Forcat ajrore në krizë, mirëmbajtja e 25 helikopterëve kushton shtrenjtë, KLSH: Janë 10 tipe të ndryshëm dhe të vjetër

10 Janar 2019, 10:52Ekonomia TEMA

Forcat ajrore shqiptare kanë në total 25 helikopterë të cilët duket se kanë një kosto të lartë mirëmbajtje për shkak se një pjesë e tyre janë modele të vjetër dhe pjesët e këmbimit janë të vështira për tu siguruar, ndërkohë që tipologjia e tyre varion në të paktën 10.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) pranë Ministrisë së Mbrojtjes merr në analizë një seri aspektesh lidhur me prokurimet e bëra nga ky institucion duke u ndalur edhe tek mirëmbajtja e helikopterëve të forcave ajrore.

“Aktualisht, numri i helikopterëve që ka në TOP Forca Ajrore (FAj) është 25 (TOP është tabelë që tregon mjetet e deklaruara që janë përfshirë në regjistrin ligjor për shfrytëzim/përdorim nga FAj.

Për mjetet jashtë TOP, ligjërisht, nuk lejohet të vihen në përdorim dhe nuk mund të kryesh shpenzime për to). Nga të dhënat (e mirëmbajtjes të helikopterëve, për vitet 2014 – 2017) rezulton se numri maksimal i helikopterëve në gatishmëri operacionale ka arritur në 8 helikopter .

Gatishmëria kaq e ulët, është e lidhur kryesisht:

Me numrin e lartë të tipeve të helikopterëve (janë tre linja/ tekonologji prodhimi dhe dhjetë tipe të ndryshëm), vjetërsinë (moshën) e tyre, e cila shoqërohet me shpenzime të mëdha financiare për mirëmbajtjen (në vitin 2017 për mirëmbajtjen rutinë, niveli më i ulët, janë shpenzuar rreth 139,000, 000 lekë)” vlerëson KLSH.

I njëjti raport nënvizon se shpenzimet për këto mjete bëhen më pak efektive duke pasur në konsideratë se krahas shpenzimeve direkt për blerjen, janë shpenzuar fonde të konsiderueshme për kualifikimin e personelit dhe reduktimi i tipit të mjeteve, ka bërë që efektiviteti i shpenzimeve të jetë edhe më i ulët.

“Për çdo tip helikopteri, kërkohet kualifikim dhe pajisje/vegla pune të kushtueshme të veçanta për personelin. Kjo shumëllojshmëri, rrit më tej kostot pasi për tipet e vjetër pjesët e këmbimit nuk gjenden, kanë çmime të larta etj, por njëkohësisht nuk lejon/krijon mundësinë që pjesët e këmbimit të rregullta të një mjeti të reduktuar, ose jo në gatishmëri, të përdoren nga një mjet tjetër, me pasojë rritjen e numrit të mjeteve që nuk janë në punë” vlerëson raporti.

Në këto kushte KLSH ka rekomanduar që nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes të shihen mundësitë për të bërë blerje sipas mundësisë lidhur me helikopterët ndëkrohë që linjat e prodhimit të kufizohen në dy dhe tipologjia në katër çka do të reduktonte tipet me 58 për qind në raport me ato aktualë.

“Zëvendësimin gradual me helikopterë të rinj, nëpërmjet vlerësimit teknik për heqjen nga përdorimi të mjeteve që kanë plotësuar ciklin jetësor.

Zëvendësimi i helikopterëve të vjetër paraqitet si domosdoshmëri ekonomike, pasi kosto e mirëmbajtjes së tyre në vite rritet ndjeshëm, duke kaluar vlerën e blerjes së mjetit dhe duke bërë të paleverdishëm mirëmbajtjen e mëtejshme të tyre.

Ndërkohë, blerja e helikopterëve të rinj do të sjellë jo vetëm reduktimin e kostos financiare të mirëmbajtjes se tyre, por do te rrisë/garantojë ndjeshëm cilësinë dhe kapacitetet operacionale të kryerjes së misioneve/detyrave të tyre” rekomandon Kontolli i Lartë i Shtetit.(monitor)

10 komente në “Forcat ajrore në krizë, mirëmbajtja e 25 helikopterëve kushton shtrenjtë, KLSH: Janë 10 tipe të ndryshëm dhe të vjetër”

  1. KORÇARI says:

    Unë jam i mendimit ,tja japim Mediut ti shesë për Skrap dhe lekat ti ndajë me sypeshkaqenin, dhe Forcat Ajrore të përdorin PIKALECKA ,sepse janë prej letre dhe skanë shpenzime as për benzinë as për mirëmbajtje.

    1. Flm says:

      E kuptuat ore MAJMUNA Arnaut shpenzimet e ushtrise qe duan ti ngarkojne popullit ne Kuriz.
      ###
      Ushtria i sherben vetem NATOS per mercenar ne Afganistan dhe TURQIS e cila Turqi na ka furnizuar me armatime, ne kembim me baza ushtarake qe i kemi dhene ne Jug te Shqiperis.
      ###
      E kuptuat sa shpenzime kishte Hellada qe ariti te till borxh ekonomik.

    2. Doni says:

      Enveri ja kishte gjet justifikimin. Nuk thoshte se skemi para. Por thoshte qe ne i blejme.Por na i sjellin me difekt.

  2. ?? says:

    Duhet ti kalojnë 5 helikopter të tillë Policis së kryeqitetit për patrullim gjatë protestave dhe vizitës së Presidentit Trump.

  3. arber_bylin says:

    Si gjithmone vetem pislliqe djallezira hajduteri , ju denofte zoti per tradhetine dhe vjedhjen qe I keni bere atij vendi .

  4. fantoma says:

    Hahahahahahahahaaaaaaaaa…., sigurisht që bëni humor me fjalët “Forcat Ajrore Shqiptare”, o shahinët e Meros… (???!!!) E thamë, “të pordhojmë” (se pa “pordhë” nuk rri shqipua), por jo kaq shumë, se grisim brekët e qelbet erë… !!!

  5. SHQIPE-ETNIKE says:

    Ore Popull:po si u Mbajten Anijet Luftarake te Vjetra ne Kohen e “Xhaxhit” gjithmone ne Gatishmeri Luftarake?????????
    Po Nendeteset,??????????Po Avjonet????????????
    Duket se te “Vjeteruar” jane Specjalistet dhe Tekniket, qe duket se nuk kane Habere fare, ose nuk kane Bythe ti Rregullojne se jane DEMBELA, dhe Njerez qe Shullehen ne Diell..Ja pervishni Lleret????
    Mjafte me..Ministria..te Marre ne Pune STAFE-TEKNIK te Afte qe ti Perballoje Sfidat e Punes dhe jo Stafe te Gotes dhe Llafazane Kafenesh…
    Te Mirembashe eshte gjithnje nje Pune e Veshtire…..lol

  6. Marku says:

    “Kostoja e mierembajtjes eshte me e larte se sa blerja e helikoptereve te ti ” ??????????????.
    I njejti justifikim eshte perdorur edhe per shkaterrimin e tankeve , artilerise se rende dhe sistemeve tjera te rendesishme te ushtrise shqipetare . Por cuditerisht keto “ekspertet ”
    ” patriote” te ushtrise shqipetare nuk e marrin shembullin e fqinjeve antishqipetare te cilet kane ne perdorim edhe sot te njejtat tipe te tankeve dhe sistemeve te artilerise se rende sikurse ato te cilat ushtria shqipetare I shiti per skrap ne vitet 90. Mendoj se prokuroria e re SPAK duhet te hape nje ceshtje gjyqesore ndaj te gjithe ketyre ” eksperteve” sabotatore dhe antishqipetare te cilet e kundershtojne ne menyre aktive rritjen e kapaciteteve ushtarake te ushtrise shqipetare . Lind pyetja perse Kroacia nuk e ka problem rritjen e kapaciteteve ushtarake , ndersa per shqiperine ky eshte nje hap I pamundur ???.
    Pergjigjja eshte e thjeshte , sepse dikasteri i
    mbrojtjes keshillohet dhe udhehiqet nga njerez te paafte dhe antishqipetare , te cilet punojne nate e dite qe te sigurojne inferioritetin ushtarak te shtetit shqipetare perkundrejt te gjithe fqinjeve qe na rrethojne. Ky eshte nje fakt I pamohueshem dhe I neveritshem.

  7. realiteti says:

    NUK kan byth rrugaçet te bejn ushtri dhe therrasin ca debila fshatar se armatimin e kishte te vjeter ushtria ne kohen e ENVERIT , ne kohen e xhaxhit o zhulca tanket luftarak ishin me 1 mij kilometra guid nga uzina prodhimit ne kin , brenda ishin farmaci akull , sa kishte helikoptera dhe avjon ushtria ENVER HOXHES kta fshataret qe shajn ne komente nuk kan djegur dru ne dimer, por ishte shtet kishte byth e bole , asnje qindark taks nuk i merte popullit te vet dhe kishte400 mij trupa ne gazerm dit nat , qe hanin pinin visheshin dhe rrinin ne gadishmeri , por ndryshimi ishte se ata ishin burra qe e donin popullin dhe vendin e vet pa kurr far interesi se kishin luftuar per lirin e kti vendi dhe xhdo gje e benin pa hile e pisllik , jo si sot qe te ter shtetaret e kan mendjen te vjedhin dhe xhvasin dit nat se per ushtrin popullin dhe kte vend as qe i rruhet fare , se gjysma jan agjenta punojn ne interes te te tretve qoft dhe per nje burs studimi prandaj shajn ENVERIN kta kurva , se per kta dallkakuk mashtrus dhe antishqiptar ishte antidota qe i jepte çka meritonin soi ktyre shkerdhatave siç ja dha , tani erdhi koha mashtrusve dhe antishqiptarve çfar ushtrie kerkoni shkerdhatat plerat dhe mashtrusit nuk kan byth te bejn shtet , vendi kishte shkollen e aviacionit inxhinjeret qe benin dhe riparime nga me te komplikuarat , por te ter iken rrefugjat i perzun intelektualet e rruges me dilloma te blera , komplet piramid jeni , karet me dhemb do hani por duroni dhe do shikoni, se tani po dalin ne pension te ter njerzit me diplloma te kohes PPSHs dhe po vin kuadrot e dipllomave fallco , tani do ta ndjeni çesht dhimja mos shani ENVERIN dhe ikni si legena jasht shtetit sot kur ka 30 vjet qe ka hyr demokracia , ja ku jeni te lumtur shijoeni lumturin dhe shani baballaret tuaj se jeni me te zgjut ju iks dyshat sot.

  8. anton says:

    po pse ne shqiptaret nuk mund te PORDHOJME asnje helikopter?
    te pakten ndonje letre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje