Debati real që qëndron pas sherrit për Gent Cakajn

Nga Skënder Minxhozi

Një mesazh i ardhur nga një emër i papritur në debatin Meta-Rama për ministrin e Jashtëm, Edita Tahiri, duket se qëllonte në shënjestrën reale të sherrit më të fundit që ka mbërthyer Tiranën politike, rreth dekretimit të ministrit të ri të jashtëm Gent Cakaj. Tahiri, një figurë e njohur e politikës së jashtme kosovare, përshëndeste në mesazhin e saj Presidentin Meta, për vendimin e mosdekretimit të “një kandidati për ministër të Jashtëm, që ishte pro prekjes së kufinjve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”.

Mesazhi i Tahirit provokoi një replikë personale të ashpër nga Edi Rama. “Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët” e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”, shkroi Rama, duke i dhënë edhe më tej përmasë vetë akuzave të Edita Tahirit për “ndryshimin e kufijve”.

Në fakt ajo që po ndodh këto orë duket e paketuar me folklorin e deklaratave shumëngjyrëshe të palëve dhe me dramën politike që Tirana prodhon kohë pas kohe. Në këtë sherr të rradhës me Presidencës dhe Qeverisë po evokohet precedenti Lleshaj, duke i mëshuar me të drejtë idesë se Ilir Meta tashmë është bashkëqeverisës “me dhunë” në maxhorancën aktuale. Qëndrimi i presidentit ka vendosur një precedent të rrezikshëm përzierjeje të pushteteve, i cili nuk gjen shpjegim në asnjë nen të Kushtetutës së Shqipërisë, por vetëm në vullnetin e pastër politik të kreut të shtetit për të vendosur siç ja ka qejfi dhe dëshira, për ministra të cilët de facto dhe de jure, janë emërtesa ekskluzive të shefit të ekzekutivit. Republika e bindjeve, e ka quajtur këtë një gazetar i vjetër në Tiranë.

Megjithatë arbitrariteti i Ilir Metës dhe improvizimi i Edi Ramës me një ministër që në fakt është një gafë politike, nuk arrijnë ta fshehin dot aspektin themeltar të këtij konflikti, i cili i kalon dukshëm kufijtë e një posti ministror. Dhe sfondi real i sherrit duket se qëndron jo vetëm tek emri i Gent Cakajt, por edhe tek rrymat diametralisht të kundërta që ndërthuren, përplasen dhe konkurojnë brenda projektit më të përfolur dhe njëkohësisht më delikat në të cilin ndodhet sot e përfshirë bota shqiptare: projekti i ndryshimit të kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ilir Meta nuk do të duhej të kishte përfshirë në motivacionet e tij zyrtare të refuzimit të Gent Cakajt, faktin që Cakaj ka shprehur ide të rrezikshme për ndryshimin e kufinjve në rajon. E kjo për arsyen e thjeshtë se ministri i jashtëm i Shqipërisë ka fare pak ose aspak peshë në këtë proces, në të cilin, siç Ilir Meta e di më mirë se ne të gjithë, është përfshirë më së pari rrethi i ngushtë i Presidentit Donald Trump, si dhe një pjesë e europianëve.

Ndryshimi i kufijve është në vetvete një ide aventureske dhe i ngjan në mënyrë metaforike një transaksioni tipik të një personazhi si Donald Trump, i cili ka hedhur ide të çmendura pak a shumë për të gjitha temat kryesore të politikës globale. Megjithatë, përtej këtij aspekti që ngërthen improvizim, surprizë dhe risk prej tregëtari pronash të palujtshme, duhet thënë se ky projekt ka sot një panel që e mbron. Me Thaçin e Vuçiç zyrtarisht në rresht të parë, e më tej me shumë kumbarë në Uashington, disa të tjerë në Bruksel e më tej në rajonin tonë (domethënë në Tiranë).

Meta dhe Bushati nuk kanë qenë mes sponsorëve të këtij procesi. Kanë mbrojtur me të drejtë idenë se ndryshimi i kufijve në Ballkan është një operacion me risk të lartë dhe pasoja të paparashikueshme. Për sot dhe për nesër. Mesa duket Edi Rama mbron një tjetër ide, e për këtë ka pasur distancë dhe diferencë qëndrimesh nga ministri i tij Bushati. Ndërsa është e paprovuar se ministri i jashtëm në dalje i Shqipërisë po ikën ekskluzivisht për këtë arsye, është fare e lehtë të vërehet se ka ardhur momenti që ky projekt deri dje i shikuar si një përçartje e Presidentit Thaçi, të detyrojë të gjitha palët që të marrin një qëndrim të hapur dhe të qartë zyrtar në lidhje me korrigjimin kufitar Kosovë-Serbi.

Shqipëria ka pasur deri dje dy qëndrime: atë të kreut të shtetit dhe ministrit të jashtëm që ishin kundër ndryshimit të kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe pozicionin e kryeministrit i cili ka shmangur komentet direkte, por ka filtruar përshtypjen se nuk do të ishte kundër kësaj ideje. E cila ndoshta-ndoshta një ditë mund të çonte në një bashkim kombëtar, për të cilin Tirana vijon të përbetohet se nuk e ka (ende) platformë zyrtare të politikës së vet të jashtme.

Mesazhi i Edita Tahirit ka nxehur edhe më tej orët politike të së enjtes në Tiranë dhe Prishtinë, por ka prekur një nerv të zbuluar të politikës së jashtme të të gjithë shqiptarëve. Sepse para Serbisë, më shumë sesa si Kosovë apo Shqipëri, le ta themi, po paraqitemi si shqiptarë. Të paktën kur është fjala për të rivizatuar në paqe kufinjtë që i vendosi 19 vjet të shkuara lufta.

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Debati real që qëndron pas sherrit për Gent Cakajn”

  1. Po të kishim pranuar në 2018-ën. ,600 000 migrantë.,pas 45 vitesh do kishin ministër të punëve të jashtëme në qeverinë e Shqipërisë.

    1. Pellazg says:

      Kundershtimet per Gent Cakajn ne Shqiperi dihet perse vijne dhe nuk kane te bejne fare me “ceshtjen kombetare”! Sala dhe Meta kane halle te tjera.
      Kundershtimet ne Kosove sapo u moren vesh se perse vijne, natyrisht jo per arsye te “ceshtjes kombetare”, por per arsye te konkurences partiake atje. Gent Caka ka qene pjese e W-jes, por eshte larguar prej saj se bashku me Shpend Ahmetin dhe grupin e deputeteve. Ne kete rast thjesht kuptojme se grupe te caktuara politike ne Kosove kane lidhje me grupete caktuar politike ne Shqiperi. Kur kundershtojne keta ketej, hidhen perpjete dhe ata andej!
      E mira ne kete rast eshte se te gjithe duhet te kuptojme se tashme kemi nje skene te perbashket politike Shqiperi – Kosove!

  2. drino says:

    Ilir FLORIRI ka ne dore KOQET E BALOS,……

    1. lani says:

      0 Drino, po te kish koqe Bushati,tani duhet te kish dhene doreheqjen dhe keshtu eleminonte krizen institucionale, mbase pjeserisht.
      Ai eshte vendosur nga Rama dhe moralisht duhet te veproje,mos beje si i pazevendesueshem.

  3. ligor says:

    Pershendetje
    Eshte i turpshem komenti I Z. Rama qe Kosova te na ndjeje qe Presidenti Meta nuk eshte dakord qe Z Gent Cakaj te jete minister i jashtem i Shqiperise

    Kjo eshte e turpshme sepse ne asnje rast Z Meta nuk eshte shprehur se arsyeja e mosaprovimit eshte vendlindja ( sepse kombesia eshte Shqiptare)

    I vetmi handikap eshte se Z. Cakaj eshte shprehur pro ndarjes se kosoves ( pra ne te njejten vale me Z.Rama MEGJITHESE AI MUNDOHET QE TE MOS SHPREHET HAPUR PER KETE CESHTJE) dhe kjo nuk eshte nje gje e parendesishme dhe zgjedhja diabolike e Z,Rama konsiston ne ate se do qe ti tregoje Kosoves se ja te kam zgjedhur nje djalin tend qe te mbroje interest kombetare dhe vecanerisht te Kosoves dhe sic shpreson ai nese kosoves do ti shkulet pjesa me e vlefshme e teritorit te saj ,ai si Pilati do ti laje duart ,duke thene se une nuk kam gisht ketu sepse ju e pate une ne krye te ministrise se jashtme vura nje Kosovar dhe eshte e palogjikshme qe te mendohet se ne ( Shqiperia ) nuk beme maksimumin .duke bere koke turku dhe duke I vene damken e TRADHETARIT TE CESHTJES KOMBETARE nje djaloshI Kosovar I cili ose nga pa pjekuria ose per arsye qe nuk I di e kesisoj nuk dua ta ngarkoj pa fakte ( POR SIDOQOFTE KJO BIE ERE TE KEQE)

    1. Kristian says:

      Ho ho ho o ligjor antiligjori! Po te ishte keshtu do propozonte Albin Kurtin dhe e mbyllte punen e patriotizmit edhe ndaj Suedise, jo me ndaj Kosoves. Mos fol budallalleqe per aq kohe sa mbahesh per ligjor o zoti gojor.

    2. Gramoz Lulashi says:

      O Skenero, po ti lene Cakajn o burr i dheut se post politik do merrte dhe pervoja aty vertet duhet, por edhe fitohet shpejt. Ti na thuj per motren tate, ate qe u zgjodh si qoke ndaj fisit sahanlepires te Minxhozeve, si zv gubernatore e pare e Bankes Kombetare, nje grua e oshuar, per te mos thane plake ne moshen 63 vjece, qe tere jeten mesuese shkollash private ka qene, e e diplomueme ne ekonomi politike te socializmit. Aty duhet pernjimend eksperienca o Skenero, pa minister a diplomat, kush se ka ba ne Shqiperi, madje e ka ba edhe Shaban Hunderri nga Bulqiza dhe Besnik Mustafaj nga lagja Paruc, katundi Shkoder.

    3. s.g. says:

      Kosova de fakto është e ndarë shko nji mbramje dhe shetite Leposaviqin nëse ke bythë e tani grij pallavra

  4. Jimi says:

    Nuk e di ? Lapsus i autorit, apo botusit te gazetes ? Rama ka filtruar, apo ka flirtuar?

  5. mona says:

    Pse sipas zoterise tende na qenka gafe politike emerimi i Cakes MJ. Ti si anal-ist i zoti, duhej ta kishe marre mundimin ta shpjegoje.

  6. Ermal says:

    Emerimi i Cakes mund te kundershtohet nga Ilir Meta vetem sepse Beogradi nuk do nje personalitet me origjine nga Kosova per Minister te Jashtem te Shqiperise, jo sepse Caka ka mundesi te demtoje Beogradin apo te punoje me shume per Kosoven se ndonje tjeter, por thjesht per kaprico, nuk ia do qefi.
    Kurse Ilir Meta personalisht dhe si shef partie, ka dhe nje hall tjeter, qe jane ambasadoret dhe punonjesit e ambasadave, shume prej te cileve jane t eLSI. Me Cakajn MInister te Jashtem, influenca e shume partive ne emerimet diplometike pushon. Prandaj edhe PD si e tere eshte kunder Cakajt, atehere qe ajo si parti nacionaliste duhet te ishte pro sinjaleve te bashkimit Shqiperi Kosove.

  7. Koço says:

    Zoti Rama do bëntë shumë mirë ,që të mos e këthëjë vendin e politikën në nje sher gladiatorësh por të gjejë e bejë një zgjidhje të pa kontesueshme , sikurëeseshtë dhe sugjerimi për tu vëne e mbajtur vetë ketë detyre deri në muajin Korrik , në ketë vit historik për Shqipërinë e Shqiptarët .

    1. ca po thua says:

      Zgjidhja eshte e thjeshte dhe e thote Kushtetuta : ministrat i zgjedh dhe i vendos kryeministri qe fiton zgjedhjet!
      NUK KA ASNJE ZGJIDHJE TJETER!
      Kush ka kundershtim le te pije uthull dhe po ka kellqe le te fitoje zgjedhjet e ardhshme dhe ti zgjedhe vete ministrat!

  8. X says:

    Debati real per mendimin tim duhet te ishte :
    Eshte detyre e shtetit apo e individit qe propozohet ne nje post te paiset me CSI e CSP.
    EDHE BAZA LIGJORE, EDHE NDOC RROKU THONE QE ESHTE DETYRE E SHTETIT.
    KJO DO TE THOTE QE SHOKU ILIR TA KERKOJE PERGJEGJESINE TEK VEHTJA (SHTETI) DHE JO TEK GENT CAKAJ PERSE AI KA PUNUAR ZV/MINISTER PA ATO CERTIFIKATA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *