Përse studentët sot, nuk duhet të ndjehen të dështuar?

7 Janar 2019, 18:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ajo që sot ngjan si dështim i protestës studentore, në fakt është dështimi i radhës i opozitës. Protesta e sotme, përveçse ishte e sforcuar dhe u paralajmërua si një protestë opozitare, ku do merrnin pjesë shtresat e pakënaqura të shoqërisë, në fund përfundoi dhe si organizim opozitar, kryesisht i strukturave aktive të LSI dhe disa hajdutëve të njohur, që tashmë fshihen nën maskën e shoqërisë civile.

Studentët nuk dështuan në protestën e tyre. Në fillim të dhjetorit ata mbushën rrugët e Tiranës, pa pasur nevojë për banditë që të mbyllin me dryn, dyer fakultetesh, pa pasur nevojë për hajdutë të dënuar nga gjykatat dhe të pushuar nga puna nga administrata si të korruptuar, dhe mbi të gjitha, pa pasur nevojë për thirrjet e Berishës, drynat e Argitës, kushtrimin e Monikës, dhe leksionet se si mund të vjedhësh nga Besian Pesha.

Ata dolën vetë, tronditën qeverinë, mbushën me shpresë shoqërinë dhe detyruan qeverinë të shkarkonte gjysmën e ministrave dhe të ofronte një paketë reale për të hedhur vetëm hapin e parë, në ndryshimet që duhet të pësojë Universiteti drejt një arsimi cilësor.

Studentët e fituan betejën e tyre, pasi e rrëzuan gjysmën e qeverisë me frymën e tyre të protestës dhe e detyruan atë të kthejë seriozisht sytë nga e ardhmja e arsimit të lartë në Shqipëri.

Kjo që ndodhi sot, nuk ishte dështim i tyre, por përsëritja e dështimit të opozitës, e cila pasi lëpiu buzët nga kënaqësia e suksesit studentor, zgjati duart mbi të, për ta shijuar suksesin e tyre, dhe provoi sërisht shijen e hidhur të dështimit.

Protesta e sotme kishte disa elementë të sforcuar të një proteste, që nuk ka lidhje me studentët.

Kur studentët dolën në fillim të dhjetorit, nuk kyçën dyert, por hapën dyert dhe dolën në shesh. Nuk kishte nevojë që dikush të kyçte fakultetet, se dolën vetë në rrugë.

Sot disa ushtarë të Sali Berishës dhe LSI, duke ngritur gishtin lart si ushtarë të ISIS, ose ithtarë të Argitës, kyçnin dyer fakultetesh, dhe kërcënonin studentë.

Parrullat e sotme të shpalosura në emër të studentëve, ishin po ashtu jashtë natyrës studentore. Ajo parrullë paçavure, që shumëkënd bëri entuziast, varur në Korppsin qëndror të Universitetit, duket se ishte produkt i një mendje të mykur jo studentore, nga ata fosilet që rrinë në oborrin e PD, dhe që dyshojnë se liria e vitit 1990 ishte produkt i “konspiracioneve të Katovicës”, një teori konspirative, e shpikur nga ata që nuk kanë çfarë t’i bëjnë Saliut që u ka marrë PD-në, dhe ankohen për “Katovicën”.

Studentët e sotëm, kam bindjen se as nuk dinë fare për çfarë bëhet fjalë kur dikush ua mbulon Universitetin me një parrullë kundër “Katovicës”. Teoria konspriative e “Katovicës” është alibia për çdo dështak të këtij vendi, që nuk ja ka dalë dot, dhe gjen arsye kozmike. Dhe mos më thoni që është e këtyre studentëve, që në shumicë kanë lindur pas vitit 1996, kur Berisha vodhi për herë të parë masivisht vota dhe shkatërroi ëndrrën e demokracisë në Shqipëri.

Sot në protestë nuk ishin studentët pa dallim bindje politike, siç ishin në fillim të dhjetorit, por ishin një grup studentësh militantë të forumeve partiake opozitare. Biles dhe prej atyre, ata më të zellshmit, që nuk kanë punë me shkollën. Si të tillë, ata nuk mund të përfaqësojnë dështimin e protestës studentore, por dështimin e partive të tyre për të përdorur studentët si një maskë në luftën për pushtet.

Sot nuk dështoi protesta e studentëve, por përpjekja e opozitës për t’u fshehur pas protestës së studentëve.

Studentët meritojnë respekt, që ditën të ndajnë kauzën e tyre nga kauza e opozitës, duke lënë në rrugë të vetmuar, ato fytyra që na kujtojnë të gjithëve kush e katandisi arsimin në këtë gjëndje, dhe kush kërkon të rikthehet në pushtet duke përdorur studentët, që pikë së pari janë viktima të tyre.

23 komente në “Përse studentët sot, nuk duhet të ndjehen të dështuar?”

  1. Amy says:

    te lumte Mero, kjo eshte e verteta, dhe vertete qe studentet fituan, dhe do vazhdojne te kene vemendjen e duhur nga shteti, Mona, Lul e Argit le te lehin se mire ju ben, ata ta provojne kur te vine zgjedhjet se kujt do tu jepet vota !!!

  2. Cuku says:

    Mero brilanti
    Si gjithnje shkurt dhe sakte

  3. Taraboshi says:

    Mero si gjithemone ke goditur ne shenje.

  4. qazim says:

    Gjithnje shkruan sakte,bukur,racional dhe thjeshte.Te vleresoj maksimalisht per analizat,gjithashtu vleresoj shume frymen dhe profesionalizmin e gazetes Tema.

  5. Taci says:

    Analize shume e sakte Urime

  6. Babale says:

    Ky ishte nje ofsajt artificial i organizuar nga studentet e vertet, ndaj “studenteve” te LSI-s dhe te PD-s.

  7. Luli says:

    E mori vesh dhe bufi qe studentet mbaruan pune. Vec Mones, Metes dhe Sales. Dhe Qorri qe thoshte se protestat do vazhdojne e do jene masive.

  8. Merati says:

    Po ju doli boja atyre felliqesirave qe felliqen shqiperine dhe tani duan pushtet plerat bravo studentave qe u distancuan nga plerat e ketij kombi

  9. Ai says:

    Analiza per diten e sotme te protestes…teper e sakte,por nuk prek thelbin.
    Thelbi i protestes studentore per mua eshte ky:
    Si ka mundesi qe shoqeria jone dhe sidomos gazetaret besojne tek studentet?!
    A jane keta studente pjelle e profesorve dhe e dijeve unversitare te shqiperise?
    Çfare do ndryshojne keta studenta kur jane pjese e “studimeve-mesimeve” nga profesoret e korruptuar dhe e unversiteteve te shkaterruar( sic thone)?!
    Si ka mundesi qe themi qe jane e ardhmia…kur e ardhmia dihet qe leksionet i merr dhe i meson nga e tashmia dhe dihet qe pa respektuar te tashmen nuk ke te ardhmen?
    Shpresa studentore eshte si :::te vesh ne spital me atak kardiak dhe te shpresosh se keta doktoret e ri qe do dalin do te shpetojne,ndersa ti atakun e peson tani dhe tani kekon nderhyrej…nuk pret ataku kardiak per te nesermen!!!
    Me kete duhet te merreshe z.Mero,dhe te tregosh qe ç’fo lloj proteste studentore boterisht ne fund sjell nje klase te re politike qe eshte me e korruptuar se e meparshmia.

    1. mirel says:

      Per sa kohe qe protesta vazhdonte, gazetaret dhe shoqeria nuk besonin te studentet, tani qe Rilindjes iu kthye qetesia e qeverisjes, tani besojne te studentet. Ti qe nuk beson duhet te jesh idiot i specues se ralle.
      Ti beson te Rilindja. Fajin e kane viktimat per qeverisjen e keqe, dhe per ligjin kriminal arsimor

  10. prizem says:

    Vetem Babalja mungoi sot, bashipozuket e PeDe-rave dhe LeShelIrave ishin aty….

  11. Komentuesi says:

    Studentet e vertet qe duan shkollen per te mesuar,te distancohen nga keta student te ndersyer nga opozita dhe ti kthehen mesimit,ose te shkojne ne shtepi deri sa te qetesohet opozita.Studentet perparimtar dhe qe pranojne plotesimin e kerkesave nga qeveria,ta shpallin vehten e tyre se jane viktim e protestes te studenteve te pd dhe lsi.Nuk ka llogjik te mos pranosh vendimin e kerkesave te tyre nga qeveria.Por disa student te pd-dhe lsi,edhe pse e dine plotesimin e kerkesave,dhe nga ana tjeter thone nje gje te çuditeshme ” i plotesoi qeveria,por ashtu edhe mund ti heqin perseri,nuk kemi besim”.Pra kjo nuk eshte proteste e studenteve.

  12. Zagali says:

    Opozita gjithmon e deshtuar ka qene.

  13. Lexues says:

    Studentët „ndihen“, nuk „ndjehen“ se jeni bërë për tu kthyer në 8-vjecare te gjithë.

  14. Flori 24 karat says:

    Shume drejt e shume sakt Studentet protestuan ,qeveria u angazhua totalisht per tu plotsuar kerkesat, per te bere dialog me studentet si asnje qeveri e K minister tjeter S Berisha sot hap gojen vesh me vesh ,por ai eshte shkaterruesi I arsimit ne Shqiperi vetem hap universitete ,nxir juriste. me 6muaj shkolle tek plepat ,rriti analfabetizmin ,ne fshat u braktis shkolla ,per te mos permendin shkaterrimet e cmendura te shkollave kur mori per here te pare pushtetin etj etj E te nxitesh te kerkojne ato qe ti nuk u ke dhene kjo eshte ipokrizi ,ose te nxitesh qe te hiqet ligji I arsimit kur lsi e ka votuar vete po ashtu eshte hipokrizi Te flasesh per kete opozite nga me qesharaket ne bote nuk ja vlen Kane qe nje dite pas zgjedhjeve se do ta rrezojme qeverine ne vjeshte ,ne ne dhjetor ne janar e jane komplet te deshtuar ,nuk I doli fjala cunit te Faros ,nuk I doli monikes edhe pse ne vere mori energji ne Jale apo ne dhjetor u frymezua familiarisht neper male e Populli per raste te tilla thote:”Peshty e mbytur me peshtymen tende”
    Nuk e di ne ka njerez kaq pa mend te besojne Moniken kur tha se familia e saj eshte me fat Perpara se tu kerkojne studenteve te bashkohen me ate le tu sqaroje atyre pse femijet e saj studjojne jashte?ku I gjen gjithe keto te ardhura,cfar ka bere per studentet ne30 vjet qe merret me politike e me qeverisje ? Tju spjegoje atyre se nga l ka erdhur gjithe ky fat I madh kesaj familje qe nuk eshte se kane bere ndonje shpikje boterore e na paska fituar pa mase ,e pse familjeve normale nuk ju vjen as nje therrime e fatit te saj , por nuk duhet te lene dite pa punuar ! Tju spjegoje gjithashtu per ” punen e madhe cilesore” qe beri per te prrlare doktoraturen duke vjedhur djersen e te tjereve e se si nuk I shkoi mendja per nivelin universitar e sa te tjere mund ta merr in si ajo , por zgjohet sot se nuk rri dot pa pushtet Se fundi nje sugjerim para se tu beje thirrje studenteve ti bashkohen asaj le te marre me proteste femijet e saj te protestojne nen siglen e motres se tyre lesheli qe e duan e ja cmojne e shijojne vlerat

  15. Star says:

    Brilante , por shkopi duhet ma me shume gunga per kete opozite kriminele dhe hajdute.

  16. Tonini says:

    E sakte,keta qe mundohen ti dalin zot protestes,jane ata qe vodhen,vrane,shiten shqiperine, ne sherbim te interesave te atyre qe na e kane patur gjithmone me hile dhe qe keta pacavure jane vene ne sherbim te tyre qysh heret dhe prap i rren mendja se me ndimen e tyre te destabilizojne kete vend,me shprese qe te shpetojne veten,se e shofin shume mire se ka ardh dita e gjykimit,per krimet qe kane,krime te cilat ky popull nuk i harron kollaj,po dhe drejtesia nuk ka mundesi ti fshije.Keta qe qeverisin sot,mund te kene shume probleme,po ate qe bene keta qe iken nga pushteti,nuk kane krahasim me bemat e ketyre.Sot po vjen koha e ndeshkimit,po cdo veprim ka rradhen e tij,rradhe te cilen e kane zene keta qe sot bertasin me shume se te tjeret,po pa dyshim,qe dhe keta qe jane sot,do japin llogariper bemat e tyre.Kjo ,sic duket,eshte fillimi i fundit te pandeshkushmerise.

  17. Sonila says:

    vetem mua me ha meraku per studentet qe jane me nota 7-8, te cilet po diskriminohen padrejtesisht??? Po ta shohim kete ceshtje nga teoria e kapacitetit, kudo keshillohet se perdorimi optimal duhet te jete midis 70-80% te kapacitetit, kjo per arsye se nese perdorimi eshte me i larte atehere kemi mungesa dhe defekte te ndryshme ne veprimtarine qofte tw makinerive ne pergjithesi qofte tw organizatave. P.sh. ne hoteleri keshillohet qe kapaciteti optimal i zenies se dhomave te jete mesatarisht 70-80 %, kjo per arsye se nje hotel i mire duhet te kete gjithmone disa dhoma ekstra nese ndokush vjen pa bere rezervim, si dhe sherbimet e tjera nuk jane skicuar te jene te asaj cilese nese kapaciteti eshte vazhdimisht i larte. Keshtu qe mos u bini ne qafe studenteve me mesatare 7-8, pasi ata jane dhe me inteligjentet.

  18. Laku says:

    MERO E KUPTON QE JE KATANDISUR ME 6 KOMENTE POZITIVE,QINDRA TE TJERA NUK I BOTONI SE NUK JU PELQEJNE.

  19. Paul says:

    Perju lexes ye regullt kam respekt kur mendimet dhe fjala dhe mendimet qe shrehni vleresohen mbga ata qe u ndjein. Por kur del nje Sevo Pesha , kryehajduti qe nuk la shtepi te Gjirokastres pa vjedhur, a mund te durohet. ?

    1. mirel says:

      Pse vazhdon dhe e duron? Aty e ke patur me kohe. Pse nuk ja ke nxjerre bojen me perpara? Apo i nxirrni horlleqet nga sirtari kur ju duhen.
      Kjo do ye thote qe eshte Rilindja qe e mban krimin ne kembe dhe ne politike. E perdor sic perdori kete beqon e LSI.
      Lufta gjoja me Meten i duhet per te prishur protestat nepermjet Monikes.
      Aa i di koka PiSit te Kaymanit

  20. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Studentet e perfunduan protesten,ata mund ti gjesh ne kafe !
    Kete nuk e kuptoi Berisha dhe nxenesija e tij Mona.

  21. Ana says:

    Mu be shume qefi, qe studentet ju kthyen auditoreve per mesim.Protesta e tyre ja arriti qellimit. E para dhe me kryesorja ishte qe ata terhoqen vemendjen e qeverise,politikes dhe shoqerise ne pergjithesi, qe per brezin e ri dhe per studentet ne vecanti duhet menduar me shume dhe vazhdimisht.Por protesta u nxorri bojen dhe atyre qe deshin ti perdornin studentet dhe protesten e tyre per te realizuar endrrat , per pushtet,per te mbrojtur korupsionin ,per te fshehur mbrapeshtite dhe per te mos lene menjanne , te arrinin ne destabilizimin e vendit.Duhet te evidentohen ata, qe mbyllen dyert e universiteteve (gjoja ne menyre simbolike),te atyre qe i nxisnin studentet per te mos hyre ne mesim,te atyre qe krijonin lloj lloj listash prapa kraheve, me qellime politike,qe hodhen shume balte ne arsimin ne pergjithesi e petagogeve ne vecanti.Studentet,prindrit e tyre dhe ne te tjeret duhet te kemi besim, se me mire do te behet.Por sejcili duhet te beje detyren.Qeveria ka plotesuar disa nga kerkesat dhe te tjerat i ka vene ne rrugen e zgjidhjes.Studentet duhet te mesojne, te mesojne dhe te ndjekin rregullisht auditoret,ne duan te behen njerez te zot per vete dhe shoqerine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje