Aaron Ramsey bie dakord me Juventusin, do firmos për 5 vite

Aaron Ramsey ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Juventusin me vlerë 36 milionë paund dhe do të bashkohet me kampionët italianë në fund të sezonit. Mesfushori do të largohet nga Arsenali pas 10 vjetësh tek “topccinjtë”.

Uellsiani tek skuadra e Juventusit do të paguhet rreth 140,000 euro në javë ose 7.2 milion euro në sezon duke u bërë lojtari i dytë më i paguar tek “Zonja e Vjetër” pas Cristiano Ronaldos, por përpara Paulo Dybalas dhe Douglas Costa.

Juventusi, i cili ka fituar titujt e fundit në Serinë A janë nëntë pikë larg Napolit të vendit të dytë pas 19 ndeshjeve.

Bardhezinjtë kanë shkuar në dy nga katër finalet e fundit të Ligës së Kampionëve, megjithëse i humbën të dyja, ndaj Barcelonës në vitin 2015 dhe Real Madridit dy vjet më vonë .

Trajneri i Juventusit, Max Allegri është një admirues i madh i Ramsey, i cili me siguri do të jetë një titular në formacion duke krijuar një treshe me Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi. (TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *