“S’të pëlqej unë ty si mashkull, do të mbaj në pëllëmbë të dorës”/ Denoncimi i ri për gjyqtarin e Fierit: Më çoi në një dhomë hoteli dhe më kapte nga kofshët

10 Janar 2019, 21:14Politika TEMA

Emisioni “Stop” publikoi sot dy dëshmi të reja të korrupsionit financiar dhe seksual të gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi. Pas transmetimit të rastit të parë, në sekretarinë e redaksisë kanë vërshuar dëshmitë për Hysin.

Shuma të konsiderueshme eurosh dhe sjellje të pahijshme më sfond seksual duket se kanë qenë kod sjelljeje për njeriun e drejtësisë, që u vu në pranga pasditen e djeshme, bashkë me psikologen Elona Meçani.

Një zonjë dëshmon, se u detyrua t’i jepte Roland Hysit 5 000 euro për të kundërshtuar një akt përmbarimor.

Denoncuesja: Edhe unë kam pas një çështje me këtë gjyqtar dhe më ka kërkuar 5 000 euro, për një çështje, që kam pasur.

Saimiri: I keni paguar 5000 eurot?

Denoncuesja: Po, i kam paguar 5000 euro, fillimisht nuk i bëra dot të tëra 5 000-shen, i kam dhënë 3 000 euro herën e parë.

Saimiri: Zonjë ia keni dhënë atij në dorë, direkt?

Denoncuesja: Po, bashkëshorti im ia ka dhënë atij në dorë.

Saimiri: Për çfarë çështje ishte?

Denoncuesja: Kishim një kundërshtim me veprimet përmbarimore dhe na tha që keni ju të drejtë dhe e keni të fituar dhe në Apel në Vlorë. Kjo dukej me një fjalë edhe pazotësia e tij them unë, se në Apel në Vlorë, unë e humba. Në fakt, kur na ra çështja, që e pamë, që çështjen tonë e kishte gjyqtari Roland Hysi, nga shumë njerëz, që përflitej na thanë  që, booo booo… me kë gjyqtar paskeni rënë?!

Saimiri: Pse? Ngaqë donte para?

Denoncuesja:  Se ky kërkon lekë dhe nga halli, që kishim, nga problemet, që kishim u detyruam, ramë dakord me ndërmjetësimin e një personi tjetër, vetë nuk e njihnim, i kemi dhënë herën e parë 3 000 euro. Kaloi seanca e parë, e dyta, në seancën e tretë tha: dua dhe 2000-shen tjetër! Ne nuk i bëmë dot 2000 të tjera dhe e la atë seancë, e zgjati vendimin me një fjalë. Deri sa i dhamë edhe 2000-shen tjetër dhe më vonë pastaj e dha vendimin, që e fituam ne gjyqin faktikisht, por unë e di se si i kam bërë ato lekë dhe i kam marrë borxh, kur i thonë.

Ndërsa zonja e dytë tregon se u përball me Roland Hysin për një gjyq divorci dhe kujdestarie fëmijësh me ish-bashkëshortin. Hysi e çoi në hotel dhe i kërkoi dyfishin e tarifës, kur zonja refuzoi raportin seksual me të.

Denoncuesja: Kam pas çështjen e gjyqit, ndjek nga Roland Hysi, në Fier para 3 vjetësh e gjysmë. Kur gjyqtari më sheh, kur futem, që e përshëndes, e nxjerr ish-burrin jashtë edhe fillon dhe më thotë, që mos e ki problem, mos rri në stres, sepse unë do të ndihmoj. Ti qenke gocë e mirë. Mbarojmë gjyqin aty, ikim. S’zgjat as 10 minuta, që jemi largu nga zyra e gjyqtarit kur shikoj më merr në telefon, e kishte pas gjet numrin tim tek letrat e gjyqit atje kemi lënë dhe numrat e telefonit. Ky më merr në telefon dhe më thotë: dua me të taku. I thashë: “Ok! Por për çfarë?” “Për të sqaruar gjërat e gjyqit ”- më tha mua, “çfarë do vazhdojmë këtej e tutje”. Më merr në telefon pas 10 minutash edhe më thotë: hajde tek “Bar Rinia” në Fier. Futem në makinë edhe më thotë mua: “Meqenëse është shumë nxehtë jashtë, a shkojmë diku me pi diçka, me u qetësu, me bo muhabet, me ndejt rehat”?! Ok!- i them unë.

Më çon për tek Bar-Hotel “L’amour” në Fier. Futemi brenda, kyç derën. I thashë- “po, urdhëro, fol”! Aty filloi pastaj me më ngacmu, po unë do të ndihmoj, po se ti qenke gocë e mirë…e ku di gjë unë, këto kështu. Më tha mua – “unë dua 2 500 euro me fillu çështjen tate. Nuk ke nevojë as për avokat, as për psikologe me kap asnjë gjë ti, sepse do të ndihmoj unë. Ti do më japësh 2 500 euro edhe unë çështjen tënde e vazhdoj unë”!

Ok! – i thashë, po mirë! Si ashtu pastaj, ka porosit nga një pije freskuese me pi, t’na i sjellin te dhoma. Pastaj aty filloi me ngacmu. Jo me prek, jo këtu te kofsha, po jo me prek si pa dashje te koka…, gjëra të tilla…

Pastaj, i them – “ O zotëri, tani muhabetin e kemi mbaruar. A mundem me dalë”?

“Po jo” – më tha mua. –S’të pëlqej unë ty si mashkull, po unë mundem me të kënaq, mundem me t’mbajt mirë, do të mbaj, siç nuk të ka mbajt burri jot”.

I thashë – Jam tu kërku, me aq sa kam pa deri këtu, jam tu kërku me ndryshu gjyqtarin e çështjes.

Më tha mua – “Gjyqtarin e çështjes nuk të lë unë me e ndryshu ti”.

Më ke kërku 2 500 euro, unë me të dhënë 3000, veç unë me vazhdu çështjen dhe mu me m’lër rehat.

Më tha- jo! Në qoftë se ti më ke ul mua si mashkull, t’kam sjellë deri në dhomë hoteli, edhe mos me m’dhënë asnjë puthje, ke me pagu 5 000!

I thashë – Ok! Po 5000 euro i kam dhënë atë ditë në dhomë të hotelit, i kam dhënë 3 000 euro, dhe 2 000 euro të tjera ia kam nis më vonë.

Saimiri: Përfundimisht i ke paguar 5 000 euro?

Denoncuesja: Po i kam paguar 5 000 euro dhe ia kam nis me bankomat, ia kam nis me Wester Union. 5 000 euro nuk janë pak, por ama, kur llogaritet jeta e fëmijës, se kur të kërcënon me jetën e fëmijës  të thotë: në qoftë se që këtu del gjë, ti s’ke me i pa ma ata fëmijë. Atëherë i bie, se ato, për fëmijët, janë shumëzim me zero.

10 komente në ““S’të pëlqej unë ty si mashkull, do të mbaj në pëllëmbë të dorës”/ Denoncimi i ri për gjyqtarin e Fierit: Më çoi në një dhomë hoteli dhe më kapte nga kofshët”

  1. Lili says:

    Ai te coi ? Te mbajti hopa apo ta kishte qefi

  2. BLIND says:

    Po rrime dhe po shofim, po degjojme bemat e shtreses me te degjeneruar te Shqiperise te cilet jane gjyqtaret dhe prokuroret… Mund te themme bindje se 90% e tyre jane ne nivelin apo ndoshta edhe me keq se ata qe vene maska dhe dalin ne mes te rruges per grabitje, apo me keq se ata qe trojasin neper dyert e biznesmeneve dhe te japin nje cope letwr be dorw duke te shkruar nje shume parash qe tua paguash dhe ne rast se nuk ua paguan fillojne w te bejne presion per familjen apo per jeten… e pra keta prokurore e gjykatesa jane me keq se keta tipat e lartpermendur.
    Po ju jap emra konkret.
    Prokuror JULIAN ZONJA.
    Gjykates ALBERT MECE.
    Jane e njejta kategori. Kur te vije rradha e tyre e kam nje dosje te kompletuar me ekzaktesisht karakteristikat e sipershkruara.
    Te fala Alfredi. USA.

  3. ??⚀ says:

    Ekonomia digjet ndërsa ky çdo ditë viti krishtlindje jetën.

  4. Komentuesi says:

    Bobo ç’fare behet keshtu ne gjykaten e Fierit.Keta maskarenj gjykates do jene nga ata te plepave qe pergatiti Sali Berisha sa per te ruajtur bythen e tij nga gjykates injorant. Po ai ERGYS SELMANI pse nuk arrestohet? Ai eshte me i poshter se Rolandi.

  5. mirel says:

    Po Vettingun e kaloi ky pis gjyqtari?

  6. Bekim Peja says:

    Po grua ka ky debil se do ja kënaqi unë tani ?️‍♂️??️‍♂️?️‍♀️??

  7. Fatosi says:

    Ky zagar duhet te behet shembull per te tjeret zagar qe lehin neper gjyqe dhe po marin ne qafe si nga ana finaciare ashtu edhe morale.
    Duhet ky te behet shembull per te tjeret se ndryshe jo veting te kete ne Shqiperi ,por edhe gjyqtaret me te drejte te botes te vine, nuk mund drejtesia Shqipetare te vihet ne binar te drejte ( gjithmon dote kete korupsion ne radhet e drejtesis ,se keshtu jane edhe Shqiptaret vete)!!!!!!
    Popull qe eshte mesuar me rushfete,me moral te ulet,vjedhje,vrasje,banditizem,kanibalizem,poshtersi si ana morale dhe finaciare, e te tjera qe ju I dini vete cilesit e atij populli

  8. salianji pederast says:

    Eshte per te ardhur keq kur kurva e mutit, tregon karaputana qe me coj ne hotel dhe e ka prekur nga kofshte,po mire moj kucke,moj kurve ti pse shkove ne hotel??.shkove per tu qire,apo shkove per tu shkerdhyer,ti zonje je kurva me e madhe je nje prostitut e ndyre dhe na tregon se me prekte nga kofshet,nje mije here turp per ty dhe turp per ate qe te coje ty.

  9. London says:

    Duhet var prej koqesh!!

  10. tomsojeri says:

    Ky kriminel sadist e ka pak burgim te perjetshem !Ky zagar i stanit te drejtesis qe nuk esht i vetem, qe kafshojn viktima te pambrojtura me forcen e pushtetit qe i fal ky popull qe vuan e noton mes korupsionit te mafjes shteterore ,esht shembelltyre e shum e shum te tjereve qe mbajn ate uniform e jan pasuruar deri ne palc me palcen e farfanjakeve te dhunuar ! ETJA PER PASURIM kjo emundje qe ka ngjitur politikan e drejtesi ,qe e mbolli banditi i madh iTropojes krijoi kte klas te re, politik drejtesi e kudo ,klas qe ska Zot ta pastroj e esht vampiri i Shqiperis ,esht krimi dhe debimi i shqiptareve nga atdheu ,esht sabotimi i Vetingut qe shqiptaret shpresojn dhe kte e vertetoi vendimi ne kuvend qe te mos ket Veting per politikanet ! Cfar doni ma o shqiptar ??? Cfar shprese ju mban te shpetoni nga thojt e horave qe ju kan ven shkelmin ne fyt ??SHIPERIA ESHT E PUSHTUAR NGA MAFJA me e eger ,me e pameshirshme e ter historis se saj ! Nuk esht rastesi kjo qe shohim e lexojm ,esht morali i ktij realiteti te hidhur e makaber qe kalon ky popull, qe spo gjen vetveten ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje