DOSSIER: "Takimi me prokurorin e gjyqtarin komunist dhe ndjesa e tyre për xhaxhain tim të pushkatuar"

9 Janar 2019, 16:59Dossier TEMA

Letra e prokurorit dhe gjykatësit që vendosën pushkatimin për Dom Shtjefën Kurtin, në vitin 1971.

Nipi i Dom Shtjefën Kurtit: Prokurori Hajredin Fuga më kërkoi të mos e botoja letrën e tij sa të ishte gjallë: “Jam i moshuar, i lodhur e i sëmurë dhe nuk jam në gjendje të suportoj dot debatin që mund të bëhet në media për këtë gjë.” 

I dhashë fjalën që nuk do ta botoj në media për sa kohë ishte gjallë”, rrëfen Kurti.

Hajredin Fuga: “Unë e kam ndjerë dhe e ndjej si detyrim të vazhdueshëm që të shpreh ndjesë ndaj gjithë atyre personave që, në tërë këtë që ndodhi në Shqipëri, humbën njerëzit e tyre më të dashur.”

Jani Vasili: “I kam shprehur dhe i shpreh keqardhjen time të thellë familjes, për këtë rëndesë të madhe shpirtërore, edhe për pamundësinë time për të shprehur hapur bindjen time në atë kohë, bindjen time për të vërtetën në atë vendim.”

Duhet të ketë qenë shumë e vështirë për Hajredin Fugën mëngjesi i datës 2 qershor 2011, kur një person me emrin Nikolin Kurti i kërkonte një takim dhe arsyen përse e kërkonte këtë takim. Kishte të bënte me një ngjarje shumë të rëndë, që lidhej me të shkuarën e Hajredin Fugës, prokuror në kohën e diktaturës komuniste. Të njëjtin takim, Nikolini i kërkoi dhe gjyqtarit Jani Vasili.

Nikolin Kurti kishte 20 vjet që kërkonte eshtrat e xhaxhait të tij, Dom Shtjefën Kurti, i pushkatuar në vitin 1971. Gjurmët e kërkimit e kishin çuar prej kohësh tek procesi i gjyqit ndaj Dom Shtjefën Kurtit, atje ku kishte qenë prokuror Hajredin Fuga e gjykatës Jani Vasili. Nikolini kishte vendosur t’i takonte për të mësuar detaje të gjyqit ku u dënua me pushkatim padrejtësisht, xhaxhai i tij, Dom Shtjefën Kurti.

Takimi me prokurorin

“E mora në telefon dhe iu prezantova. I thashë dua të të takoj për çështjen e pushkatimit të Dom Shtjefën Kurtit. Jam nipi i tij. Mu përgjigj menjëherë pozitivisht. Më tha po, mund të takohemi dhe lamë një vend takimi. Ishte data 2 Qershor. Shkova në vendin ku e kishim lënë të takoheshim dhe po e prisja. Erdhi 10 minuta pasi kisha mbërritur unë. U ngrita në këmbë. I thashë uluni… ai më tha: Para se të ulem, dua të kërkoj të falur për Dom Shtjefnin. Dua të kërkoj një ndjesë që nuk munda ta bëj ndaj Dom Shtjefnit, prindërve të tij dhe gjithë ju familjarëve!

I thashë se e pranoj ndjesën. Pastaj u ul. Kisha marrë me vete dokumentin ku paraqitej kërkesa e tij si prokuror i çështjes, drejtuar gjykatës për pushkatimin e Dom Shtjefën Kurtit. E pa dhe më tha menjëherë: “Është e vërtetë, është shkresa që unë kam shkruar… Por ashtu ishin kohët… etj”.

Pastaj nisi të më flasë për detaje të gjyqit, falsifikimin e të gjitha akuzave, përmes të cilave u dënua me pushkatim xhaxhai im Dom Shtjefën Kurti. I kërkova të më bënte një nder: të gjitha çfarë po më thoshte, t’i shkruante në një letër me shkrim dore, jo me kompjuter. Më tha menjëherë Po! Por duhet të më japësh pak ditë kohë dhe unë do ta shkruaj dhe do e sjell.

Pas pesë a gjashtë ditësh më mori në telefon dhe më tha: E kam gati. U takuam sërish.

E pashë që e kishte shkruar me detaje. Më kërkoi që të mos e bëja publike përsa kohë të ishte gjallë. “Jam i moshuar, i lodhur e i sëmurë dhe nuk jam në gjendje të suportoj dot debatin që mund të bëhet në media për këtë gjë”.  I dhashë fjalën që nuk do ta botoj në media për sa kohë ishte gjallë. Unë e mbajta fjalën dhe nuk e botova. Tani kam vendosur ti publikoj letrën e tij dhe atë të Jani Vasilit, në një libër për jetën e xhaxhait tim, Dom Shtjefen Kurtit.

“Në takimin e parë të datës 2 qershor 2011, unë të shpreha keqardhjen time të thellë, për gjithçka ndodhi në Shqipëri, në periudhën e regjimit komunist ndaj qindra e mijëra shqiptarëve, përfshirë dhe rastin konkret, të cilët u persekutuan dhe u martirizuan vetëm e vetëm pse u përpoqën dhe luftuan për lirinë e mendimit dhe të fjalës së lirë.

Unë e kam ndjerë dhe e ndjej si detyrim të vazhdueshëm që të shpreh ndjesë ndaj gjithë atyre personave që, në tërë këtë që ndodhi në Shqipëri, humbën njerëzit e tyre më të dashur. Duke lexuar, brenda dy ditëve, njërin nga librat që më dhuruat, unë munda të njihem realisht me figurën e shquar të Dom Shtjefnit, si një patriot, atdhetar, personalitet dhe luftëtar i paepur për çështjen kombëtare, për arsimin dhe gjuhën e vendit tonë. U përgëzoj për atë punë të lavdërueshme që keni bërë për njohjen dhe përjetësimin e figurës së këtij martiri. Këtë e them me sinqeritet dhe të më besoni.

Kanë kaluar diçka më shumë se dyzetë vjet në largësinë e viteve dhe do të përpiqem të jem i saktë në kujtesën time….”, është ky fillimi i një letre të gjatë të Hajredin Fugës për nipin e Dom Shtjefën Kurtit, për të cilin dikur, kishte kërkuar dënimin me pushkatim.

Në letër, ai sqaron detaje të rëndësishme, ku vërtetohet falsiteti me të cilin diktatura vriste njerëz të pafajshëm. Në fund të letrës, ish-prokurori i çështjes së Dom Shtjefën Kurtit, i kërkon nipit të viktimës së tij të mbeten miq përjetë. Në atë kohë, Hajredin Fuga po mbyllte një karrierë të spikatur në sistemin e drejtësisë në Shqipërinë postkomuniste. Kishte qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Takimi me gjykatësin

Jani Vasili ishte caktuar nga regjimi për të drejtuar seancën gjyqësorë për Dom Shtjefën Kurtin, për të cilin prokuroria kishte kërkuar dënim me pushkatim. Gjyqi zhvillohej në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë në Gurrëz, godina e kthyer në vatër kulture pas prishjes vendimit të diktatorit për të ndalur besimin fetar. Jani Vasili dhe trupa gjykuese dha vendimin për pushkatimin e priftit të famshëm Dom Shtjefën Kurti, i cili në fakt nuk kishte kryer asnjë krim, përveçse kishte guxuar të pagëzonte ilegalisht një fëmijë.

Takimi i Nikolin  Kurtit me Jani Vasilin është i ngjashëm me takimin e tij me prokurorin, Hajredin Fuga.

“Jani Vasili kishte dijeni me sa duket nga Hajredini se unë do ta kërkoja dhe sapo e kontaktova, me tha menjëherë po për takimin. Ishte pak javë pasi kisha takuar Hajredinin. U ulem në kafe. I tregova vendimin e tij për pushkatimin e Dom Shtjefën Kurtit, ku kishte qenë relator.

Po më tha, është e vërtetë. I kërkova detaje se si ishte e vërteta e atij gjyqi. I kërkova që ta shkruante me dorë dhe ma solli. Më kërkoi gjithashtu të mos e botoj për sa kohë të ishte gjallë”.

Letra e Gjykatësit

“Jani Vasili, anëtar i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë

Me kërkesë të z.Nikolin  Kurti, i deklaroj se vendimi i Gjykatës së rrethit të Krujës me Nr. 54 datë 31.7.1971, me të cilin, ndër të tjera është dënuar me vdekje për të ashtuquajturin krim sabotim, si dhe vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në të cilën kam marrë pjesë edhe unë, janë tërësisht të padrejtë. Në të dy vendimet e sipërme, është pranuar pa asnjë bazë ligjore, ndër të tjera, dënimi me vdekje i të gjykuarit Shtjefën Kurti për krimin e sabotimit.

Në të dy arsyetimet e vendimeve, është qartësisht e vërtetuar se veprimtaria e pranuar nga Gjykata në ngarkim të të sipërmvet rezulton qartë se nuk ka asgjë të përbashkët me sabotimin, por është interpretimi i qëllimshëm, tejet i zgjeruar i diktaturës komuniste, për të zhdukur veprimtarinë shoqërore e fetare, sikurse i dënuari Shtjefën Kurti. Është më se e qartë, se në këtë vendim çdo gjë ish e paragjykuar dhe e vendosur nga diktatura komuniste.

I kam shprehur dhe i shpreh keqardhjen time të thellë familjes për këtë rëndesë të madhe shpirtërore, edhe për pamundësinë time për të shprehur hapur bindjen time në atë kohë, bindjen time për të vërtetën në atë vendim.

Hajredin Fuga dhe Jani Vasili  kanë ndërruar jetë pak vite më parë. Pas rënies së sistemit komunist, ata vazhduan karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, duke kapur majat deri në Gjykatën Kushtetuese. Për të respektuar marrëveshjen me ta, Nikolin  Kurti nuk i botoi dy letrat e tyre për sa kohë ata ishin gjallë. Letra e Hajredin Fugës dhe Jani Vasilit, me ndjesën që i kërkojnë nipit të viktimës së tyre, botohet për herë të parë në Kujto.al, me lejen e Nikolin  Kurtit, nipit të Dom Shtjefën Kurtit.

Dom Shtjefën Kurti, ishte një prift katolik, lindr në Ferizaj të Kosovës më 24.12.1898. Studioi në Seminarin e Shkodrës, më pas në Insbruk të Austrisë, në Kolegjin Canisianum dhe, në fund, në vitin 1919, në Romë pranë Kolegjit të Kongregatës Propaganda Fide. U shugurua meshtar në Romë më 13.05.1921. Në vitin 1930 u kthye në Shqipëri për Dioqezën e Durrësit. Në Kosovë kishte qënë famullitar në Ferizaj e Novoselë.

Në Shqipëri qe famullitar i Zhejës, Gurrëzit e Tiranës. U arrestua dy herë: herën e parë në Tiranë më 27.10.1946 dhe u dënua me 20 vjet burg, prej të cilëve bëri 17, në burgun e tmerrshëm të Burrelit; herën e dytë u arrestua në Gurrëz më 11.06.1970. U dënua me vdekje.

Ky vendim u shqyrtua nga një trupë gjyqësore e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku bënin pjesë: Llazi Stratobërdha, zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë, Ali Zenko antar dhe Jani Vasili antar, të cilët me datë 8.9.1971, mori në shqyrtim çështjen Nr.806, që i përket të gjykuarit Shtjefën Kurti: Për krimin e sabotimit dhe të agjitacionit e propagandës kundër pushteti popullor, d.m.th. për krime të parashikuara nga neni 72 dhe paragrafi i parë i nenit 73, në bazë të cilave gjykata e Krujës e ka dënuar me vdekje, me pushkatim dhe e konsideroi atë vendim të mbështetur në ligj.

Në vendimin e Gjykatës së Lartë theksohet se “Për të gjykuarin Shtjefën Kurti vendimi nuk mund të ekzekutohet, pa pritur përgjigjen e lutjes që ai, sipas nenit 349 të Kodit të Procedurës Penale ka të drejtë t’i drejtojë Presidiumit të Kuvendit Popullor për faljen e jetës.

I akuzuari Kurti nuk i kishte bërë kërkesë falje Presidiumit të Kuvendit Popullor, megjithatë ai organ ishte njoftuar me vendimin përmes Gjykatës së Lartë.

Një ditë të ftohtë shkurti të vitit 1972, Dom Shtjefën Kurti merret dhunisht nga qelitë e burgut për t’u vënë para togës së pushkatimit. Kur e pyetën nëse i vinte keq për jetën, ai i qetë përgjigjet: “Nuk më vjen keq se po vdes, po më vjen keq se jetën po ma merrni ju”. U pushkatua në Gurrëz më 20.10.1971.

Më poshtë botohet e plotë faksimile e letrës së ish-prokurorit Hajredin Fuga dhe ish-gjyqtarit  Jani Vasili.

33 komente në “DOSSIER: “Takimi me prokurorin e gjyqtarin komunist dhe ndjesa e tyre për xhaxhain tim të pushkatuar””

  1. gaz says:

    Corap i keni bere datat ne fund fare te artikullit!!

    1. hetuesi says:

      Si gjithmone GENJESHTRA vazhdon edhe sot e 28 vjet! Shkrimi eshte qesharak, duket qe eshte thjesht mashtrim propagande. Dom Shtjefni (apo cdo dom tjeter) jane paraprakisht mashtrues, sepse jane prifterinj qe genjejne njerezit ne emer te fese. Sic duket edhe ky nipi i vet e paska vazhduar zanatin e mashtrimit. Ato qe shkruhen jane qesharake dhe sajime amatoreske . Por keto nuk kane shume rendesi, madje nuk ka fare rendesi as kjo thenia e nipit se “prokurori dhe nje nga gjykatesit kane kerkuar falje”, pasi te gjitha keto mbesin ne nivelin e bisedes neper kafene, i thashe me tha, i the te tha. Madje as nese ka ndonje leter te shkuar nuk ka pike e rendesise, pasi fare kollaj mund te thuash qe keta persona per ta hequr qafe kete “nipin” i kane thene ate qe ka dashur te degjoje ! Kane thene : kush rri merret me kete halabakun, hajt po i themi se dom Shtjefni ishte patriot i madh dhe u denua kot dhe e heqim qafe! E kuptoni se te gjitha keto jane thjesht gazmore!? Pafajesia nuk merret me letra bythe.
      Deshironi te kuptoni se si sqarohet dhe zgjidhet ceshtja per kete rast ne fjale (apo edhe per cdo rast tjeter) :
      -Mund te na sqaroje ndokush per cfare arsye eshte burgosur ku prifti katolik ne 1946-n dhe ishte denuar 20 vjet (natyrisht jo per shkak te besimit fetar, sepse atehere nuk ishte e ndaluar feja)
      -Mund te na sqaroje ndokush per cfare sabotimi behet fjale ne vitin 1971, per te cilin u denua me pushkatim (natyrisht qe nuk u denua per “pagezimin e nje femije”)
      -Nese per personin ne fjale (Dom Shtjefnin) kerkohet te vertetohet se ishte i pafajshem, atehere perse ku nipi nuk hedh ne gjyq shtetin, te ribehet gjyqi dhe nese vertetohen se denimet nuk jane marre ne baze te ligjit, apo nese faktet e perdorura jane te rreme, atehere jo vetem te kerkohet pafajesia por edhe demshperblim nga shteti
      MJAFT ME PROPAGANDE SE NA E SHPIFET!!!

      1. Hoxh Armandi says:

        Jane krime qe kryhen nga turkoshqiptare. Pak rendesi ka nqs vritet nje peift apo nje i ri per karikues celulari. Turkoshqiptaret nuk bejne dallim.

        1. naimi says:

          hoxh armondi, nuk e sheh se trupi gjykues perbehet nga llazi dhe jani?

        2. ca po thu Shabono says:

          Hoxh Pisoglendi, gjykatesit quheshin Jani Vasili dhe Llazi Stratoberdha ? ? ?

      2. ELIOT says:

        IK ORE HETUES KARI IK SE NA CAVE BYTHEN … SE SHIKON S E ENVERI DHE RRACA E JOTE NAZISTE VRATE TE PAFAJSHEM KAQ DEBILE JE …. KAQ I PATURPSHEM JE …NUK CUDITEM JE NJE COBAN PA CIPA PA KULTURE PA GJAK … JE NJE SERB TURK PEDERAS SI ENVERI DHE PARTIA E ENVERIT . KOMUNISTAT KANE BERE ME MIJERA KRIME KOT PA PROVA ME PRETEKSE BOSHE SE ISHIN BOLE FASHISTASH DHE NGELEN MUTRAT E DEMOKRACISE . VIVE LA LIBERTE … CDO DITE DALIN KRIMET E HITLERIT ENVER … MERCI GAZETA .. A BIENTOT

        1. u dhim tu qesh says:

          Merci merci merci Elmaz katunari ? ? ?

  2. Asi11 says:

    Nje pyetje kam per ty Nikolin : KY prokuror dhe gjyqtar , a ka vepruar sipas ligjeve apo sipas menďjes vet se nuk del qarte . Ky po te ket kerku vendim per pushkatim sipas ligjit nuk ka pse te kerkon falje po te kete vepru sipas mendjes veg edhe ti ishte dasht me i thane une nuk po te vras por po te le sakat edhe ato pak vite qe ke jete . Ato qe thua ti jane te pabesushme , i kam dhene fjalen qe biles ad nuk po te bej publik mbasi ai nuk ka qene zog pule per me thane me fal se ta mbyta gabimisht biles edhe ne ate rast i thua sa lek ben

    1. Selami says:

      O Nikolin, te dy keta gjykates e prokurore te kane rrejte o burr i dheut. E verteta eshte qe ai xhaja yt, me deshire apo i urdheruar, pasi beri burgun e pare, predikonte fene dhe kjo ishte normale, megjithese ishte e ndalueme. Po pas burgut te pare, thone se bashke me predikimin demtonte ekonomine bujqesore ne katundin ku e kishin cue, me dy tre te tjere. Dikush i spiunoi dhe hetusi pas hetusie dhe gjyq pas gjyqi perfunduen ne burg prape dhe moren denim me vdekje. Ashtu ishin ligjet ne ate kohe, te renda boll dhe duhet ta mershe parasysh vdekjen. Xhaja jot e kishte marre parasysh, se ishte besnik i idealit te vet. Por mori me qafe jo vetem vehten, por dhe ju si fis, madje dhe keta juriste e police qe ose do e burgosnin, ose do burgoseshin bashke me te. Besoj e ke kuptu qe falja e kerkueme prej tyne ka qene sa per njerzillek, se troc, ata duhet te thonin se kane dasht ma shume vedin se sa xhajen tat. Normal. edhe ti keshtu ke ba, e ke rujt vedin boll duke e mbajt ngjarjen mbyllet, e na e thue tash qe te dy personat kane ndrue jete. Hajde gjeje te verteten me kete qe ke ba ti.

  3. ladi says:

    Sa bukur e dredhin Fugat.Ushqehen ne cdo regjim.Endri keshilltar I Rames , Artani xhaxhai I Endrit kritikues I Rames.Ky Fuga tjeter nga bythlepires dhe vegel I Enver Hoxhes del I penduar per denimet e dhena me vdekje.Vetem kerkesa qe mos I boto sa te jem gjalle une tregon karakterin e poshter te tyre

    1. Komentuesi says:

      Ne baze te ligjit te asaj kohe ,ky xhaxhaj keti eshte denuar me te drejte.Ato ç’a thuhen ne leter jane kolloqifte me rigon. Ne ate kohe kushe shkelte ligjin denohej dhe nuk eshte so sote qe perdoret ligji per te fshir bythen.Nuk pyet njeri per ligje.Ne sistemin kapitalist nuk ka zbatim ligji por anarshi.Po te kishte,nuk livadhis Saliu qe ka bere kaq krime.

    2. Araniti says:

      O Lad sovjetiku, je gjigand, je gjigand ne budallallekun tend. Se me kete qe thua, po vlereson ate kategori njerezish qe kane mendimin e tyre dhe sillen si te tille ne jete, duke shperfillur lidhjet fisnore dhe pavaresisht koherave. Me sa kuptohet, ty o Vladimir te pelqen tribuja, fisi, kopeja, se helbete aty ka dash percor dhe te tjeret, si fis blegerijne nga pas. Qenka akoma me mesimet e Enverit o Ladi.

      1. ik ere pirdhu says:

        Mesimet e Enverit jane te pavdekshme o trupeshk Aranit, se Enveri eshte HERO KOMBETAR i shqiptareve. Kupton o cope mishi!?

  4. Piro says:

    Kohe muti. Sajohej vrasja e njeriut, me keq se kafshet. I zhduknin varrin. Syrgjynosnin familjen dhe vargu hakmarrjes vazhdonte ne breza. Ky ishte komunizmit Enver bythqirit.

  5. Patrioti says:

    Ore muter,akoma ju vjen keq per keto kriminela. Duke i mbajtur te mbyllura dosjet sepse ju ardhka keq per keto kriminele,vrases te veshur me pushtet,si do te vije drejtesia. Nqs te gjethe do te prisni sa te vdesin keto dhe pastaj do te hapni gojen,kujt do ti kerkoni llogari? Mos harroni qe nopat dhe mbesat e tyre jane dhe pp vijne ne pushtet dita dites. Shume shpejt do te kthehet nje mision i pa mundur sic eshte dhe porosia e Ramizit.

  6. loran shehu says:

    ah i marum shko merr hak

  7. Virusi says:

    Ky Asi11 qenka idiot. Kerkon te kundershton ngjarjen kur prokurori dhe gjykatsi pranojne see Kane dhene vendim te padrejte. Apo je dhe ti nga kjo rrace kriminelesh?

  8. mik says:

    ” Nuk me vjen keq se po vdes, po me vjen ken se jeten po ma merrni ju ” . . . . vellezerit e mi.
    Gjithsesi, qendrimi i prokurorit dhe i gjykatesit duhet vleresuar.

  9. Jimi says:

    Tragjikomike!? Vetem kaq mund te thuhet.

  10. Niti says:

    Ndaj klerit,ne pergjithesi,po ndaj atij katolik ne vecanti eshte bere nje genocid i papare nga regjimi komunist.Personalitete te kultures.njerez te elites sone kulturore,studiues,patriote dhe humaniste me nje dashuri te madhe per vendin dhe popullin kaluan nje kalvar qe nuk shprehet me fjale.Asnje lloj ndjese nuk e justifikon krimin shteteror te ushtruar.Do duhen shume vite te prodhohet njecelitectjeter kulturore dhe patriotike si ajo qe cuam ne plumb dhe ne bodrumet e ferrit komunist.

    1. VFLP says:

      Kleri dhe sidomos ai katolik, kane qene kolaboracioniste te fashizmit dhe kane kryer veprimtari te njohur dhe te dokumentuar kunder Luftes NacionalClirimtare dhe pushtetit popullor! Moren denimin e merituar!

      1. Paqësori says:

        A të qifsha pushtetin tënd popullor, që i la njerzit pa bukë dhe deri pa brekë në bythë, mor hale muti! Apo si kujtohet zotrisë tënde, që në ’90-tën nuk gjeje as brekë në dyqan? Ju as keni ditur dhe as dini se çfarë është respekti për jetën e njeriut, mor ujqër gjakpirës. Keni marrë jetë njerzish vetëm pse kanë menduar ndryshe nga ju, keni mbrojtur duke marrë gjakun e të pafajshmëve një pushtet mizor dhe gjakatar, i cili vriste gjoja në emër të së mirës. Asgjë nuk ju ka dalluar nga nacional – socializmi hitlerian. Por të paktën Hitleri tetë nga dhjetë objektivat e manifestit komunist i zbatoi me përpikmëri për popullin gjerman, kurse ju mutër e shfarosët këtë popull duke e çuar deri në vdekje nga uria. Yyyy, fare e keqe! Dhe keni gojë e flisni…..

        1. VFLP says:

          Paqesori i BYTHES! Pa buke dhe pa breke ne bythe mund te kene ngelur zhulsat si puna jote, por jo populli mor funderrine! Pushteti popullor i la pa breke ne bythe bajgat si ty dhe racen tende antishqiptare dhe kolaboracioniste. Keshtu do ngeleni ne jete te jeteve BYTHCPUAR o race e keqe, sepse ju kaloi njehere kolodoku nen shale e tash nuk fshiheni dot, jo breke po edhe benevreke hekuri te vishni ju, te cpuar do ta keni ?

  11. Al says:

    Drama Shqiptare te denja per filma…Te mbahen mend gjate se historia perseritet!

  12. lili says:

    qendrimi i prokurorit dhe gjykatesit duhen vlersuar? Jo fare. Mire i sherbyen atij rregjimi dhe qekan penduar, pse i mbajten postet ne rregjimin tjeter? a kane moral? apo vetem moralin e karriges kane? Po nuk kane thyer nje dere apo kane shkaktuar nje plage, kane marre jete njerezish dhe drama familjare e mevonshme e tere fisit. Kerkojne falje? cvlere ka? cmund te benin tjeter? pse nuk folen pas ndrimit te rregjimit? pse nuk u terhoqen boteisht dhe te kerkonin falje

    1. kuc says:

      As nuk kane kerkuar falje, as nuk jane penduar e as nuk kane faj per asgje!
      E gjithe kjo histori eshte nje genjeshter “demokratike” e burgaxhinjve ?

  13. Pokeristi says:

    Ne rast se vendoset ndonjehere drejtesi,mundesisht te mbahet qendrim objektiv dhe i rrepte per te ghithe ata qe mbarsen embeshteten ate regjim satrap,kriminel ndoshta unikal ne glob.Me shume deshire do te kisha merak qe nje pjese e mire e komentuesve te mesiperm te dilnin para gjygjit per agjitacion genocidi njerezor.Po s’pati ligj te tille,te krijohet per te gjithe ata,qe ende llomotisin duke mbrojtur krimet e asaj kohe te mbrapshte.
    Krimi i asaj kahsapane ka vetem nje emer:Enver Hoxha

    1. VFLP says:

      VDEKJE FASHIZMIT
      LIRI POPULLIT

  14. naimi says:

    hoxh armondi, nuk e sheh se trupi gjykues perbehet nga llazi dhe jani?

  15. Lili says:

    Po ky rama na paska mbledh rreth vetit gjithe bijte e krimineleve kunder shqiptareve ,prej tij deri tek baton haxhise e shkelzen maliqit ,prinderit e te cileve burgosen aq shume Atdhetare…

    1. VFLP says:

      “Atdhetaret” nuk bashkepunuan me pushtuesin fashist! Ata qe ishin atdhetare luftuan me arme ne dore kunder pushtuesit, ashtu sic ja do nderi shqiptarit! Por ju pinjollet e neveritshem te kolaboracionisteve te felliqur nuk keni se c’te thoni tjeter, vecse te qaheni se ju rrasen kabllin deri ne gryke. Mblidheni mendjen, e meritonit dhe e hengret! KRIMINELE, BANDITE, SPIUNA, TRADHETARE!!!

    2. yp Xhixh says:

      Tradhetaret dhe kolaboracionistet nuk quhen “atdhetare” moj TYRYFYCKE ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje