Bankat zgjerojnë kredinë për hotelet dhe restorantet

Zhvillimet në sektorin e turizmit ku kërkesa për të pushuar në Shqipëri po pëson rritje nga viti në vit ka zgjuar interesin e biznesëve për të investuar në këtë sektor.

Hotelet egzistuese vitet e fundit janë përfshirë në zgjerim të kapaciteteve, teksa njësi të reja akomoduese po ndërtohen përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe ne Tiranë.

Bankat duket se po orientohen për të kredituar këto biznese. Banka e Shqipërisë bëri me dije se portofoli i kredisë për biznese dominohet nga kredia në sektorin e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve, duke zenë rreth 45 për qind të portofolit të huasë në tremujorin e tretë të vitit 2018.

Në vitin 2016 kredia për hotelet dhe restorantet zinte 40 për qind të totalit.

Më pas sektori i industrisë vijonë të jetë më i kredituari duke zotëruar 23.7 për qind të totalit të portofolit të huasë për biznesin.

Ekspertë në banka pohojnë se, sektorët e turizmit dhe energjisë aktualisht paraqesin më shumë interes për kreditim.

Turizmi është ende një sektor që ka hapsira për tu maturuar, teksa kërkesa për të pushuar në Shqipëri i bën fitimet më të sigurta në këtë sektor që ka pësuar rritje të konsiderueshme vitet e fundit. Nga ana tjetër energjia elektrike, me ndërtimin e qindra HEC-ve të vogla shihet se ka nje treg të sigurtë gjithnjë e në rritje, ndaj kreditimi i një biznesi të tillë shihet me më interes nga bankat.

Portofolet e kredisë në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve te tjera përbëjnë përkatësisht 14.6% dhe 15.6 %.

Sektori më pak i kredituar në ekonomi mbetet ai i bujqësisë që për shkak të shkallës së ulet të formalizimit mbetet ende jashtë interesit të bankave.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *