Luljeta Minxhozi është zgjedhur në funksionin e zëvendës guvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë.
Emërimi i saj është bërë nga këshilli Mbikëqyrës, pas propozimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri të ditur Banka në një njoftim për shtyp.
Emërimi i znj. Minzhozi erdhi pasi më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi 6 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke i dhënë fund ngërçit dy mujor të mosfunksionimit të këtij Këshillit për shkak të mungesës së kuorumit.
Gjashtë anëtarët e rinj të përzgjedhur janë Ridvan Bode, Artan Hoxha, Suela Popa, Luljeta Minxhozi, Edlira Luçi, Arben Malaj, të clët zëvendësuan 6 anëtarët që u kishte mbaruar mandati: Dhori Kule, Ela Golemi, -Elisabeta Gjoni, Petraq Milo, Arben Malaj, Denada Prifti.
Tre anëtarët e tjerë janë Gent Sejko, që është aktualisht dhe guvernator i Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, që është zv/guvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë dhe z.Tonin Kola.
Minxhozi zëvendëson në këtë mënyrë, Elisabeta Gjonin, e cila ishte Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë që prej muajit janar 2012
Luljeta Minzhozi, sipas jetëshkrimit të publikuar në Universitetin Europian të TIranës, ku është zv/rektore, është diplomuar në vitin 1983 në degën Ekonomi Politike në Universitetin e Tiranës.
Në 1990 fiton Gradën Shkencore Kandidat i Shkencave në Universitetin e Tiranës me temë: “ Marrëdhëniet Ekonomike SHBA – Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Më pas, në vitin 1993 fiton Gradën Shkencore “ Dottoressa di Richerca” PHD, në Katolik të Milanos me temë “ Integrimi Ekonomik Ndërkomëtar. Mundësi dhe pengesa. Rasti i Shqipërisë”. Jo vetëm kaq por Gradën Shkencore Doktor e fiton në vitin 1996 nga Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Arsimit. Ndërsa në 1999 fiton titullin Shkencor “ Profesor i Asociuar” nga MASH dhe që prej vitit 2011 mban titullin shkencor “Profesor”.
Hajdutet zgjedhin njeri tjetrin qe vjedhja te vazhdoje ne vendin e krimit shqiperi!
Nuk e di cfar halli ke por nuk mund te perdoresh fjalen qe ke perdor per zonjen ne fjale te cilen e njof personalisht dhe jo vetem eshte person me integritet te larte por edhe nje person i shkelqyer.
ABSOLUTISHT NUK ESHTE E VERTETE. UNE NJOH NJERIN NGA ATA, Z. KOLA. ESHTE PROFESIONIST SHUME I ZOTI DHE NJERI I PERKRYER.
Ca si ty o sapë shajne c’tu dale perpara. Jam i sigurt qe zonjen nuk e njeh fare. Une kam puniar me te dhe kam shume respekt per personalitetin dhe profesionalizmin e saj.
Ti ose ju nuk dini te shkruani shqip!E kam te qarte se c’fare personaliteti je,prandaj mbron edhe kete[profesonialisten]
Bravo Rama,
Zojna Minxhoxi ka qene pedagoge ke Ekonomiku ne vitet 1989-1990 dhe jepte ekonomine SOCIALISTE!
Shume e apasinionuar ne ekonomine SOCIALISTE sa nuk me dha proviming me te drejte se nuk kisha lexuar librin e e ekonomise socialiste, natyrishit ne vendin e fundit komunist ne Europe.
I uroj fat bankes se Shqiperis ne tregun kapitalist me komunist liders!
hahahahah, por atehere plus minus komunist ishim te tere. Ja ti paske qene me pak, por prape ishe. Zonja ka eksperience te gjate ne profesion dhe qenkerka edhe e ndershme perderisa e thua vete qe te ngeli!
Zevendes Rektore e Cilit dhe Hysembelliut ???? E ka lene UT qe ne vitin 2002. Ka punuar si financiare ne ambasade kur i shoqi ishte Ambasador. Rama ben ndere qe te mos dalin problemet e abi Bank.
Zonja ne fjale eshte nje njeri ekselent. E zonja ne profesionin e saj e zonja dhe ne menaxhmin dhe drejtimin e stafit. Kam punuar me te, jo pak, por 6 vite dhe kam fituar shume nga eksperience profesionale e saj.
Eshte fat per Banken e Shqiperise qe znj. Minxhozi do te jete pjese e rendesishme e saj.
Urimet me te mira.
Edhe per Fullanin keshtu thoshin , nuk mungonin elozhet …….nga asnje pale , dhe fundi dihet ……te gjithe kur fillojne detyren dhe karieren e tyre politike dhe profesionale tregojne ” kemben e lyer me miell” si ujku , tek peralla e famshme , gjate rruges behen perbindesha ………
Keq me vjen, por jam i detyruar te them, se temat e studimit jane sic thote populli “pese me hic” pasi nuk kane asnje rendiment te dobishem per shoqerine. Jane thjesht studime brenda studimeve.
A ka punuar ndonjehere zonja ne ndonje njesi ekonomike dhe crezultat ka sjeslle ne te, ky fakt do te ishte element mburres dhe krenus
Niveli i mesimdhenesit ne fakultet nuk eshte kush e di cfare mbi nivelin e studentit te mire, se me ekonomistin e prodhimit (jo llogaritarin) nuk afrohet.
Fakti qe zonja ka punuar gjithe jeten ne arsim nuk i jep asaj me shume se noten 6 (gjashte)
As!
.. ME SIGURI QE DICKA JO E MIRE ESHTE E PRANISHME NE KETE MES ..! .. PERSONALISHT , E DI SHUME MIRE SE “FERRA E KA MARRE URRATEN “..!