Debati rreth Gent Cakaj, po bëhet me tifozeri

10 Janar 2019, 18:06Blog TEMA

Nga Veton Surroi

 

Debati rreth ministrit të jashtëm të Shqipërisë po merr kahen e tifozërisë, e në tifozëri nuk ka debat.

Ka ngritje zëri dhe “dëgjomë mua se nuk ta del mire” apo folklorizëm pro e kundër prejardhjes krahinore e moshës.

Nëse hiqet mënjanë gjuha e stadiumit të futbollit, mbeten pyetje themelore: a ka nevojë të ndërrohet ministri i jashtëm i vendit sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme?

Apo, i bie pothuajse njëjtë, duhet të vendoset një ministër i ri sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme në mënyrë që të përputhet më afër me vizionin e kryeministrit?

Nëse ky është rasti, atëherë kryeministri duhet të japë në konsultime të gjera me grupacionin e tij politik dhe me Presidentin shpjegimin se çka duhet të ndryshojë në politikën e jashtme të Shqipërisë.

Këtu kryeministri mund të ndihmojë në sqarimin se a duhet të përkrahë Shqipëria apo jo ndarjen e Kosovës në vija etnike të propozuar nga presidenti Vuçiq dhe të pranuar nga presidenti Thaçi?

Kjo është një pyetje që nuk i përket as vetëm kryeministrit e as vetëm grupacionit të tij politik, por ka nevojë për një koncensus më të gjerë, përfshirë edhe mendimin e opozitës, zërin e së cilës e ka obligim kushtetues ta dëgjojë presidenti i vendit.

6 komente në “Debati rreth Gent Cakaj, po bëhet me tifozeri”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    nuk ka dicka te re ne politiken e jashtme te Corapekuqit,thjesht ka nje ricikel te hasano\ministrash………….gezuar ramazonin!

  2. Finoku says:

    Me vjen keq z Surroi si nje analist i i sprovouar i politikes se jashteme ju si mendoni
    Ne qofte se ideja e shkembimit te teritoreve eshte nje plan dhe version qe mbeshtetet nga politika amerikane dhe qe do tou imponoje Prishtines dhe Beografit ne shkembim te nje marreveshje te pergjitheshme qe ka si perfundim njohjen kush do ta pengoje ate !!!Bushati!!!apo Meta!!!!!!!
    Te mos behemi qesharak
    Ne qofte se amerikanet kane vndosur kete gje eshte pak hipokrite se kete gje mund ta ndryshoje Tirana!!!!!?

  3. timo says:

    Zoti Suroi, u nisët nga Tirana për të shkuar në Durrës dhe nuk e kuptova përse ndaluat tek mbikalimi i Kamzës!!!

  4. Virusi says:

    Vetoni e lidh ndryshimi e ministrit te jashtem me ndryshimin e kufinjve te kosoves. Por harron se ky ndryshim nuk varet nga Shqiperia por nga Amerika dhe vet Kosova. Kujto se Kosova shtet eshte kryesisht produkt amerikan. Kujto dhe nje thirrje te presidentit Trump, per bisedimet, qe te unifikohen qendrimet ndaj kesaj ceshtje. Ju mendoni se Ilir Meta eshte ne kete linje?

  5. Jak Boston says:

    Rama ka lene barsaletat dhe ka kapur marrinat.
    Qe te dyja skane anje lidhje as me politiken e jo me me pushtetin ekzekutiv apo diplomacine.
    Jane bere per te ardhur keq ripjellesat qe i mbajne ere gazrave te corapekuqit gango-kryeminister me brekushe qe jo vetem vete eshte bere si Enver Hoxha, por edhe bashkeshorten e ka bere nje fare Nexhmie te shekullit 21.
    Turp per socialistet qe nuk zune mend me Enverin, po vazhdojne e i shkojne mbrapa nje te marri rrugac qe se lidh asgje me vlerat socialiste jo e jo, por as me vlerat shqiptare nuk ka asgje te perbashket, pasi ata qe nxjerrin menderen sheshit ne kulturen shqiptare jane te marre apo sic thuhet ndryshe me derrasa mangut.

  6. Taraboshi says:

    Ja dhe patriot tjeter kosovar qe akoma jetojne kohen e Sllobos dhe Ibrahim Rugoves.O Veton a te vjen ndonje fije turp nga Kosovaret qe jeto me to.EDI Rama po ben me te miren per kombin tone Ju hienat si ketej dhe andej kufirit nuk e preferoni nje veprim te tille.Punen e kujt beni ju .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje