Baton Haxhiu: Ja mesazhi im për Ilir Metën përpara se të bënte një gabim historik

Analisti dhe gazetari i njohur, drejtori i “Klan Kosova”, Baton Haxhiu ka publikuar një letër që i ka dërguar Presidentit të vendit, Ilir Meta, disa ditë më parë në lidhje me Gent Cakajt, emrin e propozuar nga Rama për minister të Jashtëm. 

Nga Baton Haxhiu

Pershendetje Ilir

Këto ditë kam përcjellur me vëmendje të veçantë ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë në përgjithësi dhe kam ndjekur me shqetësim të posaçëm shtyerjen e dekretimit për Ministrin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj.

Me paraqitje publike, sidomos pas kthimit nga shkollimi disa vjecar, Genti është shndërruar në shpresë politike dhe ka bërë dallimin me qasjen e tij të mençur dhe veprimet e tij të kujdesshme.
Për më tepër, tashmë për një vit e më tepër, Genti ka shërbyer devotshmërisht në Qeverinë e Shqipërisë nga Kabineti i Kryeministrit deri tek zv. Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme.

Ai është prej pak njerëzve në Shqipëri dhe në Kosovë, e veçanërisht edhe më i rrallë nga gjenerata e tij, e cila çdo ditë e më shumë shfaqet indiferente në qëndrime dhe konfuze në mendim, që mbanë ende peshën e rëndë të dijes dhe trajten e kujdesit njerëzorë.

Ashtu sikurse jeni edhe ju në dijeni pasi tashmë keni mbaruar çdo hetim të mundshëm ndaj tij, Genti është prej personaliteteve pa manipulime në edukim dhe pa afera korruptive në karierë. Ai thjeshtë është një djalë i pastër, me mendje të kthjellët dhe ideale të larta dhe, pa asnjë diskutim, më i përgatitur se kushdo në të njejtën pozitë para tij.

Sipas Kushtetutës të Shqipërisë, Rrjedhimisht, për dekretimin e Ministrave të propozuar,
roli yt, Ilir, është thjeshtë ceremonial. Në rast se do ta shfrytëzosh zbraztësitë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për llogari ditore politike dhe i ndikuar nga vala e paparë e thashethemeve të ditëve të fundit, Ilir, jo vetëm që nuk do të mundësoni emërimin në detyrë të një njeriu që përfaqëson shpresë në shoqëri dhe sjellë dije në institucione por, në fakt, do të vulosni ndarjen e thellë institucionale midis Kosovës dhe Shqipërisë. Midis shqiptareve te Kosoves dhe Shqiperise.

Në kohën kur deklarohesh vazhdimisht për domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund ta bllokosh në mënyre arbitrare emërimin e një Ministri nga Kosova me reputacion të shkëlqyer dhe kualifikime të bollshme!

Në rast se do ta mbash pezull dekretimin e Ministrit të ri, do ta mbani edhe përgjegjësinë institucionale për mosdekretim të politikanëve me mendësi të re në Shqipëri, përjashtimin e një kosovari të shkëlqyer nga jeta e lartë institucionale në Shqipëri edhe bllokimin praktik të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve.

Duke besuar se emri të cilin mban mbi tryezë për Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme paraqet cilësinë më të lartë për këtë detyrë dhe, duke mbetur me shpresë se do të ngritesh përmbi politikat ditore dhe interesat e ngushta, dhe logjikes feudale ku eshte mberthyer Shqiperia dhe Kosova, unë, miqësisht, te kërkoj dekretimin sa më të shpejtë të kryediplomatit më të merituar të Shqipërisë.

Ilir! Degjoje mire cka po te thote Batoni: Po gabon shume dhe mos shko ma tutjeshem ne kete gabim historik!

REMOTE_ADDR:[]

42 komente në “Baton Haxhiu: Ja mesazhi im për Ilir Metën përpara se të bënte një gabim historik”

  1. syri says:

    Saliu dhe Meta bashke me Lulen dhe Monen dhe disa te tjere duhen varur qe te mbyllet njehere e mire qe kriminelet te sabotojne Shqiperine!

  2. Drini says:

    O Loku
    nuk vendos Ilir Meta per Ministrin e Jashtem.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Nuk vendos, por pengon ky koklopa!

  3. Tarrasi says:

    Zoti gazetar Kosovar :
    Se pari, personi qe ti i drejtohesh nuk eshte miku yt Ilir Mete qe ti po e pyet per shendetin e femijeve. Ti i drejtohesh aty per funksionin qe mban “President i RSH”.
    Se dyti, kur Genti qenka kaq i shkelqyer, Meta nuk ka bere gabim por ai duhet lavderuar sepse tani Gentin e keni te lire ti jepni nje post te larte ne Kosove, madje mund ta beni edhe President.

    1. baton stanishici says:

      Ky batoni apo vazhdimsia e shefit te sherbimit sekret serb Stanishic,eshte avokati i interesave serbe ne kosove dhe Shqiperi,ky tradhtar,legen dhe shume ordiner,i propozoi edi rames mbesen e ish zyrtarit te lrte te udb-se serbe,mbesen e Ibush Kllokoqit,per Ministre Arsimi,Besa Shahinin bashkejetuesen e dardan molliqajt nje legeni tjeter ne sherbim te hashim brojoviqit dhe baton ordinerit bashke me gent caken sherbyesit te BIA-s serbe apo sherbimit sekret serb.

  4. KUJTIM PUSHKA says:

    Meta nuk eshte presidenti I SHQIPERIS po vetem president I Bashes Mones Berishes
    TURP
    ANTISHQIPETAR

  5. Pa asnje respekt per kete Ilirin,por per respekt per institucionin per te rritur nivelin e shkrimit duhej drejtuar Zoti President.
    Ndryshe nuk reflekton nivelin e komunikimit zyrtar,kur ai eshte i nevojshem.Si Ilir zoteri shko per darke,i thuaj qe te te gatuaje edhe Monika po deshe,per postin eshte president,me nder.

    1. Jo Ilir says:

      Z. President po e po, por edhe Z. Përfaqësues i Unitetit të Kombit Shqiptar! 😉

  6. emer says:

    Ilir Meta 30 vjec u be Kryminister per vete….

  7. Zhzh says:

    BATON HAXHIU GABON QE E QUAN MIK NJE MASKARA, NJE HAJDUT ME ÇIZME BASHKE ME BAXHELLEN (QE DO TE THOTE E SHOQJA OFENDIMI ME I MADH PER NJE FEMER QE E MERITON VETEM DOKTORESHA E SHKENCAVE PER HAJDUTERINE MONIKA ÇIZMJA).META ESHTE NJE LEGEN BURRE NJE HAKMARRES I VOGEL, NJE NJERI QE NA TURPERON NE ÇDO VEPRIM TE TIJIN.JO NJE PALAÇO MIK BATON.

  8. Kuq e zi says:

    Baton a je per ndarje te kosoves a jo?
    Se per kete eshte zgjedhur minister i jashtem i shqiperise nje prej kosove
    Qe tju lej dobicin ne preher thone ktej nga ne
    Per ndarje te kosoves eshte serbia thaci e rama por ky i fundit nuk e pohon dot se nuk ka integritet politik
    Pra respektoj me shume thacin e serbine qe e pranojne hapur ndarjen e kosoves sesa ramen qe maskohet me nje adoloshent prej kosove

    1. Bureto says:

      Është! Për ta argumentuar këtë para do kohësh Vetoni, ka botuar mendimin e tij në një analizë të gjatë në një nga të përditshmet e Tiranës, mesa e mbaj mend në “Mapo”.

  9. drini nga Kosova says:

    Nuk e di sa e dine vellezerite nga SHqiperia qe ky Batoni sa i urrejtur eshte ne Kosove( ket e ka thene publikisht edhe Rama qe Batonin nuk e duan ne kosove ) , ky Baton liperisi i cdo pushteti qe vjen ne Kosove, ( por edhe ne ishe jugosllavi), edhe kjo leter e tije te neverise dhe pa kurrfare argumenti perveq perveq qe paska shkolle dhe menyren se si e ka shkruar letren dhe si e prezenton vehten BAtoni tek ILiri sidomos fjalia e fundit sikur te ishte ndonje pazar . Jam perkrahes i Edi Rames dhe Kurr nuk kam qene perkrahes i Sali Gerdecit apo LUl Fazliqit por me ket Gentin ta beje MInister te jashtem eshte nje gabim i madhe sidomos me ket jostabiletet qe kemi ne shqiptaret ne te gjitha anet e kufirit.

  10. ish dipllomat says:

    Zoti Baton, qe ne krye te letres ti gabon rande. Ju, andej e ketej kufirit i keni, shkerdhye mire e mire instituccionet e pastaj pritni qe dy anet e Shqiperise reale te bejne hajer. Jo dhe ja pse.
    1. Ne se letra e derguar Presidentit te Shqiperise eshte nje leter midis dy “miqve”, atehere duhej te mbetej midis dy miqve. Ju i drejtoheni Presidentit thjeshte me emrin qe ka Ilir. Nuk ka asgje te keqe por me qe keni kete shkalle shoqerie sa ti nuk i thue ” Zotit Ilir Meta” atehere kjo duhej te mbetej konfidenciale, te mos botohej, kurrsesi. Duke trajtuar me seriozitet e vertetesi permbajtjen dhe gabimet e Ilirit ne kete, letra sic duket mbaron jo me Ilir por me Ndoc Rrok. Pra jeni e nuk jeni miq.
    2. Ne se e keni ditur se kjo leter edhe mund te botohej, atehere, pranoni ju lutem Zoti Baton Haxhiu me shume ndjese nje keshille: Ju duhet ta fillonit letren me seriozitetin qe kerkon nje komunikimi mes nje analisti e nje Presidenti, duke respektuar Institucionin perkates, me termat, “I nderuari President”, ose ne dac edhe dicka me lire “Zoti President” dhe mandej ti thonit ato qe i ke thene.
    Ka ardhe koha qe pas 30 vjetesh shkerdhatokraci, te mund te behemi te vetedijshem se ka ardhur koha qe le largohemi nga terminologjia katundareske e te komunikuarit ne shekullin e 21-te, cka sipas teksteve qe lexojme, kete )etiken) Europa e ka bere te pakten qe nga shekulli i 15-te (shih korespendencen e katundarit apo ne dac malsorit Gjergj Kastrioti). Eshte me te vertete e neveriteshme kur ndigjojme ne disa emisione televizive kur degjon gazetare teper medioker (drejtues emisionesh) tek u drejtohen personaliteteve ” O Edo”/ “O Liro”…etj.
    3. Sa shtroni ne letren Tuaj, drejtuar Shkelqesise se Tij Presidentit te Republikes se Shqiperise 3 here Doktor Zotit Ilir Meta, jam i nje mendje me ty, nuk i heq asnje presje bile i ke thene sakte te gjitha.
    Mbetet aktuale strofa e poetit te vjeter Shkodran Heti i Molla Sylos (person real):
    Ne nje dasem ne Shkodren e asaj kohe ishte i ftuar edhe Heti i Molla Sylos, poeti, por me i njohur per bejtet e tija te famshme. Heti ishte i ulur diku nga mesi, aty ku e kishin caktuar te rrinte. I zoti i dasmes, ne krye te tavolinave kishte vene disa bejlere e agallare te pasun qe rrinin te fryre si gjelat (si rraca e sotme e politikaneve e oligarkeve). Heti rrinte e bisedonte me ata qe kishte perbri. Nje nga ata gomeret e tavolines kryesore i drejtohet Hetit: “He mor Heti i Molla Sylos na thuej ndonje bejte, na ban nji fije me qeshe”. Heti e sheh ne neveri kete zog gomari e vazhdon biseden me te tijet. He pra Heti, coi more Heti vazhdonin gjelat e tavolines kryesore me bulshinjte plot. Hetit nuk i durohet dhe cohet. Te gjith heshtin cfar do thoshte Heti.
    Heti sillet nga tavolinat ku rrinin vegjelia dhe perpiqet tua sjelle pak shpinen gjelave te tavolines kryesore.
    Dhe thot:
    Prej ktij hallit kur do te dilet,
    Deri kur keshtu ma
    Kan vue ujqit me ruejt delet,
    Deri sa te mbese vatha pa gja.

    A e more vesht o Baton?

  11. Sal Krimi says:

    Zgjedhja e Metes President ishte nje gabim i madh Rames, ashtu sic gaboi kur i rrahu shpatullat dhe ngushelloi Ssliun pas Gerdecit. Edhe nuk eshte fabim po faj. Biles i qellinshem. Ishte Meta qe i quajti kokepalare ata qe u vrane ne 21 janar dhe Rama e dinte kete e megjithate e beri President. Ju duhet te kuptoni se e tere klasa politike ne shqiperi eshte nje mase jashteqitje e shqiptareve qe duhet te pastrihet shpejt. Rama i pari si penguesi kryesor i Vetingut e mbuluesi i krimineleve te politikes shqiptare.

  12. Ilir says:

    Gabim historik?!
    Pse refuzon kandidaturen e nje cunaku qe flete fjale te huaja me pak shqip brenda?!

  13. SHQIPE-ETNIKE says:

    @@@Baton Haxhiu: Nuk kame “Talentin” tuaj te “Kalemxhiut”…..por ju i Drejtoheni PRESIDENTIT te Shqiperise Ilir Metes….Ilir…pra sikur te jete nje “Cirak” apo Praktikant ne Redaksine e Gazetes apo Klan Kosoves….
    Niveli me te cilin e keni Shkruar thjeshte Lobon per Gentin….
    1-Gentjan Cakaj eshte SHQIPETARE dhe jo “Kosovare”; KETE NE sHQIPETARET e “Shqipnise” e dime fare mire, i dime edhe “VLERAT” e Gentit..po e therrasim Thjeshte Genti..dhe jo Z.Genti per ta Bere me te AFRUESHEM,POR ju z.Baton Haxhiu a bene tju Pyesim:Ne emer te Kujte e shkurani kete “Leter”????????????????????
    2-“Mileti” Shqipetare ne te dy Krahet, akoma edhe ne Maqedoni do te ishte Plotesishte Dakorde, qe te ishte Gentjan Cakaj ne Ministrin e Jashteme Shqipetare….por…ne kete Poste te Ndjeshem dhe Nevralgjik,ne Shqipetaret e “Shqipenise” do te donim dhe Shikonim dike me Ekserjence ne Fushen e Diplomacise…ose se paku ne Ekserjence Politike, Mosha Relativishte dhe jo-Ekserjenca, vene Noten ZERO, Pamvarsishte Diplomimeve Filozofike te Gentiti..
    Genti vete nuk duhej te Pranonte Postin, do te ishte shume me e Zgjuar sikure se Genti te Qendronte ne Postin Aktual te zv-Ministrit….lol

  14. gurbetcari says:

    Mjerim shekullor kur nje spiun si Baton Haxhiu “jep keshilla” kush dhe pse duhet bere minister. Arsyetimi i juaj te ja humbet vlerat Gentit, por sa i perket asaj Ministres per Arsim mga Kosova ajo na qenka mbesa e nje ish UDBASHI Shqipetar nga Kosova, Ibush Kllokoqi. Prandaj, spiuni Baton Haxhiu propozon mbesen e ish spiunit Ibush Kllokoqi. Baton, ti cdo gje mund te jesh, vetem Shqipetar edhe Kosovar nuk ke qene, nuk je, dhe kurre nuk do te jesh!

  15. Kinez Kosovar says:

    Po mir mer Bastun, po ty kush t’vuni me ia bae karakteristiken çe ktij qunit. Meçe çenka kaç i mir po majeni mar per vehten tuj e ia qoni ati Ramushit ta baj noi minister per Kosove.

  16. lisi says:

    Nuk e pata degju kurre emrin e ketij personit te propozuar per minister te jashtem por vete fakti qe kete kandidat e mbron nje nga armiqte e spiunat me te medhenj te kombit ton si ky plehu Bitum me dridhet trupi kur mendoj se cfare rreziqesh na presin nqse emerohet ky myteber.Kryeministri po e ben vazhde enuk po ve mend me pyet edhe personalitete te tjere te vendit per vendime me kaq peshe e pasoja .Populli thote “Te hyfte vetja ne qejf!-kur don me te cu ne theqafje.

  17. mirel says:

    Baton Haxhiu ka marre persiper ye mbroje Kushtetuten e Shqiperise nga Presidenti i Shqiperise, me ane te ministrave te UDBse.
    Ministrja e arsimit Besa Shahini eshte mbesa e spiunit te UDB Ibush Kllokoqi, keshtu qe Ramuti na le ne duar te sigurta dhe arsimin, dhe sigurine kombetare..ne duar ye UDBse.
    Parneritet Strategjik..PPPja serbe

  18. Lizga says:

    FALEMINDERIT,z.Baton….analize e mencur

  19. Kola says:

    Zoti Haxhiu, ndihem i zhgenjyer prej Jush. Pse nuk i kerkon nje takim Presidentit te RSh ose dergoji nje leter sipas protollollit te Institucionit te Presidentit?! Sa poshte keni rene! Ju dhe klani Juaj jeni per te gjare hallin. Nga Ju nuk ke cfare te mesosh. Jeni me mijra vite drite larg misionit Tuaj si i ashtuquajtur “pushtet i katert”. Jam ne nje mendje me nje komentues me lart, por do te thoja pak me shume: Z.Cakaj ndihojeni qe t’i jape nje dore Qeverisjes se Rep.Kosoves.

  20. Finoku says:

    Tere rendesia eshte ajo qe ke thene zbrahtesi ne sistemin gjyqesor
    Ajo eshte plaga me e rende shqiptare qe pengon konsilidimin e nje shteti demokratik
    Kjo ben we politikanet shqiptare te bejne e te sillen si vezire dhe bajraktare
    Nje drejtesi kushtetuese do ti nxirrte sot kartonin e kuq Kokelopes se Skraparit dhe do ti thoshte stop shkelje e kushtetutes dhe jo vetem atij por me nje drejtesi te pavarure kam mendimin se shume koka te politikes shqiptare do ishin pas hekurave te qelive

  21. goliku says:

    ILIR FLORIRI ESHTE BERE KRYEMINISTER KUR ISHTE 30 VJEC SEPSE ISHTE NGRITES PESHASH DHE MENDONTE SE E NGRINTE DHE ATE POR NGRITI KRRABEN. CFAR ARSIMI KA KY NJERI QE DI VETEM TE VJEDHI. KY ESHTE TURPI ME I MADH QE DO MBETET MES KOMBIT TONE. U BE MIN. I JASHTEM I TURPSHMI ALDO BRUMCI E PLOT IDJOTE QE NUK LANE NJE GJURME NE ATE INSTITUCJON DHE NUK E BEKA KY DJAL I SHKOLLUAR NE PERENDIM. FAJI ESHTE I EDIT QE VURI PRESIDENT NJE PLERE.

  22. Bledi says:

    Mire more Zoti Baton.Ashtu eshte terorikisht se perse behet kjo ndarje ne trajtimin e Shqiptareve te Kosoves ne Shqiperi .Po nese ka mos trajtim te shqiptareve te Shqiperise nga Kosova eshte jo vetem reale por shume denigruese.
    Psh.Nje grup deputetesh te Kosoves pra 2 vjetesh i kane prpozuar presidentit Thaci qe Kolonel Hajro Limaj ta dekretoje me urdherin “Hero i Kosoves” per veprimtarine e shlelqyer qe ka bere per clrimin e Kosoves,botuar edhe ne shtypin botror.
    Perse Z.Thaci nuk e dekreton.Vetem se eshte shqiptar i Shqiperise,kur nga shqiptaret e Kosoves ka bere me dhjetra,disa prej te cileve nuk mund ti afrohen heroizmave te Kol.Limaj.
    Prandaj Z.Baton.E keqja me e madhe qendron tek Kosovaret per shqiptaret e shqiperise.
    Bledi

    1. hajro limaj llafazani gylenist says:

      Hajro limajn kete gylenist te semure,thacit nuk ia mban prej Erdoganit,se po e beri,ia ……

  23. His says:

    Nje pyetje kam per zotin Baton, Ju personalisht jeni pro apo kunder ndarjes se kosoves?
    Tani qe zoti Cakaj eshte i lire ju mund ta merrni dhe ta beni dhe kryeminister meqense eshte shume i “lexuar”
    Tani hipokrizia e Partise socialiste per “dashuri per kosoven”, te ben per te vjelle…kur ata vete jane kopila Beogradi….

  24. pedagogu I arteve says:

    Zoti Meta,
    Cila ishte eksperienca e Klajda Gjoshes per minister e integrimit?
    Cilaa ishte eksperienca tuaja si Kruyeminister oi Shqiperise?
    Cila shte eksperienca e zotit Mustafa Muci kur Ju e propozuara per minister?
    Prandaj mos gjeni aresye atje ku nuk ka aresye.
    Me respekt per pozicionin tuaja,por pa respekt per enturazhin qe Ju vjen rrotull dhe per fatkeqsine tuaja nuk do asgje, mos I degjoni po luajn me ju .

  25. muci-muci says:

    ky gazetari apo biznesmeni Baton Haxhiu mendoj se ka nivel shume te ulet intelektual.
    mjafton kjo leter e tij per te refuzuar kete rinokun Gent Cakaj…
    i tregon ky Presidentit (pamvaresisht kush eshte) per rolin e tij Ceremonial…?!!
    flet ne emer te popullit te Kosoves pa u votuar qofte edhe 1 here te vetme …

  26. Plepi says:

    Qenkan leshuar boyscoutat e Mones me komente. mjafton te vesh re qe te gjithe kane nje argument. pse si ka sjkruar Zoti President por Ilir…
    Ikni beni ndonje stazh ne Rusi si te manipuloni komentet bashke me RamaBoys and Luliboys se late nam o rini e lodhur

  27. SHQIPE-ETNIKE says:

    NuK KAME ASNJE Respekt per Ilir Meten…POR :MOS VALLE SERBIA PO NA “Pushton” me Spiune???
    Baton Haxhiu, sikurese thone Kosovaret eshte nje Marjonet e UDB-se????Vertet???
    Nese eshte i Tille athere Kanidatura e Gent Cakajt duhet te shihet me Kujdes….???Dime se Agjensite e Zbulimit Gjithmone INVESTOJNE NE STUDENTET E “Mrekullushem”…..
    Gente Cakaj duhet te nathoje dhe beje te Qarte Kush Investoj ne Shkollimin e tije???
    Duket se edhe Besa Shahini na Doli Mbesa e nje UDB-ashi….ATHERE:Zoti na Ruajte nga “MINSITRAT-KOSOVARE” qe Varen nga “OSHKURI I UDB-se”….

  28. enter"" says:

    Ilir Meta edhe nje njeri I ndyre dhe kjo dite.

    Po jam kundra caktimit te nje Kosovari ne Ministrine e Shqiperise. Ska kurrfare lidhje.

    Ka plot Shqiptare te talentuar, nuk kemi ngelur te kerkojne me Kosove.
    Boll me idiotlliqe te tilla

  29. Engjelli says:

    Sa turp. Pse cka bere per Kosoven ai koloneli Limaj. Mjafton nje lobim dhe shqiptaret e bajne hallen xhaxha

  30. aleko says:

    leter me te dobet per nje ceshtje kaq te rendesishme nuk me kane zene syte..Me kete nivel letre ky Batoni bie shume poshte per nga niveli I nje gazetari analist sic e quan veten.Jo vetem aq por ne fund ky ja lejon vetes te flas ne emer te institucioneve kosovare dhe madje popullit shqipetare te kosove duke kercenuar presidentin e shqipwerise per prishje maredhenje midis dy vendeve…A eshte ne vete ky? dhe si guxon te beje deklarata te tilla..deri tani nuk kame pat mendim negative per te ..Tash e tutje per mua at ngelet gazetari me I paafte ne Kosove..

  31. kuksiani says:

    ROBT KU TI KESH TI BATON SHKERDHATA,,,PO C’FARE DO TI NE SHQIPERI MOR SHKERDHATE MUTI BASHKE ME ATE MALOKUN TJETER CAKA,,,QEROHUNI NGA SHQIPERIA PARA SE TE HANI NDONJE PLUMB BYTHEVE ,,,,,ROBT KU TI KETE DHE EDI RAMA QE I FUT KETA PLEHRA KOSOVARE KETU,,,/////

  32. Erli says:

    O Ramush,,,, O Hashim…. kështu drejtoju respektivisht KM dhe Presidentit të Kosovës…. Nesër je nga dhe ke dale….

  33. Finoku says:

    Robt ty o i ashtuquajtur kuksian qe nuk je as kuksian dhe as shqiptare
    Ti je funderine sllave qe flet ne emer te kuksit
    Batoni Genti por edhe tere kosovaret jane ne vendin e tyre kur vijne ne Shqiperi
    Jane si ne nje shtepi kur kalojme nga nje dhome ne nje dhome tjeter
    Ti duhet te shporresh nga Shqiperia pasi sic duket je ciban i huaj sllav

  34. Virusi says:

    Batoni i drejtohet njeriut Ilir. Dhe nuk ben keq. Por harron se profesor Iliri dhe doktoresh Monika, me aftesi te dukshme ne fushen e hajdutrise, kane vendosur ta pastrojne administraten nga te aftet e te ndershmit. Profesori dhe doktoresha kane vendosur qe institucionet shteterore te plotesohen me njerez te certifikuar nga doktoresha, pas perfundimit te kursit te Jalit.

  35. DRENICA E KUQE says:

    A ende nuk e keni marre vesh se UDBa, qysh po flet shqip ne Prishtine – po flet shqip edhe ne Tirane dhe eshte po aq anti shqiptare sa Prishtina e Lidhjes se Komunistave te Jugosllavise, Lidhjes se Komunistave te Kosoves e Metohise dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves! … Dreqi pa u rrue mos met t’parin e t’mbramin!

    DRENICA E KUQE

  36. inxhinieri says:

    Ne emer te kujt i drejtohet Batoni presidentit te shqiperise……..
    Presidenti ka thene , po pyes institucionet, lereni t ebeje detyren

    Aq me teper, Baton Haxhia nuk ka pse te ndikoje tek presidenti duke i shkruar letra, sepse edhe 3 milione shqiptare dine te shkruajne letra Presidentit por dine edhe detyrat qe ka presidenti te cilat jan ka dhene Kushtetuta ,

    Kujdes Baton se me letrat e tua po na shqeteson ne shqiptareve …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *