Nuk ka krizë të moshës së mesme, është periudhë ndryshimesh pozitive

Çfarë ka të vërtetë te ajo që ne e njohim si kriza e moshës së mesme? Një profesor psikologjie në Universitetin e Melburnit, Nick Haslam, thotë se nuk ka fare një të tillë.

Në një artikull të botuar në “The Conversation”, Haslam argumenton se mosha e mesme është një periudhë e rritjes që “kërkon një proces rregullimi”. Ai shpjegon se studimet kanë treguar se të moshuarit e zgjedhin moshën e mesme si fazën më të preferuar të jetës.

Sipas Haslamit, koncepti i krizës së moshës së mesme është elastik dhe ndryshimet që shpjegohen me të mund të ndodhin në çdo kohë tjetër.

Në thelb, ai thekson se, “ndoshta nuk ka fare një krizë të tillë të dallueshme. Krizat që ndodhin gjatë moshës së mesme, gjithashtu mund të kishin ndodhur më herët ose mund të ndodhin më vonë”.

Termi “krizë e moshës së mesme” u përdor për herë të parë nga psikoanalisti Elliot Jaques, në vitin 1965. Karl Jung, babai i psikologjisë analitike, mendonte në vend se pjesa mashkullore dhe ajo femërore e një personi unifikohen me të arritur moshën e mesme.

Ideja se kjo është një periudhë “errësire psikologjike” sipas psikologut, është hedhur poshtë nga provat e ofruara nga një sërë studimesh.

Disa marrin në konsideratë ndryshimin e personalitetit, siç është një studim i gjerë, në kuadër të të cilit janë ndjekur mijëra amerikanë të moshave 41 deri në 50 vjeç, te të cilët u konstatua se, me rritjen në moshë, ata bëheshin më pak neurotikë dhe më të vetëdijshëm.

Një tjetër studim i kryer me gra të moshës 43 deri në 52 vjeç, tregoi se me rritjen e moshës, ato bëhen më të pavaruara, më pak vetëkritike, u shtohet vetëbesimi, bëhen më të përgjegjshme e më të vendosura.

Në përgjithësi, sipas Haslamit, ndryshimet psikologjike gjatë moshës së mesme janë pozitive. Forcohet personaliteti, ndërkohë që emocionet pozitive, mesatarisht, rriten gradualisht gjatë jetës.

Sfida mbetet kapërcimi i moshës së mesme me një kënaqësi të ripërtëritur për jetën. Viktor Hygo dikur thoshte: “Është mrekulli kur bashkohen hijeshia dhe rrudhat”. (TemA TV)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *