Jari zbërthen krimin monstruoz të Ermal Mamaqit kundër opozitës dhe masat për të ardhmen

Jari sot u zgjua me një ndjenjë tërbimi që nuk i kishte ikur që nga mbrëmë, kur pa nga fillimi deri në fund emisionin e Ermal Mamaqit, i cili kishte ftuar kryeministrin e qeverisë së drogës dhe të krimit, Noriegën e Ballkanit.

I hodhi një sy me zemërim portaleve, me shpresë që mund të qetësohej, por ishte e kotë. Krimi i mbrëmshëm i Ermal Mamaqit i kalonte të gjitha parashikimet dhe Jarin nuk kishte burrë që ta paqëtonte.

Me këto mendime të trazuara në kokë, i dha kurajo vetes dhe nisi të shkruajë mesazhin e mëposhtëm, me gishtat që i dridheshin nga inati:

Të nderuar demokratë, Jari ju sqaron!

Dalja e Edi Ramës tek emisioni i Ermal Mamaqit është thika më e thellë pas shpine që është ngulur në zemrën e Partisë Demokratike gjatë gjithë historisë së saj. Ajo që i kanë bërë mocionistët Doktorit në vitin 1992, dhe ajo që i bëri Genc Pollo me Fred Xhaferrin në vitin 1999, janë thjesht lodra fëmijësh para kësaj.

Sepse të ftosh në emision Edi Ramën sot, është më keq se sa të qëllosh me kallash mbi opozitën. është më mirë të na vrasësh ne të gjithëve (përveç Lulit dhe Doktorit), se sa të na bësh këtë.

Ndaj ta dini mirë se Ermal Mamaqi është një klloun i qelbur i oborrit të sarajeve të Surrelit, dhe se të tillë do të jenë në të ardhmen të gjithë ata që do të guxojnë ta ftojnë në emision atë.

Le ta marrë vesh gjithë Shqipëria që tani se kushdo që nuk i thotë Edi Ramës që është i droguar, i korruptuar dhe i lidhur me krimin, e ka shitur shpirtin tek mafia, njësoj si Ermal Mamaqi. I cili guxoi dhe na e bëri këtë krim makabër pikërisht në ditën e përvjetorit të RD, që është dhe dita e fjalës së lirë në Shqipëri.

Ndaj në këto kushte, ne zotohemi solemnisht, që sapo të vijë në pushtet Luli bashkë me familjen e vet dhe atë të Doktorit do ta nisim një Vetting të tmerrshëm mbi Ermal Mamaqin dhe të gjithë të ngjashmit e tij, që nuk e pranojnë që Edi Rama është kryeminsitër i drogës dhe i krimit.

Pasi t’u japim dënimin e merituar të gjithë atyre që nuk mendojnë si ne për Edi Ramën dhe Ermal Mamaqin, me internime dhe dëbime të pamëshirshme, do të nisim një proces promovimi për vlerat e vërteta të medias dhe të publikut shqiptar.

Si hap i parë është parashikuar që Fahri Balliu dhe Qim Peka të marrin nën kontroll njëri hipotekat dhe tjetri kthimin e pronave. Ndërsa sociologu Mërtiri, të bëhet kryetar i Komunitetit myslyman, dhe për merita të veçanta, të jetë anëtar me pagese dhe i feve të tjera.

Plani afatgjatë parashikon që Lolitat të dalin nga ilegaliteti dhe të përfitojnë fonde shtetërore në rrugë të ligjshme, ndryshe nga çfarë po ndodh tani, që u rropatëm me lekë nën dorë, të cilat mezi i nxjerrim dhe i justifikojmë.

Ndërsa me këtë Fred Lelën, planbiznesi nuk do të ndryshojë. Se nuk duam t’i prekim tarifat për Agron Shehajn, si kur bëhet deputet, ashtu edhe kur paguan për t’u bërë intelektual.

Ndaj mos e humbni shpresën kurrë tek Luli. Fitorja është vetëm një pagesë larg.

I juaji Jari!

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari zbërthen krimin monstruoz të Ermal Mamaqit kundër opozitës dhe masat për të ardhmen”

  1. Albi Mazaniku says:

    Ermal Mamaqi eshte thjesht nje klloun pa pike inteligjence qe arin apo me sakte humorin e ben vetem me ulerima por me kolloun se ky duket Erdi Rama si kryeminister qe paskn kohe per te shkuar ne oborin e tij mbushur me idiote e adoleshente te patalentuar. 52 v 43

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *