Jari informohet për atmosferën e opozitës, pas festave të Vitit të Ri

Me gjithë kushtrimin e dhënë dje nga PD dhe LSI për të mbajtur ndezur zjarrin e protestës, studentët sot para Kryeministrisë ishim më pak se gjysma e atyre të një dite më parë.

Kjo e dëshpëroi shumë Jarin dhe e zhyti në pesimizëm.

Ashtu i mërzitur për vdekje nisi të vriste mendjen për të gjetur shkakun e vërtetë të këtij refuzimi, por nuk po qulloste gjë.

Dikur vendosi të pyeste një herë, se mbase kishte gjëra që ai nuk i dinte.

Dhe pa humbur kohë i ra telefonit të njërit prej 3 demokratëve të Kombinatit, të cilit ia kishte mësuar numrin përmendësh.

-Alo, Jari të shqetëson. Kam gjithë këto ditë që përpiqem të kuptoj se përse po shuhet kjo protesta e studentëve, por nuk po e gjej?

Se që studentët do lodheshin një ditë, e kisha menduar, por nuk po marr vesh se pse nuk mblidhen njerëz të tjerë atje nga këta militantët tanë.

-Po ça të thotë vëllai yt ty, u përgjigj menjëherë demokrati i Kombinatit?

Këta sikur e bëjnë kastile për ta prishur atë punë.

Ne më kollaj dalim në protestë po të na thotë Edi Rama me Taulant Ballën, se sa po të na bëjë thirrje Mona.

Dhe ajo na e nxorri gjelin e Vitit të Ri nga hundët, se ka që më 1 janar që na thotë të bashkohemi me protestën e studentëve.

A e patë se çfarë ndodhi sot? Edhe ata 20 studentë që dolën, i morën e i çuan të protestojnë para Ambasadës amerikane, që ta kuptojë edhe derri se ata nuk kanë fare problemin e arsimit të lartë, por kanë hallin e SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit.

Kur dëgjoi fjalët e fundit, Jari u drodh dhe mendime të zymta e pushtuan papritur.

-Faleminderit shumë, Jari ju kupton, tha me gjysëm zëri, dhe u desh nja dy orë që të rimerrte veten, pasi mbylli telefonin.

Kur mendoi se e kaloi disi, formoi numrin e demokratit Thërmia, se donte të mësonte se si përjetohej në rrethe situata politike.

– A ndjehet shumë atmosfera e fitores së PD-së në Durrës këto ditë apo jo, e pyeti me zë të plotë?

-Hahahah…

E qeshura e demokratit Thërmia ishte kumbuese.

Nuk e di se ku e shihni ju prej Tirane fitoren, por këtu tek ne nuk ka lëviz ndonjë gjë.

Edhe me hyrjet- daljet në magazinë, jek e jek jemi.

Në fund të dhjetorit na erdhi Gaz Oketa, në fillim të janarit na iku Gon Duka.

Ndaj mos u çudit kur të dëgjosh Doktorin që të shajë ndonjë ditë prapë “Klanin e Zemunit”.

Goni është mërzit me Lulin, se e mashtroi që do ta bënte deputet, duke çuar në Bordin e Bankës, Flor Mimën, dhe e ka nis vitin me të sharra.

Tani, llogaritë bëjini vetë ju.

Goni ca njerëz dhe ca lekë i ka në çdo rast, kurse Gazit duhet t’ia gjesh edhe lekët, edhe njerëzit.

Këtë radhë Jari e mbylli telefonin pa i thënë as faleminderit, ndërkohë që në veshë i kumbonte e qeshura e thekshme e demokratit Thërmija.

Dita kaloi tmerrësisht ngadalë, por ai nuk gjeti dot forca për të shkruar mesazhin e zakonshëm.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *