Dokumenti: Dy ekzekutimet e para me firmë të Enver Hoxhës kundër sipërmarrësit italian dhe inxhinierit shqiptar

Nga Kastriot Dervishi

Data 9.1.1945 shënon ekzekutimin e parë me vdekje me vendim gjykate për arsye politike në Shqipërinë komuniste. Ky vendim kriminal u mor kundër një inxhinieri shqiptar dhe një italiani, pa bazë ligjore, por (me vonesë) vetëm të një rregulloreje ushtrie sepse ende komunistët nuk kishin miratuar ligjet e njohur ligjet ndëshkuese. Personat e pushkatuar ishin:

-Ing.Niazi Mehmet Pilku, lindur më 1900 në Dibër.

Leonardo Tomasso lindur më 1900 në Palermo, administrator i firmës “Italstrada”.

Duke lexuar dokumentacionin e gjetur, nuk krijohet asnjë bindje për pushkatimin e tyre. Nga një shkresë e datës 25.11.1944 kuptohet se ing.Pilku ishte drejtor i punimeve rehabilituese në rrugët e Shqipërisë, të cilat kryheshin nga firmat italiane.

Ai drejtonte punimet në rrugët Durrës-Kavajë-Rrogozhinë dhe Vorë-Milot, të cilat kryheshin nga shoqëria “Italstrada” dhe “Marinucci”. Pilku dhe Tomasso u kallëzuan nga ministri i Punëve Botore, Spiro Koleka. Në thelb të dënimit ishte mosraportimi i saktë mbi firmën italiane “Italstrada”, si për mjetet apo për punëtorët, gjë që edhe sikur të ishte kështu, nuk përbën arsye për dënim me vdekje. Të dy u akuzuan “sabotatorë dhe antipatriotë”. Procesverbali i marrjes në pyetje më 1.1.1945 i sipërmarrësit është i parregullt. Italiani i ardhur në Shqipëri në vitin 1939, nuk e pranoi akuzën. Edhe në deklarimin e ing.Pilkut të datës 31.12.1944 nuk ka asnjë pranim akuze.

Me vendimin nr.1, datë 8.1.1945 Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit të Parë, vendosi dënimin me vdekje, pa u mbështetur në ndonjë bazë ligjore. Procesverbali i gjyqit është për faqe të zezë, një shkarravinë e vërtetë, i shkruar kot më kot. Gjykata përbëhej nga këto persona: kolonel Hysni Kapo (kryetar), nënkolonel Beqir Balluku (nënkryetar), partizan Sotir Spiro (anëtar) dhe sekretari major Haki Toska. Prokuror ishte major Bako Dervishi, por emri i tij nuk shkruhej në procesverbalin kryesor.

Vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Lartë Ushtarake pranë shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që ishte në varësi të qeverisë me vendimin nr.1, datë 8.1.1945. Gjykata përbëhej prej Gaqo Floqit, Frederik Nosit dhe Veledin Zenelit. Prokuror ishte Myftar Tare.

Në këtë vendim u shtua si bazë ligjore neni nr.29 rregullores mbi funksionimin e gjykatave ushtarake e datës 20.12.1944. Ndërsa në komunikatën e prokurorit citohet ligji nr.21, datë 14.12.1944 (që nuk ndodhet në asnjë dispozitiv vendimi). Enver Hoxha urdhëroi zbatimin e ekzekutimit. Të dy të dënuarit u ekzekutuan në Tiranë duke çelur kështu vitin e përgjakshëm 1945 me pushkatimet e para në bregun e lumit të kryeqytetit.

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Dokumenti: Dy ekzekutimet e para me firmë të Enver Hoxhës kundër sipërmarrësit italian dhe inxhinierit shqiptar”

  1. Jimi says:

    Na cudite more edhe Kastriot edhe Dervish!? Ti thua Enveri ne 1945 urdheroj vrasjen e dy inxhinjereve! Po jo me larg se dje me urdher te qoftlargut u vrane 4 qytetare pse dolen ne proteste dhe ti nuk u cudite!?

    1. palla says:

      Or taj Kastriot, or taj palco dhe rob i degjeneruar, akoma merresh me E. Hoxhen.

    2. vezhguesi says:

      Kolaboracionistet dhe sabotatoret moren denimin e merituar!

  2. As says:

    O Kastriot, kupto nje gje te rendesishme “ti nuk ke atributet e nje trupi gjykus”, per pasoje nuk ke te drejte te shprehesh per nje vendim te dhene nga nje trup gjykus, kushdo qofshin anetaret e tij. Ti po je i bindur per absurditetin e vendimit te vitit 1944 – 45, dosjen te plote kaloje per rigjykim ne gjykate, qe dhe personat e denuar te marrin pafajsine. Ti nuk ja u jep dot pafajsine.
    Te sygjeroj mos mer persiper detyra qe s’i ben dot

  3. Lec-kabashi says:

    CELUA NGA LAZARATI
    SA QE GJALLE S’JU NXI T..PI

  4. Moza I says:

    Z Dervishi.Molepsja komuniste nuk i pranon faktet reale qe ju i paraqisni ne shkrimet tuaja.Duke zbatuar me rigorozitet thenien latine ;divide et impera.Enver Hoxha arriti te eliminoje kundershtare politike,intelektuale te zote,dhe me psikologjine e tij diabolike arriti te nenshtroje nje popull te tere.Propaganda 50 vjecare e tij per vlerat e komunizmit,per luften ndaj perendimit dhe varferia shpirterore dhe ekonomike i katandisen shqipetaret si mos me keq.Sot eshte e pajustifikueshme kjo lloj molepse komuniste kur njerezit kane dale jashte vendit dhe kane pare boten perendimore .Keqardhje qe demtimi psikologjik-ideologjik per nje pjese te popullit eshte i pariparueshem.

    1. ish emigranti says:

      Moza e Pare, pasaredhese e Zogushes se Pare, ja na thuaj ku italioni ishte “kundershtar politik” i Enverit!? Ik moj torrollake 😛
      Une kam jetuar me vite jashte, jam kthyer ne atdhe dhe sa me shume kalon koha, aq me shume vazhdoj te bindem se Enveri KISHTE PLOTESISHT TE DREJTE!
      Ti moj Mozushe e Pare je ai tipi i ciditshem : budallai bertiste kapeni budallane.

      1. Reflektim ndaj "ish emigrantit" says:

        Ish emigranti
        Paske fantazi të llahtarshme. Sa i prehtë qenke. Si e kuptove që Moza I është Pasardhëse e Zogushes së Parë? Torollak!
        E sa për historinë tënde që tregon “se ke jetuar me vite jashtë dhe je kthyer në atdhe e për më tepër vazhdon bindjen tuaj se Enver Hoxha kishte plotësisht të drejtë të paskan ikur trutë për lesh. Qenke bërë për të ardhur keq.
        Lapanjoz. Shkruaj diçka që njerëzit të mësojnë nga ju, dhe mos shkruaj vetëm që të jepet mundësia për të shkruajtur broçkulla.

        1. ish emigranti says:

          Refleksioni i sumes! Fantazia nuk eshte virtyt i Mozusheve si puna jote. Njerezit duhet pikerisht te mesojne te verteten dhe jo gomarsirat qe thua ti bashke me tarafin tuaj te dordoleceve! Karabushe 😀 😀 😀

        2. uhahahaaaaaa says:

          Uhahahahaaaaaaaaaaaaaa paske reflektu fort moj Moza uahahahahaaaaaaaaaaa

  5. mik says:

    Bravo Kastriot Dervishi. Artikujt e tu i lexoj gjithmone me kureshtje, megjithese ka shume komente negative per ty, ku shprehet nje urrejtje qe per mua me duket sekrete !! Asnji nuk thote pse te urrejne !! Edhe pse ti nuk shpif, nuk genjen, nuk urren apo manipulon por, gjithmone shkruan duke iu referuar dokumentave te arshives, qe jane shkruar nga vete pushteti i at-hershem.
    Me qe emrin ta urrejne kaq shume, pse nuk e ndryshon ?! Pse nuk e ban. . . . Dervish Kastrioti p.sh. ? Ndoshta tingellon ma mire. Gjithsesi, ajo asht e drejta jote.

    1. opa opa says:

      Dervishi nuk shkruan artikuj o debil mik! Te shkruash artikuj do te thote te japesh mendim, shtjellim dhe kuptim per nje ceshtje te caktuar. Ky Dervishi nuk ben aspak kete pune. Ai thjesht gjen ndonje dokument, e manipulon ate duke e retushuar (nuk e di nese e kupton kete fjale) ose duke shkeputur nga konteksti i ceshtjes dhe e paraqet si FAKT. Keto gjera nuk quhen “shkruaj artikuj” sic thua ti, por manipuloj dokumenta. Me 2 – 3 argumentime dhe vezhgime qe mund ti beje kushdo me 2 gram tru ne koke, keto “artikujt” e Dervishit dalin bllof. Kupton o koktrash mik kokfik 😛

  6. Moza I says:

    Per ish emigrantin dhe uhahahaaaaan.Mjafton te lexosh komentet tuaja dhe shume lehte e kupton se jeni tipiket e njeriut te ri socialist qe krijuesi juaj Enver Hoxha i sajoi.Duke perdorur ofeza te ulta apo pasthirrma idioteske nuk arrini te fshihni idiotesite tuaja dhe paaftesine e argumentimit te perballjes ndaj nje kundershtari te mendimit.Pse ju trembin faktet?Pse I frikesoheni realitetit?Ish emigrant dembel dhe uhahahaaaaja pa tru dua te mendoj se jeni bijt te dale nga barku I nenave-njerez dhe jo i. nenave-kafshe pavarsisht metamorfozes te ideologjise komuniste qe keni pesuar.Mjaft me ju .Eshte humbje kohe.

    1. ish emigranti says:

      Mozushe moj TRUPESHKE! Ku e di ti cdo te thote “njeriu i ri” moj torrollake me inferioritet mendor! Ti madje nuk di cdo te thote as fjala fakt, se perndryshe nuk do guxoje ta perdorje, moj injorante e shkalles siperore! TI NUK JE ASPAK “KUNDERSHTARE E MENDIMIT” POR NJE GAZTORE E MENDIMIT, ME NIVELIN E GRUPIT TE MADH TE KOPSHTIT!
      Nga cdo lloj barku qe kam dale une moj shtrige e djallit, as qe krahasohet me barkun e gomarices qe ka pjelle nje gomarice si puna jote. Race inferiore …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *