U këndua në mbështetje të gjenocidit ndaj Kosovës, Haradinaj: Provokim i Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, reagoi ndaj një marshimi në Banjallukë të Republikës Sërpska në Bosnje, ku u kënduan, siç tha ai, këngë gjenocidiale kundër shqiptarëve të Kosovës.

Ai e cilësoi këtë veprim si provokim të Serbisë ndaj Kosovës përmes, siç tha, “satelitit të quajtur Republika Sërpska”.

“Në Banjallukë, një njësit me tipare të pastra paramilitare në marshin më provokues që synon destablilizimin e tërë Ballkanit këndon këngën e ‘Heronjve të Kosovës’, e cila në tekstin e saj thërret për hakmarrje dhe pushtim të Kosovës. Njësiti dhe kënga gjenocidale përcillet me thirrjet kundër Bashkimit Evropian”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Kjo skenë që përkujton sentimentin gjakpirës të aparaturës së Millosheviqit bëhet në nder dhe para kryeministres kukull të (v.j.presidentit të Serbisë) Vuçiqit, Ana Bërnabiq, dhe ministrit të Mbrojtjes kukull të Rusisë, Aleksandar Vulin”, thuhet në reagimin e Haradinajt.

Haradinaj kritikoi edhe Bashkimin Evropian, duke thënë se BE-ja i shfrytëzon të gjitha kanalet për të bërë presion ndaj Kosovës për shfuqizimin e taksës doganore që i është vënë Serbisë dhe Bosnjës.

“Edhe përkundër këtij disbalansi të politikës së Bashkimit Evropian, Kosova është e përkushtuar që të jetësojë idealet evropiane në ekonomi, sundim të ligjit, mbrojtje e zhvillim. Synimi ynë strategjik është integrimi dhe anëtarësimi euro-atlantik dhe përqafimi i vlerave të demokracisë, përderisa Serbia ka Rusinë si alternativë kërcënuese në zemër të Evropës”, shkroi Haradinaj.

Në Banjallukë, të mërkurën, u shënua Dita e Republikës Sërpska, pavarësisht faktit se Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës e ka shpallur atë jokushtetuese në vitin 2015.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “U këndua në mbështetje të gjenocidit ndaj Kosovës, Haradinaj: Provokim i Serbisë”

  1. Ali Pasha Tepelena says:

    Pervec prostitutave serve ne Kosove, jevgjit serve gje tjeter nuk marrin dot.

    Shfarrosja totale eshte zgjidhje per ket popullate bastarde e perdhunimeve avare, por politikanet tane te zgjedh nga amerika na kane futur koken ne byth

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *