INTERVISTA/ Margarita Xhepa: Në diktaturë ishim të varfër, por bëmë art që ka lënë gjurmë

5 Janar 2019, 16:27Kulturë TEMA

Me aktoren e madhe, Margarita Xhepa më lidh një miqësi e vjetër, respekti im për këtë zonjë me shpirt të madh e të bukur, që ka lënë gjurmë kaq të thella në artin shqiptar, është i pafund. Jeta e Margaritës është aq e mbushur me histori dhe eksperiencë, sa që sa herë piqemi tok, në kuadër të ndonjë aktiviteti, ku ajo nuk nguron të marrë pjesë, pavarësisht “kleçkave” që shëndeti i saj kalon ndonjëherë, bisedojmë e unë gjej gjithmonë diçka të parrëfyer. Kjo intervistë ekskluzive për Albanian Free Press është një bisedë në takimin tonë më të fundit, teksa udhëtonim drejt Vlorës, ku Margarita Xhepa merrte pjesë në vlerësimin e një kompeticioni mes nxënësve të qytetit.

Intervistoi për “Albanian Free Press”, Albert Zholi

Keni marrë pjesë në shumë promovime të librave të autorëve në emigracion, pse?

Kjo është e vërtetë. Kam marrë pjesë në shumë promovime të tilla pasi e ndjej se poezitë kanë mall brenda, kanë dashuri për atdheun, për vendlindjen, për të afërmit, për njerëzit që kanë larg, për gjuhën shqipe, për shoqërinë për nënën dhe babanë, për çdo gjë që ka lidhje me atdheun. Pra poetët e mërgimit kanë letërsinë e tyre, kanë poezinë e tyre që flet ndryshe, që flet plot dhembshuri dhe dashuri dhe patjetër që duhet ti mbështesësh. Ata vijnë në Shqipëri me mall dhe duan përkrahje dhe përkrahja duhet të vijë nga ne artistët pasi si poeti si aktori janë artistë të dy gjinive të ndryshme. Ne na lidh arti na lidh dashuria për artin na lidh krijimtaria.

Kush është e veçanta e krijimtarisë së krijuesve në mërgim?

Malli për nënë dhe atdhe. Poezia e mallit ka një veçori specifike për ata. Askush se sa emigrantët nuk mund ti këndojë bukur këtij malli. Letërsia e tyre në këtë drejtim është shumë objektive, është shumë e lëmuar, shukë e detajuar dhe me plot figuracion. Një letërsi ndryshe, do të thosha, që duhet ta përkrahim të gjithë madje dhe ta propagandojmë.

Interpretoni gjithmonë poezi, kjo ka filluar tani apo që në vogëli?

Jo, kam recituar që e vogël. Isha fëmijë kur kam recituar në shollën fillore dhe mësuesit e mi e spikatën talentin tim në këtë drejtim. Ata panë këtë talent dhe më aktivizonin vazhdimisht.

Kur kujtoni fëmijërinë tuaj, si ndiheni?

Fëmijëria ime ishte e vështirë por e bukur. E vështirë pasi ishim një familje e varfër një familje tradicionale. Ishin vitet para të çlirimit dhe varfëria ishte në çdo familje. Nuk ngopnim barkun me bukë por kishim një dëshirë të madhe për dije, për arsim. Prindërit nuk na pengonin në rrugën tonë dhe pse nuk kishin mundësi financiare të na plotësonin dëshirat. Por ne kishim një harmoni të madhe në familje që nuk e ndienim shumë varfërinë. Kishim një dashuri për njeri tjetrin që ndanim dhe kafshatën e gojës. Nuk i mendonim kërkesat e fëmijëve të sotëm, nuk kishim kërkesa por kishim etje për dituri, ky ishte ndryshimi.

E kishte menduar ndonjëherë Margarita se do bëhej aktore?

Mund të them se kisha dëshirë por dhe strukesha brenda dëshirës. Ishin vitet e para pas çlirimit dhe emancipimi nuk ishte si sot. Në atë kohë e vështirë që femra të largohej nga familja apo të realizonte dëshira jashtë dëshirave familjare, por ishte mirësia e prindërve të mi që nuk më penguan. Kur unë bëra kërkesën time ata e përkrahën. U jam mirënjohëse gjithë jetën. Në atë kohë rrallë ndodhte që prindërit të përkrahnin çdo dëshirë të fëmijëve.

Ju keni një jetë në skenë por a keni ende pengje?

Aktori ka dhe do të ketë gjithmonë pengje. Jeta e aktorit në vetvete është një peng ndaj kulmit të artit. Me qenë e sinqertë kur isha e re, regjisori Mihal Luarasi ka pasur gjithmonë dëshirë të ngjiste në skenë “Elektrën” e Sofokliut. Kur e dëgjova për herë të parë që mund të realizohej në atë kohë trupi mu drithërua. Sa dëshirë kisha ta realizoja. Sa dëshirë kisha të isha në atë kohë një Elektra shqiptare. Me thënë të drejtën e shikoja në ëndërr por kurrë nuk u realizua në atë kohë pasi në radhë të parë nuk ishin pjekur kushtet teknike. Ishte një realizim i vështirë për kohën. Mungonin shumë gjëra. Ndaj ngeli ëndërr për mua dhe për regjisorin e madh Mihal Luarasi që sot nuk jeton. Këto fjalë le të jenë një homazh për të, për atë regjisor plot talent dhe plot mirësi. Por vitet rrodhën dhe koha bëri të vetën, si duket vjen një dit që dhe ëndrrat realizohen. Kështu para 8 vjetësh në moshën time të pjekurisë arrita të interpretoj mbretëreshën e Trojës, Eklubën. Këtë rol ma besoi regjisori grek, i talentuar grek Vangjelis Theodhopulos, dhe e interpretova për herë të parë në teatrin “Melina Merkuri” në Athinë. Ky teatër është ndër më të mirët në Athinë. Ai rol më la pa gjumë, më hapi telashe, më hapi probleme për ta arrirë. Punova shumë. Por edhe u shpërbleva pasi për atë rol kam pasur shumë vlerësime nga kritika, regjisorë e aktorë grekë dhe kam marrë 3 çmime. Por, pengje ka njeriu, por unë besoj se do t’i realizoj.

Si do ta cilësonit artin shqiptar në regjimin komunist?

Dua të jem realiste, ai sistem ishte me shumë të meta, por artin e përkrahu. E keqja ishte se kishte shumë ideologjizma brenda, por sërishmi u bë art. Në atë sistem dolën shumë koritej të artit skenik dhe në kinematografi. Dolën shumë sa mund të them se ishte koha e të mëdhenjve. Për atë sistem jo çdo gjë duhet hedhur poshtë. Punonim shumë, ishim shumë idealistë, kërkonim shumë ndaj njeri-tjetrit dhe kishim një dashuri të madhe për punën. Punonim për të bërë art, për të lënë gjurmë, ana materiale në atë kohë ishte e papërfillshme. Ngelëm të varfër por bëmë art që ka lënë gjurmë. Regjimet kalojnë arti mbetet. Por edhe pse në kontroll, artistët tanë të mëdhenj kanë bërë art. Ne ishim më shumë idealistë se materialistë ndaj dhe sot jemi të varfër. E bënim punën me dashuri e nuk mendonim se sa para do të merrnin në fund të shfaqjes.

Po në kinematografi kush ju afroi për herë të parë?

Ah atë moment s’e harroj kurrë. Ka qenë regjisori i talentuar Kristaq Dhamo ai që më afroi me kinemanë. Kristaq Dhamo mbetet një personalitet i padiskutueshëm në kinematografinë shqiptare, dhe ai më ka dhënë mësimet e para se si të lëviz, si të veproj, si të ndërroj mimikë se si të eci, si të dialogoj. Dhe di si është puna? Dhamo më besoi një rol negativ. E kuptoni besoj, një rol negativ mua, që nuk më shkon për shtat. Në gjithë jetën time dy role ose tre, pra pak, shumë pak, por Dhamo më futi në botën e bukur të filmit. Më vonë me këtë regjisor fjalëpakë dhe punë shumë kam qenë në dy filma “Vitet e para” dhe “Gjurmët“. Dhamua më hapi rrugën e bukur të filmit dhe unë më pas isha aktore në shumë filma. Ja di për nder këtij njeriu të shkëlqyer.

Kush ju ka ndihmuar më shumë në rrugën e skenës?

Ish bashkëshorti im, që nuk jeton më, i ndritët shpirti aty ku është. E them me plot gojën që e quaj veten një grua me fat, që kam pasur një bashkëshort artist si Xhavid Xhepa. Jo vetëm për mua por ai për gjithë Tiranën dhe më tej mbetet një aktor, këngëtar, bashkëshort dhe një shok i mirë pune. Ai burrë plot gjallëri më ka dhënë shumë në jetë, familje të bukur, lumturi familjare. Një grua kur ka një burrë të tillë në krah edhe punën e ka më të lehtë dhe në punë bën mrekullia.

43 komente në “INTERVISTA/ Margarita Xhepa: Në diktaturë ishim të varfër, por bëmë art që ka lënë gjurmë”

  1. uskania says:

    Bëre art në shërbim të varfërisë.

  2. ???? says:

    Luajti mirë te filmi flutura në kabinën time dhe dora e ngrohtë.

    1. moni says:

      Luan Tinka Kurti tek filmi “Flutura ne kabinen time”, jo Margarita Xhepa

  3. Korabi says:

    O te pshurrsha artin , dhe kulturen e bolshevizmit sovjetik se na pas keni knaqur fare me propagand staliniste e mbushur me genjeshtra

      1. Kellira says:

        Mos i bjer ne qafe kafsheve Oktapod!

    1. Shaqo says:

      Korbi?!!?
      Ti je analfabet nga arti.

    2. XheJ eN Bi says:

      Korabi…..
      Si ka mundësi që një çoban zbriti delet nga mali Korrabit se i zuri dëbora dhe mer kompjuterin e nipërve dhe shkruan për Artin…. shumë e çuditshme.

      1. Komentuesi says:

        Per Margarita Xhepen nuk jam une vetem qe kame respek,por i gjithe populli shqipetar perparimtar e vlereson,nderon,respektonsi artiste e madhe e kombit shqipetar.Ka injorant qe nuk din ç’fare te flasin se aq dine e aq bejne.Margarita ka lozur ne shume filma,dhe ka mare falnderime zemere.Ne filmin TOKE E PERGJAKUR,KU QAN MITIN NE BUZE TE KANALIT,eshte sekuenca me fatastike qe ajo ka realizuar me kaq perkushtim e profesionalizem artistik e me origjinal.E meriton vleresimin qe i eshte dhene ARTISTE E POPULLIT.I uroje Margarites,une nje shqipetar i thjesht,jete e shendet,lumturi ne familje.

    3. vilsoni says:

      O Korab, o artist, po mire o te keqen gjithe keta talente te frustruar gjate komunizmit, si puna jote, perse nuk nxoret nje film te hajrit ne 30 vjet demokraci? Apo mbani si arritje te madhe humorin e Portokallise? Rri shtrember dhe fol drejt, aktore si Margarita me shoqeri nuk rikthehen me.

  4. spartak says:

    Me vjen keq qe po e shkruaj ne telefon . Vetem per artin e madh jeten e veshtire por te fuqishme artistike , per korifejt e pa vdekshem te artit skenik e kinematografik ,si artiste , regjizore , skenariste , etj, etj nuk duhet kurre te prishet ajo foleja madheshtore e artit shqiptar per me ja vjedh hapesiren per pallate. Si nuk folen njehere qe krahas nje godine te re per teater , te rinovojne ( rinovimet bejne dhe mrekullira) nje nga godinat egzistuese , por ye nhrehin edhe nje te re vetem per ta patur si muzeumin dhe arkiven e perjetshme e te pa vdekshme te atij arti skenik e kinematogrsfik qe u zhvillus per gati 60 vjet . Do ishte edhe homazhi me i mire e i perjetshem per gjithe ato artiste e korifej qe jane e do mbeten ne memorjen kombetare . Cfare te keqe ka qe kjo te behet e te mbetet aty ne qender te Tiranes pikerisht aty ku dha jete. Cfare te keqe ka qe para cfaqjes te vizitosh dhe kete muze qe bota do ta deshironte e do ta kishte zili . Nderim i pa fund per te madhen Margarita Xhepa dhe per gjithe ato qe ajo bashke me koleget e shquar qe jetojne perfaqesojne , si dhe figurat qe realizuan .

  5. Beni says:

    5 vjet do e qani
    10 vjet do e shani
    Terë jeten do e kerkoni
    Keshtu u shpreh e majta franceze per “diktatorin” enver hoxha
    Cdo perjudhe ka te sajat…dhe nuk eshte vecuri shqiptare “arti i atehershem”. Ne te gjithe europen eshte ky bisedim.
    Me pak fjale: çfare kishte per te dhene arti,e dha.Si nga ana artistike ashtu dhe nga ana emocionale.
    Nje film qe eshte ne te njetin rang…eshte filmi “grate”…pa ekzagjerime ,me rrjedhe te shpejte dhe regji e shkelqyer.
    ( Pashe dokumentarin- film per “gjeneralin e ushtrise se vdekur”… edhe ky mavria i abc news,i realizion me bukur doku-propagandat e asaj kohe.
    Ishte;Fol e fol e mos thuaj asgje te re…fol e fol e thuaj fiks te njeten gje per dy ore…ja qe koha ben te sajen )

  6. alb says:

    Ti vertete ke len shum gjurme sepse ke bere shum meshkuj te lumtur.

    1. Ariana Lula says:

      Tu thafte goja ore felliqesire

  7. ELIOT says:

    Art me barkun bosh ;;;;do te thote te tallet enveri bolsheviket me njerezimin me ;;;;dinjitetin me ;;;;;;; MARGARITA XHEPA KISHTE NJEREZ NE EUROPE QE SBENN SINEMA TEATER DHE E KISHIN BARKUN PLOT .DHE ARTIN QE JU E QUANI ART …… TI KENDOSH ENVERIT KOMUNISTAVE BOLSHEVIKEVE NUK ESHTE ART POR PROPOGANDE ……. ARTIST QUHET TRAVOLTA BRAD PIT ALAIN DELON JEAN POL BELMODO …QE BENIN ART DHE E SIGURONIN JETEN PA PASUR FRIKE TE TREGONIN TE VERTETEN SISTEMIT …PA PASUR FRIKE TE PERFUNDONIN SI AKTORI QE U HODH NGA KATI I 3 I HOTELIT …SANDER PROSI …

    1. Zagali says:

      Eliot! Qenke kafshe e trashe.

      1. Kellira says:

        O shoko! Mos iu bini kafsheve ne qafe! Interesant!

        1. ELIOT says:

          HEJ SHELLIRA A KE DEGJUAR NDONHERE PER FILMAT E TRAVOLTES …DE DE NIROS AL PACINOS GERAR GIRE BRAD PIT DELON …BELMONDO DE CAPRIOS DE JEAN CLAUDE VAN DAME ..DE JOHN RAMBOS SILVESTER STALLONES DE ARNOLD SHARZENEGER …KE DEGJUAR COAN ZHULS …… JA SMA HA MENJA SE E NJE ZVARRANIK QE …. PO JU TREGOJ VETEM NJE HISTORIE ?????? JEAN CLAUDE VAN DAMME SHKOI NE AMERIKE ME 3 DOLLARE NE XHEPA …. DHE MBAS 20 VITESH U BE ME 30 MILION DOLARRESH……. DHE E VARFEA XHEPA .. E FILLOI KARIEREN ME 3 LEKE DHE E MBARO ME MINUS 30 LEKE JETEN E ARTISTES …….I KUPTON DEBILE QE SKE VENE ASNJEHERE PARFUM NE JETE …EDHE KY ZAGGALLI QE SE NJEH JETEN DHE MBAN ERE NJE ORE LARG …… DONJA TA PYESJA ZONJEN XHEPA ….CFARE PARFUMI VENTE NE KOHEN E FASHISTAVE KOMUNISTA …….?????? JUSTE POUR CURIOSITET ………MERCI ….UNE VEJ SCOPION… BRUT ……

  8. Poshte komunizmi, kjo rrace ordinere says:

    Po na plasi trapi per artin qe ke bere ti. Njerezit jetuan si qen dhe vriteshin ose perfundonin ne burg per nje llaf goje, kurse ti paske bere art? Ik moj palaco femer se e dime se cfare morali ke pas gjate karrieres tate. I sherbyt nje monstre per te bere palle per vete, kur nje popull i tere jetoi ne tmerr dhe varferi. Ato pasoja po vuan dhe sot. Ptu fare e keqe.

  9. Dinora says:

    Margarita e madhe ,si Katrina e rusise !

  10. X says:

    Po na plasi trapi per artin qe ke bere ti. Njerezit jetuan si qen dhe vriteshin ose perfundonin ne burg per nje llaf goje, kurse ti paske bere art? Ik moj palaco femer se e dime se cfare morali ke pas gjate karrieres tate. I sherbyt nje monstre per te bere palle per vete, kur nje popull i tere jetoi ne tmerr dhe varferi. Ato pasoja po vuan dhe sot. Ptu fare e keqe.

    1. moni says:

      Pash zotin se shoh qe i njejti person shkruan me pseudonime te ndryshme. Ju merrni vesh nga arti sac merr vesh nje gomar. Po nuk keni faj deri diku se jeni rritur me humor ordiner dhe telenovela indiane, turke & meksikane. Duhen 1000 vite drite qe te kuptoni Cufon dhe bubin kacurel, e jo me filmat e mirefillte…

  11. Dash Pacja says:

    Korabi,
    as qe vihet ne dyshim qe i takon rraces qe kane zbritur nga shpellat e Korabit.

  12. Alkion says:

    Eshte e vertete: te gjitha filmat dhe kenget e bukura u krijuan ne kohen e socializmit. Nga 91 e tutje vetem sub- kulture e shemtuar prodhohet ne Shqiperi. Ajo epoke prodhoi aktoret e medhenj si Kadri Roshi, Sander Prosi, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, kengetare si Vace Zela, Parashqevi Simaku, kompozitore si Avni Mula, sportiste si Panajot Pano dhe shume te tjere, njerez qe me te vertete nuk paguheshin shuma marramendese, por qe ushtronin profesionin e tyre me shpirt, na benin jeten me te bukur dhe nderonin Shqiperine. Tani kemi Portokalline qe u jep kenaqesi shpellareve mbare Shqiperise.

  13. Flutura says:

    Ka midis nesh shume idiote qe krenohen me idiotesine e tyre.

  14. Shaqo says:

    Korbi?!!?
    Ti je analfabet nga arti.

  15. XheJ eN Bi says:

    ELIOT …..
    Mirë në atë kohë nuk vajte në shkollë se prindërit të thanë se janë shkollat e komunistëve dhe ngele analfabet.Po ,këto 28 vjetë që nuk ishin të komunistëve ,përse ngele përsëri analfabet???
    Dashke që Margarita të bëhej si Travolta,Brad Pit etj.
    Vetëm një idjot mund të kërkoj këtë gjë dhe të bëj një krahasim të tillë.Po të më bije shëmbëll aktorët e shteteve të Ballkanit do ishte normale.Më thuaj një aktor Serb,Grek,Bullgar, Rumun që të ishin në nivel më të lartë se Margarita.
    Prandaj them se ke ngelur pak çyryk dhe më bën krahasime idjodeske.

    1. EleΥΘeriskeΨi says:

      Lista eshte shume e madhe e aktoreve greke me kaliber boteror jo vetem ballkanik.. Po rendit, Katina Paxinu, https://en.wikipedia.org/wiki/Katina_Paxinou, Melina Merkurihttps://en.wikipedia.org/wiki/Melina_Mercouri Eli Lambeti, https://en.wikipedia.org/wiki/Ellie_Lambeti , Marika Kotopuluhttps://en.wikipedia.org/wiki/Marika_Kotopouli

  16. NNP says:

    Ti Helmmiot si cdo kafshe mbi gjithcka kerkon barkun plot-te lumte.Artiste si Belmondo,BRED PIT etj.mund te duken te medhenj por ne fakt jane si ata lulet artificiale pa arome,pa shpirt.Kjo e dallon kafshen nga njeriu.

  17. Ragipi says:

    Turp Margarita ende mendoni se keni bere vertet art por iu keni shperlar trurin shqiptareve me ate cfar keni bere ju iu keni zgjate jeten diktatures dhe shqiptaret kan bere dashuri me dhunuesin pra diktatorin dhe ne vend qe te kerkoni falje popullit fukara ju keni bere jete te mire ne ate kohe sepse keni qene te privilegjuar dhe mos shit kopalla ti dhe ata te tjeret qe mallngjehen per kohen e diktatures.

  18. Ak says:

    Respekt per nje zonje te madhe si Margarita Xhepa do tju lutesha te jemi me te kujdesshem kur flasim per ate brez sepse nuk arime dot ne ti gjykojme vertet kane lene histori ky bres shikoni keto protistuta qe na kane dale tani gjoja si aktore kush te dali me shume e zhveshur.vertet ai bres ne mjerim por lane gjurmet e tyre te medha

  19. allau dhe perndia says:

    KORABI-ELIOTI-X-RAGIPI-dhe disa anti shqipetar,sikur te kisha mundesi tu takonja,tu shikonja se cfare krimba jeni une nuk do te kisha asnje meshire,do tu qinja nenat ku i keni ne shqiperi apo ne pyjet e tropikut ne Afrike,asnje meshire nuk do te kisha, do tu therja dhe do tu presja koqet do tu qinja te gjitha harabeckat e pyllit ne te gjitha vrimat qe keni.Ju nuk jeni njerez,shqipetar kurr e kurres ju jeni shpellare te shpellave nga alpet e arinjeve,uqerve lepujve zhapikeve dhe zvaranikeve jetoni dhe ju ne kete bote te ndyre,zoti ne qofte se ka zot ju zhduket nje here e per gjithemon nga ato shpella ku jetoni duke pire shurre dhe duke ngrene mut,ju zhapinje,ju fundrina doni te krahasoheni me me komunizmin me boten qe ndryshoje gjithe njerzit qe nuk dinin te shkruanin edhe emrin e vete,ju te gjithe jeni minje te halese nga pyjet e dragobise,o u qifte derri nenen te gjitheve,ju zagaret me fytyre qeni,per ju nuk duhet te kihet asnje meshire.Nje dite Enver Hoxha do te ngrihet nga varri dhe do tu zhduke si minjet e halese.

  20. ideali says:

    Genjyet sa deshet, ose sa ju thane.Formuat njeriun e ri qe kur u hoq koraca ne vitin 90, qelbej dhe rezultati juaj, artisteve koolaboracioniste te diktatures ja ku eshte sot.Dhe u shperblyet mire nga ky demokomunizem i sotem.

  21. "BOHOTINA" says:

    Ishim i vetmi shtet ne Europe analfabet kur mbaroi lufta. Ishim i vetmi vend pa shkolla, spitale. Semundjet ngjitse benin kerdine. Ishim i vetmi shtet pa shkolla te larta, pa universitet. ishim i vetmi shtet pa marine ushtarake dhe tregetare, pa aviacion, pa gjithcka.
    Per atr as behej fjale. Mori hov. Koha nxorri korifej. Ne teater dhe kinematografi. Ne letersi dhe sport. Margarita qendron ne kete plejade ashtu siç ka emrin.

  22. IVONI says:

    .. vertet ishim fukarrenj , pasi jetuam perjetesisht si skllever te te huajve , qe nuk na ndaheshin ..!.. 1944 -ra ishte viti i lirise , filloj lumturia , zhvillimi kultura ,” Margarita” te pa fund si ne fshat ashtu dhe ne qytet ..! kultura dhe arti per popullin , jo per xhepin ..! NJE “PSIKOLOGJI ” QE ME BEN TE RRINOHEM ..! .. thuaji te gjitha Margarita , pasi vlerat e tua jane te medha , pra e verteta nuk poshterrohet , sukseset e ndritura nuk mund te nxihen , apo te shiten per para sikurse po mundohen “te pa udhet ” ..!..”me mire me ty dhe fukarra sesa pa ty dhe i pasur”, “s`kam ce dua pasurine , po se deshi zemra sot , nuk e ble dot dashurine , me te holla eshte e kote “, kendonin patriotet e mij “..!

  23. Plaku Xhuxhumaku says:

    Edhe ju “artistet e medhej” ishit rrotka qe ju vajisnin per te bertitur me megafon sa te lumtur ishim ne shqiptaret qe na kishin mbyllur ne kafaz. Po ti ke te drejte, ju e bete punen tuak me perkushtim dhe u paguat aq sa ju takonte, nje cope buke.

    1. Albani says:

      E ndriti heroi yt Sal Ram Berisha (SRB)!!! Na ktheu ne nivele parahistorike, aq sa nje kokegdhe si ty, qe duhet te ishte duke kullotur dhite ne Vicidol, sot i lejon vetes te komentoj si ekspert politik

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Albano, e para te qifsha ty me gjithe Sali Berishen. Ju trupjerdhurit qe akoma kujtoni se edhe kur ju dhjesin ke dera e shtepise e ka fajin Saliu, ose ndonje nga Vicidoli. Mua me rrun karin se as nuk e di ku bie Vicidoli.

  24. Toni.D says:

    Dita njemije dite tu befte zonja Margarita G.
    Artitiste te ketije kalibri lindin nje here ne 100-d vjet 28-t iken . Zoti te bekofte.

  25. realisti says:

    Sistemi hodhi para te madhe per artin skenik dhe kinematografine . Nga ky investim i madh perfituan talentet dhe ju prezantian publikut. Te tille ishin emrat qe permend Zj.Xhepa. dhe te tjere. Filmi eshte propaganda me efikase qe arin me shpejt tek publiku Mund te kujtojme filmat propogandistik amerikane me Stalonen me Chak Norris etj. Edhe ai sistem per arsye propagande investoi aq shume dhe mjeshtria e artit u zhvillua dhe perfitoi Kush e njeh sado pak artin e kinemase dhe teatrit kupton qe filmat e atyre viteve jane bere nga njerez kopetente dhe jo nga amatore fillestare siç ndodh shpesh sot. Prandaj ka te drejte Margarita qe e quan art dhe artista gjitjçka realizuan nw ato vite.

  26. ## says:

    Ishe e varfer?!
    Ishe shume me e pasur se prindet e tu!
    Shteti te paguante arsimin, sherbimin shendetesor, strehimin, rrogen, dietat.., ndryshe nga Shqiperia e kohes se prinderve te tu, qe jetonin ne kasolle me kafshet, nuk e dinin cishte mjeku, qe ishin te zhytur ne analfabetizem, zakone mesjetare, infeksione, uri dhe ku gruaja vlente sa pulat.

    1. Kinez Kosovar says:

      TY o ## nuk te paska dale akoma rakia e Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje