Jari shpjegon përse Gent Caka nuk e meriton të jetë ministër

10 Janar 2019, 18:52Antena TEMA

Pas debatit kombëtar që ka plasur për emërimin e Gent Cakës ministër i Jashtëm, Jari vendosi të japë opinionin e tij për këtë çështje, duke ju referuar dhe përvojës së vet:

“Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron!

Ka një debat të ashpër për emërimin e Gent Cakës ministër i Jashtëm.

Unë do të jap disa argumente pse ai nuk e meriton atë post.

Argumenti i parë është përvoja.

Unë para se të bëhesha ministër më 2007, kisha përvojën time me llojshmëri pune.

Në fillim isha kapter në Shkollë të Bashkuar.

Pastaj më mori në punë Zhulali, por më kapi neni 24/1, ku hiqeshin nga puna ata që i kishin shërbyer diktaturës.

U detyrova ndërrova mbiemrin, nga Mehmeti në Nishani.

Më 1997 më hoqën nga puna, por nuk u dorëzova.

Fillova banakier tek lokali “Flutura” tek “Komuna e Parisit”.

Pas dy vjetësh punë serioze, më rritën në detyrë dhe u bëra kamarier.

Në vitin 2000, shkëlqeva në furnizimin me hamburger të komisionerëve në zgjedhjet lokale.

Këtë gjë e përsosa në zgjedhjet e vitit 2001 falë përvojës dhe si banakier.

Pas kësaj kalova në prapavijën e degës së PD të Tiranës për organizim mitingjesh.

Dhe vetëm në vitin 2005 arrita të bëhem deputet dhe në vitin 2007, të bëhem ministër.

Pra, siç e shikoni, karriera ime kaloi përmes një kalvari të gjatë punësh dhe përvojash nga të gjitha llojet.

Ky djali i ri do të bëhet direkt ministër i Jashtëm, pa punuar asnjë ditë.

E dyta, që kam shumë rezerva për të, ka të bëjë me shoqërinë e tij.

Të gjithë më thonë që ai ka mik Baton Haxhiun.

Po si mund t’i zihet besë Baton Haxhiut!

Ai e kishte mik Doktorin dhe e tradhtoi.

Biles ne mendonim se ai e kishte emrin Gani Bobi, ngaqë bënte sondazhet për Doktorin, dhe mendonim se quhej Gani Bobi.

Ai e ka gënjyer Doktorin në çdo sondazh.

Bile e ka gënjeyr dhe për emrin, i ka thënë quhem Gani Bobi.

E vinte Doktorin në gjumë si fitues, dhe pastaj Doktori humbiste.

Si mund t’i besojmë ne një njeriu që ka gënjyer Doktorin!

Kurrën e kurrës.

E treta, që kam shumë rezerva, është se Petrit Vasili ka zbuluar se ky do firmosi marrëveshjen me detin me Greqinë, do marrë 700 milionë euro, do t’i fusë në një bankë në offshore, dhe do iki duke i ndarë lekët me Edi Ramën.

Tit Vasili ka burime të sigurta nga Greqia për këtë.

Edhe Luli thotë që mund të jetë e vërtetë, se afërisht aq i premtuan dhe atij atëhere, por e anulloi Gjykata Kushtetuese.

Ndaj unë them kjo është një punë e rrezikshme, që nuk duhet lejuar, pasi këta  mirë që marrin gjithë tenderat në këto punët e brendshme, por duan të bëjnë lekë dhe me punët e jashtme.

Ndaj nuk duhet ta lejojmë kurrsesi të bëhet ministër.

Se mirë që qënkërkësh kalama, por dashka të bëjë dhe lekë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje