FAKSIMILE/ Kur Spiro Koleka vulosi dënimin e parë me vdekje për arsye politike: Ja si u ekzekutuan pranë bregut të lumit në kryeqytet

Si u ekzekutuan pranë bregut të lumit në kryeqytet inxhinieri shqiptar Niazi Mehmet Pilku dhe italiani Leonardo Tomasso. Vrasje për arsye politike e pabazuar në asnjë ligj

Si sot  74 vjet më parë nis historia e genociti komunist ndaj shqiptarëve. Ishte data 9 janar 1945 kur regjimi komunist i sapo ardhur në pushtet vendosi ekzekutimin e dënimit me vdekje për inxhinierin shqiptar Niazi Mehmet Pilku dhe italianin Leonardo Tomasso lindur më 1900 në Palermo, administrator i firmës “Italstrada”.

Një shkresë e datës 25.11.1944, e botuar nga studiuesi Kastriot Dervishi,  na tregon se ing.Pilku ishte drejtor i punimeve rehabilituese në rrugët e Shqipërisë, të cilat kryheshin nga firmat italiane. Ai drejtonte punimet në rrugët Durrës-Kavajë-Rrogozhinë dhe Vorë-Milot, të cilat kryheshin nga shoqëria “Italstrada” dhe “Marinuçi”.

Ingjinieri Pilku dhe Leonardo Tomasso administrator i kompanisë italiane, u kallëzuan nga ministri i Punëve Botore, Spiro Koleka.  Ministri koleka pretendonte se kishte mungesë të raportimit mbi firmën italiane “Italstrada”.

Mjaftoi kjo hamëndje dhe jo akuzë e bazuar në fakte ligjore për ta konsideruar grup “sabotatorë dhe antipatriotë”.

Dy të akuzuarit nuke  pranuan akuzën dhe kjo duket sipas dokumentit të publikuar nga Dervishi. Ata u morën në pyetje përkatësisht Pilku më 31 dhjetor 1944 dhe italiani Leonardo Tomasso më datë 1 janar 1945.

Gjyqi i tyre u  zhvillua më datë 8 janar 1945, nga Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit të Parë.

Kjo gjykatë vendosi dënimin me vdekje, pa u mbështetur në asnjë bazë ligjore. Gjykata përbëhej nga: kolonel Hysni Kapo (kryetar), nënkolonel Beqir Balluku(nënkryetar), partizan Sotir Spiro (anëtar) dhe sekretari major Haki Toska. Prokuror ishte major Bako Dervishi, por emri i tij nuk shkruhej në procesverbalin kryesor.

Gjykata e lartë

Vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Lartë Ushtarake pranë shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që ishte në varësi të qeverisë me vendimin nr.1, datë 8.1.1945. Gjykata përbëhej prej Gaqo Floqit, Frederik Nosit dhe Veledin Zenelit. Prokuror ishte Myftar Tare.

Në këtë vendim u shtua si bazë ligjore neni nr.29 rregullores mbi funksionimin e gjykatave ushtarake e datës 20.12.1944. Ndërsa në komunikatën e prokurorit citohet ligji nr.21, datë 14.12.1944 (që nuk ndodhet në asnjë dispozitiv vendimi). Enver Hoxha urdhëroi zbatimin e ekzekutimit.

Niazi Mehmet Pilku dhe italiani Leonardo Tomasso u pushkatuan në bregun e lumit të kryeqytetit, mëngjesin e datës 9 janar duke hapur kështu historinë e përgjakshme të vrasjeve politike të dikltaturës komuniste, për 45 vite me rradhë.(kujto.al)

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “FAKSIMILE/ Kur Spiro Koleka vulosi dënimin e parë me vdekje për arsye politike: Ja si u ekzekutuan pranë bregut të lumit në kryeqytet”

  1. leka says:

    E sakte. E dija kete histori per Ing. Pilku se bashku me ortakun e tij italian qe eshte denuar pa asnje baze ligjore…por qe paska qene i pari kete nuk e dija

    1. VFLP says:

      SABOTATORET NE LITAR!

  2. Lani says:

    A u ftohfsh ne tajare o Dervishi…Atyre u eshte bere gjyq i rregullt dhe jane denuar per sabotim.Po ata 4 qytetaret e pafajshem te 21janarit qe u ekzekutuan pa gjyq dhe ata 26 te tjeret ne Gerdec midis te cileve dhe femije.Me keto merruni dhe jo me budallalliqe.

  3. Ducja says:

    JA KUSH ESHTE SOJI I EDRAMES.

  4. ABC says:

    Ketij dervishit i duhet dhene titulli “Mjeshter i madh i .zbulimit.

  5. Dn says:

    Myftar Tare,prape nje familje kriminale ,keshilltare te rama…

  6. J says:

    Shqiptarët, kriminelë dhe hajdutë si dje ashtu edhe sot.

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      Ti je nje idiot qe myku te eshte mbire e trajtuar ne tru….je nje gomare (po fyej kafshen) qe as te degjeneruarit e ‘genit’ tend se kuptojne… PIRDHU ..nqs nuk te pelqen , nje mut me pak nder ne !

  7. ME EMER says:

    .. ne kohe lufte vepron “ligji i luftes “..! Kjo ekziston ne te gjithe boten . Kriminelet pushkatoheshin apo pushkatohen ne prezencen e te pakten tre personave , ku dokumentohej krimi i kryer ..! Mos u merrni kot me te pa udhet e djeshtem , por shihni keta te sotmit qe po e shkaterrojne shoqerine , pasi vendin e shkaterruan me gjithesejt ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *