Pse hesht Banka Qëndrore dhe Shoqata e Bankave, për gjobëvënien ndaj një banke?

Nga Mero Baze

Një nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, pronë e një prej fondeve më të mëdha amerikane me qendër në Nju Jork, NCH, është vënë prej kohësh nën sulme politike, fillimisht pse në bordin e saj për tri vite ka qenë anëtare Linda Rama, gruaja e Edi Ramës. Zonja Rama ka qenë një prej shtatë anëtarëve të Bordit, si anëtare e pavarur, ku të tjerët janë po ashtu personalitete të fushës së financave në botë, nga Gjermania në SHBA, mes të cilëve dhe bankieri më i suksesshëm shqiptaro- amerikan, Riçard Lukaj, që në një të shkuar të tij ka qenë një mbështetës tradicional i PD-së dhe Berishës.

Për çudi, këtë vit që zonja Rama nuk është më anëtare Bordi, sulmet u shtuan dhe më tepër, duke e shfrenuar fantazinë, dhe duke konsideruar pronarët e saj, që janë pjesë e një prej fondeve më të mëdha financiare në botë, si njerëz anonimë, pasi kanë regjistruar në një offshore, selinë e kompanisë, si shumica e koorporatave që duan të jenë të privilegjuara në taksa.

Banka ka injoruar sulmet për një kohë të gjatë, duke i konsideruar ato luftë politike, dhe vazhdon këtë praktikë.

Por sulmet e këtij fillim viti, duket se janë një përzierje e politikës gjobëvënse të opozitës, dhe konkurrencës së pandershem në treg, për të cilën nuk është pa faj dhe Banka e Shqipërisë.

Duke qenë se tregu bankar është një treg i rregulluar dhe transparenca duhet të jetë kriter kryesor, kur ndaj një Banke të nivelit të dytë bëhen sulme të pista, ndoshta nga konkurrentë të saj, dhe kur i referohen përgjegjësisë që duhet të ketë Banka Qëndrore, kjo e fundit e ka detyrë të shprehet, për të mos krijuar hapësirë për spekulime.

Nuk them t’i përgjigjet Petrit Vasilit, se ai mërzitet pse Banka nuk merr me qira lokalin e tij, por t’i përgjigjet atyre spekulimeve që flasin për aksionerët e Bankës që janë aq të identifikueshëm dhe aq të njohur nga shteti amerikan, sa Banka Qendrore me siguri e di mirë, pasi është përballur me interesin e tyre.

Gjobëvënia e opozitës ndaj çdo biznesi që mendon se nuk e ka nën kontroll, po kthehet në një fenomen të shëmtuar, që ka infektuar gjithë piramidën opozitare.

Lulzim Basha i vë gjobë çdo biznesi që mendon se duhet të paguajë dhe për opozitën, dhe në disa raste ka sukses, pasi ata i gjunjëzohen, dhe ai nuk flet më për ta.

Pastaj vazhdon LSI, pastaj portalet e tyre dhe disa oligarkëve, që i kanë ato si “pushkë qorre”.

Por në rastin konkret, ajo që është e qartë, duket se ka të bëjë me shpikjen e një lidhje mes “Abi Bank” dhe Linda Ramës, që në fakt ka qenë për aq kohë sa ka qenë, thjesht lidhje profesionale si anëtare e Bordit të Bankës, dhe të gjithë e dinë që të jesh anëtar i pavarur Bordi, siç ka qenë Linda Rama, pikë së pari nuk mund të jesh pronar.

Këtu ka banka që kanë pasur dhe familjarë politikanësh pronarë, dhe nuk janë paragjykuar.

Vazhdimi i kësaj historie duket se u ka dalë nga kontrolli dhe atyre që e kanë nisur. Disa e kanë nisur si sulm ndaj “Abi Bank”, duke përmendur Linda Ramën, dhe disa e kanë nisur si sulm ndaj Linda Ramës, duke përmendur “Abi Bank”, dhe tani askush nuk di të thotë çfarë problemi ka Linda Rama që nuk është grua shtëpiake, por profesioniste, dhe çfarë problemi ka “Abi Bank” që i ka aksionerët në Nju Jork me nga 400 apo 600 milionë dollarë pasuri.

Në këtë histori, as “Abi Bank” nuk ka çfarë të sqarojë, pasi i ka letrat publike, dhe as Linda Rama. Por guvernatori Sejko pa diskutim që duhet t’i dalë zot punës së tij, pasi është Guvernator për të mbrojtur sistemin bankar, pasi heshtja e bën palë jo vetëm në problemet brenda sistemit bankar, por dhe në sulmet politike ndaj Bankës.

REMOTE_ADDR:[]

35 komente në “Pse hesht Banka Qëndrore dhe Shoqata e Bankave, për gjobëvënien ndaj një banke?”

  1. Leo says:

    Ouuu domethene banka le te heshte por guvernatori duhet te flase. Qe kur zotrote mendon se Guvernatori i Bankes Shqiptare duhet te beje zedhenesin e nje banke te nivelit te dyte qe nuk ndihet per akuzat qe hidhen ndaj saj, tregon se kjo banke per aresye qe “nuk i dime”,meritoka nje privilegj te padegjuar.

    1. Vdl says:

      Jo more zoteri, Guvernatori duhet te shprehet jo per banken ne fjale por per institucionin qe mbikeqyr Banka e Shqiperise. Cdo banke e sistemit dhe aksioneret e saj jane te rregulluar dhe te monitoruar ne baze te licensimit te Bankes qendrore. Kete duhet te dale e te thote Guvernatori, jo te lere institucionet e licensuara prej saj te merren neper goje nga kushdo qe nuk di asgje, vecse te llape.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Shume e drejte Mero. Te njejten shqetesim lashe ne Dita e cila cdo dite e me shume po kalon ne kazan, duke na zhgenjyer.

    1. Glaukias says:

      Pse po të zhgënjen ‘Dita’ ty ? Pse po kërkon të dijë kush janë pronarët e vërtetë të bankës ? Në gjithë këtë artikull të shkruhet ndonjë emër pronari ? Ti i di pronarët ? Thuajini emrat e pronarëve e nuk vazhdon më kjo histori … Jo gjithcka që kërkon llogari kundrejt Edi Ramës është kazan, ‘ngelësave’ iu paguan faturat, unazës i doli fallsifikimi, plehërat kimike u shkatërruan tjetërkund, kuksianëve iu ulën cmimet e rrugës së kombit, e shumë cështje të tjera që kryeministri në fillim i ka sulmuar po më pas ka ulur kokën e është tërhequr. Je dakort ti Illyrian që rruga Thumanë – Kashar të ndërtohet nga Bashkim Ulaj me 22 MILION EURO për km ? Sa për dijeni, vlera fillestare e projektit nga qeveria ishte vetëm 92 MILION EURO për 20 km, ndërsa sot me kërkesë të ministrit Ahmetaj cilësohet 440 MILION EURO për 20 km. Po cmendet edhe Luli me këto shifra se i duken pak 230 MILION EURO që vodhi tek rruga e Kombit.

      1. Illyria-Shqiperia says:

        Ore nuk me vjen keq per Edi Ramen dhe as me lidh asgje me ta dhe as jetoj ne Shiperi, por ne nje artikull para ca ditesh Dita shkruante qe ja Linda Rama drejyon banken Abi. Te pakten te kishte kontrolluar informacionin qe ne na e paraqet si te vertete. Nese shkruan dicka sidomos per nivelin e Dites, duhet minimumi te hetosh, te marresh informacionin tek banka qendrore (e shtetit etj). Bankat Jane kompanite me transparente qe ekzistojne, te pakten keshtu duhet te jene edhe ne Shqiperi, por ja qe edhe Dites nuk I intereson e verteta, por po kthehet ne nivel pallavrash

  3. Epirioti II says:

    Shume e sakte Mero !

  4. Sakeqi says:

    Ne fakt Banka e Shqiperisw duhet te pakten te sqaroje opinionin publik se kush jane pronaret e abi bank nga e kane burimin e te ardhurave. Kete informacion ata e kane dbe e kane verifikuar. Por mesa duket BSH ndjek axhenden e ndonje konkurrenti ne tentative qe dirigjon luften e shemtuar ndaj Abi Bank.

  5. Lloji says:

    Sqarimi ty eshte shum interesant, ne fakt pas shum e shum vitesh qe lexoj z.Baze ne kete shkrim duket shum i nje anshem!!!

  6. Vdl says:

    Sulmi ndaj nje banke per eshte sulm ndaj sistemit, prandaj Guvernatori dhe Banka e Shqiperise duhet te dalin e te mbrojne bankat e licensuara dhe te mbikeqyrura prej tyre; te mos e lene nje institucion te licensuar prej tyre te merret neper goje nga cfaredo shpifesi injorant e inatcor qe vjell vrer pa e patur idene se cfare po thote duke ndotur jo vetem nje banke por nje sistem te tere. Eshte detyre e Bankes qendrore te mbroje integritetin e sistemit dhe cdo elementi te tij.

  7. Same shit je dhe ti says:

    Dhe ty o Mero Baze nuk te dallon asgje nga keta, po te njejten gje ke bere dhe ti kur ke shkruar per tendera akoma ne proces vleresimi duke u bere pushka qorre e te tjereve per gjobevenie apo per te ndikuar ne procedura prokurimi. Same shit jeni mos bej kot si parimor qe qenke prekur nga keto sulme te kunatit ndaj bankes.

  8. Iliri says:

    Eshte i vonuar si shkrim, ABI eshte banka me serioze dhe me nje sherbim cilesor, te gjitha jane sulme politike mbi gjera te pabazuara! Te lumte Mero!

  9. Mandi says:

    Banka per momentin eshte me korrektja ne sistem gjithashtu dhe me nje sherbim cilesor …Sulem pa baze qe pergjigjen duhet ta jape banka qendrore

  10. Skrapalliu says:

    Po cfaj ka edhe Sejkua kur e detyron Lirua me monen , qe te mos flase?.

  11. Sonila says:

    Nuk guxon nje banke te ngrihet se i sulen ujqerit….
    Abi bank eshte me e sakta ne sherbim dhe sistem

    1. DuDu says:

      Sonila, fol per ate qe diskutohet mos e devijo biseden. Nuk e akuzoi njeri ABI bank per pasaktesi apo per sistem jo te mire.
      Dyshimi bazohet mbi pronesine e paqarte dhe gruan e Kryeministrit qe ishte ne Bord. Kjo nuk eshte normale ne nje vend normal.

  12. Vlora says:

    Po po Mero, mire thua, lexoja keto dy tre dite kaq shume budallalleqe nga ca gjoja kompetente, qe duket se nuk marrin vesh as nga bankat as nga ligje apo qkr, dhe mendoja qe pse nuk ka njeri t’u thote ketyre se Shqiperia eshte treg i rregulluar, stabel prej kaq shume vitesh, dhe kjo edhe per merite te Bankes se Shqiperise. Dikush duhet t’u shpjegoje atyre qe flasin kot, pozicionin e anetareve te keshillit mbikeqyres, pavaresine e tyre nga aksioneret, si dhe procesin e detajuar te kontrollit te cdo aksioneri te bankave dhe te fondeve te tyre.
    Nuk di se si ka kaq shume fjale, asnje te vertete per nje treg kaq shume te rregulluar. Dikush po perpiqet te hedhe helm kunder nje banke, dhe nuk kuptoj per cfare arsye eshte kjo tymnaje.

  13. Lea says:

    Sulmet politike ne kete vend nuk kane te sosur por ata qe e kane per detyre te flasin dhe te mbrojne sistemin heshtin, ndoshta nga intersat e politikes dhe ato vetjake! Bravo Mero shkrim i vonuar per nje te vertete qe duhet te dale ne pah ne lidhje me nje Banke serioze!

  14. No says:

    Pfff mbron banke …
    Linden e beka “personalitet financiar ne bote” …
    Jo pese here ta thuash por edhe 1000 here, nuk gjendet njeri ta genjesh. Gjerat dihen – i polli mushka me msrtesen e fundit…E, si shume zgjati …Ketu jemi

  15. Ne says:

    Shkrimi eshte i sakte dhe para se te behen komente me mllef, duhet reflektuar. Perhapja e lajmeve te tilla te rreme dhe krijimi i nje atmosfere te tille dashakeqe ndaj nje banke, dukshem eshte i qellimshem. Por mbi te gjitha krijon panik ne rradhe te pare tek depozituesi i thjeshte dhe demton jo nje banke por gjithe sistemin bankar. Guvernatori ka per funksion kushtetues te ruaje e garantoje stabilitetin e sistemit prandaj duhet te mbaje qendrim ndaj kesaj papergjegjshmerie me te cilen segmente politike e media pa princip e integritet po njollosin cdo biznes e tatimpagues te madh.

  16. Bankieri says:

    Ore kot mu kujtua kryeministri sihtr bashke me gruan linda tamen ne amerike para do vitesh dhe hanin e pinin me kete biznesmenein shqipyaot amerikan Lukaj! Mos valleeee. Kane fol prr kete banke qe u hap oas kesaj vizite apo ska lidhje! Dhe Linda futet ne bord! Koincidence e madhe!!! O motren ku ta kete CIA e FBI se i dine te gjitha e mbyllin gojen me keta te korruptuarit tane e te tyre!

  17. Erald says:

    Sa leke ke marre per kete shkrim o Mero ? Shkrim me servil nuk kisha lexuar prej teje.

  18. Mark says:

    ABI Bank e tranzit SHPK institucion serioz nderkombetar financiar? You got be joking. Kjo Banke nuk eshte e regjistruar fare ne SHBA por ne ishujt Kayman. Ne SHBA po te ishte do ta kishin mbyllur me kohe per pastrim parash. Banka e Shqiperise duhet ti rivokoje licencen kesaj banke, per aktivitetin kriminal te pastrimit te parave. Keni prova plot. Hetoni transfertat e tyre e do ti gjeni. Sa per Meron lereni, se ai kendon aty ku e dorovisin. Megjithese nuk po e shikoj me reklamen e ABI-it te faqja e pare e Temes. Ka qene aty pothuajse 2 vjet po e mbaj mend mire.

  19. Andrea says:

    Autorit te shkrimit i eshte kerkuar qe te bej nje lloj mbulimi te kostumit te qepur me fill te bardhe. te vjen keq qe profesionaliteti gazetaresk vihet ne sherbim tepolitikes me hije te qarta. jo mire gazetari.

  20. fati says:

    O “Glaukias” di te lexosh ti? Artikulli te thote troç kush jane pronaret e kesaj banke prandaj mos shkruaj broçkulla. Superkazan Dita, supermagjar Ti.

  21. Ylli says:

    Ne doni te kuptoni sesi komunistet i hanin kokat njeri tjetrit me nje urrejtje me shume sesa nga “armiqte” ,shikoni Luften Civile Majtiste “TEMA” me “DITA”.
    Po bukuria e kesaj lufte eshte Mero Baze i cili si japonez fanatik sulet si kamikaz mbi anijen DITA ,qe te shkaterroj materialet kompromentuese te “armikut” …..na ishte nje here Merua nga Tropolena !!
    Merita e Sali Berishes eshte qe nen qeverisjen gazetaret e tipit Mero u pagezuan Heronj.Rasti me tipik eshte mediokri Andrea Stefani.
    Por tani qe Berisha eshte ne opozite ,keta lloj gazetaresh jane katandisur legena ,me plot kuptimin e fjales.

    1. Zigur Qarri says:

      Dhe kur thote se Richard Lukaj ka qene mbeshtetes tradicional i Berishes,i ngulet lexuesit si gozhde ne memorie,por harron
      se nje lexues pak i vemendeshem,kerkon dhe ne pak sekonda gjen fotografine e Richard Lukajt ne nje darke private familjare
      me familjen Rama!Kryeministri ne nje darke private me Richard Lukaj i cili eshte emruar me bashkshorten e Rames antare te
      keshillit drejtues ne abi bank ne nje dite,ne 2016-ten,ku mund te jene edhe aksionere!Takimi privat i Kryeministrit Rames me
      Lukajn eshte kompromentues,sepse kan interesa ndermjet.Mjafton vetem ky fakt ne vendet perendimore per ta detyruar te
      japi dorheqje Kryeministrin menjehere.

  22. Ervini says:

    Sulmi ndaj pronareve te ABI, NCH Group Inc, lidhet qartesisht nga qarqet pro-ruse ne Shqiperi. Ky eshte nje sulm global ndaj NCH Group te cilet ne fakt jane me origjine cifute. Aksioneri kryesor George Rohr eshte dhendri i Jack Nash, financier me fame boterore qe ka operuar ne Wall Street per mbi 30 vjet. Lexo nje artikull nga mediat ruse per tu qartesuar me shume http://www.phillip-butler.com/when-ukraines-day-of-justice-will-come-woe-be-to-the-moneylenders/

  23. rroku says:

    Tani nuk cuditet njeri me PD dhe LSI qe thone shpif shpif se nje gje do dali. Meren me vilen e Edit se ky nuk meret me sarajet e tyre…..
    Shkoni ne gjirin e Lalsit dhe shikoni keshtjellen e Sali kriminelit, a nuk habiteni kur thote qe nje dhome kam,ku nuk ke saraje ky hajdut.
    Po sarajet e Mul Nokes,
    Po kush nuk ka saraje ne lals…
    Po rezortin e Ilir FLORIRIT qe ka dhe fushe futbolli e keni pare…..
    Po kush e ka FA FA ne Golem qe mblidhet gjith LSI…
    Po ne Voskopoje sa saraje kane…
    Te gjitha keto dhe shum te tjera gjith shqiperaret i di e vetem Edi nuk i ka pare……
    Qe te mos flasim per Lulin se ky eshte i ” varfer” dhe e mbajne me buk kunati dhe vjerri qe ka qene oficer.
    Keta jane bir selman i nenes ke te qish me pare….
    Se keta hajdut mendojne qe populli ha bar….

  24. a.f. says:

    Mjafton fakti qe kjo banke e ka seline ne offshore, per ta pare me dyshim aktivitetin e saj ne Shqiperi. Te gjitha eksperiencat e tilla te meparshme kane rezultuar me humbje per shqiptaret. Per kushtet e korrupsionit gjigand shteteror tek ne, duhet nje ligj qe ti ndaloje te gjitha aktivitetet me seli Offshore.

  25. syri says:

    Mero! Jeni gazetari i vetem qe ka Shqiperia! Qendro dhe mos reshqit si Gazeta Dita,qe nuk dihen arsyet e ketij qendrimi pa kuptim Antirame! Te jete vendosja e Braces Z/k/minister arsyeja?

    1. Bureto says:

      Mendoj se mund të jetë ndonjë hatërmbetje (?!) e Arta Dades, mamasë së vëllezërve Dabulla. Si të jetë minustër i Jashtëm djaloshi kosovar me tre mastera dhe të mos jetë mama Arta me diplomë anglishteje dhe po kështu Klajda Gjosha, delfinua e Metës. Kësisoj ka shumë si Arta, të cilët kanë qenë në poste të ndryshme me ata (Nano+ Meta) që për 1001 arsye e urrejnë Ramën, por kryesisht sepse ai nuk u la pjesë në tepsinë e vet të pushtetit. Ndaj mos u çuditni. Luftë është kjo. Sot, të gjithë e kanë me Ramën, të gjithë ia duan kokën në tepsi. Aty e kanë, le t’ia hanë pra…!

  26. Baba Taku says:

    Perse nuk e thote njeri qe eshte Zamiri mbrapa kesaj gjullurdie? Skeni pare gje akoma….

  27. super duper says:

    Mero kur ke reklamen nga ABI ne faqen kryesore – ke humbur te drejten te quhesh i paanshem ne gjykimin mbi banken ne fjale.
    Por banka ka probleme kur fton, votn e ben anetar te bordit gruan e kryeministrit. ne nje vend si shqiperia ku ne e dime se kryeministrat jane intruziv e abuziv me pushtetin. Nje banke normale NUK e ben kete haptaz e ne sy te te gjitheve. ABI e beri se nuk i rruhet – dhe pse nuk i rruhet? sepse kupotohet.
    Mero e ke dhjere keto 3 vjetet e fundit qekur cuni te iku me burse ne angli (me ndihmen e pushtetit) ke fillu lepihesh

  28. Albi_I says:

    Mire mor mire, po pronaret kush jane??

    Meqe Sejko kete nuk e di, nuk del e flet. Me mire keshtu se sa te kepuse ndonje mufke.

  29. ALBAN DEGA says:

    GUVERNATORI I BANKES SE SHTETIT SHQIPTAR ESHTE JO VETEM SPEKULLATOR …..
    POR EDHE ZHVATES I DIASPORES SHQIPTARE !

    Ne gjurmet e parardhesit te tij Ardian Fullani edhe Sejko eshte nje spekullator !
    Jo vetem spekullator por edhe zhvates i Diaspores shqiptare.
    Cdo fund viti me rastefestash apo zgjedhjesh kur dhjetera mijera inmigrante shqiptare vijne ne Shqiperi per te festuar ose votuar kursi i shkembimit te dollarit, euros dhe monedhave te forta ulet perballe lekut shqiptar.
    Sapo ata largohen ndodh e kunderta!
    Cfare tjeter eshte nje dukuri e tille pervec spekullim e zhvatje e mirefillte e Diaspores shqiptare!
    Diaspora shihet si nhe lope qe vetem milet pa treguar asnje kujdes per te pervec pallavrave te Sofratikes e logjeve te Kavajes !
    Prokuroria e Pergjithshme te filloje menjehere hetimet per kete dukuri qe vazhdon te pakten prej 15 vjetesh !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *