Alma Saraçi: Si e ktheva në realitet “ëndrrën amerikane””

  1. alb says:

    Qenke aktore e madhe moj cupe..!!
    Ke ndonje rol figurante me rroba veshur se te gjithe I paske me breke neper kembe.
    Kushedi sa kinoprova me shkrim dhe “goje” paske dhene.
    Si elbasanllije qe je ke kujt ti marresh shembull Bleones.
    Sikur te ishe cun do ishe duke punuar ne ndertim tani atje a qytetin e engjejve.

    1. Lefter says:

      Mos flit para kohe o bastard qe flet kot me kot.

      Kjo gati asnje foto te zhveshur nuk ka o qofexhi muti.

      Sa per fyture, normale e ka, me e bukur se mesatarja e femrave amerikane.

  2. Ervin Salijajaijii says:

    Ndoshta mban pasqyrat prapa aktorve te tjere per te bere refleksione , kjo nuk paska surrat per aktore , edhe Bleona e nxorry bythen edhe me shume se kjo biles eshte edhe me e bukur se kjo dhe nuk arriti te hynte ne Hollywood , e dyta edhe Eliza Dushku ne moshen 17 vjeqe i ju desh te beje sex pa deshire vetem e vetem te fillonte ne Hollywood , tani jo me pidhi por as bytha ste ben pune po nuk te afroi dikush

  3. ” toni montana ” !!!!!!!!!!!
    shembulli me ordiner i njerezimit .

    bote idiotesh e ngelur peng e injorances se vet .

    suksesi hollivuduían vjen per te gjithe mbas nji eperience te pasur pallimi
    te gjithanshem

  4. Elbasons says:

    NGA FEREXHEJA DEL NE PUBLIK SI TE KA BO NONA?! JE ME TE PAS ZILI APO ME TE DHI.? VLERAT SI TE JEP DINJITETI NUK TI JEP ASGJA TJETER VECANERISHT FEMNAVE.

  5. leko Kondi says:

    Sot egoizmi dhe paraja po vihet mbi cdo gje tjeter, pikerisht keto dy vese jane motivet e krimeve dhe pislliqeve te pa numurta rrotull botes, per keto kane pergjegjesi edhe mediat qe I reklamojn aq shum per te ber lajmin terheqes.

  6. Ben says:

    Ore jeni ne terezi.ju alo.jo. Ne ne SHBA jemi dhe nuk ia kemi degjuar emrin kesaj vajze. Do merren I me lajme ju apo do intervestoni njerez te zakonshme..Une njoh me dhjetra Sbqiptare qe Jane me te sukseshem se kjo. Kjo mbase mezi ushqehet.

  7. realisti says:

    “Rruget e hollivudit nuk jane te shtruara me flori, por me kocka ëndrrimtaresh si pua jote” Mu kujtua kjo batut filmi , ma kujtoje ky artikulli.

  8. olimpia says:

    Nuk dua te mbroj vajzen ,por me shume respekt per arritjet.Ne SHBA,pavaresisht bukurise ,pa talent dhe pune mbetesh pa buke ne fushen e artit .Dhe per nje vajze shqiptare kaq sa ka arritur eshte nje shembull i mire.Askush nuk ka te drejte te paragjykoje jeten e tjetrit mbi bazen e hipotezave primitive ,injorante.Kjo vajze ka studjuar ,shkruan ,aktron ,ka ambicje ,ka bere filma,pra respekt per ate qe ka arritur .Ajo thote dicka qe ne Shqiperi nje numer i adh te rinjsh aokma se kane kuptuar,…puna,puna …eshte sekreti i suksesit.Nderkohe qe ne kemi mijra te rinj qe ne se nuk kalojne nje nate nga …blloku…per kafe dhe jete boshe ,nuk i ze gjumi .Dhe shume nga keta nuk marrin mundimin te studjojne,detyrojne prinderit te paguajne per note kaluese ,nderkohe qe shkojne edhe ne proteste per universitet falas .Dhe ai qe krijoi kete gjendje te mjeruar ,Sali krimineli ,qesh,qesh ,qesh ,nderkohe qe famiilja e tij ben jete sheikesh.

  9. H says:

    Puna e tepërt të budallepska, përderisa njehsoka gjithmonë Evropën e kulturuar me shqipërinë ballkanikë.

  10. Ben says:

    Perse nuk i botoni te gjitha komentet apo nuk ju vjen mire nga kritikat. Keshtu nuk behet shtypi I lire dhe krijohet shtet demokratik. Ju ndonjehere botoni komentet qe vetem shajne! Nuk eshte se e kemi shume problem sepse ne jetojne shume mire ne SHBA por lexojme se na dhimbset Shqiperia dhe duam qe Shqiperia te eci perpara. Beni si te doni por po krijoni me shume armiq se miq.

  11. Gjethi i kuq says:

    Nuk late ka.. pa thyer vetem te arrini qellimin aktore-kurva apo kurva aktore te sukseshme

  12. asd says:

    Gjithe keto vetelavderime!? Do mjaftonte nje fragment filmi dhe nuk kishte nevoje me e shpjegu sa artiste e mire eshte qo ne shba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *