Gent Caka nuk “tradhton” dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!

10 Janar 2019, 17:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gent Caka është një zgjedhje e kryeministrit të Shqipërisë për ministër të Jashtëm, që u diktuan nga arsye politike,  dhe jo nga ndryshimi i politikës së jashtme të Shqipërisë, as ndonjë politike rajonale të Shqipërisë, as dhe i ndonjë qëndrimi të ri të saj ndaj Kosovës, apo Greqisë, por për shkak të një kriteri që kryeministri vendosi për ndryshime në qeverinë e tij, përballë një ngërçi politik që ju krijua.

Për të gjitha arsyet që u shkarkua Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro, Niko Peleshi etj, u shkarkua dhe Ditmir Bushati. Biles ky i fundit është më konsensuali në perceptimin që ishte një ministër i shkëlqyer.

Këtu marrin fund të gjitha debatet parimore rreth vendimit të Edi Ramës për të ndryshuar mes të tjerash dhe ministrin e Jashtëm.

Dhe këtu bëhen banale dhe gjithë paranojat kombëtare rreth të riut Genti Caka, që po heroizohet jo për shkak të aftësive të tij, dhe as paaftësisë së tij, por për shkak të nevojës së presidentit për t’u përfshrirë në pazare politike të ditës, për të cilat nuk e  lejon as Kushtetuta.

Argumentet banale të presidentit të Republikës, se Gent Caka rrezikon me qëndrimet e tij, që të ndajë Kosovën, janë më shumë se banale, pasi Kosova ka Parlamentin e  saj, presidentin e saj, kryeministrin e saj, dhe në fund dhe popullin e saj, që i del vet zot vendit.

Nëse Kosova ka mbetur të mbrohet prej Ilir Metës nga rreziku Genti Caka, paska vdekur me kohë.

Genti Caka ka të drejtë vetëm të shkojë të flejë në shtëpinë e tij në Prishtinë, kur të ketë kohë pushim.

Në emër të Shqipërisë, Kosovën mund ta dëmtojë presidenti i Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë dhe Parlamenti i Shqipërisë, si tre institucionet kryesore të vendit, dhe këto tre institucione nuk varen nga Gent Caka.

Unë nuk di çfarë mund të bëjë Gent Caka kundër Kosovës, që nuk e ndal dot Ilir Meta apo Edi Rama. E rrezikshme mund të jetë vetëm politika e Shqipërisë ndaj Kosovës, dhe ajo varet nga Edi Rama, ose Ilir Meta, por jo nga Gent Caka.

Gent Caka nuk “tradhton” dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!

Nëse presidenti gjykon se qeveria ka një politikë antikombëtare ndaj Kosovës, mund ta thotë publikisht, ashtu sikundër dhe kryeministri mund ta thotë këtë për  qëndrimet politike të presidentit. Por ju lutem, jo për Gent Cakën. Ai s’ka në dorë asgjë që nuk e ka Edi Rama apo Ilir Meta, as për Shqipërinë, as për Kosovën, bile as për Komunën e Tuzit.

Më tej akoma, argumentet burokratike për çertifikatën e sigurisë së Gent Cakës, janë banalitete administrate, që nuk thonë asgjë. Në çdo kohë që një shërbim sigurie i Shqipërisë konstaton se Gent Caka është i pabesueshëm, ai është objekt i ligjit, dhe jo i paranojave të zyrës së presidentit.

Presidenti i Shqipërisë ka të drejtë të hapë debat publik në Shqipëri, vetëm në rast se dyshon se kryeministri i vendit po ndryshon politikën e  jashtme të Shqipërisë kundër interesit kombëtar, dhe jo pse po ndërron ministrin e Jashtëm.

Ministri i Jashtëm është kompetencë e kryeministrit. Ai heq dhe vendos atë që mendon se i duhet, dhe nuk është kompetencë e presidentit ta gjykojë këtë. Detyrë e presidentit është të diskutojë për politikën, dhe jo për personat. As ata që e lavdërojnë dhe e ngrejnë në qiell Gent Cakën, as ata që e fyejnë me tone raciste për orgjinën dhe moshën e tij, nuk janë duke e ndihmuar atë.

Ai është emëruar ministër i Jashtëm nga kryeministri i vendit, dhe do të bëhet. Nëse nuk di ta bëjë këtë punë, pasi të fillojë ta ushtrojë, do të shkarkohet, dhe nëse shkëlqen, mund të ecë përpara, por ky nuk është debati i ditës së sotme.

Debati i sotëm është se presidenti i vendit kërkon të bëjë politikë me një të drejtë formale, që ka për të dërguar në Kuvend dekretimin e miratimit të një ministri, siç e ka bërë dhe më parë.

Se mirë që nuk ka gjetur dot një arsye kushtetuese, për të mos emëruar ministër të Jashtëm djaloshin Gent Caka, por çfarë argumenti kushtetues ka gjetur, që nuk dekreton shkarkimin e Ditmir Bushatit? Çfarë ka gjetur jo kushtetuese tek dekreti për shkarkimin e një minsitri, dhe në cilën Kushtetutë të botës e ka lexuar, që presidenti nuk lejon kryeministrin të shkarkojë një ministër?

Halli i tij është i njëjtë. Ai do të bëjë politikë me karrigen e presidentit, duke dashur të fyejë dhe dëmtojë edhe Ditmir Bushatin, dhe të bëjë ndonjë pazar me Edi Ramën, për pasardhësin.

Përfytyrimi më banal është sipas filozofisë së LSI, që për çdo pazar ka një çmim, dhe tani e përfytyroj duke u konsultuar me Petrit Vasilin, i cili i thotë që kufiri me Greqinë do shitet me lekë, dhe LSI do ngelet pa pjesë, apo kufiri me Kosovën do ndryshojë, dhe LSI nuk do marrë gjë, dhe për këtë nuk duhet firmosur ky Gent Caka.

Mund të jetë dhe më banale se kaq, por nuk kemi pse lodhemi të kuptojmë gjithë banalitetet e Presidencës Meta.

Shqiptarët kanë nevojë të kuptojnë se presidenti po përpiqet të bëjë politikë të brendshme të pistë, me postin e politikës së jashtme, në kërkim të ndonjë pazari. Dhe Gent Caka është i përzgjedhur si viktimë në këtë histori.

Politika më e mirë e jashtme e Shqipërisë, është të bëjmë mirë politikën e brendshme. Dhe me këtë që bën presidenti, i cili shkel rregullisht Kushtetutën, për të bërë pazare, është duke na bërë politikën më të keqe të jashtme të mundshme, pasi të huajt na shikojnë si shtet primitiv. Dhe për këtë gjë, nuk kemi kujt t’i kërkojmë falje. Sidomos Edi Rama që e ka zgjedhur vetë!

38 komente në “Gent Caka nuk “tradhton” dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!”

  1. Titi says:

    I shkekqyer si perhere, o Mero, me keto analiza te thella dhe inteligjente. Ca me shume si ti, shqiptaret do kishin me te ndriçuara mendjet e tyre.

    1. ben says:

      Propozimi I ketij cunakut ( me prirje te forta erdoganiste vetem 5 muaj para dates qe do diskutohet hapja e negociatave) dhe mosdekretimi I tij nga meta ka vetem 1 shkak.
      Ed rama e di shume mire qe europa ja ka hequr vizen, se shqiperia nuk do e mari statusin as kete qershor. Dhe per kete arsye vendos nje kosovar per te justifikuar veten mbas 5 muajsh se europa nuk I hapi negociatat jo per faj te rames dhe shtetit bandit qe ai ndertoi por se europa eshte kunder shqiptareve.
      Me kete rast kenaqen edhe turqit shqipfoles dhe jo vetem po edhe debilet.
      Meta ja hoqi kete karte nga dora dhe te jeni te sigurt qe edhe ministri tjeter I jashtem nese do propozoje tjeter rama do jete nga kosova bile me pikpamje akoma me te forta integraliste.

      1. ben says:

        PS: sipas Edit Harxhit ish zv ministrja e jashtme rusia ka derguar 3000 forca ushtarake ne Nish dhe teknologjine e fundit ushtarake.
        Ne rast se amerika ndron mendje si ne siri, kush do luftoje me serbet dhe ruset dhe me se do luftojne.
        Per me teper qe gjithe europa eshte kunder ndarjes se kosoves.
        Ke do kete aleate shqiperia????????
        Nese behet lufte nuk do vritet as rama as I biri I rames thjesht ai do shtoje pasurine prandaj Mero ne keto momente, lufta do ishte shkaterim per shqiperine dhe me pasoja shume te renda.
        Prandaj dhe aventurat e ketij psikopati cunake erdoganiste jane rrezik per shqiperine dhe Meta tregoi qe eshte presidenti I duhur.

      2. Timi says:

        Mos mor..sa mire e njihke politiken…shko mor derr lsj pjatat se nuj eshte pune pet ty te mbrosh hajdutin predident qe na bero gazin e botes. Prite kur te dale ne fushate per zgjedhjet hahaha…idioti nuk di se cfare funksioni ka…

    2. Amy says:

      Fiks fare Mero, i vetmi analist neutral qe di te vere pikat mbi I, le ta lexoj meta kete analize te Meros, nje president inatci, i kote , i korruptuar ne palce, dhe te ben karshillek per gjera qe nuk i takojne atij, zgjodhen president dhe tani te degjojne denglat e tij dhe te mones qe ja tregon naten ne krevat,

    3. Zorro says:

      Mero po gabon rende!
      Rama nuk i shkarkoi por i liroi se gjoja kishin mbushur 5 vjet kriter aventurist dhe mashtrues!
      Per me teper Bushati,qe edhe ti e vlereson si i shkelqyer hiqet dhe ne vend te tij vihet nje djalosh kosovar anonim qe paska kaq shume probleme.
      Ne se do t’i kundervihesh Metes arhumento me fakte te gjitha vrejtjet qe Meta ka per Cakajn dhe aty merr fund gjithcka .
      Por ti nuk ke zene me goje asgje dhe mbron nje sharlatan qe e cileson presidentin te cmendur!

    4. Bato says:

      Mero, kur perpiqet me sforco per te mbrojtur nje argument qe as vete nuk e beson i dalin editorialet jashtezakonisht te gjate. I tille eshte dhe ky i sotmi. Meta mund te kete 1001 te zeza, por kjo sdo te thote qe eshte gjithmone ne anen a gabuar. Kryeministri ka vertete kompetencen per te emeruar ministrat por ne te njejten kohe ka pergjgjegjesine per vendosjen e kandidaturave cilesore. Refuzimi i Cakos eshte totalisht ne analogji me mosdekretimin e Savones nga Mattarella vetem se ai vuri ne dyshim pjesemarjen e Italise ne Eurozone. E njejta gje dhe me Caken qe komentet e tij bien ne kundershtim me poliktiken e jashtme te deklaruar te qeverise shqiptare.

  2. Landi says:

    Une mendoj se Meta e kishte kopsitur shume mire letren. Argumentat ligjore qendrojne. Rama e kishte te panevojshme kete krize. Nje keshille miqesore kam per te dy: mjaft krijuat tensione artificiale mes shqipetareve ne te dy anet e kufirit. E niset konfliktin me kombetaren e futbollit. Ndersa per z. Cakaj i thjesht terhiqu dhe leri te dy “Lideret “ ne vetmine e tyre diabolike. Kaq

    1. Komentuesi says:

      Respekt Mero! Je brilant.Ke nje mendje te holle.Pershendetje.

  3. toni says:

    Minjte e Lesh e Lise duhen varur per gjuhe qe te gjithe.

  4. Illyria-Shqiperia says:

    E ke qare Mero.

  5. Taraboshi says:

    Ilir derisa te mblidhet parlamenti edhe strukturat e SPAKUT do te ngrihem dhe nefund do te kemi dy vendime emerimin e Gencit dhe shkarkimin e Ilirit dhe shkelje te kushtetutes Keshtu ne populli do te kemi dy gezime ne nje dite.

  6. shqip says:

    Meta eshte njeriu me pervers ne politike, ndoshta edhe me gjere. E gjithe veprimtaria e tij, qe nga kohe kur u rekrutua, eshte as me shume, e as me pak, nje pazar i ndyre. I lexova argumentet e Metes , nuk ka asnje efekt ligor per ta rrezuar propozimin e Rames. Thjeshte ka nje instikt maloku qe do te beje te fortin, koke shkretin. E ka thene kete ne nje menyre te perafert para ca vitesh. ” Une jam malok vete, dhe s’ka bir nene te merret me Ilir Meten ” . Tani qe ne jemi per turp te botes qe perfaqsohemi nga delenxhilere me ze e me figure, kjo nuk do shume per tu verifikuar. Niveli kulturor e profesional i ketij garipit me çizme, eshte sa mjeran, aq edhe i peshtire. Keta njerez shpejt a vone do dalin si jashteqitje e kombit. Ne Eliten e Tiranes as ky, as shefja qe mban çelsat e zyres, as banditet qe strehoen ne Shqup nuk do behen kurre pjese. Kujt i intereson mos dekretimi. Sigurisht pazarit per disa emerime aty ketu ne disa institucione. Kete Rama e di. Sepse ka qene LSI qe bere disa propozime te ndonje figure. E dyta eshte zbythja nga monopoli i universiteteve. Si PD, ashtu dhe LSI nuk e prisnin qe kjo greve tu kthehej ne makth. Ne fillim thane qe e inicion Edi Rama. Pastaj shpejtuan ta pervetsojne. Dhe se fundi kur ngelen si M*** ne shi mes rruges, u munduan ta sabotojne. Kushtetuta i jep te drejten Rames qe ta shkarkoje me shumice te thjeshte. Po ashtu edhe te votoje nje emer partiak (ps) , gjithnje me 70 +1 te parlamentare ve. Po nuk ka per ta bere. Do ta lere aty te diskretitohet si figure e shpelare nga çdo princip. Ky kujton se do bllokoje vendin duke ofruar destabilitet qeverises. Keshtu mendon, se koka e tij me qoshe nuk e le te mendoje ndryshe. Rama qe neser mund te caktoje nje emer tjeter. Por qeveria nuk bie. Llogarite do behen ne Qershor. Nuk do kene me zona te lira marrveshjesh. Tani le ti gjejne me jenat ne Shqup zonat e lira, apo me kantidate te perbashket. Po me e madhja do jete ne zgjedhjet parlamentare te 21. Ku ky hajdut do ta gjeje veten kryetar i nje partie kufome. Me gjysmen, mbase me çerekun e deputeteve qe numeron sot Lesh e Li. Shpresojme qe dosja e ketij njeriu te pa skrupullt te jete ke tre te parat qe BKH te marre ne shqyrtim. Sigurisht qe nr 1 i mbetet eskluzivitet i shtetasit Sali Ram Berisha.

  7. Kozmos says:

    Mendoj se refuzim nga ana Presidentit tone , nuk behet per arsye frike ,por per PRINCIP . Deri me sot ky djalosh me nje CV te mjaftueshme per minister, nuk ka reputacion te mire ne Kosove , me qendrmet e tij pro Serbe . KETU MBYLLET FILMI . NQS RAMA E DON MINISTRN E JASHTEM , PATJETER NGA KOSOVA , KOSOVA KA SHUME BURRA ME TE MIRE DHE DIPLOMAT SE SA KY SORROSIAN .

  8. Nikoll N Ulndreaj says:

    zoti Mero analiza juaj është një arsytim i arsyeshëm. Presideni është pozicionuar qartësisht në kahun e luftës pëlitike të opozitës. Meta ështi i njohur për karakterin e tij familjarë edhe në politikë. Gruaja e ti Monika Kryemadhi me një horizont të ngushtë e vizion naiv, megjithëse bashkshortin e kishte president të Shqipërisë merr guximi të gjuaj me çizme kryeministrin e Shqiperisë. Në fakt në atë moment Meta duhej shkarkuar si president mbasi dhe ai u bë pjesë e përbaltjes së kryeministrit të Shiperisë me mos reagimin e tij publik. Sigurisht se Monika-Meta janë në një hall të madh se së shpejti Spaku merr fuqi juridike e mund të shikojnë dosjet e pushtetarve të korruptuar të cilat i kanë mbyllur gjyqtarët e plepave me urdhër politik.. ndaj unë nuk e fajsoj Meten për mos dekretim ministrash pa patur një gërenci se Spaku nuk do ti hap dosjet e mbyllura ndaj ti.

  9. Koba says:

    E ka mbushur prej kohesh Kupen ky Bandit qe eshte vene padrejtesisht President i Shqiperise.Ai e ka vendin ne Rec per Yneret e ndyra qe ka bere familisht dhe Ortakerisht.Hapini Dosjet ,ku njera eshte e FBI-se Amerikane. per lidhjet me Altin Rapajn.

  10. Sadije Berisha says:

    ja ke futur si kau peles!
    Kur ky minister shteti nuk paska asgje ne dore e nuk ‘tradheton’ pa lejen e Rames e te Metes atehere ne 3 milion shqipetare perfshi dhe teje nuk u gjet nje kandidature tjeter e pse pergojojme Kosoven qe kerkon te jete shtet me vehte e ne kemi ngelur pa shtety????????

  11. Sazani says:

    Keni kohë që cenzuroni ?
    Ju dhjefsha gazetën , maskarenj !

  12. Liqeni says:

    Si gjitheheret isakte,bravo.

  13. Dardan Kasterjoti says:

    Une e shikoj keshtu…
    Na duhen “kriza” qe te perballojme te perditshmen.
    Presidenti nuk dekreton ministrin filan…nja dy-tri jave buçasin tv-halete.
    Ngrihen 10 morracake ne greve…buçasin halete nja tre 24 orsha.
    E keshtu me radhe e me radhe,kalojne ditet,kalojne muajt,kalon viti…
    Me politiken reale,me te perdishmen nuk merret njeri.
    Kur humbi zgjedhjet e fundit romano pronti,nje gazetar e pyeti se çfare nuk kishte shkuar mire,sepse programi zgjedhor qe kishte shfaqur pronti,ishte me i miri dhe i detajuar…pronti u pergjigj:
    Me “hengri” e perditshmia ( politika reale).
    (E perditshmia me shjegime eshte kjo. Qe te kaloje makinen ne kontroll teknik ishte 6000 leke te vjetra…u be 300.000 lek. Te blesh qushtin me amballazh plastik,kur b.e-ja thote se duhet te jete tetrapack…karton i cilsise me te larte.Te kesh te drejten e kthimit te çfaredo lloi malli qe blen kudo…etj etj etj. Te gjitha keto,po te merreshin gazetaret,do sillnin pakenaqesira…por sistemi vazhdon dhe lulezon)
    Te na rrojne gazetaret e ti kemi sa malet,sepse popullit nuk i hun ne pune dekretimi apo jo dekretimi nje ministri te jashtem…fare!

  14. Ragipi says:

    Mos ia ngjitni kete te bame Ilir Metes se i mbetet hatri se ky eshte mesuar pa dhene lek nuk kalon ashje dhe te ngratit president dhe Mones parat e vjedhura iu kan hargjuar dhe tani duhet me u gjind diqysh he more president heu.

  15. Jimi says:

    Vizioni i piratpresidentit te LSI-s per ndertimin e nje nje sistemi tribal ne Shqiperi!?

  16. Artan says:

    Ne pergjithesi nuk jam dakort me ty, po kjo eshte vertet analiza e sakte e asaj qe po ndodh.

  17. Nik says:

    Jam plotesisht dakord me Z. Baze. Ky eshte nje skandal tjeter shteteror, qe burimin e ka qe ne zgjedhjen e presidentit dhe bllokimin e Gjykates Kushtetuese! Per kete pergjegjesi te rende ka vete Z. Rama se Z. Meta per vete eshte i pa pergjegjshem. Bile Z. Rama dikur e vleresoi Z. Meta si “presidentin me te mire”. Per mendimin tim Z. Rama beri gafe te madhe qe shkarkoi Z. Bushati nga posti i ministrit te jashtem! Tani per paradoks duket sikur Z. Meta e do vertet Z. Bushati si minister te jashtem! Shtet rrumpalle nga njerez te pa papergjegjshem!
    Nik

  18. Kuq e zi says:

    Po mere e ke goditur

    KRYEMINISTRI KERKON TE DEVIJOJE POLITIKEN PER SA I PERKET CESHTJES KOMBTARE

    meta duhet ta beje kete apel
    Nuk me itereson cfar ka bere meta e cfar ska bere rama por me interesojne istitucionet pra presidenca dhe kryeministria
    Sot kemi dy grupe
    1) serbia,thaci,gent cakaj,rusia per ndarjen e kosoves
    2) haradinaj,bushati,meta per mosprekjen e kufijve
    Pyetje kush eshte interesi kombtar ne kete mes ai qe mbron grupi i pare apo i dyti?

    Pyetje per mere bazen lartmadheria e tij edi rama ne cilin grup ben pjese ?
    Per mua ne grupin 1
    Nqs mere dine me shume te na ndricoje
    Edhe nje shembull qe genti nuk tradhton pa ramen dhe meten
    Koalicioni lidhja-5 yjet ne itali paraqesin para presidentit Mattarella listen e qeverise mes tyre dhe min. savona por presidenti.nuk e dekreton motivi anti euro
    Edhe ai nuk e nxirrte dot italine nga euro pa kryeministrin dhe presidentin por ce do ai su be kurre min.i ekonomise
    Morali rama kerkon ndarjen e kosoves

  19. NjeQytetarOptimist says:

    Floriri ka qejf te duket I rendesishem dhe do “Paparazin” nga mbrapa.. Ka qejf ti permendet emri ne media. Kaq …

  20. butrinti says:

    Kazanet po punojne me ngarkese maksimale

  21. artibr says:

    kokat henkshi nuk kishit turp qe e zgjollet président nje super hajdut qe per kete u vran 4 veta ju te pa turp e zgjodhet président .

  22. katarakti says:

    Une jam plotesisht dakort me ato qe shkruan Mero. Veçse nje gje nuk kuptoj. Ky kryeministri qe kemi si spjegohet qe ben gjithmone zgjedhje anapolla dhe te çuditshme. Perse nuk zgjedh per minister dike qe nuk pergojohet, qe nuk çudit boten, qe perben nje zgjedhje “normale”?! Por do te beje gjithmone shou dhe veprime prej egzibicionisti te semure!

  23. Cobo says:

    Ilir hajduti njeh vetem pazare. Po vjen SPAK. Shqip e ka thene sakte.

  24. s.g. says:

    Kolumnist i mirë Mero por Meta sillet si uzurpues ai që kurë PS fitoj shumicën absolute në zgjedhjet e fundit ai ma në fund njiherë duhet ta kuptonte atë aktin moral që të ofronte dorëheqje

  25. marku says:

    Te gjitha me duken normale ne nje republike qe cakton (jo zgjedh) per president nje hajdut qe e njohin te gjithe shtetasit e republikes per te tille!Keta lloj vemje-presidentesh jane konsoliduar tashme edhe me kushtetuten e ndryshuar ne 2008 ku per ta zgjedhur presidentin duhen 50% e votave ndersa per ta larguar duhen 3/4 .Ne te gjithe boten,ne te gjitha kohrat,ai qe te emeron ai te shkarkon,pervecse ne republiken tone qesharake ku pirati behet Pape !

  26. butrinti says:

    JU LUTEM JUVE TE SPAK-UT DHE BKH PAK ME SHPEJTE SE halli i tyre do ta lere shqiperine jashte europes ……….

  27. Rezorsi says:

    KOKA E BËN KOKA E PËSON.

  28. Pantera says:

    Sa do te doja ta shikoja kete djaloshin minister te jashtem vetem e vetem te shikoja reflektimin e fqinjeve tane ne veri dhe jug , ku gjithe jeten kane patur perballe tyre nje minister te jashtem inferior , frikacak , nhe minister te jashtem qe thoshte “po “dhe qe binte dakort me ta pa filluar akoma biseda ketu futet dhe ish ministri i jashtem Ditmir Bushati . Fqinjet tane e kuptuan se erdhi me ne fund dita qe te shikoheshin ball per palle , pa iu dredhur syri , dhe qe do kishin perballe tyre pikerisht njeriun mbi te cilin nuk do kalonin dite te qeta ……… Mos te fshihemi pas gishtit tone , kjo eshte e vetmja arsye dhe asnje version tjeter , perallat e Ilir Metes tua thote femijeve te tij ne darke para se te flene dhe jo shqiptareve , u kuptua fare qarte , buciten televizoret si nga jugu dhe veriu per ardhjen e tij , ose deshiren e kryeministrit Edi Rama per te vene minister te jashtem Genti Cakajn , stacionet televizive greke u shprehen se : emerohet min i jashtem nje armik i interesave tona , po ashtu dhe ato serbe duke thene se ardhja e tij i jep fund diskutimeve dhe llafeve poshte dhe perpjet . Kjo eshte arsyeja qe Meta u terbua , Meta shikon interesat e fqinjeve tane me teper se sa interesat e shqiptareve . Ju lutem moderatoreve te Tema ta botojne komentin tim. Tung

  29. Shpresa says:

    Qelluam me shans qe kemi nje President qe jo me kot quhet Ilir Floriri, por me tere mend eshte flori!

  30. Lame Kodra says:

    Mero djali, lutem mos vazhdo te mbrosh te pambrojtshmen. IM dihet qe eshte pazarxhi, por ER eshte totalisht i papergjegjshem si brenda vendit (me ne qytetaret) ashtu edhe jashte vendit (me partneret). ER eshte katastrofe per ne dhe duhet te largohet sa me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje