Do të rrëzonte regjimin e Enver Hoxhës, si u vra në pabesi Alush Lleshanaku

8 Janar 2019, 22:15Dossier TEMA

68 vjet më parë, me 24 dhjetor 1950, në përpjekje të vahzdueshme për të rrëzuar regjimin gjakatar të enver hoxhës u vra pabesisht Alush Lleshanaku, luftëtar i lirisë i trajnuar nga aleatët menjëherë pas Luftës.

Prof. Lleshanaku ishte nga grupet parashutiste të Blokut Kombëtar Indipendent që u formua në Itali, nga Gjomarkajt, dr. Ismail Verlaci dhe Ernest Koliqi.

Ishte i pari i grupit të Elbasanit’ (që bashkë me ato të Shkodrës, Kurbinit dhe Mirditës) u lëshuan sistematikisht me parashutë që nga 1949. Qëllimi i këtyre misioneve ishte destabilizimi i regjimit komunist për ta shkëputë Shqipërinë nga orbita e Moskës.

Alush Lleshanaku është njërit prej luftëtarëve më të spikatur  të qëndresës antikomuniste kundër regjimit komunist.  Historia e tij nis që nga dhjetori i vitit 1944, kur ai u largua i plagosur nga Shqipëria. Por më pas erdhi disa herë për të organizuar qëndresën antikomuniste.

Alush Lleshanaku së bashku me desantët Abedin Cango (nga Shambërdhenj i Gramshit), Halil Hoxha (nga Tunja e Gramshit), Rexhep Kasa (nga Polisi i Elbasanit) dhe Zenel Cana (nga Dragoti) u desantua nga Blloku Kombëtar Indipendent më 22 shkurt 1950 në malet e Mirditës, ku duhej të takohej me grupin tjetër të Gjon Markut. Misioni i Alush Lleshanikut ishte vetëm informativ. Për fat të keq, grupi ra pre e tradhtisë.

Abedin Cango dhe Halil Hoxha u vranë të spiunuar pak muaj pas desantimit në zonën e Gramshit. Zenel Cana u arrestua dhe më vonë u dënua me 15 vjet burgim.

Alushi nga shkurti deri në dhjetor 1950 lëvizi midis Mirditës dhe Elbasanit. Rihyri në Elbasan në fillim të dhjetorit. Më 24 dhjetor 1950 ai kishte lënë takim me një mikun e tij në një shtëpi përballë sportit të vjetër në Elbasan, afër mullirit të Gani Bungës. Pas shumë mëdyshjesh dhe presionesh, miku e shiti. Grupi operativ u vendos në shtëpinë e kurthit. Aty, grupi operativ i MPB-s i frikësuar nga prania e tij i bëri thirrje të dorëzohej. Alushi u vendos në dhomën e miqve të shtëpisë. Në këtë çast 10 automatikë u drejtuan drejt tij. Njëri nga grupi, Ilo Stojko, duke pasur frikë se mos ndoshta Alushi merrte armën, e qëllon dhe e vret.

Për të mos u zbuluar se ngjarja ndodhi në shtëpinë ku u bë takimi, Sigurimi organizoi një legjendim (quhet përhapja e një lajmi të rremë). Trupin e Alushit e balsamosën në Tiranë dhe disa ditë me vonë e sollën në urën e Paprit ku improvizuan një beteje. Pas njoftimit në gazetën “Zëri i Popullit” se gjoja ai u vra në këtë betejë, trupin e Alushit e sollën në qendër të Elbasanit ku e ekspozuan përpara popullit (fotoja bashkëlidhur).

I fundit i grupit të Alushit, Rexhep Kasa, u vra heroikisht në fshatin Godolesh sepse nuk pranoi të dorëzohej. Disa procese gjyqësore u organizuan kundër miqve të Alushit (3 prej të cilëve me vdekje).

Fat të keq patën në vitet vijuese ata që i morën jetën Alushit. Bashkëpunëtori i parë (i shpërblyer për vrasjen me një thes me misër) u paralizua dhe vdiq mes vuajtjesh. I dyti, i ri në moshë, u burgos për vjedhje, pak javë pas vrasjes së Alushit. I treti, personi që kreu vrasjen, duke qenë drejtor në burgun e Shkodrës, vrau veten në vitin 1957 i akuzuar për vjedhjen e parave të të burgosurve.

Viti 1950, grupi parashutisteve shqiptare te B.K.I-se. Shtatë prej tyre ranë dëshmorë gjatë misionit të tyre kundër komunistëve në Shqipëri.(Kujto.al)

20 komente në “Do të rrëzonte regjimin e Enver Hoxhës, si u vra në pabesi Alush Lleshanaku”

  1. uhahahaaaaaa says:

    Llesh – naku uahahahahahaaaaaaaaaaaa nje bandit ordiner, qe hengri palloshin ? ? ?

  2. Arber says:

    O Tema ca janë këto shkrime ka..i!Morën atë që meritonin.Paskan luftuar dhe heroikisht.Cudi si si paskan dhënë medalje Meta dhe Kapteri.

  3. Vjola says:

    Ore jeni ne vete se cfare shkruani …pupupuuuu .kriminel ishte Alushi me shok Jo Enver Djali .

  4. agron says:

    nerezit duan te hajne ju merreni me te kaluaren kujt i intereson.

  5. Taraboshi says:

    Mıre ja kane berese paska qene nje mut mutı ı pa shoq,

  6. Lushi says:

    Bukur fare.Hakun!

  7. daja says:

    Kesaj i thone bir Selman i nenes ke te qaj me pare …….
    Po cjane keto gjera more se na i bete njerezit pershesh

  8. Ermal says:

    Ai ka qene nje diversant kriminel dhe asgje me shume

  9. Do ti rruante leshte enverit ky eshteketa maloket e tjre shok te tij.Ata ishin muter te gjithe ,e me mut ky baltallumi ,qe u thote deshmore aty terriorristave qe erdhen me parashyta.Fare e keqe antishqiptare.Ptuuuu jeni neveri e gjalle.

  10. Taraboshi says:

    Mero une e di qe ke pikpamde demokratike Por nuk e di qe jekunder realiteteve.

  11. shqip says:

    Deshmor. Po çfare beri ky per te qene deshmor? È para thuhet qe paska luftuar kunder komunisteve qe ne kohen e luftes. Po komunistet ne te njejten kohe luftonin nazi-fashizmin. Pra ky paska qene ne anen e SS. Pastaj qenka larguar. Po nuk e thoni me se, si, me ke ? Logjika ta thote qe i eshte ngjitur pas gjermanit. Se me gomone s’besoj se kaloj andej. U be ky vend hale. Gjithe plerat i ricikluan, i lyen e i pastruan nga pak ne dyqanin e Kastriot Dervishit, dhe i bene te reja. Nejse, nje me pak, nje me shume, nuk ndryshon shume. Diferenca eshte qe keta buratinet heronj, tani marrin leke nga qesja e Rames. D.m.th nga parate tona. Puno o popull, puno. Puno shume se keta shtohen . Do ju duken 45 vitet e Enverit si 45 dite. Prit, 30 vjete u bene, e sa te tjere do kalojne, e brezi i 7te i tyre do vazhdoje te xhvase gregjen (popullin ) . Tani gjeni nje shesh, e bejini edhe ketij Lesha-rapit nje bust, se paska luftuar shume. Rrace e felliqur shpellaresh. U kthyem ne kohen e gurit me kete histori leshi.

  12. Moza I says:

    Pafytyrsia e mosdija e ka marre ne qafe kete vend.Para se te komentoni per figurat antikomuniste ( e theksoj antikomuniste) ju keshilloj komentuesa ta ndigjoni realitetin nga persona qe e kane njohur z Alush LLeshanakun dhe do te mesoni qe ishte nje burre ne kuptimin e vertete te fjales.INTELIGJENT,TRIM,BESNIK,dhe me nje fizik te forte.Sistemi Komunist I istaluar nga Krimineli e diktatori Hoxha ju ka rrenjos ne koke historine sipas menyres se tij.Sapo mu kujtua citati komunist<>,dhe sot e kesaj dite shqipetaret jane ne kete derexhe ku jane.

    1. Pellazg says:

      Enveri – HERO KOMBETAR

  13. Moza I says:

    Te jesh antikomunist nuk do te thote te jesh antishqipetar.Ju viktima te mendesise komuniste akoma nuk ju ka mbush mendja se ku e coi komunizmi kete vend? 45 vjet Parti komuniste plus 28 vjet Parti pjella te komunizmit cuan ne rezultatin qe shqipetaret nuk po bejne hajer ne vendin e tyre e po kerkojne te ikin e vetem te ikin?Pra kush ishe krimineli real I ketin vendi ?Alush LLeshanaku apo Enver Hoxha?

    1. albaniafirst says:

      Moza 1-Pa dushim se keni te drejte kur thoni se te jesh antikomunist nuk do me thene se je antishqiptar, por kjo nuk vlen ne rastin konkret. Kam kluar pjesen me te madhe te jetes ne Elbasan dhe e njoh mire historine e Lleshanakut. Per fat te keq, mesuesi fiskultures ne Normalen e Elbasanit ishte as me shume dhe as me pak nje agjent i fashizmit Italian gjate pushtimit te vendit dhe mbeti i tille deri ne vdekje. Pa i mohuar trimerine, Lleshanaku vrau per llogari te agjenturave te huaja dhe u vra si agjent i huaj. Ka patur shume nacionaliste te tjere qe nuk u parashutuan me arme ne dore per te mbjelle terror ne vendin tone. Ne te kunderten, ata bene propogande kunder regjimit komunist. E keqja eshte se ne, si nje vend shume i vogel, ne nuk kemi peshe ne arenen nderkombetare. Per ne si dhe per fqinjet tane, kane vendosur gjithmone me te medhenjte qe vendimet i kane marre sipas interesave te tyre. Nacionalistet shqiptare askush nuk i degjonte, por i kane perdorur si mish per top.

    2. opa opa says:

      Antikomunizmi eshte virtyt i MASKARENJVE dhe i BUDALLENJVE!

  14. albaniafirst says:

    Akoma merreni me kete kriminel?
    Tipa si Alush Lleshanaku nuk i bejne nder Shqiperise.
    Kemi shume figura te nderuara me te cilet mund te mburremi.

  15. Moza I says:

    Citati komunist BAR DO TE HAME DHE PARIMET NUK I SHKELIM, dhe rezultati eshte realiteti i sotem.

    1. vilsoni says:

      Ndera citati vicidolas: shkaterroni kulture, arsim, infrastrukture dhe ekonomi. Ai palo burri ne nje vend tjeter do ishte varur si Benito Musolini. Flet ti per intelekt. Lexo njehere se cfare fati paten kolaboracionistet neper Europe. Na hiqen si antikomuniste ca fashiste te felliqur. Te ishte per ju gjysma e Shqiperise sot do fliste greqisht dhe tjetra serbisht. Endrra e fshehte e heroit tuaj Sal Ram Berisha (SRB)

  16. Merluci i xha semit says:

    7 prej tyre rane deshmore?!

    Deshmore te kujt kombi?
    Kombi shqiptar jo se ai i vrau.

    Apo e kishit fjalen per kombin e huaj per te cilin punuan, e provuan, u parashutuan dhe u pushkatuan !
    Fundi i tradhtareve perhere i njejti ka qene, i pandryshueshem ne shekuj : PLUMBIN BALLIT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje