Misteri i panevojshëm me Gent Cakajn

10 Janar 2019, 19:42Blog TEMA

Nga Ardit Rada

Refuzimi i Gent Cakajt nga institucioni i Presidentit tashmë është arsyetuar në një shkresë që Ilir Meta ia përcolli kryeministrit. Debati kushtetues nëse kreu i shtetit ka të drejtë ta mosdekretojë një ministër, apo ai gëzon vetëm një post ceremonial, tashmë është i pavlerë. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Ilir Meta ka zgjedhur t’i përgjigjet Edi Ramës (dhe jo mazhorancës) duke e përballur me një ngërç, sikundër opozita u gjend sa i përket Ligjit për Teatrin.

Emri i Gent Cakajt për ministër të Jashtëm e ka habitur Ilir Metën më pak sesa socialistët, pasi kreu i shtetit është informuar rreth djaloshit nga Kosova më tepër sesa PS. Ai është një propozim personal i Edi Ramës, ndikuar nga njohja me të në kabinet, por edhe sugjerimet që ka pasur nga ajo që tashmë është publike: Gazetari Baton Haxhiu.

Këmbëngulja e kryeministrit për emrin e Cakajt tashmë është kthyer në një betejë personale me presidentin dhe jo si një nevojë e pazëvendësueshme për të shpëtuar Shqipërinë. Rama gjendet i çuditur sesi një president me kompetenca të cunguara vë në dyshim zgjedhjet e tij duke harruar qëllimisht mungesën e Kushtetueses.

Është e habitshme sesi ministri pretendent është prezantuar si ata fëmijët në televizor, që dinë të pjesëtojnë numra pesëshifrorë që në moshën trevjeçare. Dhe më keq akoma, euriditi në fjalë sipas Ramës është një mijë herë më i ditur se Presidenti, që vetë mazhoranca e zgjodhi.

Sot, Rama duket i vetmuar në betejën për emrin e Cakajt. Asnjë ish-ministër apo deputet socialist nuk është përfshirë në debatin publik për t’i ardhur në ndihmë. Arsyet janë të kuptueshme, por mbi të gjitha triumfon ajo logjikja. Askush nuk ka informacion për profilin e Gent Cakajt, përveç deklaratave të Ramës se ai ka lexuar më shumë libra sesa kam lexuar unë dhe gazetarët të marrë sëbashku.

E gjitha kjo vishet me një mister të panevojshëm kur mendon se Cakaj është i vetmi zv.ministër që CV-në e tij nuk e ka publike në internet. Madje, edhe pse kjo mangësi iu vu në dukje Ramës dy javë më parë, sërish ministrit të domosdoshëm nuk i dihet as qyteti ku ka lindur.

Dhe kur kërkojmë gjërat elementare për njeriun që do t’i besohet integrimi i Shqipërisë, nuk kemi pse të na vijë turp. As Kosovës nuk kemi pse t’i kërkojmë falje, sepse me dekretimin e Besa Shahinit e kemi bërë ‘detyrën patriotike’.

18 komente në “Misteri i panevojshëm me Gent Cakajn”

  1. Baliu says:

    Politika don njerez me pervoje, e jo shtalba te “talentuar” qe jan programuar diku, per ti instaluar ne pozita te rendesishme vendimmarrese. Duket se Rames pikerisht shtalba te tille po i duhen, ashtu siq stolisej dikur Atifete JahGaga (ish kryetare e tu Koosvs*, e dale nga zarfi) me do shtalba te “talentuar” gjoja si keshilltar, e ne te vertete vetem lexonte zarfa te servuar ne tavoline.

    1. Sancho Pancha says:

      Paskal Milo minister i Jashtem – goxha i njohur;
      Mul Noka dhe Damir Fazllic – ministra te brendshem dhe te mbrojtjes;
      Skender Gjinushi – minister i arsimit;
      Cuni i Fahri pilafit – shef i Sigurimit;
      Grida Suma – ministre e kultures;
      Dashnori i Grida Sumes – minister i rinise;
      Ai garipi i Lushnjes – Minister i arteve…

    2. i revoltuar says:

      Aldo Bumci – minister i Jashtem 30 vjecar i PD-se (nje idiot me t’ardh neveri kur e shef dhe e degjon)

  2. Zigur Qarri says:

    E gjith kjo zhurme,nuk mund te vertetoi tani se çfar fshihet mbrapa kesaj zgjedhje.Por,Ministri i jashtem ashtu si Ministri i brendeshem,
    kan pergjegjesi teper te madhe.Prandaj,duhen emruar persona me pervoje dhe jo çunake.Rasti i Saimir Tahirit tregoi se ,megjithese ishte
    mbi 30-tat kur u emrua Minister,papjekuria e tij i kushtoi shtrenjt Shtetit shqiptare.

    1. Sancho Pancha says:

      O Zigur, cfare i kushtoi shtetit shqiptar qenia e Saimir Tahirit minister?

      1. yp Xhixh says:

        Ne fakt i kushtoi shume Zikar Qurres, sepse ja futen palloshin ne sum ketij Zikarit ?

      2. Zigur Qarri says:

        Saimir Tahiri u detyrua te jap dorheqje,mjafton kjo.Mos flasim per ate qe eshte shoqeruar me rrugaçe,edhe me Emiliano Shullazin.
        Shqiperia u kanabizua ne kohen e Tahirit.
        “Në sitën e pakënaqësisë së Xhafaj ishte edhe drejtimi i Ministrisë së Brendshme nga Saimir Tahiri, ku sipas tij vendi u kanabizua.
        Xhafaj: Më besoni kjo nuk ka qenë një gjë e lehtë. Të rifitoje besimin e partnerëve, pas asaj goditje që Policia e Shtetit kishte marrë në fenomenin e kanabizimit”.
        Shqiperia Kolumbia e Europes.
        “Deutsche Welle,Shqipërisë, që i ka dalë nami si “Kolumbia e Europës”, ende nuk shënon suksese të ndjeshme dhe të qëndrueshme
        në luftën kundër kultivimit të drogës. Edhe reformat politike, si ristrukturimi i drejtësisë, kanë ecur ngadalë, theksohet në artikull”.
        Mos flasim per dokumentet personale qe u gjenden ne nje makine private,ku gjendeshin mbi 800 mije Euro qe nuk jan sqaruar
        akoma se kujt i takojn.

      3. Lani says:

        O Sancho! Ai ministri doli se ishte dhe spaciatore dhe kjo gje quhet turp ketu mes europianeve?

  3. luka says:

    Po mo Baliu, politikes i duhen njerez me pervoje, ashtu siç kishte Ilir Meta kur u be kryeminister apo Pandeli Majko, as tridhjetevjeçare….apo harrove

    1. Shkrimtar says:

      Jo nuk harroi njeri. Po Meta dhe Majko kishin nja dy mandate deputetesh para se me u bo Kryeministra apo jo? Ishin qe ne Levizjen e Dhjetorit etj. Ky ca CV-je ka? Se u be kaq kohe qe punon ne shtet e s’ka asnje te dhene.

  4. Maverick says:

    A jeni ne terezi o njerez?!! Me kete njeri do te punoje KM, qe eshte i zgjedhur me voten e popullit dhe qe e perfaqeson ate. Tani çfare duhet te beje? T’i mari doren çdo gazetari, opozitari apo hanalisti se me ke person duhet te punoje?!!!! A jeni ne vete?!! Flet Rada per eksperienca, per adresa e per CV-ra. Po mire more Rada, heren tjeter beji kerkese KM te te mare keshilltar sa here te kete nevoje per ndryshime ne kabinet. Dhe nuk ka faj qe ju quan KAZAN.

    1. Flora says:

      Po sigurisht… po mendove ndryshe nga Rama je detyrimisht kazan ??‍♂️

  5. shyqo says:

    ardit rada, qe i thurr vargje enver hoxhes, marksit dhe che guevares. njeri qe nuk kupton dot sistemin demokratik…nuk arrij te besoj qe ka idiote qe e lexojne

    1. ca po thua says:

      Po ti e kupton sistemin kapitalist (nuk ka sistem demokratik) o cope mishi!?

    2. Per Shyqon says:

      Enveri me Che Guevaren nuk qendrojne bashke ne te njejten vije. Ndaje mendjen o kapitalist krenar

    3. Fatmir Gjata says:

      Nqs ky qe po jetojme eshte sistem demokratik… qofsh ti qe je vella

  6. mirel says:

    E ka zgjedh tamam si sportelistin e Unazes.

  7. s.g. says:

    Nëse personaliteti iministrit të jashtëm vendos për hapjen e negociatsve dhe jo plotësimi i kushteve tëEU propozoj që minister të jashtëm të emrohet ndonjë duajen i politikës europiane silleni Kinkelin ose Dinin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje