Protesta që rikonfirmoi Edi Ramën

9 Janar 2019, 19:07Politika TEMA
Protesta që rikonfirmoi Edi Ramën

Nga Ilir Yzeiri

Protesta e studentëve pati shumë e shumë anë dhe shfaqi pothuajse të gjitha shenjat e jetës shqiptare : zemërimin, madhështinë, dinjitetin, por edhe dritëhijet, traumat, psikikën e lodhur, entuziazmin, ironinë, urrejtjen, patologjitë e shpifjeve dhe sharjeve, pra, gjithçka. Të gjitha këto u shfaqën shkallë-shkallë. Në fillim, ajo ishte një manifestim madhështor i zemërimit studentor e shoqëruar edhe me një ndjenjë të lartë dinjiteti. Ata e mbajtën larg politikën dhe sidomos opozitën.

Nuk pranuan që ta delegojnë atë zemërim në asnjë përfaqësi studentësh apo grupesh që mund të merrinin më pas atributet e padëshiruara të politikanëve ordinerë. Ata krijuan, siç thoshte, Mero Baze në një editorial të tijin, tipin dhe modelin e studentit të zemëruar që identifikohej me cilindo student krenar që kërkon dije dhe jo të blejë notën.

Tronditjen më të madhe nga kjo protestë e pësoi qeveria e Edi Ramës dhe personalisht jam i prirur të besoj se Kryeministri i Shqipërisë, ashtu siç e deklaroi vetë, e ndieu thellë shuplakën e protestës. Largimi nga qeveria e gati gjysmës së kabinetit ishte përgjigjja e shuplakës dhe një përgjegjësi e re.

Në fillimi opozita, pra, LSI-ja dhe PD-ja, qëndruan si në distancë dhe kaluan në delir se menduan që zemërimi i studentëve dhe rrugët plot mund të ishin një mundësi e mirë që studentët të thërrisnin opozitën dhe bashkë me të ta çonin më tej kauzën e nisur, duke e shndërruar zemërimin e fillimit në kërkesa politike që do ta kënaqnin atë. Mirëpo kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, ndodhi ajo që askush nuk e mendonte.

Protestuesit, në heshtje, e pranuan dialogun në distancë me Edi Ramën dhe pikërisht atëhere kur të gjitha studiot e televizioneve gjeneraliste zienin nga patosi për ta vënë Edi Ramën me shpatulla për muri, ky i fundit nuk ngurroi dhe u përplas vetë me studentët. Në këtë përballje ai jo vetëm tregoi përgjegjshmëri, por shfaqi edhe anën më të fortë si personazh politik që është zotërimi absolut i teknikës së komunikimit publik. Ndihmën më të madhe në këtë kohë ia dha as më shumë e as më pak, por Blendi Fevziu.

Emisionet e tij me studentë të mllefosur dhe përballja e Ramës në studion e tij ia siguruan përfundimisht fitoren kryeministrit shqiptar sepse në ato përballje, për fat të keq, nuk artikuloheshin problematikat e studentëve të zemëruar, por vreri kundër Ramës. Në raste të tilla, me një personazh si Rama që zotëron në perfeksion batutën dhe ironinë, është e vështirë ta nxjerrësh të humbur. Përtej kësaj, Rama ishte më i vëmendshëm ndaj kërkesave të studentëve sesa ndaj akuzave që i bëheshin atij për gjithfarësoj hyneresh.

Kapitulli i tretë dhe i fundit dihet. Ndërkohë që Rama me shpejtësi miratoi disa VKM që zgjidhnin kërkesat e studentëve, opozita nxitoi të rrëmbente zemërimin e shuar të studentëve  dhe mbi hirin e tij të ndizte flakën e pajetë të kauzave të humbura të saj. Ajo që ndodhi pas festave të fundvitit ishte trishtuese dhe banale. Pas kësaj, opozita është mirë të tërhiqet për disa kohë nga aksionet politike të daljes në rrugë dhe të shohë strategji të tjera të përballjes me qeverinë. Protesta e studentëve të zemëruar ishte në një farë mënyre rikonfirmim i Edi Ramës.(TemA)

19 komente në “Protesta që rikonfirmoi Edi Ramën”

  1. syri says:

    Bukur Yzeiri por jo i plote! Por sigurisht Rama eshte njeriu qe i duhet Shqiperise! Por eshte gati e pamudur te besh dicka te mire kur Sali-Meta luftojne kunder c’do gjeje te mire ne Shqiperi! Pa u larguar keta dy hajdute -vrases-tradhetare nuk do te jete e lehte! Megjithate urime Z.Yzeiri!

    1. Haka says:

      Servilizem i peshtire!
      Edi Rama para protestes se studenteve jo vetem deshtoi plotesisht,por nga tmerri i zemerimit rinor ishte gati t’u falte jo tere buxhetin e shtetit,por edhe shtepine e tij!
      Studentet fituan para nje kryeministri arrogant e mendjemadh,qe jo vetem nuk e njeh realitetin,por as nuk eshte i afte te kontrolloje se si punojne vartesit e tij ministra pale ata me poshte qe nuk ia ka haberin fare!
      Rama eshte tipi i nje sundimtari,qe nuk i behet vone per shtetin ne kembim te mbajtjes se pushtetit te tij!
      Ai ka rrenuar tere shtetin ligjor duke ua mbyllur te gjitha rruget e ankimit,denoncimit dhe dialogut me qytetaret,qe nxjerrin krahas halleve te tyre edhe te pa aftet,te korruptuarit dhe gjendjen reale te administrates!
      Rama ka jashte vemendjes fenomenin e korrupsionit sepse i ka shkaterruar te gjithe sensoret e nevojshem shteterore e qytetare qe do t’i jepnin shtetit te tij sinjalet e duhura per shfaqjet fillestare te kancerit ne organet me vitale te shtetit!
      Mbrojtja qe Rama u beri zyrtareve te korruptuar qe i dhane nje firme mashtruese me dokumente te fallcifikuara tenderin prej 20 milion eurove te Unazes se Re,se “kudo ne bote perdoren dokumente te fallcifikuara “! verteton plotesisht se kryeministri minimalisht eshte i pa afte,ne mos te hetohet per bashkepunim ne kete akt korruptiv!
      Dhe Yzeiri na e nxjerr Ramen te fituar!
      Por Rama e ka pranuar edhe vetre se administraten shteteroree dhge vendiore e ka nxjerre jashte loje dhge keshtru ai eshte diorezuar poara armiqve te shtetit ligjor,mbasa edhe per interesat e tij korrupotive!
      Ne se nje qytetar e informon kryeministrin se ne nje bashkiu po vidhen qytetaret dhe ky kryeminister te pergjigjet se “bashkia nuk varet nga qeveria” atehere ky kryeminister ka mbaruar se qeni i tille dhe eshte bere palke me fajtoiret!
      Si i tille jo vetrem nuk meriton lavdderimet sic ben ky Yzeriri,por duhet te shporret nje ore e me poare nga posti i tij!

      1. Kalec Dega says:

        Nje analize e vertete dhe kuptimplote per Kryeministrin e nje shteti tallave.

  2. Mark Nikolla says:

    Profesor Iliri ! Je i sakte ne idete tuaja . Te gjithe ju sulen Rames ! Rama u trgus dhe eci me shpejtsine e drites , keto u moren me Surreli , me Unazen e re etj etj lufte Rames , nje kunder pothuaj te gjithve ! Kjo tregon se Rama nuk ka kundresbtar perpara !

    1. Komentuesi says:

      Respekt zoti Yzeiri.Jane te evreteta ato qe shkruani ju.Intervist a kryeministrit te Blendi Fevziu ishte vertete nje skandal,ku ata u perpoqen qe ta tallnin e ta vinin me shpatulla pas murit Edi Ramen,por ai ja doli mban.Nga kjo dhe veprime te tjera te opozites dhe medjave qe perkrahin opoziten,ja forcojne me shume poziten e kryeministrit dhe e çojne ate ne nje fitore te pashmangeshem,dhe akoma me te thelle,ne 30 qershor 2019.

  3. Dodi says:

    AAH , MË TË LUMTË , BREEEE!!??

  4. Zhzh says:

    BUKUR DHE SAKTE. RAMA E MERITON DETYREN QE I KA DHENE SHUMICA E SHQIPTAREVE.

  5. ME EMER says:

    populli eshte ne mjerim te plote ..! .. lerini karragjoslleqet me studenta ! .. pikse pari studentet po i kane “trute ne vend” duhet te mendohen si jetojne prinderit e tyre , njerezit e fhjeshte , jo hajdutet , borgjezet , keqberesit e te felliqurit e tjere ..! rrohet me 10,000 -15ooo lek pension mujor ore ” djaj te shekullit “..?!

  6. Me durim says:

    E verteta ne drite te syrit: Edi Rama u perball drejteperdrejte dhe i vetem me punet e mira dhe punet e keqia te qeverise, asnjehere i terhequr por ne sulm; ne sulm me sqarime, me vendime, me kerkesa per ti plotesuar, ne sulm per dialog si e vetmja menyre komunikimi per gjallesat njerez; kafshet kane gjuhe te tjera. I pergjegjshem per gabimet, i perulur per mosrealizimet duke kerkuar dhe falje, i flakte per tu thene te verteten ne sy dhe perballe cilidoqofte, pa terheqje duke perballuar dhe banalitete te nivelit medioker te disa te rinjeve student qe kuptohet ishin paçavuret e intriganteve qe i shtynin me bodec nga mbrapa. Po te ishte Sali Berisha kryeminister, çfare do te ndodhte?! Edi Rama e zhbirroi tutelen , s’kane qene asnjehere gjate ketyre 28 vjeteve njerezit aq te lire per te folur ashtu si mendojne apo ashtu si u thone nga mbrapa dhe kjo eshte merite e Edi Rames. Ka shume per te thene per ato qe jane bere ne Shqiperi gjate ketyr 6 vjeteve, por nuk eshte vendi. Kush ka sy, veshe, e shikon dhe degjon ato qe kane ngjare. Por Edi nuk eshte engjelli, por ama hapi nje rruge pa kthim mbrapa qe Sali Berisha e kishte gozhduar me keq se para vieteve 1990.

    1. trimi says:

      Faleminderit profesor, per dinitetin dhe origjinalitetin qe pershkruat te gjithe protesten e studenteve.

  7. Ana says:

    Analize e sakte.Vetem nje kryeminister si Edi Rama,mund te dale balle perballe studenteve dhe me nje pergjegjshmeri te larte,me nje vullnet dhe durim te pashoq,po zgjidh hap pas hapi kerkesat e tyre.Problematikat jane te shumta,te grumbulluara per gati 3O vjet,por Kryeministri(i cili e ka vene veten ne krah te studenteve dhe bisedon me ta si kryeminister,si prind ,si shok) nuk di te shmanget,te fshihet,te thote fjale te bukura dhe te kaloje radhen)po vepron me shpejtesi se bashku me ekipin e tij, qe jo vetem te plotesoje kerkesat e protestueseve ,por te shkoje dhe me tej…E keqja eshte ne ata elemente qe duke u fshehur pas emrit student po bejne veprime te dhunshme,te pahijshme dhe mund te them te paligjeshme. Te mbyllesh dyert e universitetit dhe tashme po mbyllin dhe dis dyer auditorsh duke lene brenda pedagog e studente qe bejne mesim eshte e pafalshme.Organet ligjzbatuese duhet te veprojne.Ato i shebejne shumices dhe jo atyre qe duan te shkatrrojne dhe te nxijne ket vend.

  8. LORA says:

    Qysh prej fillimit (prej nxjerrjes abuzivistr te njoftimit te pageses se tarifes nga administratori lesh-e-list i FAU-se )kjo proteste ka qene ne timonin dhe yshtjen opozites,o Yzeri.
    Meqe nuk ju doli gje nga kalkulimet e kazanit,tash edhe ti ne kete kazan, ju ka mbet me puth doren qe se shkelyt dot.
    Peshtirosja qe shkaktoni ju mund te gjalloje vetem me suportin e katranjozve.Jeni i njejti skalion i vendosur qe te pengoje rrugetimin e progresit te Shqiperise.
    Kryeministri i votes se shenjteruar te 25 qershorit 2017-te eshte duke e kryer detyren e tij,per fatin e shumices se cilesuar te shqiptarve puntore e patriote.
    Tung,Yzeiri.

  9. Agroni says:

    Askushi
    Edi Rama eshte masakru pa perjashtim nga mafia né administrat dhe opozit me
    Keq se krishti me shpifje duke mos e lene te punoje akoma pa e marre detyren qe i besoje mileti.shpresoj qe gjith ky helm shpifjesh qe ka perhap ish kryeministri Sali Berisha me gjith arsenalin mediatik nuk arriti te mohoje dhe te sfumoj punen e E.Rames sa e gjith kryeministristrave
    marre se bashku 100vitet e fundit (duke
    mos llogarit 4 vjet aleanc me presidentin e nderuar ilir meta qe cdo abuzim qe i dedikohet personit tij me gjithsej ja atribuon E.Rames varferisht pa sukses

  10. labi says:

    STUDENTET te vazhdojne protesten dhe te shtohet pika E DHJETE,,,,LARGIMI I EDI RAMES NGA QEVERIA,,,DHE SHPALLJA E ZGJEDHJEVE TE REJA NE QERSHOR,,,,MJAFT PO DURON KY POPULL HAJDUTE SI TE DJATHTE E TE MAJTE…./////

  11. Lexoje says:

    Labi, po sikur te te veme ty qe je ne mes, as majtas e as djathtas? Ai i mesit e meriton te quket kar mes boleve. Hajt ia pafsh hajrin!

  12. violet says:

    me durim I ke thene te gjitha bravo,

  13. labbi nr2 says:

    po labi,kur te pjelli gjeli veze zotrote te te plotesohet deshira,

  14. fati says:

    Po o Labi, po. Qenkan njesoj qeverite e Bishes me ato te Rames??!! Bisha shkaterroi te gjitha sistemet dhe institucionet e demokracise, Rama po i ngre. Bisha shkaterroi familje te tera duke ua grabitur parate e pronat per te shtuar te familjes se tij, injoroi edhe te perndjekurit politike, Rama po ua kthen dinjitetin duke iu shperndare pagesa keste pas kestesh, Bisha vrau me mijra shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves pa iu dridhur syri, Rama nuk ka ngritur nje gisht kunder asnjerit. Lere kete teorine e shenjes se barazise, o Labi, se eshte thjesht nje loje deshtake dhe mashtrim tjeter i madh i Bishes qe e mban ate akoma ne jete kur gjen pasues si ti.

  15. ce says:

    nuk po i durohet Nafije dybekut sa te vije qershori dhe deshiron zgjedhje te parakoheshme. Edi Ramen e rezon nga pushteti vetem vota popullore dhe jo sharebajgat e leshitdhise te frymezuara nga Kejdi dhembcakallja apo Edhjet brahimkari apo Klevis kerrici i faros,,, Voten popullore Edi Rama e ka mare deri ne vitin 2025 pas ketij viti shohim e bejme , por gjithnje pa sharebajgat e leshitdhise,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje