WEF sugjeron kufizimin e konsumit të viçit

Një studim i kryer në emër të WEF (Forumi Ekonomik Botëror) nga Oxford Martin School tregoi se 2.4% e vdekjeve në mbarë botën mund të ishin shmangur nëse do të ishte ulur konsumi i mishit, sidomos ai i viçit.

Në vendet e pasura ku rritet konsumi i mishit, përqindja e jetëve që mund të shpëtojnë shkon në 5%. Anketa nuk dha të dhëna specifike për numrin e njerëzve që vdesin çdo vit nga shkaqet ushqimore, por Forumi Ekonomik Botëror pohon se zëvendësimi i mishit me proteina të tjera “mund të parandalojë miliona vdekje të kota në vit”.

Blegtoria gjithashtu përbën një kërcënim për atmosferën e tokës për shkak të lëshimit të sasive të mëdha të metanit nga gjedhët dhe rritja e kullotave në kurriz të pyjeve që thithin dioksidin e karbonit.

“Dëshmia është e qartë, sistemi ynë ushqimor duhet të transformohet për të mirën e planetit dhe të ardhmen e njerëzimit”, tha drejtori i Përgjithshëm i WWF, Marco Lambertini, në një njoftim për shtyp.

“Ne jemi brezi i fundit për të bërë diçka para se sistemi të bjerë”, tha ai.

Përveç kësaj, kërkesa për mish do të vazhdojë të rritet pasi popullsia e botës mund të arrijë në 10 miliardë deri në vitin 2050.

“Është e pamundur për ta përmbushur këtë kërkesë”, paralajmëroi drejtori ekzekutiv i WEF, Dominic Gouorei, në një njoftim për shtyp.

Ai theksoi se përpjekjet nga ana e konsumatorëve për të ndryshuar dietën e tyre” mund të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit në mbarë botën.

Në hulumtim janë 13 burime të proteinave, duke përfshirë mishin e derrit dhe shpezët, si dhe perimet, fasulet dhe produkte të reja si insektet.

Fasulet dhe bizelet japin rezultatet më të mira në aspektin e shëndetit, ku shkalla e vdekshmërisë është reduktuar në 7%.

https://www.weforum.org/agenda/2019/01/eating-less-beef-will-and-more-be…

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “WEF sugjeron kufizimin e konsumit të viçit”

  1. Lexusi says:

    Tani nje gje nuk kuptojm nga ky artikull nga ky profesori madh , ka hallin se vdesin njerzia nga mishi i viçit , apo ka hall se nuk ka viça per nevojat e njerzis, se nese ben dem per shendetin mishi viçit , si ka munci qe per profesorin ben mir mishi derrit , kur shkencerisht esht vertetuar se mishi derrit dhe i therur indet e tij jan rrezistente dhe funksionojn sikur esht i gjall. Ky paska hall se nuk ka mish per te ter me duket qe ben muhabet buburrecash . Nuk thot troç ka kriz per mish . Artikull nyl.

  2. grate tiranse says:

    Mos na mirni e qafe , hiqni hormonet qe ushqeni vicat , lereni vicin te ushqehet , me ushqim natyral , kur gatuan mish eshte pa shije , po nuk i hodhe erza kripe hudhra ai duket si eshk , po femije qe kane nevoje mer mish , me keto hormone po na semurni po vdesin njerzit nga kanceri se ju ja hidhni fajin vicit.Ah ne kohen e Enverit kish mish pa ormone kur gatuje gjelle me mish ndezej shtepia nge era e mbrekullushme . Ndersa sot hedh mishin ne tenxhere ai leshon uje dhe si thele zvogelohet sepse ka hormone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *