Presidenti i Teutës, Hasanbelliu: Kampion mund të dali Safet Gjici, por jo skuadra e tij

10 Janar 2019, 18:07Sport TEMA

Edmond Hasanbelliu shfaqet rrallë  në media, por kur e bën një gjë të tillë, nuk kursen batutat rreth futbollit shqiptar.

Presidenti i Teutës, këtë janar mbush 20 vite në drejtimin e skuadrës durrsake dhe njeh shumë mirë se si funksionon futbolli në vendin tonë ndaj i pyetur rreth luftës për titullin kampion, ai nuk ka rezistuar pa bërë batutën e radhës.

Edhe Teuta është mes rivalëve për titullin kampion, por i pyetur në një intervistë për RTSH se cilën skuadër tjetër do të shihte kampione nëse nuk fitonte ekipi i tij, drejtuesi i durrsakëve ka thumbuar presidentin e Kukësit, Safet Gjici.

“Nëse jo Teuta, ta marrë kush ta meritojë. Por un shoh si kampion Safet Gjicin. E shoh si Safet Gjici kampion, si skuadër është për vend të pestë”, tha duke qeshur Hasanbeelliu.

1 komente në “Presidenti i Teutës, Hasanbelliu: Kampion mund të dali Safet Gjici, por jo skuadra e tij”

  1. "BOHOTINA" says:

    Gjeja me e bukur qe kam degjuar e lexuar sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje