Jeta e një gjeniu/ Mjerimi i Edward Munch: Piktori i “Britmës” ishte një depresiv i dehur, i fiksuar me seksin dhe vdekjen, që e urrente familjen e tij ‘të mallkuar’

Ndërsa fëmijëritë kalojnë, vitet e formimit të piktorit të ndjerë norvegjez Edward Munch duken totalisht të dëshpëruara.

Nëna e tij vdiq nga tuberkulozi kur ai ishte vetëm pesë vjeç. Motra e tij e preferuar, Johanne Sophie, vdiq (gjithashtu nga tuberkulozi) me moshën 15. Dhe motra e tij më e vogël, Laura, kaloi shumicën e jetës së saj në një institucion mendor.

Munch vetë ishte vazhdimisht i sëmurë dhe kaloi shumë dimra jashtë shkollës, i bindur (gabimisht, siç doli) se e gjithë familja e tij u prek nga një çmenduri gjenetike e trashëguar.

Ndërkohë, babai i tij, një doktor i përkushtuar I ushtrisë, devotshmëria e të cilit e mbante familjen në varfëri, i frikësonte Edward dhe vëllezërit e motrat e tij me tregime fantazmash të pabazuara gjëkundi dhe u thoshte se e ëma I vështronte nga qielli duke u pikëlluar për sjelljen e tyre të keqe.

“Babai im kishte një temperament nervor dhe ishte religjioz I fiksuar – deri në pikën e psikoneurozës,” shkroi Munch një herë. ‘Nga ai kam trashëguar fijet e çmendurisë. Engjëjt e frikës, të pikëllimit dhe të vdekjes qëndronin pranë meje që nga dita që kam lindur.” Nuk ka nevojë për një psikiatër për të parë pse puna e Munch, edhe pse është e shkëlqyer, është e pushtuar nga dëshpërimi dhe zemërimii në vend të diellit dhe luleve.

Por të gjithë kanë mënyrën e tyre të përballimit. Të ushqyer nga engjëjt e tij të frikës, përgjigja e Munchit për trajtimin e tij “dorërëndë” ishte ‘të shkruante jetën e tij’ dhe, në mënyrë obsesive dhe shprehëse të tregonte çdo gjë – fizike dhe psikologjike – që kishte përjetuar.

Kështu që çdo sëmundje, vdekje, zemërim, traumë, mjekim, stetoskop dhe kufoma që atij I panë sytë gjatë gati 80 viteve u rikrijua në kanavacë. Dhe çdo mashtrim, xhelozi dhe dashuri (kanë qenë të shumta) u regjistrua – deri në çdo vorbull të sfondit jeshil në sfond, ose çarçaft ë shpupurisur. Gjë që nënkupton se, kur vdiq në vitin 1944, ai i la qytetit të tij të lindjes, Oslos, një pasuri veprash arti të shumta, ende të paprezantuara për publikun.

Tani ekziston vetëm një pikturë nga Munch në Londër. Pra, sa e mrekullueshme është që dje, Muzeu Britanik njoftoi një ekspozitë të rëndësishme të Edward Munch, duke shfaqur më shumë se 80 pjesë të shkëlqyera të artit të tij.

Së bashku me gjurmë që variojnë nga ato të frikshmet deri tek erotiket shokuese, shfaqja e tij- e para që muzeu ia ka kushtuar Munch – përmban një version të rrallë bardhë e zi të litografisë së “The Scream”.

Vepra e tij më e famshme, tani një nga pikturat më të njohura dhe më të vlefshme në botë, u krijua në një nga momentet më të ulëta të jetës së Munch.

Artisti ishte një djalosh trokë në kulmin e një shpërthimi mendor kur, duke ecur me miqtë në Oslo një mbrëmje, ai ishte dëshmitar i ngjarjes që frymëzoi kryeveprën e tij të vitit 1893.

Ata ishin afër Ekeberg Hill-it, pranë azilit ku motra e tij ishte e burgosur dhe një shtëpi therjeje, ku britmat e kafshëve që vdesin përzjerë me thirrje të pacientëve të shqetësuar mendorë – kur, papritmas, ishte e tepërt për Munch, i cili ishte tashmë, ndjehej “në limite me natyrën” duke “ulëritur brenda trupit të tij” dhe duke “hequr dorë nga shpresa për të jetuar sërish”.

Ky ishte momenti.

‘Qielli u kthye si i kuq në gjak. Unë u ndala dhe u përkula kundër gardhit, duke ndjerë lodhjen e padurueshme, “shkroi ai.

‘Gjuhët e zjarrit dhe të gjakut u shtrinë përgjatë rrugës së zezë blu. Miqtë e mi vazhduan të ecnin, ndërsa unë mbeta prapa, duke u dridhur nga frika. Pastaj dëgjoja vrullin e madh dhe të pafund të natyrës.”

Dhe, me sa duket, nxitoi në shtëpi për ta hedhur atë në ditarin e tij para se t’i zhdukej nga mendja.

Më shumë se 125 vjet më vonë, portreti i Munch-it (ose, me shumë të ngjarë, autoportreti) i një figurë tip-kafke me një gojë me masë të llahtarshme që shpreh ankth dhe dëshpërim, mbetet kryevepër.

Ai krijoi pesë versione të imazhit – dy piktura, dy pastele dhe një litografi – gjatë një periudhe 27-vjeçare.

Një nga pikturat, një version i 1895, në pronësi të biznesmenit norvegjez Petter Olsen, u shit në Sotheby’s në Londër për një çmim rekord prej gati 120 milion dollarë në maj 2012.

Dy janë vjedhur. Në shkurt të vitit 1994, dy burra hynë në Galerinë Kombëtare në Oslo dhe vodhën versionin e “The Scream”, duke lënë një shënim që lexonte: “Faleminderit për sigurinë e dobët”.

Pasi galeria refuzoi të paguante një shpërblim prej 1 milion dollarë, ajo u gjet e dëmtuar tre muaj më vonë.

Dhjetë vjet më vonë, versioni 1910 i “The Scream” ishte vjedhur, por më vonë u gjet, megjithëse e dëmtuar rëndë.

Është versioni i shtypur i litografisë ai që do të shfaqet në Londër nga prilli. Mendohet se Munch bëri vetëm një numër të vogël printimesh para se guri (i cili mban modelin) të konsiderohej i humbur ose i rrënuar.

Që atëherë, versione të pafundme të figurave të ngjashme me kafkën duke bërtitur janë përdorur në kartat e përshëndetjeve, kriklla, bluza dhe kalendarë, në një fushatë reklamuese për M & M dhe në një seri pullash postare. Ekziston edhe një emoji ‘Scream’.

E gjithë kjo është një lajm i shkëlqyer, sigurisht, për organizatën Munch, edhe nëse, ashtu si shumë prej veprave të tij të mëdha, ajo u frymëzua nga dëshpërimi.

Edward Munch ka lindur në një fshat pranë Kristiania (Oslo e sotme) në 1863, babai I të cilit ishte Christian Munch, një mjek me paga të ulëta dhe e ëma, Laura, gjysma e moshës së tij kur u martuan. Pas vdekjes së Laurës, Christian bëri më të mirën, i udhëzoi pesë fëmijët e tij drejt rrugës së historisë dhe letërsisë dhe u dërgoi motrën e tij, Karen, për t’I ndihmuar. Por ai ishte i paguar keq dhe familja e goditur ishte vazhdimisht në lëvizje nga një apartament i lirë në një tjetër, pasi edhe atëherë, i riu Munch skiconte në mënyrë obsesive – duke regjistruar çdo dhomë dhe peizazh në vizatimet e tij të hershme dhe bojëra uji.

Kur ishte 16 vjeç, ai shkoi në një kolegj teknik për të studiuar inxhinierinë, por megjithëse ishte i shkëlqyer në shkenca, ai e la shkollës për t’u bërë piktor, duke u regjistruar në Shkollën Mbretërore të Artit dhe Dizajnit në Kristiania në përpjekje për të ‘përdorur artin për të shpjeguar jetën që do të thotë veten time ‘.

Në vitin 1883 debutoi në ekspozitën lokale të industrisë dhe artit, vazhdoi të shfaqte veprat në Antëerp dhe të studionte në Paris në vitet e hershme të 20-ta, dhe më pas u vendos në skenën ndërkombëtare, jo vetëm në art.

Sepse, nën drejtimin e filozofit, aktivistit politik dhe udhëheqësit të ‘Bohemës’ norvegjeze, Hans Jæger, ai përqafoi stilin e jetës boheme me një pasion të zjarrtë.

Ai pinte, dashuronte, u dha pas shumë e shumë femrave dhe pikturonte si një i çmendur- gjithmonë aventuresk, shpeshherë pionier, thellësisht i ndikuar nga ide bashkëkohore, mendimtarë dhe artistë, përfshirë Max Klinger, Friedrich Nietzsche, Sigmund Freud dhe Henrik Ibsen.

Në art ai ishte pa dyshim avangard, dhe e shpërfillte modën e kohës. Nuk kishte frikë të punonte dhe ripërpunonte një imazh, duke e përditësuar atë me kalimin e kohës si një seri. (Si dhe pesë versionet e “The Scream”, ka gjashtë versione të The Sick Child, shtatë versionet e The Girl On The Bridge dhe tema e pikturës 1893, Vampire, përmban edhe 11 piktura të tjera).

Ashtu siç ishin të mbërthyer me emocion, dëshpërim, zemërim, paragjykim dhe vdekje, vepra të tilla si “The Scream” i zunë vendin lëvizjes së kohës, impresionizmit. Ndoshta kjo ishte arsyeja se pse për vite me radhë pikturat e Munch ishin thellësisht jopopullore.

Megjithëse Munch pati marrëdhënie të panumërta, ai ishte i lodhur për t’u zotuar për një grua. Ai e donte seksin, adhuronte shtëpitë publike dhe një herë e kaloi një Krishtlindje të tërë në një prej tyre, por ishte I pashpresë në marrëdhënie – duke besuar se ishte I papërshtatshëm për rolin e babait.

Disa besojnë se një armiqësi e vazhdueshme ndaj nënës së tij që vdiq kur ai ishte një fëmijë u projektua mbi gra të tjera. Mbi të gjitha, ai e dëshironte vetminë për të pikturuar.

Pastaj, në 1898, ai u takua me një grua tërheqëse dhe të pasur të quajtur Tulla Larsen, e cila u fiksua me të. Munch nuk i përmbushte parimet e saj, por megjithatë ajo e ndiqte. Kur nuk pranoi të martohej me të, ajo e kërcënoi me vetëvrasje.

Marrëdhënia e tyre zgjati 4 vjet. Në fund, Tulla u martua me një nga kolegët e tij më të rinj. Megjithatë, Munch bëri një seri të famshme të pikturave për dashurinë dhe vdekjen, të titulluar “The Frieze of Life”, e cila debutoi në Berlin në vitin 1902.

Përfundimisht, konsumimi i substancave dhe i verës, ishte e tepërt për shëndetin e brishtë të Munch,I cili në vitin 1909, pësoi një shkatërrim të madh. Pas një kursi të elektroterapisë dhe një rekomandim për të mos pirë më në publik, ai përqafoi një stil jetese shumë më të qetë dhe të vetmuar, ku vazhdonte të studionte punimet e tij.

Ndryshe nga disa artistë, Munch ishte i famshëm në jetën e tij, edhe pse “The Scream” nuk ishte aq e njohur atëherë sa është bërë sot. Kishte dy prona të rëndësishme kur vdiq, por nuk ishte veçanërisht i interesuar për para dhe ishte i pakujdesshëm me të.

Munch jetoi i vetëm për dekada me qentë dhe kuajt e tij të dashur, por mbeti i lidhur me botën moderne. U përfshi me fotografinë dhe kinemanë, dhe puna e tij vazhdoi të ndikonte shumë artistë gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij.

Ai kurrë nuk u martua dhe gjithmonë këmbënguli që pikturat e tij ishin fëmijët e tij të vërtetë – konceptet e tij. Urrente t’i shiste, shpesh pikturonte kopje ose versione të redaktuara për t’i mbajtur dhe nuk i pëlqente të ndahej prej tyre.

Kur vdiq, 80 vjeç, autoritetet zbuluan 1,008 piktura, 4,443 vizatime dhe 15,391 punime druri, skica dhe litografi, të fshehura pas dyerve të mbyllura në katin e dytë të shtëpisë së tij.

Jeta e Munch, e njollosur me sëmundje, vdekje dhe marrëzi, nuk dukej shumë zbavitëse, por dukej se i përshtatej atij. “E gjithë jeta ime është kaluar duke ecur në anën e një humnere të pafund”, shkroi ai një herë. Por ‘pa sëmundje dhe ankth, unë do të isha një anije pa timon’.

Përgatiti Diona Çeço-TemA

1 komente në “Jeta e një gjeniu/ Mjerimi i Edward Munch: Piktori i “Britmës” ishte një depresiv i dehur, i fiksuar me seksin dhe vdekjen, që e urrente familjen e tij ‘të mallkuar’”

  1. Spinoza says:

    Artikull interesant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *