“Zëri i Amerikës”: "DH Albania" aplikoi për ndërtimin e “Unazës” dhe u ndihmua nga institucionet shqiptare, pa ekzistuar fare

9 Janar 2019, 18:13Ekonomia TEMA

Në Shqipëri zbulohen detaje të tjera lidhur me kompaninë DH Albania e cila fitoi garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re në Tiranë, duke përdorur dokumenta të falsifikuar të një kompanie amerikane Dunwel Haberman. Zëri i Amerikës ka siguruar informacione që dëshmojnë se administrata shqiptare ka ndihmuar kompaninë DH Albania për marrjen e licencës së ndërtimit në zbatim, duke nisur procedurat, përpara se vetë kompania të rregjistrohej zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit

Në fund të dhjetorit, duke folur për rastin e kompanisë DH Albania, kryeministri Rama deklaroi se “kompani që hyjnë me letra të falsifikuara nëpër tendera ka në të gjithë botën. Një qeveri, një ministri, një ministër nuk gjykohen nga fakti nëse hyn apo nuk hyn një kompani me letra të falsifikuara. Gjykohen nga mënyra sesi reagojnë në momentin kur fakti konstatohet… Përsa i përket rastit në fjalë, ku është korrupsioni që ka ndodhur, që të jem unë i qartë? Si?” u shpreh ai.

Që prej momentit, kur emisioni “Të Paekspozuarit” në News 24, zbuloi në fillim të dhjetorit, se kompania DH Albania kishte fituar 30 milionë Euro në dy tendera përmes një serie dokumentash të falsifikuara, në disa dalje publike kryeministri Edi Rama i mëshoi faktit se bëhej fjalë, sipas tij, thjesht për një mashtrim nga ana e kompanisë. Tenderat e fituar u anuluan dhe për këtë çështje ka nisur një hetim i prokurorisë.

Por informacionet e siguruara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë se institucionet shqiptare duket se janë vënë në shërbim të plotë të kompanisë, madje edhe në shkelje të rregullave dhe kërkesave ligjore.

Sipas një përgjigjeje zyrtare, që Ministria e Infrastrukturës i ktheu kërkesës për informacion nga Zëri i Amerikës, rezulton se “Shoqëria DH-ALBANIA, degë e shoqërisë së huaj, me kërkesën e saj të datës 13.07.2018, shoqëruar me dokumentacion përkatës, ka aplikuar për njehsimin e licencës së huaj, në fushën e zbatimit në ndërtim”, thuhet në shpjegimin dhënë për Zërin e Amerikës.

Referuar faqes zyrtare të ministrisë së Infrastrukturës, në seksionin për formularët e aplikimit për ekuivalentimin e licencës së shoqërive të huaja, (http://infrastruktura.gov.al/formular%20aplikimi-3/) në kërkesat e renditura për aplikim, pika b) parashikon dhe paraqitjen e “esktraktit historik, apo ekstraktit për të dhënat e subjektit të rregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me të cilën dëshmohet ndër të tjera, lidhja e shoqërisë së krijuar, që kërkon të licensohet, me atë të vendit të origjinës që disponon licencë profesionale, veprimtaria dhe statuti aktiv i shoqërisë”.

Por më datë 13 korrik, kur është bërë aplikimi, shoqëria DH Albania ishte ende inekzistente. Referuar Qendrës Kombëtare të Biznesit, data e saj e regjistrimit figuron 18 korriku 2018, me përfaqësues një 26 vjeçar të panjohur Avdjol Dobin. Është e pakuptueshme se si Sekretariati i Komisionit të Licencave, ka nisur procedurat mbi një entitet, që deri në atë moment nuk ekzistonte. Sikundër është e paqartë, se çfarë dokumetacioni, kompania ka paraqitur për t’u identifikuar si DH Albania, duke qenë se e ka patur të pamundur të dorëzojë një ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Komisioni i Licencave, i cili drejtohet nga Gerta Lubonja, e emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave, ka në përbërjen e tij dhe tre drejtorë të Ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjitikës. Bazuar në afatet kohore të ushtrimit të aktivitetit të tij, të publikuara deri pak ditë më parë në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës (http://infrastruktura.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/aAFATE.pdf ) “dokumentacioni i shoqëruar me material përmbledhës të hartuar nga sekretariati teknik, i vihet në dispozicion anëtarëve të Komisionit 3 ditë pune përpara datës së përcaktuar për zhvillimin e mbledhjes”.

Licenca për DH Albania është dhënë në mbledhjen e datës 30 Korrik, e cila ka qenë ditë e hënë. Për pasojë, dokumentacioni për të, do të duhej t’i dorëzohej Komisionit, të paktën më 25 korrik. Por sipas përgjigjes zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës, DH Albania, i ka plotësuar dokumentat vetëm më 27 Korrik.

Shkeljet në favor të DH Albania, bëjnë të mendosh se Komisioni e ka patur të qartë se nuk po ndihmonte thjesht të riun Avdjol Dobi, por njerëzit real që qëndrojnë pas kësaj kompanie. Një seri të dhënash ngrejnë dyshime të forta që të çojnë tek biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj. Që nga lidhjet familjare mes të dyve, të fakti se punonjës së kompanisë Gener 2, të zotit Ulaj janë angazhuar në plotësimin e dokumentacionit të DH Albania-s e deri te pagesa që GENER 2, siç dëshmoi një investigim i BIRN-it, ka bërë për llogari të kësaj kompanie.

Prokuroria e cila po heton si për krimin e falsifikimit ashtu dhe për atë të shpërdorimit të detyrës, nga ana e institucioneve të përfshira, nuk ka mundur ende të thërrasë Avdjol Dobin i cili, të paktën zyrtarisht, nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria

17 komente në ““Zëri i Amerikës”: “DH Albania” aplikoi për ndërtimin e “Unazës” dhe u ndihmua nga institucionet shqiptare, pa ekzistuar fare”

  1. kafe e hidhur says:

    pse qeveria duhet te meret me zbulimin e mashtrusave??!!!ka prokurori..qeveria eshte vetem per shkresa dhe letra..jo per kontroll,as per zbatim ligji..po korrupsion nuk ka pas sic tha km .dhe ku qendron problemi ketu atehere????!!!!!keta te zerit te amerikes jane kazan

  2. ben says:

    Eshte e thjeshte
    Oligarku Ulaj
    30 milione eurot e perfituar nepermjet dokumenteve te fallsifikuara do ja kalonte ne parajsat fiskale edvinit si pagese per PPP e fituar nga Ulaj per autostraden fushe kruje kashar ku cmimi I rruges ishte 3 here me I larte se pjesa tjeter te po kesaj rruge ndertuar nga berisha.
    Nese vertet do kishte prokurori ne shqiperi edvini sot do ishte mbas hekurave.

    1. R says:

      Cfare llogjike qe ke o Beno koqja

      1. ben says:

        O R. ote cari
        Pse kush eshte llogjika
        Qe nje 24 vjecar pa shkolle I vodhi shtetit 30 milione euro dhe asnje nga mekanizmat e shtetit QE nga lincencat,tatimet drejtoria e rrugeve ministria nuk e dinin por por e dinin gjithe mediat pd e lsi qe letrat ky oligarku I rames I kishte te fallsifikuara????????
        Pse o rot ben edhe rolin e gomarit edhe te rotes.
        Pse ky vend duhet te kete kaq shume legene.

        1. ana says:

          O beno pra ti po thu qe ajo pjese rruge qe u fitu nga kompania fantazem nuk do te ndertohej fatre? Bo bo po kjo do te ishte vjedhja e shekullit. Pra do merrte 30 milionet nga Rama, i fuste ne cante edhe do ja mbathte nga syte kembet. Po ku do shkonte se tani bota osht bo e vogel beno.

    2. Sali kerma says:

      Beno ti je aq koqe sa nuk e kupton se pas Ulaj eshte Saliu

  3. Gimi prej Tirone says:

    Rilindja ime qe e kam votuar me entusiazem duke shpresuar se po i japin shuplaka Sali Kriminelit me doli nji trust hajdutesh.
    Tashti nuk me mbetet tjeter vecse ne votimet e ardhshme te votoj Lir Floririn me “shprese” se e ka barkun plot e nuk vjedh ma.

  4. IVONI says:

    .. KENI BUDALLALLEPSUR NJE KOMB TE TERE ORE KATRANE ME BOJE ..! TURP ..!

  5. Lili says:

    Shkurt e shqip ,amerika po ju thot va dime horrlleqet..

  6. Blanco says:

    Jo ore se genjejne keto kazane. Te verteten e dine vetem militantet e partise qe do te versulen ketu per te mbrojtur qeverine, per nje sufllaqe me shume.

  7. Kuq e zi says:

    Lind pyetja
    Pse ulaj nuk garoi me gener 2 qe do shpikte nje fantazem per kete tender?
    Sepse edhe ai donte te ishte larg ketij mashtrimi ne menyre zyrtare
    Ky tender ska pasur gare edhe ajo pacavure qe u shit si gare aktoret ishin fantazma, pa qeveri eshte e pamundur
    Rama per te mbuluar kete skandal hoqi gjysmen e qeverise ashtu si rasti tahiri
    Sa tendera te tjere te ketij lloji sjane zbuluar?

  8. VK says:

    Po per gjoben makinave me gaz, se ka fajin qeveria. Po qe vuri aksiz per here te pare gazit ska faj qeveria. Ne te gjithe boten stimulohen burimet e pastra te energjise me ulje taksash etj, kurse ketu i rrisin taksat se nuk blejn karburant te kastrati. Te hetohet koncensioki i shpresa.al qe per te par makine mer 20mij le, kur shteti per te njejtin veprim merte 70 lek. Cfaredo gjeje te bejn njerezit ne kete vend per te jetuar, cdo lloj alternative, del Edi dhe ja shuan

  9. MAKS VELO says:

    SI nuk ka turp ky kryeminister palaco,,,,I dalin vjedhjet dhe poshtersite dite-per -dite ,,,,,dhe prape nuk e jep doreheqjen,,,,,eshte per tu cuditur c’e mban kete kaq te lidhur tek pushteti,,,,,kaq shume vjedhin sa qe nuk pyesin per asnjeri,,,,,as per te huajt as per ne ketu Brenda ,,,por heres tjeter ti harrosh votat ti dhe PS..///////

  10. o zot ka rrene komisioni i lecensave ne dore te gerta lubonjes !po nje cope bythlepirese e edi rames! nje vullnetare e sajmir tahirit ! natyrish duan qorre shurdhe ! bythlepirese ! te dhane ndonje kocke per te lepire !

  11. petriti says:

    Zeri i Amerikes eshte mire qe te mo flasi me emrin e A.Meros, por te zbuloje cfare ka bere firma atje, ketu mendoj se ka kush ta hetoje e zbuloje. Sa me per Meron si gazetar kam parasysh nje interviste te fund viteve ’90 kur drejtuesi i a nderpreu intervsten dhe kur e rifilloi ate zoti Mero e kishte ndryshuar komplet. Mendoj se ka qene shtatori i ’98. Pra shpifim ne, e dergojme ne USA dhe po ne e perhapim shpifjen tone. Kjo sigurisht nuk eshte gazetari.

  12. blerta says:

    Po ministri DAMLLA Gjiknuri ku ishte……. Ky eshte i pari qe duhet te hyje ne burg se ja kaloi hajduteve dhe krimineleve te Saliut e Ilirit qe jane akoma gjyqeve. Turp o DAMLLA se e bere si lopa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje