"130 institucione publike dhe qeveria bëjne mbledhje nëpër restorante private"

6 Janar 2019, 16:39Blog TEMA

Nga Afrim Krasniqi

Shqipëria ka kryeministri, ka mbi 15 ministri, ka mbi 130 institucione publike, ka universitete, akademi, institute, salla muzeale, e plot ndërtesa e mjedise të tjera shumë më komode, serioze dhe funksionale, të cilat janë financuar dhe mirëmbahen me taksat tona.

Si të mos mjaftojnë asnjë prej tyre, vendi ynë mbetet unik në sjelljen abuzuese me shtetin, me solemnitetin e institucioneve, me simbolet dhe me etiken ndaj tij: ja shembulli tipik, – mbledhje qeverie në një hotel privat në kompleksin e një kompanie tatimpaguese në periferinë e Elbasanit.

Edhe vetë Elbasani ka bashki, qark, prefekturë, sallë teatri, universitet, etj, etj, por qeveria vendos të takohet në një mjedis privat, në një biznes privat, larg zyrave të shtetit.

Mbledhjet e qeverisë, edhe kur janë fiktive dhe shoë mediatik si këto tonat, – janë akte me rëndësi për sigurinë kombëtare, janë objekt ruajtje nga SHISH, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit, janë aktivitete me rëndësi për administratën mbështetëse dhe janë një prej detyrave kushtetuese të çdo qeverie.

Me simbolikën e mbledhjes së radhës në restorantin e peshkut, të gjitha këto koncepte bien, qeverisja bëhet jo serioze, shteti fyhet në integritetin e tij dhe se vetë mbledhja është në konflikt interesi.

Cili zyrtar mund të shkojë për kontroll tatimor apo kontroll tjetër ligjor në një biznes ku klient i përzgjedhur është e gjithë qeveria?

Cili është mesazhi që marrin bizneset konkurruese kur qeveria zgjedh një biznes privat për të qenë klientja e tij?

Sa serioze është sjellja shtetërore dhe sa seriozisht mund ta marrin një qeveri që bën akte të tilla jashtë çdo etike zyrtare? Sa është kosto e aktivitetit dhe kush paguan për to?

A kemi abuzim? Përse shpenzimet nuk janë publike, donacionet nuk janë publike dhe çfarë fshihet pas qeverisë që shëtit në bizneset e klientëve që më pas fitojnë miliardat e PPP?

E kemi një shembull domethënës: ca vite më parë qeveria e njëjtë u mblodh në një hotel të palicencuar në Tiranë. U deshën miliona për dekor e përgatitje, mbledhja zgjati 2-3 orë dhe në fundin e saj, një konflikt verbal solli pamundësinë e dhënies së licencës për hotelin.

Edhe sot pas 4-5 vitesh hoteli është pa licencë dhe në pritje të qeverisë, e cila ishte klientja e parë dhe e fundit e tij.

Alibia se aty është mbledhje informale partie nuk vlen, për sa kohë që PS ka zyra në Tiranë e Elbasan, dhe secili zyrtar ka shkuar aty me makinën e shtetit, faturën e paguan shteti, shoqëruesit, garda e policia janë zyrtarë të shtetit, vendimet lidhen me shtetin.

Edhe simbolika, – bashkim i ministrave që ikin dhe vijnë nuk është gjetja e duhur në etikën shtetërore, – sepse sipas kushtetutës kemi vetëm ministra të dekretuar për emërim ose shkarkim, por asnjë dekret nuk ka ende vlerë derisa nuk është votuar në Kuvend.

Ju kujtohet slogani i fillimit 2018? Ne do bëjmë shtet, – ishte. 2019 po nis ndryshe, – shteti jemi ne, duke nënkuptuar me fjalën “shtet” fuqinë e pushtetit për të imponuar me forcë si norma e parime pasionet, dëshirat, projektet individuale, e aktet të tjera gati delirante të një pakice individësh që duket se kanë humbur sensin e kohës, sensin e masës, sensin e përgjegjësisë dhe natyrisht edhe sensin e qeverisjes.

18 komente në ““130 institucione publike dhe qeveria bëjne mbledhje nëpër restorante private””

  1. Roland says:

    Ky nonjehere i bie bythes kot së koti …v.k

    1. Kalec Dega says:

      Vendimi qe doli nga Labinoti,Elbasan, jo pa qellim u zgjodh Elbasani, atje ku Tualet Palla nga Librazhdi eshte deputet, ishte qe tjeter here do ti lyejme pallatet me sh urre….

  2. duno says:

    TI Afrim gabon qe ne fillim . Keto qe parashtron ti vlejne per nje vend normal dhe per nje qeveri normale . Asgje normale nuk ka ne kete vend . Ato per te cilat ti flet nuk jane mbledhje qeverie por takime Kumbaresh te mafies me emrin Rilindje . Ata si te gjithe mafiozet kudo ne bote nuk kane zyra , as salla mbledhjesh . Hesapet e tyre behen ne restorantet e beniaminve , aty ku hahet e pihet dhe aty ku ndahen copat qe i shqyhen kesaj Shqiperie te mjere . Prandaj i dashur Afrim mos prit me shume prej tyre e mos kerko qe keta te ndrojne tabiatet e mafiozit . C’pjell macia gjuajn minj

  3. alshe says:

    Po flet si komunistet o zoti Afrim (per moshen qe ke edhe mund te kesh qene), ato i benin mbledhjet te mbyllura ne kafazet e shtetit.
    Kur i rane breket filluan t’i bejne ato te hapura, por ishte vone dhe populli e
    kuptoi dhe i abandonoi.
    Thote nje fjale e urte popullore “…….por shikoi punen”

  4. kafe e hidhur says:

    sakt.cdo gje e vertet

  5. Plaku says:

    Po kur kerkon dhe koke qypi te thotë diçka,vaj medete per ne shqipot…..ik ore lepija plakut mere e mos na çaj koken,kungull i pa zier…..??????

  6. ME EMER says:

    .. cun gazetari , kam shume vite mbi supe dhe keto probleme i kam trajtuar ne komentet e mija , po kush degjon ..?! A ekzistojne organe te kontrollit te shtetit per keto shpenzime edhe sikur te kete “justifikim ” se i paguan “bisnezmeni ” ose e perkethyer ne shqip “hajduti me cizme “..!.. C`eshte kjo qeveri qe ben “pik nik ” neper Shqiperi , me shoqerruesa etj etj , karburante , para te paguara kot me koti , pasuri kombetare qe i takon popullit fukara ..! keto jane veprime “turpi” te nje te” pa ndergjegjeshmi “..!.. “TEMA ” JU FALEMINDERIT ..!

  7. Gimi prej Tirone says:

    Afro.Ajo qe shkruan ti eshte e vertete.
    Qeveria Rama rrjedh uje nga te gjitha anet,e zhytur
    ne krim dhe klientelizem .
    Ishte nji enderr e bukur…por mesaduket nuk ka
    shpetim per ne shqipot.
    Rama eshte njisoj si Sala,Floriri etj.
    Misioni i tije ishte tepsia dhe ne ja dhame…por nga ana tjeter nuk kishte e nuk ka alternative.
    Na mbyten kriminelet.

  8. Naim Frasheri says:

    Kështu ndihmon edhe Bisnesin dhe Puntoret e Punesuar ne kete Hotel,mor Idjot,dhe është Vertet shume e Bukur ,

  9. po le ti morri ke bunkeri ne surrel hajdutet ministra !!afrim krasniqi ka te drejte! moden na e solli ky hajvon kryeminister !

  10. hoteli says:

    pune shqiptari vari k…..

  11. Lizga says:

    Gjithmon kundra jeni….mendoni se jeni me i miri

  12. Sovrani says:

    Zhvillimi i mbledhjeve te qeverise neper qytete tre ndryshme te vendit,apo akoma me keq mbledhjet e dy qeverive ne Prizren apo ne Korce jane shfaqje te mendesise megallomane,populiste, skup mediatik ,pa asnje nevoje,pa asnje llogjike morale,politike,financiare e ligjore!
    Keto jane vetem tregues i nje kryeministri te pa pergjegjshem dhe te pa afte,qe ne vend qe te menaxhoje pushtetin e tij ne funksionimin e shtetit ligjor i jep rendesi vetem reklames mediatike qe si rezultat kane MASHTRIMIN MEDIATIK!
    Cfare te mirash i ka sjelle qeverisjes se tij Rama keto 6 vjet si kryeminister?
    Sa e rriti mireqenien,sa e uli pa punesine,krimin,trafikimin e droges etj,aksidentet etj?
    Nje vrime ne uje!
    Rama ka mbledhur rreth vetes ca eunuke qe kurre nuk japin ndonje mendim (se as Rama nuk do mendime se ka vete plot),pa le me te bejne ndonje kritike per Ramen!
    Edhe Erion Brace qe ngre probleme,Rama kurre nuk e ka degjuar,bile e ka tallur publikisht!
    Kush e kontrollon Ramen per te gjitha keto hovardara qe ben duke i bere rrush e kumbulla miliona leke te popullit per shfaqje te tilla skandaloze?
    Askush!
    E pra ky eshte shteti qe ka ndertuar Rama,por qe ne ia dhame tepsine qe ai te mos tallej me ne duke e perdorur ate (tepsine) si DEF romesh neper ahengje!
    Rama e ka mbushur me kohe zullumin qe po vazhdon te derdhet,por habitem se me sa kaq pak pa pergjegjesi jane kreret e PS-se ne kryesi e Asamble,qe heshtin per cdo gje pavaresisht se Rama e ka rrenuar PS-ne dhe qeverine deri ne fund!
    RAMA DUHET SHPORRUR NGA PS dhe QEVERIA sa me pare!
    Dhe kete duhet ta beje vete PS e jo Basha e Monika!

  13. Doni me per Belulin.. says:

    Mire e sakte flet Afrimi, po kujt ja thote?
    Nje kryeminister karagjoz, mund te zgjidhet vetem nga nje populli karagjoz.
    Kur ne te kuptojme se c’na ka bere Berisha, Rama, Meta e lukuni, kane kaluar nja dy brezni..

  14. Doni me per Belulin.. says:

    Mire e sakte flet Afrimi, po kujt ja thote??
    Nje kryeminister karagjoz, mund te zgjidhet vetem nga nje populli karagjoz.
    Kur ne te kuptojme se c’na ka bere Berisha, Rama, Meta e lukuni, kane kaluar nja dy brezni..

  15. xxx says:

    Ka ardh koha te fillojne pergatitjet qe se afermi Qi-veria, te pronotoje nja rakete per te bere edhe nje mbledhje ne orbite rreth tokes, si nje risi rilindase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje