Faleminderit Pellumb!

Leonard Bombaj

Si sot 79 vjet me pare ai lindi ne nje fshat Zemblak te Korces, sic thote vete “pa deshiren time”. Qau sic qajne te gjithe bebet, pikerisht ai qe me deshiren e tij gajasi gjithe kombin e tij.
Por kur mendon se ka shkaktuar kaq humor ne Shqiperi, fillon te dyshosh: “Vertet ka lindur duke qare ky njeri? Apo…” Nje gje eshte e sigurt. Edhe pas 79 vjetesh ky zoteri e do Artin si Femija lodren e tij. Madje edhe kur qesh vete, shpenzon energji femije. Udheton po aq me gatishmeri nga kontinenti ne kontinent si nje femije qe e ftojne te shkunde ca kumbulla tek gardhi I komshiut. Duket se Universi dergoi mbi jeten e tij ngjarje dhe fakte qe ai te gatuajë “here te qeshura, here lote dhe here te qeshura me lote.

Keshtu ai u be personazh dhe artist.
Universi e vuri ne provat me ekstreme njerezore. I rrembeu jete nga farefisi I tij, teksa ky vec mencurohej ne dhimbje.
Diktatura e shtyu ne skajet e harreses rinine e tij – ky i shfaqet 19 vjecar balle per balle Enver Hoxhes, duke folur me te per endrren e tij si me nje bashkemoshatar.
Fitoi Akademine e Arteve. Serish e internuan atje ku njeriu mund te harroje shqipen – ky mesoi artin e arratisjes dhe takohej me ruset, gjermanet, francezet. Shkurt filloi te arratisej me bileten me te lire ne bote, “leximin”.
Te dashuren e tij me buzeqeshje ne portret, e rrembeu per grua duke vene bast me fatin se lumturine do t’ia beje tatuazh ne portret, asaj. Dita e pare e marteses? Ajo vetem me buzekuqin e pare lahej ne det ne ora11, dhe dikush e pyeti: “Je martuar?” Ajo i thote: “Po! Sot, para nje ore” dhe nusja me e re ne bote noton pertej.
Te jetosh me kete zoteri, se pari qesh me gjithe shpirt, se dyti qesh edhe pasi je ndare me te. Ai e servir humorin si studim shkencor. Zbulon tematika te reja tek uria e vjeter e audiences. Teknika e te qeshures gjithmone perditesohet. Madje ai harmonizon shpejtesine e batutes me shpejtesine e perceptimit te audiences, gjen shumen e fjaleve njesoj si barutin, qe shperrthen nje te qeshur me ate distance sa e ka vendosur ai vete.
Duket se ai ka gelltitur nje llokme te madhe universi brenda vetes, e cila ka shperrthyer duke ja bere shpirtin me te madh. Thuhet se librat qe boton, (rreth 25 jane ato) shumicen e kopieve i blen vete dhe ua shperndan atyre qe ia pelqejne veprat e tij, nje lloj akti shenjterie.
Dhe keshtu ky njeri parakalon ne kete jete si aktor, dramaturg, shkrimtar, diplomat, prind dhe misionar.
Pasi pagoi taksen e dhimbjes se endrres, ecen vetem, por jo I vetmuar ne bulevardin e lagur, ndersa nga ekrani bardh e zi pas dritareve te familjeve shqiptare oshetin e qeshura ne te njejtin çast, ne te gjithe Shqiperine, shkaktuar prej zoterise, qe thone se per pese vitet e para, humorin per ekran, qe e gjeneronte vete, e shikonte tek televizori I komshiut.
E pra nese Humorin do ta perfytyrojme si Drite- ky zoteri eshte Hidrocentral.
Me pelqen te besoj se shpirti I tij ka qindra vjet qe ka lindur, thjesht zbriti dhe vendosi te banonte ne trupin e nje katundari per te vene bast me Universin.
Keshtuqe guxoj te them se kam fatin te jetoj me nje legjende te gjalle qe dite-lind perdite!
Faleminderit Pellumb Kulla!
(Thua rastesi te jete qe ky e ka ditelindjen ne te njejten me ate te Robert Ndrenikes? Dhe, kulmi! Qe prej 60 vjetesh jane ende shoke klase!)

 

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Faleminderit Pellumb!”

  1. Jimi says:

    Edhe 100 Pellumb!

  2. BombaHumori says:

    Ik o koqe mos fol ti per Kullen. Ler ndonje tjeter te flase per te. Ti je me fat qe te bejne pjese te grupit… Aktor…pffffff!

  3. MAJAKOVSKI says:

    EDHE 100 VITE PELLUMB KULLA EFHE 100 VITE HUMOR DHUROFSHI.

  4. pokeristi says:

    Nje shkrim i goditur per Pellumbin e Pellumbave,qe ne vegjeli kur merreshim me pellumba e quanim krypellumbin “kashlyc kembelesh”.
    Eshte e tepert per te folur per Pellumb Kullen,diamantin e kurores se humoristeve tane shkrimetare,nga c’ka thene e skicuar z.Bombaj.M.gj.a.brenda kornizes se ketij shkrimi sejcili mund te shtoje dicka.
    Humori i shendoshe objektiv e i qenesishem eshte arme e njeriut me intelekt dhe te mencur . Shume tentojne te operojne nepermjet humorit, por pak jane ata qe e kultivojne si duhet.
    Pellumbi per arsye gjeografike (biografike),te me falni,duke e ndjere prirjen aftesine e tij ne te shkrojtur,mbase instiktivisht zgjodhi humorin si mjet lufte per egzistence.Humori i servirur nga krijuesit me cene gjeografike ishte me i pertypshem me i kaperdishem, per barierat e komiteteve te partise, duke filluar nga ato te rretheve qe e hanin me kollaj dhe deri tek ai qe quhej komitet qendror,qe normalisht nuk e hante kollaj,pa e shijuar komandanti.
    Gjithesesi Pellumbi eshte nje vlere,nje aset kombetar.
    Eh mor Pellumb,t’a dish ti mor mik sa here kam ngrene vrejtje ne pune, ketu ku jam e punoj prej teje?!…Pse do thuashti?T’a them une,mos u Mundo . Sa here shoh shkrime te tuat a per ty, qe shpesh me qellojne t’i gelltis gjate punes e ha nga nje flakerime nga supervajzeri.Por si kuader me vlera qarkulluese me partishmeri,me guxim e vetmohim SH.Q.U.-pist ja hedh mushkes.
    I dashur Pellumb,nepermjet ketij komenti,qe po e shkruaj prape ne orarin e punes te uroj te behesh edhe Nje qind te tjera.

  5. pokeristi says:

    Nje shkrim i goditur per Pellumbin e Pellumbave,qe ne vegjeli kur merreshim me pellumba e quanim krypellumbin “kashlyc kembelesh”.
    Eshte e tepert per te folur per Pellumb Kullen,diamantin e kurores se humoristeve tane shkrimetare,nga c’ka thene e skicuar z.Bombaj.M.gj.a.brenda kornizes se ketij shkrimi sejcili mund te shtoje dicka.
    Humori i shendoshe objektiv e i qenesishem eshte arme e njeriut me intelekt dhe te mencur . Shume tentojne te operojne nepermjet humorit, por pak jane ata qe e kultivojne si duhet.
    Pellumbi per arsye gjeografike (biografike),te me falni,duke e ndjere prirjen aftesine e tij ne te shkrojtur,mbase instiktivisht zgjodhi humorin si mjet lufte per egzistence.Humori i servirur nga krijuesit me cene gjeografike ishte me i pertypshem me i kaperdishem, per barierat e komiteteve te partise, duke filluar nga ato te rretheve qe e hanin me kollaj dhe deri tek ai qe quhej komitet qendror,qe normalisht nuk e hante kollaj,pa e shijuar komandanti.Pl
    Gjithesesi Pellumbi eshte nje vlere,nje aset kombetar.
    Eh mor Pellumb,t’a dish ti mor mik sa here kam ngrene vrejtje ne pune, ketu ku jam e punoj prej teje?!…Pse do thuashti?T’a them une,mos u Mundo . Sa here shoh shkrime te tuat a per ty, qe shpesh me qellojne t’i gelltis gjate punes e ha nga nje flakerime nga supervajzeri.Por si kuader me vlera qarkulluese me partishmeri,me guxim e vetmohim SH.Q.U.-pist ja hedh mushkes.
    I dashur Pellumb,nepermjet ketij komenti,qe po e shkruaj prape ne orarin e punes te uroj te behesh edhe Nje qind te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *