Impianti fotovoltaik lundrues mbi Vaun e Dejës, Ministria e Energjitikës jep vendimin për KESH

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri me dije se ka marrë miratimin paraprak nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me ndërtimin e impiantit fotovoltaik lundrues mbi Vaun e Dejës.

MIE ka nënshkruar në mbyllje të vitit të kaluar dokumentin që i jep Korporatës 12 muaj kohë që të vijojë me procedurat e tjera të nevojshme lidhur me impiantin.

Shoqëria KESH sh.a në zbatim të nenit 20  të VKM  nr. 822  datë 07. 10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni” e ndryshuar për procedim të mëtejshëm për pajisjen me autorizimet  dhe lejët përkatëse, duhet brenda 6 muajve të përfundojë dhe të dorëzojë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dokumentacionin e mëposhtëm:  studimin e plotë të fizibilitetit teknik ekonomik dhe financiar, mjedisor dhe social bazuar në të dhëna dhe matje reale të kryera në zonat e zbatimit të projektit; planin e biznesit të projektit, grafikun e zbatimit të projektit, miratimin e OST ose OSSH-së për pikën e lidhjes me rrjetin e transmetimit ose shpërndarjes sipas kërkesave të Kodit të transmetimit ose shpërndarjes; lejet licencat autorizimet paraprake mjedisore nga insitucionet përgjegjëse kombëtare; dokumentacionin ligjor në përputhje me dispozitat e Kodit Civil që promovon marrëdhënien afatgjatë mbi truallin që do të përdoret për ndërtimin e burimit gjenerues”, thuhet në kërkesat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

KESH aplikoi në fillim të dhjetorit pranë MIE për ndërtimin e një centrali fotovoltaik lundrues mbi liqenin e Vaut të Dejës në kaskadën  e Drinit. Kapaciteti i propozuar për këtë impiant fotovoltaik është 12.9 MWp.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Impianti fotovoltaik lundrues mbi Vaun e Dejës, Ministria e Energjitikës jep vendimin për KESH”

  1. Turi says:

    Shume gabim! Për një prodhim shumë të vogël të energjisë, ju nuk mund ta injoroni jetën biologjike më poshtë. Ata kanë nevojë për rrezet e diellit të rregullt!

  2. IFC says:

    Prodhimi i ketij impianti eshte sa ai i ujit qe derdhet nga portat e shkarkimit te diges Qyrsak te HEC Vau Dejes per shkak te mos riparimit te guarnicioneve te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *