Fazë e cunguar për Luftëtarin, Mezani mendon largimin

Luftëtari në kaos. U duk se gjirokastritët lanë pas problemet e së shkuarës, ku rezultatet e fundivitit u shoqëruan me premtimet për rregullimin e situatës si dhe lëvizjet në merkato.

Megjithatë, jo gjithçka shkon ashtu sië duhet. Sikur të mos mjaftojë hetimi i UEFA-s për ndeshjet e Europa League, tashmë skuadra nuk po kryen fazën përgatitore.

Vendimi i drejtuesve për të qëndruar në Gjirokastër në këtë periudhë të vështirë ka penalizuar stafin dhe futbollsitët, të cilët janë mbyllur në palestër.

I ftohti i madh, por edhe terreni i fortë kanë bërë që trajneri Gentian Mezani të ketë në dispozicion më pak se gjysmën e ekipit, duke ndezur sinjalet e alarmit te bluzinjtë. Madje, burime pranë vetë trajnerit vlonjat bëjnë të ditur se në këto kushte timonieri i Luftëtarit po mendon largimin nga skuadra, që nuk ka zhvilluar as gjysmën e seancave stërvitore të programuara deri më tani, shkruan Supersport.

Kjo është një tjetër faturë dështimi e drejtuesve, që nuk arritën të siguronin të paktën një fazë përgatitore në një qytet më të ngrohtë në Shqipëri, por vendosën të qëndronin në shtëpi, aty ku kushtet e motit janë tepër të vështira. Pikërish kjo situatë ka vënë në dyshime edhe trajnerin Mezani për të vijuar më tej punën me ekipin të cilin arriti në pak javë ta ngjiste nga vendi i fundit drejt zonës së sigurt të mbijetesës.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *