Jari sqaron se Luli nuk ka gisht në dështimin e protestës së studentëve

Jari sot u zgjua me një shpresë të madhe për nisjen e ngritjes së aksioneve politike të opozitës dhe rrënimin përfundimtar të qeverisë së krimit dhe të drogës.

Rikthimin e protestës së studentëve, pas pushimeve të gjata të Vitit të Ri, kishte më shumë se dy javë që e ëndërronte si diçka madhështore.

Por kur hapi televizorin dhe pa se pjesëmarrja e studentëve linte shumë për të dëshiruar, u zhgënjye shumë.

I mërzitur sa më nuk bëhet, nisi të vrasë mendjen për të gjetur arsyet e këtij dështimi, por nuk po i vinte ndonjë gjë e mirë për ta justifikuar, përveç faktit që ishte pak ftohtë.

Por detyrimi për të shkruar mesazhin e zakonshëm për demokratët ishte shumë i fortë, ndaj edhe ia nisi punës si çdo ditë:

“Të nderuar miq, Jari ju sqaron!

Luli nuk ka asnjë faj në dështimin e protestës së studentëve, po njerëzit i bien shkurt dhe thonë kot, se ai i fik të gjitha.

Në rastin konkret, ai nuk mund të akuzohet, sepse ka që përpara Vitit të Ri që nuk ka dalë më në televizor.

Herën e fundit u pa që ndaloi tek protesta e Astirit, kur ishte rrugës për në Rinas, sepse ishte nisur për në Holandë.

Edhe ata që e shajnë Lulin se shkon çdo dy javë jashte shtetit, duhet ta mësojnë se këtë radhë nuk vajti atje vetëm për qejf.

Po ishte i detyruar që të kalonte andej nga Universiteti i Utrecht-it, që të kopsiste ato letrat e shkollës, se këta lakejtë e Edi Ramës i kanë hapur telashe në shtyp.

Duan t’ia quajnë për të madhe, që i ka vajtur 12 vjet shkolla e lartë dhe nuk e besojnë se e ka mbaruar universitetin, po nuk u tregoi diplomën.

Dhe për një njeri që nuk ka gënjyer kurrë në jetën e vet, si Luli, duhet të jetë shumë e rëndë që t’ia vësh në dyshim ato që thotë.

Por arsyeja më e madhe pse nuk ka folur që kur është kthyer nga Holanda në Tiranë, është që të harrohet pak ajo ngatërresa që i ka nxjerrë Lali Plehu me apartamentet, ku banon Luli me kunatin e vet.

Sikur gjoja i ka dhënë leje vetes dhe se ka ndërtuar disa shtesa pa leje atje.

Ndaj edhe çdokush që e akuzon Lulin për dështimin e protestës së studentëve ka ndonjë inat personal me të.

Sepse i vetmi që ka folur për t’u bashkuar me studentët ka qenë djali i Fahri Balliut tek protesta e banorëve të Astirit.

Kurse nga LSI-ja ka folur çdo ditë Mona, e cila i ka bërë thirrje popullit që të vishen trashë si studentë dhe të mblidhen para Kryeministrisë për të rrëzuar Edi Ramën.

Ne vërtetë jemi në koalicion me ta, por ashtu siç ka thënë Doktori, bukën – bashkë, duhanin – ndahmas.

Luli nuk ka pse të mbajë kusuret e të tjerëve, edhe atëherë kur nuk flet fare.

Sepse kësaj i thonë, hip se të vrava, zbrit se të vrava.

Sipas kësaj logjike, Lulit nuk i mblidhen njerëzit edhe kur i thërret, edhe kur bën sikur nuk e ka mendjen.

E vetmja gjë që nuk ka provuar deri tani është që t’i ftojë që të bëjnë dialog me qeverinë dhe të shpërndahen.

Mbase në atë rast nxehen e bëjnë të kundërtën, dhe dalin të gjithë në protestë, i madh e i vogël.

Dua t’ia sugjeroj këtë, por kam frikë se nuk më hap telefonin, se mos mendon që dua të futem në Kryesinë e PD-së.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari sqaron se Luli nuk ka gisht në dështimin e protestës së studentëve”

  1. Raul says:

    Gjithë protestat që drejtohen nga Antilopa Klevis Kerrici dhe Nafije Dybeku Baxhella do të dështojnë përballe Edi Ramës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *